jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Antigona, Ta gëzojmë zhvillimin e Tebës!

3/21/2019

Comments

 
Picturefotoja eshte marre e prere e ndryshuar sipas gjykimeve te mija prej faqes së teatrit kombëtar eksperimental ku mund të mësoni më shumë për pjesën Antigona,
         Nëse rri e mendon për teatrin duhet pranuar që ky sezon në skenat e kryeqytetit qe i vakët, qe ndër më të vaktit e sezoneve qëkur u ndërgjegjësuam për mundësitë e përdorimit të këtij nënprodukti kronometrik për të organizuar eksperiencat teatrore. Jeta teatrore pat nisur me një festival kombëtar, që thanë se bëhej për të infiltruar në shijet e spektatorit skenën e arturbirnës (më falni se nuk e mbaj mend me një t, apo me dy?). Skena ku njiheshin me turbinat inxhinjerët e respektuar të ujrave tani ishte në zotërim artit dhe aty do të jetë edhe teatri kombëtar për ca kohë, meqenëse një sipërfaqe relativisht e papërdorur e Teatrit Kombëtar ka gjetur një blerës të artë në atë që, disi, është edhe zotëruesi i saj. Ai po e ble për ta shit. Por Teatri Kombëtar do të strehohet në një ndërtesë si nga revistat, e lartë e me terracë të bollshme, për teatër e ç’të duash. Me hekur e xham. Një qytet i ri do të ngrihet rrënojash. Dhe spektatorin nuk do ta infiltrojë asgjë. Në fakt prania e spektatorit nuk është hiç për tu ankuar. Ka plot spektatorë, shpesh.
Por diçka mungon. Nuk të vjen aq lehtë të shkruash. E duhet të kërkosh nxitje. Jashtëteatrore.
Por kur i merr një e nga një punët e oofruara, edhe keq nuk është se të vjen të flasësh. Vetëm se nuk të vjen edhe aq për të folur.
Marsi i frankofonisë për shembull. Antigona e Zhan Anuilit. Që e paska shkujt dikur andej nga 43-shi. Sa kishte mbaru lufta. Apo nuk kishte mbaru? Peteni që kishte fituar luftën e parë qeveriste Francën e lënë në kondita vetqeverisje gjatw sw dytws, ishte një fantazmë që i derdhej kazanit ku kandiste dramën Anuili. Edhe Antigona, e bija e Edipit, vendosi ta varrosë vëllanë, megjithëse ky kish tradhëtuar vendin të cilin e mbretëronte sëbashku me të vëllanë. Baba Edip, kish nxjerrë sytë kur kish marrë vesh se për fëmijët e vet ishte edhe babë edhe vëlla nga nëna. Kur u paaftësua Edipi për të qenë mbret, Poliniku e Eteokli, thanë një vit ti e një vit unë. Eteokli u bë i pari, por kur i erdhi rradha Polinikut, Eteokli i tha, nuk ban ashtu! Vajti Poliniku e bëri aleancë me grekër dhe ata e sulmuan Tebën. Teba fitoi, por bijtë e Edipit vranë njëri tjetrin në dyluftim. Kur nuk kish më trashëgimtarë, vëllai i Jokastës, Kreoni, mori fronin e me zell të madh ndërmori rikthimin e Tebës në madhështi e prosperitet. Dhe si zakonisht në këtë rast duhet garantuar mbisundimi i ligjit dhe pamëdyshësia e besnikërisë. Dhe Polinikun e la të qelbej pa varr me shpirtin që i endej boshit pa fat, pse sulmoi të vetët me të huaj, kurse Etoklin që kish luftuar në ballë e si hero e nderoi me funeral të fismë. Por e motra mendoi se ish detyrim hyjnor ta varrosë vëllanë. U gjend përballë detyrës që ta dënojë me vdekje të bijën e Edipit, Antigonën, pse ajo e varrosi vëllanë, por vdekje e saj e shtyu në arrati të birin e Kreonit, që vendosi të vdesë përkrah Antigonës dhe vdiq. E ëma, e shoqja e Kreonit lojti mendsh nga dhimbja dhe u pre në fyt me dorën e vet, dhe vdiq edhe ajo. 
Do thoni ju? Këtë e ka shkrujt Eskili, more zotëri.
Dakort, po e ka shkrujt edhe Anuili. Dhe ndryshimet janë të shumta. Egzistencialintelektualizma në kushte nënshtruarje dhe pushtimi rishpall kumte e ndjesi. dhe mundësia për krahasim është e çmuar. si zakonisht krahasimet janë lloj e lloj. Ja për shembull  Kreoni i Auilit në fund, megjithëse i thyer nga fati, pyet ndihmësin se çfarë ka në axhendë e ai i thotë mbledhje e ai ikën në mbledhje. Kurse te Sofokliu e ardhmja nuk është aty. Te Sofokliu ai nuk e mbledh veten por më në fund kupton:

Më hiqni prej këtu, ju përgjërohem, më hiqni syshë.
Një i marrë i rrëmbyer që s’dallon.
 
