Festival MbarëKombëtar Teatri Oheeee! Mbarë si mbarësia e si të tërët e përbashkët. Nata e parë sapo ndodhi mbrëmë në 23 të vjeshtës së parë në kryeqytetin e shqiptarisë ceremonia e nderuar nisi diku më shumë se 30 minuta më shumë se sa është orari i përplasur në letrën e bardhë prej soji të mirë. Nga ana tjetër ishte një foto me goxha histori që na e tregoi ministrija me disa minuta vonesë. Por zoti Çuli tha se ky ishte faji i protokollit. Ndërkohë që zoti Velija një i mbërritur fort vonë, me sa u vu re prej vëzhgimesh rastësore, na tregoi shumë gjëra po ndodhin gjithandej dhe se nuk kemi pse mos kënaqemi shumë por edhe me pak nuk duhet të kënaqemi, se zërat e këqinj që na thojnë se nuk kanë të hanë bukë e ne prishkemi paret po ju themi se shikoni sa mirë që është edhe më shumë do bëhet për shpirtëroren në qytetin tonë dhe dashtë zoti në mbarëkombtarinë e arritshme. Apo nuk e përmendi perëndinë? Nuk e mbaj mend, ndoshta duhet të pyesni dikë tjetër. Foli edhe për teatrin kombëtar. Do ta bëjmë edhe të riun më të mirë se ky, tha kryebashkiaku.
Po po tha ministrja, pastaj shtoi, patjetër.
Presidenti i festivalit dhe kryetari i jurisë, Ndriçim Xhepa që mblodhi edhe duartrokitjet më të hezzituese të sallës, tha se kjo punë duhet të vazhdojë e të bëhet me qëndrueshmëri të paktën një herë në dy vjet në secilin me rradhë prej kryqyteteve që i kishin aty drejtorët e teatrove shqip. Në fakt teatri e ka këtë nevojë dhe padyshim që është një privilegj për ne që jemi aty. Në fakt edhe salla ku unë hyja për herë të parë nuk ishte e keqe. Karrige fine me copë të zezë shtrënguar fort. Unë nëpër 17 rrjeshtat me nga 30 karrike kisha hapur një rrugë të gjerë ku mund të ulen me shilte sa më shumë studentë se nëpër anë bollëku hapsinor ishte i madh fort. Unë nga muri isha shty më shumë nga të katër anët e sallës duke krijuar bollëk e hapsirë nëpër mes. Por nuk është se mbeta i pakënaqur me atë pllajë fort të pjerrët mbi skenën ekranore, alamet teatri. Plot salla në natën e parë. Vetëm nja njëzet karrike bosh në fundin e fundit të asaj ceremonie që pati një pritje dy herë më të gjatë se vetvetja.
Dhe teatri pas këtij justifikimi politik vjen i pafajshëm e si në orar si një komedi që përshëndeste nga largë kujtimin e teto Ollgës kinematografike që sërish e gjen veten në pozita pëlqimi ndër ne. Ndërkohë vepra mbështet masën e vet në bashkëkohësinë tonë e të facebook. Në një fshat diku përqark Shqipërisë së mesme. Një banakiere e ngeshme, ish mësuese për mësim, që për tu englendisur krijon një llogari tjetër në facebook me emrin xixëllonjë xixë, që i djeg barku si një xixëllonje dhe ve foton që kishte të gocës së tezes që është e kolme e ftonjëse. E bënte ngaqë kështu kish mundësi të shprehej bukur e të përdorte njohuritë e bollshme në vargje. Nuk ka ndërmend tradhëti, për fat edhe i dashuri i vet është tolerant dhe e do po gjithsesi kur djaloshi nga qyteti mbërrin në barin dhe hotelin që ata kanë për të kapur xixëllonjën një gënjeshtër duhet shpikur për të mos u ngatërruar në andrallla të kota dhe banakierja shpik. Më parë një trio hap fshatin, mbërrin ky i ciniku i tërhequr prej fjalës e mishit, pastaj mbërrin goca e tezes, mjelëse, pastaj i dashuri i ndezur i saj një veteriner me turp të madh me emrin Miklovan. Dashuria e tyre rrezikohet madje gati dështon dhe kjo mjelësja për pak çon në vetvrasje Miklovanin duke e fajësuar për këtë faqen ku ka komunikuar poezi me një të frymëzuar e duke i krijuar një faqe facebooku ku ai shpallka epshoritetin e vet për kafshët.
Gjithçka zgjidhet mirë. Ky Toni që vjen nga Tirana merr një çupë tjetër që sporadikisht dilte në vëmendje dhe kthehet në qytet, Mjelësja dhe Miklovani bëhen bashkë dhe hanxhiu i ri bën paqe me banakjerkën e tij poete që si përfundim e la për ca kohë pa internet. Pjesa ka në tërësi një mirësi të njeriut.
