jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek

Gratë e Dunit, rehati e pakënaqësi

4/24/2017

0 Comments

 

“Pushteti i grave”, një variacion mbi Aristofanin nga Spiro Duni me regji nga ky i dyti mbërriti pa bujë të madhe në skenën e Teatrit Kombëtar nëpër prillin dimëror të 2017-ës. 25 aktorë në skenë. 14 prej tyre gra. 11 burra. Pjesa e Aristofanit tregon se si përpjekja e grave për të sjellë pak arsye në shoqërinë dembele e pa ndonjë pasion për virtyt të qeverisuar prej burrave dështon në një orgji e zallamahi ku harrohet gjithçka tjetër. Zgjedhja duket se ndez ndonjë dritë në hambarin e shijeve social-politike të zotit Duni, megjithëse duhet pranuar këto shije që kanë mbijetuar që prej Aristofanit nuk mund të jenë aq të sulmueshme. Për më tepër, në fund gjithçka sqarohet me një fjalë mirësjellje ndjesëpërcjellëse prej personazhit që i është shtuar veprës prej Dunit e që mban titullin e lartë “profesori” e që na thotë se gratë gjithsesi i kemi xhan.
Personazhet kanë emra të rinj: Sotir, Janaq, Sadik, etj., vështirë për tu fiksuar të gjithë, por një brez emrash që lokalizojnë në kohë mendimin e zotit Duni, humorin e asaj kohe e shqetësimet e një konteksti të caktuar.  Muhabetet e zhgënjimit prej teatrit prej atyre që merren me të vazhdojnë, pastaj muhabete marrje borxh e mosshlyerje, denoncimi e dëshmie të rreme e mbi të gjitha përtese seksuale. Një gjumash korri sukses me zgjimet e veta të befta dhe pjesmarrjen si mbrojtës i njeriut prej lodhjes që shkakton aktiviteti seksual.
Leonora (Flaura Kureta) është e shoqja e Janaqit (Naun Shundi) dhe themeluese e Leonorizëm Janaqizmit. Ajo themelon monizëm joekspansiv përzier me komunizëm të papronë dhe siç thamë në akses të pakufizuar në seks. Veçse për tu qi me një të mirë, duhet të qihesh edhe me një të keq, si shërbim për harmoninë shoqërore. Një parakrah me dorën e tendosur përpjetë si turrielë që lëpin bosh na sjell prototipin më të fundit të sinjalistikës besëdhënëse luftarake. Këtë e shpik Leonora, që pati edhe nderin t’ja përdornin emrin për gjithë këtë rrymën. Por që padyshim e ka marrë prej vetë zotit Duni.
Një ish-aktor me alergji prej Shekspirit dhe mungesës së lekut që shoqëron përzjerja me aktivitet teatror, por që duket se pëlqen vjershën e sidomos atë me karakter urban kafeneorë, të tjerë e në rastin konkret një recituesi shëtitës aty përqark. Nja dy tre klientë kronikë të kafenes që kishte ai ish-aktori ku vinte edhe marinari pijanec, Sadiku, që kur kthehej në tokë nuk ngopej së shkepuri të shoqen. Pastaj gratë janë të dëshiruara për pak dashuri, sa më fizike aq më mirë. Madje akoma më mirë kështu.
Gratë, megjithëse, më të shumta në numër dhe me kryetaren nga rradhët e veta prapë janë më të pakta në spikatje. Dallohen vetëm kryetarja, gruaja e dytë njëra që kur përmendej seksi i binte vilani dhe vetëm emri i aktorit Xhoni Dep e ngrinte në këmbë, njëra që e shkepte marinar Sadiku kur kthehej e shkarkohej anija, gruaja që të rrihte, ajo që jepte mollaqet e shëndetshshme për të imituar një makinë shkrimi dhe ishte pjesë e një dyshje që fliste njëkohësisht në ndonjë nga ato zyra publike joeficente ku burokracia të sorollat vetëm për qefin e vet. Dhe vazhdon kryesisht me gjëra të tilla. Dy muzikantë që mbeteshin të hutuar në familjaritetin e arritur.
Devijimet e zotit Duni prej strukturës origjinale të Aristofanit (përsa  përket tekstit lidhja e dy pjesëve është shumë më e pakët) mund të na orientojnë disi. Kolektivi mbetet thuajse gjithë kohën i pranishëm në skenë. Tek Aristofani, për shembull, nuk prezantohet skena e marrjes së kontrollit prej grave në kuvendin demokratik mbarë popullor, gratë bëjnë një provë pastaj gjthçka ka ndodhur. Ndërsa gratë e Spiros ngjiten deri me një lisharës fluturues mu në mes të kuvendit. Maskuar si burra. Kjo skenë e trumfit në kuvend gërshetohet me kapsllëkun e Janaqit. Shkëmbimi i vëmendjes në dy rrafshe të skenëns thuajse njëkohësisht nuk rrëshket sa duhet, ndërsa te kafeneja ka një rrëshiktje të shpërndarë.

Shfaqja mendoj se mungon shkëlqimin. Një nivel gjallërie i shfaqjes që na vjen disi familjar, megjithëse tematikat po e rifitojnë interesimin. Me veshje sterotipizimi dhe miklimi të spektatorit. Por siç thamë disi varfër në risi regjizoriale e ndoshta dhe në buxhet. Një ngut e rrëmujë, aty.
Pak nga të tëra. Ndonjë gjysëm kënge, një grusht banalitet, ca shpoti politike dhe një dorë seksualitet, të gjitha përsipër, pa lejuar që pjesa të shkëputet nga një thuajse traditë e këtyre pjesëve në skenën shqiptare të pas 90-ës e këndej. Se aktorët janë aty, gjithë ai grup, 25 aktorë. Hic keq. Edhe humori. Edhe përzjera me realitetin monist e paskomunist. Por ...
Qese. Qeset që po do ti zhduki gjithë bota na vijnë në këtë skenografi prej tavanit të lartë. Qese të varura. Një platform e ngritur që hapet, krijon kafenenë brenda së cilës rri ish aktori. Kur mbyllet, kapaku i plotë vendoset mbi dy susta të shkurtra e bëhet një krevat ose të paktën tundja e tij.

0 Comments

April 12th, 2017

4/12/2017

0 Comments

 
 
Po vijnë zgjedhjet po vijnë zgjedhjet moj e bukura Shqipëri
Dhe Soklliu dhe Gurmali na i kanë ca paqartësi
Ja këto me siguri janë mendime që i vijnë në mend rapsodit popullor në furgonin e linjës. Zgjedhjet e ardhshme për mua vijnë pas një periudhe të gjatë dëshire të madhe për të folur diçka me shpresën që po mbaj të interesuar ty o lexues i shumtë, e vetëm ty. Por, ka qenë shumë e vështirë. Por, ja po vijnë zgjedhjet dhe duhet me fol patjetër. Po çfarë të thuash? Kush është këtu? Qeveria. Qeveria tani në një kreshtë dallge inatosje fqinjësore e ligështimi të vëllait të madh perëndimor po siguron para të shumë kohe në një dorë e po i shtin për ndryshim rrënjësor të shoqërisë thotë ay.  (Një ves që del me shpirtin, siç thojnë pleqt.) Një reformë në drejtësi përflitet, ndërkohë që fjala reformë është mbresë e lavdi. Do pastruam rradhët, më së pari. Luftuam çdo ves në gjirin tonë dhe ja si perandorë bizantinë, dhe të tjerë, presim edhe pak sa të marrim pagëzimin që do te na shpëtojë nga çdo mëkat, se besimi ynë dihet. Puna për këtë ka nisur dhe këtë nuk ka skifter në luginë të Vjosës që nuk e di. Ndërkohë gjithë kjo akrobaci mbështet në krahun e fuqishëm të vëllait shtatkeq që përfaqëson LSI-ja, (një minorancë socaliste që është e fiksuar pas procesit të Integrimit Evropian të vendit, për ata që mund të mos e dinë.) Dhe nga qejfi harron çantën në makinë. E ç’është kjo punë. Apo e mori?
Në fakt ky vëllai me krahun e fuqishëm dhe shtatin e pakët e ka lezetin tek fluiditeti i vet konstruktiv, si gjithandej nëpër botë fundja. Duhet një krahë ganxhë e fortë dhe një trup fleksibël për  të shaluar dallgën. Po ky tani? Tek ky fluiditeti prej qeverisë në opozitë ka nevojë për një klimë të mjaftueshme për vazhdimësi në arritje,  një kërkesë në të dy krahët. Opozita e nderuar nuk ka masivitetin e vet as në sallën e ngushtë. Apo gaboj?
Në rrethe situata është padyshim komplekse dhe njeriu e ru të vetin. Edhe në media leku i pakët rrjedh vrullshëm dhe shpërndahet disi. Po ku tjetër?  
Klasa politike. A është klasa një term i duhur për tu përdorur?
 Unë me siguri që di të gjej referenca për përdorim të këtij termi po nuk kam marrë vesh për ç’lloj klase bëhej fjalë. Klasa si klasat popullore apo klasa punëtore apo klasa e tretë E?
E ç’rëndësi ka kjo? Gjithsesi? Gjithçka.
Interesat e politikës. Vetë lideri i forcës së dytë të politikës opozitare Mediu tha se kjo nuk bëhet për intreresat e politikës. Por edhe për... Po, po. Po.
Opozita do rrijë në shesh. Tani. E cfarë do të thotë kjo? Ata janë seriozë për të ruajtur njëfarë mase, apo realisht aspirojnë pushtetin? Nuk po hyjnë në zgjedhje po çfarë po presin?
A mos është vallë kjo një thirrje e detyruar për një aleancë prej zotit Basha dhe partisë së tij demokratike me vetë partinë socialiste? Koalicioni majtas djathtas popullor. 
Pse zoti Rama nuk ja hidhni sy këtij të riu azgan që me dorë në zemër dhe nerva të acaruara kërkon shansin për të treguar se ai do ta nderojë veten dhe familjen në një shans të dytë për të treguar aftësitë e tij për qeverisje.
Zoti Rama, ju padyshim që duhet të jeni shumë i hapur në vlerësimin e shtrëngimit të kësaj dore të kuruar, me temperaturën e posaçme dhe e stërvitur në shtrëngim. Ta bosh çunin urgjentisht ministër të shëndetësisë dhe telekomunikacionit dhe partneri i koalicionit të marrë fiks 6 ministri ose edhe më shumë po krijjuan më shumë!  
T’ja ofrosh koalicionin për shtat vjet! Le ta quajë qeveri teknike po pati qejf.  Zgjedhjet do ti mbajmë prap sapo ministri pa portofol dhe të paktën dy portofole ta mendojë me vend (le ti thotë edhe presidentit.)  Natyrisht ndikimi në politika dhe politika të kuadrit do të ndiqet rast pas rasti dhe kryministër do të mbeteni vetëm ju. Zgjedhjet lokale do i mbajmë një herë në dy vjet dhe cdo tre mijë vetë mund të thë-rrasin referendum sa herë ti teket. Çadrën e lirisë do ta veshim me perçina bakri dhe do ta bëjmë monument historik, kulture dhe rëndësie të veçantë. Ndriçimin do ta rregullojë ku të jetë ma i miri!
Nga skena do largohen dyzet e tetë partitë me ndonjëfarë domethënie dhe të gjitha ato pa domethënie, vetëm ju të dyja do të mbesni. Nën krahun e ngrohtë të këtij koalicioni kjo parti mund të rritet e shëndetshme.  Mbas shtatë vjetësh mund të keni zhdukur çdo shfaqje të huaj që dëmton publikun dhe secili shqiptar do ketë nga një lumë që ta pijë vetë. Po t’ju teket mund edhe ta pushkatoni ndonjërin. Megjithëse Bashkimi Europian do mërzitej pak
Dakort?!

Por  jo. Kryeministri tha se sot qënkemi krenar që nuk paskemi heronj si ata të 21 janarit. Kurse kujtoi se edhe socialistët kishin ndjekur këtë metodë që dikur edhe Berisha e pati provuar. Berisha pati folur para liderit të forcës së dytë e pati thënë që “ ..... ndjenjat janë të forta dhe sinqeriteti i tyre do ti mbajë të gjalla se për kët qill e për kët dhè mund të them edhe diçka tjetër.”
Ashtu? Po po ashtu.
Mungesa e një kauze bindëse rrezikon disi kredibilitetin e këtij paraflijimi idealistik nën udhëheqje namuzqare e energjike por ky është vetëm një etyd politik. Që si zakonisht tenton të bëhet ligjor dhe aty fiton gjithë vlerën e vet.
Në këtë rast na shpëton vetëm një thashethem. 
0 Comments

    Author

    blogu mirepret gjithe kontribuesit, por une ruaj te drejten ta heq ate qe nuk e pelqej.

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek