Megjithëse nuk kemi pse paragjykojmë qëllimet e opozitës, në thelb kemi të bëjmë me një fushatë elektorale të gjatë, që nis ngadalë merr rrëmbyeshëm e pastaj me atë vrull që ka marrë synon të mbërrijë finishin duke u përpjekur edhe ta afrojë vetë finishin ngut. Fytyrat që prijnë protestën nuk rrezatojnë çiltërsinë e shpresën që pritet për këtë energji të krijuar. Protestuesi demokrat është disi profestionist, për shkak të këtij besimi të pakët që ngjall lidershipi, megjithëse mbështetja popullore nuk është e pakët prej pakënaqësisë që egziston dhe po rritet për qeverisjen.
Thirrja e opozitës:“Kemi për ta bërë shumë keq për të gjithë, për zot’n e madh!” nuk është pa jehonë, por ajo kufizohet vetëm në prezantimin e një problemi e jo të një zgjidhje. Siç na kanë thënë, nëpër perëndimin e dashuruar ka qeveri të opozitës që i rrijnë përballë qeverive qeverisëse dhe vlerësojnë e shikojnë e furnizojnë debatin publik e përpiqen të negociojnë një marrëdhënie më të mirë me palët e interesuara direkt apo palët e interesit. Por gjithë çfarë kemi është një denoncim. Një denoncim që rrallë i flet prokurorisë diçka me kuptim apo që ajo t’ja gjejë vetë një kuptim, apo qoftë edhe elektoratit. Raste madhore kanë mbetur si pesha në seriozitet. edhe më herët edhe më vonë. Dakort skandale dhe pengim të rritjes dhe pakujdesi në drejtimet e shoqërisë.
Nga ana tjetër, zërat e lartë të protestës kanë defektin se shtrëngojnë radhët në të dyja kampet politike, por edhe pa to zhvillimet janë të mërzitshme dhe vonojnë shumë.
Por nga ana tjetër, Rama nuk e ka ndal fushatën elektorale kurrë. Motoja e tij të: ”Punojmë e jetojmë si në fushatë elektorale!” ka qenë një mrekulli çudibërëse që edhe sot i ka frutet aq të mëdha sa ti mjaftojnë tregut vendas. Por problemi i saj është se ka njëfarë kostoje të lartë që shpejt nxjerr të vërtetë aforizmën e përdorshme: “Akumulimi është ves i përshtashëm për ruajtjen e mbështetjes, vetëm në kushtet e njëfarë bollëku. Ndaj nuk duhet zënë fryma.” Por, në rast të trazimit ekonomik të ndonjëfarë lloji, mbështetja e neglizhuar mund të jetë problematike. Europa mbetet pak e pranishme në praktikën qeverisëse dhe objektivat politikë për angazhimin e qytetarëve sikur janë tretur.
Qeverisja Rama që na fliste për ëndrra me pensionistë të angazhuar në një rrjet të gjerë që i kontribuojnë komunitetit nuk gjen dot gjuhën me një studentë që ngulmojnë për mbajtje të dorës në zhvatjen e institucionit dhe deformime të procesit, që e pasojnë.
Qeverisja Rama nuk po nuhat dhe mbështet vitalitetin vendor. Ajo nuk po shfrytëzon si duhet produktet e zhvillimit teknologjik dhe organizativ që i njohim edhe politikisht prej Bashkimit Europian.
Siç mund të nuhasim, pabarazia po rritet, pavarësisht se kjo mund të raportojë një rritje nëpër numrat e përgjithshëm. Mënyra se si kjo pabarazi krijohet a importohet i imponohet shoqërisë në damarët e vet etikë e estetikë, muzikë, urbanistikë, ndërveprim e simpati, ndaj është tematikë interesi të shtuar.
Një trashëgimi vlerash financiare, kaq e vyer, që u krijua përmes një diktature të spikatur në brutalitet, nuk pati trashëgimtar/e. Eh. Barazia ky fiksasion që i vetëm përpiqet të legjitimojë diktaturën e dhunshme të shumicës, që në një grusht të vogël njerëzish llahtarisi edhe veten e vet, u shkërmoq nëpër programet e bijve të barazimtarëve fanatikë (të paktën deklarativisht.)
Megjithatë marrëdhënia që Rama ka krijuar nuk është pa inovacion në qasjen e tij qeverisëse. Reforma të qarta. Drejtësi. Edhe ca efikasërira nuk kanë qenë keq. Rama ka shtuar kafshët në pyje. Po mbledh lekë si kurrë. Megjithëse shet lirë e blen shtrenjtë prap po bon lekë. Në rast se kthejmë sytë nga qeverisja lokale ku pati një reformë të thellë mund të vejmë re fort mirë se disi, partia e bashkia konsolidojnë disi amalgamën e tyre. Punësime. Damarë nëpër shoqëri. Shpërndaj ndër njerëz që dinë të jenë mirënjohës dhe kanë shtrirje në komunitet.
Rama është ankuar se kanë qenë bashkitë ato që me lirinë e fituar për të mbledhur taksa kanë rënduar barrën mbi ekonomitë lokale e individuale duke mpakur kështu zemërgjerësinë e tij. Dhe nga lezeti i madh pastaj këto bashki janë përfshirë në projekte apo praktika që ekonomikisht nuk i kanë hije një logjike të shëndetshme ushqyer në etikë e estetikë dhe kërkim leverdie siç e kërkon e mira e çdo shoqërie e pastaj individi. Dhe me hapsirën që i ka dhënë vetes nuk kanë qenë e nuk janë fort …, por kjo nuk ka rëndësi.
Ajo që na interesonte ishte se Partia dhe lokalja po shkrihen në bazë duke lënë qeverinë qendrore në një qëndrim më ekzekutiv e kontrollor, Por, aty sipër, ku prap ka plot. Përveç rastit kur ndonjëfarë leverdie më e madhe zgjon orekse të lartësive.
Për shembull, Teatri ynë i madhërishëm kombëtar vazhdon të jetë nën rrezikun e pakontrolluar të shëmbjes së vet dhe të hapsirës publike, por djerrë e të pashfrytëzuar që e rrethon e pason. Dhe ndërtimet do të mbijnë deri pranë biblotekës kombëtare, që ka bërë si tatuazh në ballin e madh emrin e institutit italian të kulturës, dhe unë ve bast se kulla e sahatit ka për të qenë bibilushi i gjigandit që do zgjohet nga dheu dhe do na e ngatërrojë orën në sheshin Skënderbej.
Ky territor publik që nëse menaxhohet në shërbim të një hapsire për fymëmarrje për agorën e famshme të projektit të shtrimit me gurin më të shtrenjtë të bardhë të çdo skaji anekënd atdheut rrit vlerën gjithkah rreth e qark, vendoset në shërbim të zbutjes së klimës së tensionuar në vend dhe ngarkesës psikologjike që ndjejnë qytetarët. Nxitjes së komunikimit. Rama Predikator shihte mes këtyre poleve që nisnin e aty te parlamenti e pastaj vazhdonin aty e atje e krijonin një kompleks këmbësor përshpirtshmërie të diçkaftë që do të sillte një trasformim çudibërës në qytet.
Por, të gjithë që u angazhuan për këtë duhet të kishin leverdinë nga kostoja më e lartë e mundshme, madje edhe hirësia e tij Rama Justifikator. Justifikatori ka vënë një gjarpër metali ti vijë rrotull sheshit të kombit, ku shkel gurë nga gjithë shqiptaria.Qyteti që mund të shtrihet kaq butë gjithkah përqark.
Ne që duhet të jetonim në gjithë territorin e vendit. 400 kilometra i gjatë për së gjati dhe 140 për së gjeri. Por jo, ne, si ai japonezi që kishte parë vendin tonë në hartë për së gjati dhe kishte mendu se do shihte nja dy orë Shkodrën do rrinte një orë në Krujë do hante drekë në Tiranë dhe do ikte pasdite në Sarandë se nesër duhet të mbërrinte Stambollin, jemi të humbur në vendin amë. Katërqind kilometra më andej dynjaja kanë vendin e punës.
Dhe kur leverdia e mirkuptimi e vlladashuria dhe dashuria e mirëkuptimi për avancimin teknologjik e shkencor na përfshijnë, atëherë bohet mirë.
Dhe vizionon: "... pastaj duhet ngritur një rrjet transporti në qytet e ndërqytets. Për mendimin tim zgjidhja më e mirë është që të rrisim gjatësinë e shtretërve të secilit lumë në vend secili lumë të mbahet për krijimin e një rrjeti ujor që përshkon vendin gjithkah dhe ofron një rezervë ujore, transport, larmi pejsazhi. Unë për vete mendoj ta mbysim vendin në kanale që ofrojnë mundësi të shtuara bukurie peisazhi urban dhe natyror, ku të mundet të krijohen liqene, vendi ynë mund ta dhjetëfishojë rezervën e vet ujore. Ose 100-fishojë
Dhe pastaj mund të flasim për ato kubet e stërmëdha e të xhamta ku imagjinojnë se do të strehoet i madhërishmi Teatër Kombëtar.
(Për ata që nuk janë familjar, një kohë e gjatë ka kaluar kur një këshill bashkiak, që kishte detyrën ta shqyrtonte nuk e miratoi projektin e ndërtimit të mijëra metrave katror apartamente e mjedise tregëtimi, parkimi dhe atraversimi, mu aty ku është Teatri Kombëtar dhe në kopshtijet e izoluara apo të ndara për parkime, e prandaj çështja u trajtua në parlamentin shqiptar, pse aty ishte edhe një mazhorancë e qartë edhe kishte prap zotërim të mjaftueshëm. Si duhet lexuar kjo?
Një ngjarje e paprecedent që të nevojitet angazhimi i parlamentit për të kontrolluar vendimarrjen e një institucioni lokal. Zakonisht një devijimin në rang ministri ose forma të tjera presioni mjaftonin. ose lihej ai muhabet. Por u desh një parlament, dhe natyrisht kostoja ishte e lartë. Aktorët u ngritën.dhe protesta vjen pas protestës tek Astiri dhe pastaj asaj të studentëve.
Ndërkohë një protestë, gazlotsjellës derdhet nëpër qytet dhe dyert e Këshillit të Ministrave digjen me benzinë . Krizë! krizë!
Por prapë,zgjedhjet duket se kanë pak gjasa të ndryshojnë pozicionin peshores; atëherë pse heziton Rama të ofrojë zgjedhje të parakohshme? Simpatia për të ka një rënie dhe në kohë kjo ka gjasa të jetë e këtillë që mund të mos menaxhohet kollaj.
Dakort, tërheqja nga zgjedhjet mund mund të jetë për PD-në me kosto më të lartë se ajo e një fushate të jashtëzakonshme që i duhet Ramës për ta çorodit banketin. Por, me studentët figura e tij nuk ishte fort e këndshme dhe ajo çka u denoncua nuk i bën nder për shkak të përgjegjësisë së madhe që kishte marrë edhe më herët duke udhëhequr në një reformë të sektorit. Për të shtuar: droga droga, krimi krimi, kur thotë edhe vetë, ndonjë tender e koncesion e jo aty, jo këtu, jo po ky skandali, jo po ai skandali, dhe pastaj jo po ktu jo po aty.
Reformat na e sjellin përparimin më afër, por shpresojmë ta ndeshim. Drejtësia, policia, dhe mjeksia, dhe transporti dhe lumi. Dhe lista e kandidatëve shkëlqen në vazhdimësi që mbeten gjithnjë të reja.
Argumenti i Ramës se kjo gjoja krijon precedent nuk është fort i lezetshëm. Ai duhet ta dijë se edhe po nuk qe ky precedent, ka raste të tjera që e kryejnë këtë mision. për precedent kjo mësymje ka plot.
Por pse zgjedhjet lokale, pse nuk i mjaftojnë demokratëve për të dëshmuar se kanë bekimin e drejtësisë, me hirin e perëndisë, e e gëzojnë faqe botës? Çfarë është një protestë më e mirë e denoncimit të një krimi në vazhdimësi se një palë zgjedhje, qofshin ato edhe jo për parlament.
Pse demokratë të dashur do fitokeni zgjedhjet e përgjithshme e më pak ato lokale? Apo është frika se do të shitet vota? (ku është tamam e ndaluar shitja e votës se unë kur u vura ta kërkoj veç me lirinë e saj u njoha?) Qeveria e parakoshme do ta kontrollojë dhe frenojë vrullin? Do zbulohet diçka? Do frenohet diçka? Cila ministri? Çfarë mund të bëjë një ministër i përkohësisë parazgjedhore veç të jetë korrekt? Do të gjejë një dosje te sjertari i fundit? Apo do japë një shembull aq të mrekullueshem sa do të mësojnë të gjithë dhe ministri nuk do ketë nevojë të zëvendësohet kurrë?
Por Rama u bë ca si shumë i afërt. Portreti i një senatori të përjetshëm, me lidhje jashtëzakonisht të forta, më shumë se një kryeministër. Një humbje socialistësh mund të mos jetë aq e largët.Ç'do të ndodhë: një rilindje pas rilindjes ndër socialistë, ndërkohë që rilindja shpallet më vete? Por a ka nevojë kjo për një qeverisje të ndërmjetme prej të djathtës që nuk e dimë as kush është e sa është, deri sa të konsolidohet ndarja? Apo nga hiçi, do mbijnë heronj të rinj që do vejnë një kompjuter çudibërës që ti bëjë të gjitha?
Unë gjithnjë kam pasur besim në konspiracion.
Oh ne të shkretët.