Humori është i synuar gjithandej. Në batutë të vogël e komplot të vogël e të madh. Pjesa është edhe e angazhuar politikisht, edhe me ca seksualitet, e aktualitet, dialekti, familjaritet me metodën e këtillë të humorit edhe me gjithë të mirat funksionuan disi. Por në thelb marrëdhënia e saj me realizmin socialist shkon përtej simpatisë për Teto Ollgën. Ajo është në qëndrime të tij brenda kufijsh të mirkuptuar prej moralit shoqëror. Në fraza e komplote të marra si shembull apo tërësisht. Një nanuritje.
Por siç thashë fort politike. Pjesë e dramës është një deputet që komunikon nëpër internet tamam si kryeministi rama. Ai përmend pemë të tepërta nëpër park dhe palma dhe fushata prerjes. Me njërën e tyre përplaset edhe deputeti ynë. Edhe humori gjehet. Njerëzit shtrënguar sup më sup nëpër plate qeshën e u shkrinë. Ndoshta kishte edhe suport por klima në sallë u arrit e mirë dhe njerëzit qeshën duke e ngrohur atmosferën. Pak si estradë. Morëm vesh edhe që njëri filter kishte një problem dhe patëm vapë.
Shfaqja, tani. Andia Xhunga me pjesën Tag nga Bashkim Hoxha. Që në të hyrë mundësia për zbutje është aty. Karriket 1 dhe 2, rradha 16. Skena ka në mes një pellg të madh, një basen, të ndarë më dysh prej një dërrase nja dy tre metroshe dhe i gjerë nja dy herë kaq. Për rreth, tre tavolina. Në anë një banak dy kolonat e të cilit mbanin emrin e lokalit paraj a tek njëra dhe s tek tjetra. Përfund banakut ekrani që tregon ofron për ne ekranin e facebook-ut. Aty celet pjesa. Nga ana e tavolinave ka një mullar dhe nja dy dengjen kashte nga këto katroret
Olta Daku është në një nga rolet ku lirshmëria e vet e bën rehat. Ajo ka batuta, sjellje, qëndrime që i sigurojnë mprehtësinë vet të zakonshme. Por në këtë rol, ajo është e bekuar edhe me një tjetër thirrje, dashurinë për vargje të ndjera poetësh të njohur. Aftësi për gjetje të vargut të duhur e krijimit të bashkëbisedimeve me hijeshi poetike. Bashkëbisedues i saj është Indrit Çobani që mund të ftonte vëmendje gazdashëse si me referenca nga Koçi i Vasillaq Vangjelit ashtu edhe me batutë, me dashurinë e vet për vargun e bukur e bisedën shijehollë që e solli në kërkim të banakieres. Me naivitet dinak dhe atë tension të lartë që ai ja shton timbrit të vet pa kurrfarë problemi tashmë. duke hapur e mbyllur zanore e bashtingëllore nëpër fjalë, si në fizarmonikë.
Simpati na fton edhe goca e tezes, Adelina Muça që megjithëse në stereotipinë e rurales disi injorante disi djallushe ngjall befasi me qëndrueshmërinë e vet në personazh. Të tilla personazhe besoj se janë të vështirë për tu përmbajtur prej shkrirjes brenda llojit të vet të madh. Por fjalë të mira meriton i gjithë ekipi që lehtësisht mund ta gjeni nëpër kërkime on line.
Nata e dytë.
Nata e dytë nisi herët. Pa u bërë mbrëmje akoma. Në gjashtë tek salla e Akademisë së Arteve. Teatri Kombëtar i Kosovës. Kaligula e Albert Kamysë. Kaligula ishte ai perandori Romak që thonin se zgjodhi edhe kalin e tij senator, Incitatusin e lavdishëm. Ka komente për këtë por që ai është një tiran që zhvati e poshtëroi e masakroi sa mundi kë mundi duke filluar me parinë e romës që e detyroi të ofrohej bordellove të Romës për të mbushur arkën e shtetit e ndoshta blerë ushtrinë që e mbante perandor. Më politike se kaq nuk gjendet.
Por jo, gjendet. Shfaqja e nis dalldinë skenike me një gjyq që është për politikën e politikanët bashkëkohorë. Besoj ja kanë shtuar shfaqjes. E përdorin tre katër herë nëpër shfaqje si pushim dhe denoncim. Lexohen ca akuza për hashima e ramusha dika andej nga veriu përtej kufitar shqiptar. Kjo prurje e re në tekstin e Kamysë e ul ritmin dhe i le njerëzit të pushojnë pak prej asaj zallamahije që si bllok i vetëm jam dakort do theksonte çdo teprim, por një gjyq bashkëkohësisht që përfundim kthehet dikush me gisht ashtu nga karriket edhe ti edhe ti, a, na çan një gjë. Përndryshe kosovarët janë të tërbum, kjo dihet.
Gjashtë aktorët dhe dy aktoret
Të gjashtë Kaligulë, me radhë, ose bashkë, duke lënë jashtë vetëm një ose dy si objekt të tërbimit. Ose bashkëpunëtorë, senatorë, të afërt të Kaligulës. Poeti Scipio. Kasus a Kajus nga këto romakët ngadhnjimtarë. Dhe personazhe të tjerë të Kamysë. Vejnë një varg të gjatë të purpurt në qafë për të treguar kur janë rimishërime të pranishme të perandorit, e kur nuk e kanë lloj lloj llahtari mund ti pllakosë. Kaligula i ve të pështyjnë e rrahin njëri tjetrin. Ta përdhunojnë ndonjërin. Pastaj dikush ofron seks oral për perandorin. Perandori nuk rresht kurrë së dhunuari, tremburi, kërcënuari, helmuari. dominuari, kafshuari e kështu me radhë. Shtjellimet e Kaligulës për sfidimin e mposhtjen e zotit, për vuajtjen, jetën vdekjen, pushtetin. Dominimin.
Të gjithë Kaligulë të gjithë viktima. Kamyja nuk besoj se do ta kish pranuar të tillë qasje. Ai si njeri i angazhuar politikisht e shoqërisht e çonte gishtin tek një tiran, ose të paktën ca, kurse Koliqi ynë thotë: të gjithë të gjithë. Nuk dimë nëse ai ishte aty nëpër sallën e lartë e të ngushtë të Akademisë kur aktorja thoshte: edhe ti, edhe ti! Por me siguri që po, se po mos jetë ai as unë nuk jam.
Shfaqja tani.
Ky Kaligula që bredh sa tek njëri aktor tek tjetri padyshim që ka energji plot. Megjithëse një aktor duket se mungonte, skena mbeti plot. Regjizori Kushtrim Koliqi nuk mendoj se ka ndonjë prurje fort origjinale në gjetje sfidash të reja për këta aktorë shumë të mirë. Se ne edhe më herët i kemi parë ata ti ofrojnë personazheve të tyre plot energji e përkushtim edhe talent. Adrian Morina edhe Shkëlzen Veseli edhe të gjithë të tjerët dallojnë, por ky grotesku tejet vital mbetet një objektiv i mbërritur me sukses edhe më herët i skenës kosovare. Edhe ritmi, edhe kolektiviteti në ligjërim, edhe mjedisi ka dezhavytë e veta, edhe kostumet, edhe ato skelat e metalta. Ajo lëvizje, kënga. Por kjo vetëm në terma të kompozimit të përgjithshëm se pastaj pjesa është e këndshme me skenat e veta.
Por vërtetësia e saj fiton peshë të re prej atij vrulli. Tre veta me rradhë ulën pantallonat e përdhunuan me objektiva realizmi njërin nga miqtë e Kaligulës. Nga një minutë secili, ajo marrja në gojë prej atij shokut tjetër zgjati gjithashtu dy tre katër minutra të mira, u pështynë në fytyrë me fara luledielli një gjysëm skene të plotë, ja kafshoi veshi ai atij, të shame e të tallme
Mbresa e saj tek spektatori është e plotë. Tani ai di pak më shumë për njerëzit në përgjithësi, për ngjyrat e theksuara të marrëdhënieve njerëzore, ose të paktën bëri një përsëritje domethënëse.
Dakort, kjo energji fshin çdo tipar prej personazheve, çdo zgjatje të fjalëve.
Dita e dytë e festivalit u mbyll me shfaqjen e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, “Pengu” nga Sajmir Gongo si autor e regjizor. Pjesa ka në qendër një ‘kamera të fshehtë’ mes kolegësh të televizionit që tejkalon çdo cak etik e përfundon në mënyrë tragjike. Në qendër të saj është njëri prej aktorëve të përfshirë në realizimin e videos. Problemet e tij familjare, profesionale.
Në fillim ekipi i ngarkuar për realizimin e videos diskuton e vendos që aksioni i radhës do të jetë një pengmarrje. Realizon Deri vonë në nuk kuptojmë që kemi të bëjmë me aktorë, por mendojmë se bëhet fjalë për një bandë të vërtetë. Kamera e fshehtë është edhe për ne. Dyzimi i aktorit mes krimit dhe aktivitetit profesional është i lehtë e ne deri vonë as nuk na shkon mendja të dyshojmë në atë drejtim. Në fakt një mendje më vigjilente duhet të kish vënë re që aktori i divorcuar që ka nevojë për kursimet e të birit 7-8 vjeç nuk mund të ishte fort kriminel, por ne nuk e vumë re. Në fakt nuk e vuri re as pengu, drejtori i televizionit, që nën kushtet e manipulimit të kameras së fshehtë shtyhet në vrasjen e një polici e pastaj në një tentativë për arratisje vret në të vërtetë heroin tonë. Pjesa denoncon vështrirësitë me të cilat ballafaqohen aktorët ne vendin tonë. vështirësitë ekonomike padrejtësitë në tregun e punës shfrytëzimi arrogant në vendin e punës, etj.
Shfaqja tani, duhet të pranojmë se gjetja e zotit Gongo është e spikatur e mprehtë. Por diçka e mban shfaqjen në kushte modestie të tepërt. Neritan Liçaj e Kastriot Shehi dhe gjithë ekipi janë korrektë dhe të përfshirë, por diçka mungon që shfaqja të përthithë brenda saj. ndoshta një karakter narrativ i theksuar?