Dhe nga gjithë pjesa është përpjekur të hiqet përtejësia poetike në fjalë, e të ngrihet një prozëitet bashkëkohor. I zgjuar, politik. Është shtuar një kudestare për vajzat. E mbi të gjitha ka ikur kori. Kori që i pari e thotë fjalën e fundit dhe si fjalë të fundit thotë:
 
Gëzimi më së shumti përmban mençuri
dhe nderimi për zotat duhet mbrojtur.
Fjalët e mëdha paguhen të gjitha me fshikullime të mëdha fati,
e kur të vazhdojnë gjatë
ato fshikullime do na mësojnë mençuri.
 
Duke ruajtur atë strukturë e atë histori Anuil sjell plot të vogla. Mëngjesin e Antigonës, bashkë me mëndeshën. Marrjen në pyetje të së dashurës Antigonë. Bindja e saj, kërcënimi, qëndrimi i saj. Dashuri e saj. I fejuari Hemon shkoi drejt vdekjes përkrah saj.
Edhe një njeri më i vogël më i prekshëm, më natyral është aty. Pi kafe. Refuzon të hajë bukë të thekur. Por natyrisht i dijshëm e shprehur. Me aftësi për të ngritur një argument, ose disa. Diskutimi i Antigonës me Kreonin është ballafaqim i dy këndvështrimeve kaq dominuese në natyrën e njeriut.
Eteokli dhe Poliniku paskëshin qenë dy djem plot vese. Poliniku paskësh gjuajtur Edipin me grusht, që kohë para se me u marrë vesh ai mëkati i vrasjes së babait dhe çiftimi me mëmën. Edhe Eteokli paskësh qenë duke bërë tradhëti. E secili është mpakur sa është mundur nëpër përditëshmëri e tipare personale duke u përpjek me mbet sa më besnik te gjithçka e Sofokliut. Kundërvënia e dy besimtarëve, ai i shtetit e ai i shoqërisë. Trashëgim prej maskarejsh që vranë njëri tjetrin për fron të Laosit që shkoi i humbur prej dorës së të birit që nxorri sytë e vdiq në vajtim të pasy, e përzien gjithë botën në të.
Antigona e Kreonti që kanë konkuru për emër të protagonistit në vepër që në kohën e Sofokliut, e ruajnë atë rivalitet

Shfaqja tani.
Andrea Brusque, prej Francës së madhe sa larmia, na vihet në direkun e anijes nëpër marsin e mjegullt dhe thotë andej andej, ose, këndej këndej!
Nga kërkimi në google portreti i saj është i hijshëm e simpatik. Aktore qënka. Gjitha ato role, por unë tani u njoha, prandaj mund të njiheni edhe vetë.
Për mendimin tim ajo në këtë vënie në skenë ka shkuar kundër rrymës që Anuili pat ndjekur në marrëdhënien e vet me Sofokliun. Në vend që të përthyejë tragjedinë e njeriut, që ka vullnet të madh për ti ofruar zotave shumë fare prej njerëzisë së tij, në bezditë intelektuale të modernizmës së kohës sonë që edhe gjuha e re shoqërore ti thotë të gjitha, regjizorja zgjedh një hir heroizmi deklamativ të mësuar me zëra të lartë e gjestikulacion me kanosje me prekje e trimëri.  Si zakonisht në ekuilibrin fjalë / komunikimin i tjetërqyshtë këto gjëra nuk shihen me sy të mirë. Fjala e rrit ritmin e ikën shpejt. Kjo kryesisht në dy aktorët protagonistë.
Ne të shkretët ulë aty këta na derdhin nga një kovë emocion aty na bëjnë qull fare.
Ervin Bejleri kishte ngjyer flokë e mjekër të bardhë e kish veshur një xhaketë të gjatë, të mirë tamam si pallto e lehtë e gjatë e kadifenjtë e kuqe, bukur. Protagonistja tjetër, Laura Nezha, Antigona, kishte veshur një fustan të gjatë e të shkurtër me motive harqesh të gjerë në skajet e copës. Personazhet e tyre kishin nerv, por me ato tipare të theksuara. Një pikturë e kubizmit minimalist që praktikon revilievet.
Por shpejt.
Sa ta përthithte shija ime njohurinë e ndjesinë e ofruar ai i kishte lëshu shtatë ngacmues verbalo-joverbal. E kishte kap për fyti dy herë, e ul e ngre, vjen rrotull, bërtet përgjërohet. Të tjerët, aktorët e roleve të dyta ndjekin me mundësi të shtuara. Hemoni është joshës si një dendi, kur i thojnë anglezët. Vetvrasja e tij na çuditi, megjithëse unë e lexova pjesën paraprakisht në vëllimin me drama franceze të përkthyesit Ekrem Basha. Motra tjetër është gjithashtu në seksualizmën kapriçoze që duhet të ballafaqohet me gjëmën. Roja llupës aktiv, roja tjetër disi manjak e nervoz. Këta të dy e shpërfillin faktin që mbajnë të burgosur bijën e Edipit, fronin e të cilit e trashëgonte daja i saj, dhe e zgjerojnë personazhin në dimensionet groteske të detyrës si roje. Lajmëtari disi i ndërkryer, e kështu me radhë.  Por këta janë ikës dhe kjo ja rrit lehtësinë e pranuarjes. Shfaqja zgjati shumë, e kohë pati plot po se si iku. Në fakt kjo gjë nuk është e pavlerësuar. Në fund duartrokitjet ishin të sinqerta e vazhduan.

Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture