Po vijnë zgjedhjet po vijnë zgjedhjet moj e bukura Shqipëri
Dhe Soklliu dhe Gurmali na i kanë ca paqartësi
Ja këto me siguri janë mendime që i vijnë në mend rapsodit popullor në furgonin e linjës. Zgjedhjet e ardhshme për mua vijnë pas një periudhe të gjatë dëshire të madhe për të folur diçka me shpresën që po mbaj të interesuar ty o lexues i shumtë, e vetëm ty. Por, ka qenë shumë e vështirë. Por, ja po vijnë zgjedhjet dhe duhet me fol patjetër. Po çfarë të thuash? Kush është këtu? Qeveria. Qeveria tani në një kreshtë dallge inatosje fqinjësore e ligështimi të vëllait të madh perëndimor po siguron para të shumë kohe në një dorë e po i shtin për ndryshim rrënjësor të shoqërisë thotë ay. (Një ves që del me shpirtin, siç thojnë pleqt.) Një reformë në drejtësi përflitet, ndërkohë që fjala reformë është mbresë e lavdi. Do pastruam rradhët, më së pari. Luftuam çdo ves në gjirin tonë dhe ja si perandorë bizantinë, dhe të tjerë, presim edhe pak sa të marrim pagëzimin që do te na shpëtojë nga çdo mëkat, se besimi ynë dihet. Puna për këtë ka nisur dhe këtë nuk ka skifter në luginë të Vjosës që nuk e di. Ndërkohë gjithë kjo akrobaci mbështet në krahun e fuqishëm të vëllait shtatkeq që përfaqëson LSI-ja, (një minorancë socaliste që është e fiksuar pas procesit të Integrimit Evropian të vendit, për ata që mund të mos e dinë.) Dhe nga qejfi harron çantën në makinë. E ç’është kjo punë. Apo e mori?
Në fakt ky vëllai me krahun e fuqishëm dhe shtatin e pakët e ka lezetin tek fluiditeti i vet konstruktiv, si gjithandej nëpër botë fundja. Duhet një krahë ganxhë e fortë dhe një trup fleksibël për të shaluar dallgën. Po ky tani? Tek ky fluiditeti prej qeverisë në opozitë ka nevojë për një klimë të mjaftueshme për vazhdimësi në arritje, një kërkesë në të dy krahët. Opozita e nderuar nuk ka masivitetin e vet as në sallën e ngushtë. Apo gaboj?
Në rrethe situata është padyshim komplekse dhe njeriu e ru të vetin. Edhe në media leku i pakët rrjedh vrullshëm dhe shpërndahet disi. Po ku tjetër?
Klasa politike. A është klasa një term i duhur për tu përdorur?
Unë me siguri që di të gjej referenca për përdorim të këtij termi po nuk kam marrë vesh për ç’lloj klase bëhej fjalë. Klasa si klasat popullore apo klasa punëtore apo klasa e tretë E?
E ç’rëndësi ka kjo? Gjithsesi? Gjithçka.
Interesat e politikës. Vetë lideri i forcës së dytë të politikës opozitare Mediu tha se kjo nuk bëhet për intreresat e politikës. Por edhe për... Po, po. Po.
Opozita do rrijë në shesh. Tani. E cfarë do të thotë kjo? Ata janë seriozë për të ruajtur njëfarë mase, apo realisht aspirojnë pushtetin? Nuk po hyjnë në zgjedhje po çfarë po presin?
A mos është vallë kjo një thirrje e detyruar për një aleancë prej zotit Basha dhe partisë së tij demokratike me vetë partinë socialiste? Koalicioni majtas djathtas popullor.
Pse zoti Rama nuk ja hidhni sy këtij të riu azgan që me dorë në zemër dhe nerva të acaruara kërkon shansin për të treguar se ai do ta nderojë veten dhe familjen në një shans të dytë për të treguar aftësitë e tij për qeverisje.
Zoti Rama, ju padyshim që duhet të jeni shumë i hapur në vlerësimin e shtrëngimit të kësaj dore të kuruar, me temperaturën e posaçme dhe e stërvitur në shtrëngim. Ta bosh çunin urgjentisht ministër të shëndetësisë dhe telekomunikacionit dhe partneri i koalicionit të marrë fiks 6 ministri ose edhe më shumë po krijjuan më shumë!
T’ja ofrosh koalicionin për shtat vjet! Le ta quajë qeveri teknike po pati qejf. Zgjedhjet do ti mbajmë prap sapo ministri pa portofol dhe të paktën dy portofole ta mendojë me vend (le ti thotë edhe presidentit.) Natyrisht ndikimi në politika dhe politika të kuadrit do të ndiqet rast pas rasti dhe kryministër do të mbeteni vetëm ju. Zgjedhjet lokale do i mbajmë një herë në dy vjet dhe cdo tre mijë vetë mund të thë-rrasin referendum sa herë ti teket. Çadrën e lirisë do ta veshim me perçina bakri dhe do ta bëjmë monument historik, kulture dhe rëndësie të veçantë. Ndriçimin do ta rregullojë ku të jetë ma i miri!
Nga skena do largohen dyzet e tetë partitë me ndonjëfarë domethënie dhe të gjitha ato pa domethënie, vetëm ju të dyja do të mbesni. Nën krahun e ngrohtë të këtij koalicioni kjo parti mund të rritet e shëndetshme. Mbas shtatë vjetësh mund të keni zhdukur çdo shfaqje të huaj që dëmton publikun dhe secili shqiptar do ketë nga një lumë që ta pijë vetë. Po t’ju teket mund edhe ta pushkatoni ndonjërin. Megjithëse Bashkimi Europian do mërzitej pak
Dakort?!
Por jo. Kryeministri tha se sot qënkemi krenar që nuk paskemi heronj si ata të 21 janarit. Kurse kujtoi se edhe socialistët kishin ndjekur këtë metodë që dikur edhe Berisha e pati provuar. Berisha pati folur para liderit të forcës së dytë e pati thënë që “ ..... ndjenjat janë të forta dhe sinqeriteti i tyre do ti mbajë të gjalla se për kët qill e për kët dhè mund të them edhe diçka tjetër.”
Ashtu? Po po ashtu.
Mungesa e një kauze bindëse rrezikon disi kredibilitetin e këtij paraflijimi idealistik nën udhëheqje namuzqare e energjike por ky është vetëm një etyd politik. Që si zakonisht tenton të bëhet ligjor dhe aty fiton gjithë vlerën e vet.
Në këtë rast na shpëton vetëm një thashethem.