Në prag të njëvjetorit të fushatës që do të sillte fitoren mund të them se, në këndvështrimin tim, qeverisja nuk është keq. Veçanërisht në pëlqimin tim janë Ministria e Kulturës dhe Zhvillimit Urban dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Dy ministritë po mbajnë një barrë të madhe madhe mediatike dhe po sjellin një qasje të re, që rastis të denoncohet amatore dhe thuajse prej shoqërie civile, por që pikërisht për këto arsye janë edhe të lavdërueshme. Ministria e Kulturës çoi në dyert e veta njerëz e projekte soj e soj dhe me bollëk. Padyshim kjo u shoqërua me gabime, pakënaqësi e neps, por sipas gjasave diversifikimi e copëzimi ndër shumë duar do sjellë rritje të cilësisë në përgatitje e lobim(ky i fundit prej vitesh ka qenë frymëzënës, por ndoshta. ) Për tre vjet kjo qasje ka gjasa të sjellë fryte. Ata që presin ndryshim përmes emrash e zhvillimesh të shpejta duhet të presin edhe pak. E njëjta gjë edhe me fushatat e punësimit apo zyrave të punësimit prej MMSR-së. Ministria e Brendshme, ajo e Arsimit dhe Sportit, e Shëndetësisë, e ndoshta të tjera duhet urgjentisht të ndjekin shembullin e të mësipërmeve dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm të mendojnë për masivizime e ojf-izim të pjesshëm tëm të qeverisjes. Ministria e brendshme duhet ti rikthehet mësimeve të shokut Rama, i cili dikur fliste për angazhim të pensionistëve në mbështetje të mbisundimit të ligjit. Atëherë qeverisja e djathtë arriti ta kalonte për anekdodë iniciativën bashkiake, por rivlerësimi i saj duket i domosdoshëm. Një gjë e tillë ka fituar një farë ritmi në faqe të mediave sociale dhe ka një bollëk njerëzish të devotshëm e të ngeshëm që për ca të ardhura më shumë në familjet e veta do të bënin që gjithë shoqëria të ndjehej ca më e përfshirë në rregullimin e vet. Praktika të tilla si ndërmjetësimi apo ndërhyrja e shpejtë e qytetarëve të angazhuar prej shtetit dhe mbrojtur prej tij për të ulur konfliktualitetin dhe mbikqyrjen e fenomeneve të tjera në kundërshtim me ligjin do të sillte rezultate. Nëse përpjekje marr përmasa të mëdha padyshim do kemi çmitizim të individit dhe rrallim të veseve të tij. Kjo frymë padiskutim që kulmimin e vet qartësisht më të spikatur do ta ketë në reformën territoriale. Një dëshmi e vitalitetit socialist ndërmarrja e një projekti të tillë që do të ketë një ndikim kaq rrënjësor në shoqërinë tonë e jo thjeshtë në kuadër të organizimit institucional. Pafuqia e demokratëve për tu marrë me këtë tematikë I privoi ata nga të qenët në pozita të favorshme për të përfituar prej këtij procesi. Një fakt ky që mund të vulosë përfundimisht pozitat e partisë demokratike në hierarkinë që rregullon jetën politike në vend. Largimi I qeverisjes në nivel vendor prej qytetarëve do të krijojë një hapsirë për angazhim politik prej një mase të re e të madhe njerëzish. E di që lidhje personale, interesa e praktika të ligjshme e të paligjshme, e ndoshta edhe banda kriminale do ta pushtojnë shumë prej hapsirës së re, por kjo nuk do t’ja zerë frymën pjellës së re që padyshim do jetë politike në karakter. Dhe ky është një zhvillim pozitiv i shkëlqyer. Reforma territoriale duhet të kihet kujdes që të shoqërohet me një hapsirë të shtuar përfaqësimi politik. Në rast se nuk do të shtohet hapsira për violina të para në parlamentin e ardhshëm apo ndonjë dhomë e re komplet në organizmat e përfaqësimit kombëtar duhet që partitë politike të rishikojnë format e organizimit të brendshëm që të mirëpresin elementin e ri politik që do dalë prej njësive të reja. Të dërguarit e rinj kam bindjen se do të jenë të përzgjedhur më me kujdes dhe do të jenë më të fuqishëm se paraardhësit e tyre prej njësishë anemike të qeverisjes vendore. Gjak i ri po vjen dhe duhen marrë masat që rivalitet e armiqësira provinciale mos ta shpërdorojnë potencialin. Studimi i amerikanit Robert D. Putnam, mbi zhvillimet që pasuan krijimin e qeverive rajonale në Itali tregon për zhvillime të vrullshme e të qarta në organizimin politik brenda partiak. Përjashtimi i demokratëve nga sofra e reformës mund ta përjashtojë prej binomit të kuptimtë të politikës. Janë të shumta gjasat që në 6 vjetorin e fitores së koalicionit të majtë kur mund të ndodhë një çarje e koalicionit qeverisës, e largë qoftë ndonjë palë zgjedhje të parakohshme, do ti gjejë demokratët duke luajtur ‘peskatsh ‘te lulishtja e shtëpisë së oficerave. Dakort Luli dhe shokët e afërt do jenë duke tjerr çuçurima të rëndësishme të ballkoni po partia do jetë vetëm hija e asaj që u trashëgoi Baci. LSI do ta ketë një kauzë të qëndrushme tashmë. Shumë vite në koalicionin e majtë domosdo do ti ketë qartësuar si më në të djathtë në mos po veriperëndimorët apo juglindorët e shqueshëm. Marrëveshja Rama – Meta nuk mund të ketë qenë për një bashkëpunim, por për një çarje në forma e përmasa e të reja. Por ne jemi dakort. Le të rikacafyten udhëheqësit e dashur kur ti vijë vakti, ne e dimë se dashuria e tyre kurrë nuk pësoi ndonjë gjë. Perspektiva evropiane sipas gjasave do jetë më e qartë. Me ‘inshallah’ kriza do ketë kaluar. Dhe ne jemi dakort.
0 Comments
Opinioni publik qenka një artikulim social që ne e arrijmë deri tek zbulimi dhe matja përmes një procesi të ngatërruar që bëhet gjithnjë e më shkencor, edhe në kuptimin teknik të fjalës. Partitë politike mbledhin rrënjët e interesave që mbajnë opinionin publik, ndërkohë që gjethet e dukshme që i shkund era e i mbledhim në edicionin e parë që mbërrin.
Opinioni publik na qenka në kohët e komunikimit të madh, pra edhe marrja e vendimeve të çastit ose të paktën përpjekja për të ndikuar vendime. Opinioni publik na qenka edhe një ndjekës i vëmendshëm i diskursit politiko-moralor të atyre që marrin mundimin dhe e kalojnë kohën duke i folur të tjerëve mbi gjëra që i dinë e si dinë dhe që u interesojnë të gjithëve. Opinioni publik na qenka blerës i diçkaje që promovohet qoftë edhe përdhunisht. Reklamë. Kapitalizëm. Opinioni publik shpesh e gjen veten në një pozicion dëgjuesi, i cili në kohën që duhet të reagojë ballafaqohet edhe me lajmin e radhës ndërkohë që duhet të mbajë një sy edhe nga lidhjet e vendimet, qoftë edhe legjislative, që gjithashtu janë të interesit të drejtëpërdrejtë. Dhe për më tepër të organizohet në mënyrat e duhura për të dalë prej dëgjimtarisë boshe. A di opinioni publik për mendimin e vet dhe ku i vendos ai kufijtë për fundin e neglizhencës së vet që ka brenda lloj lloj paditurie e pamundësie? Padyshim që di dhe kjo ja heq edhe atë pak vullnet që i kishte mbetur, por opinioni publik po tjetërson. Rasti shqiptar meqenëse qenka ai për të cilin jemi ngarkuar e vetëngarkuar të interesohemi ka tjetërsimin e vet kalimtar. Rasti i dixhitalizimit, qëndron më vete. Megjithëse jo. Opinioni publik rreshtohet ndër mosha e breza, lokalitete e qyetërime dhe kafshërishto-kulturalisht e lloj e lloj.Pra opinioni publik mbetet një pre e lehtë dhe gjahtarët duhet vetëm të marrin mundimin për ta shtënë në dorë. pra kjo është edhe rrugë për rritje të mëtejshme profesionale. pra. në momentin kur jemi ende aty, ne mund të largohemi pak. por, shumë pak. Ky është edhe element themelor i kolektivitetit. Niveli i të kuptuarit si pjesë e publikut, që furnizon artikulimin socia,l në këto terma është shumë i ulët në tërësinë e vet. madje mendoj se më shumë akoma. unë për shembull. unë di shumë pak për situatën politikoqeverisëse në vend. asnjë lajm nuk më arrin. megjithëse jo. prit. pra kjo është e ajo që opionioni publionik mendon. Megjithëse, ndoshta jo, ose po. Pra ëë. pse flas atëherë, përse mund dalë dicka |
Categories
All
Archives
August 2023
|