jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Armiku i popullit i shton një stinë jetës së vet

12/9/2019

Comments

 
Picture
 Jeton Neziraj me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” gjallëroi skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së premtes së parë të dhjetorit të 2019-s. Një dhuratë për “popullin” që i është përkushtuar mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, shfaqja ishte prani e festivalit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrtit në vazhdimësi, që sjell  këto aktivitete  përkrah  dezhurneve kolektive e rojës së paprerë, që po gllabërojnë llokma të bollshme nga jeta e të angazhuarve. Shfaqja  është prodhim i Qendrës Multimedia, Prishtinë. Edhe në këtë shfaqje Neziraj bashkëpunon me të shoqjen, regjisoren Blerta Neziraj.
Tematika fiks ajo që po ëndërronte ai grup rezistence.
Një parodi për ngadhnjimin e së ashtuquajturës mafie e ndërtimit në debatin për planin e zhvillimit të qytetit. Prishtina përmendet, por duke mos e tepruar aspak në theksim. Mafja e ndërtimit po,  ajo përmendet e gjitha. Çuditërisht shumë dëgjohet edhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara me përfaqësimin e tyre me një administrator të qytetit në bashkëpunimin me këtë mafie janë fort të theksuara. Unë u përpoqa me shpejtësi të zbuloj se ç’zë patën ndërkombëtarët në shpërndarje të lejeve të ndërtimit në qytetin e Prishtinës, por nuk arrita shumë në atë ngut, ndaj i ndejta përfundimit që bëhet fjalë për gatishmërinë e përgjithshme të ndërkombëtarëve për tu përfshirë në zhvatje përmes shitjes së ndikimit e autoritetit andej këndej, e që është e njohur tashmë. 

Picture
Një shfaqje që përkujton ngjarjen e vërtetë të arkitektit Rexhep Luci, i cili vra për shkak të detyrës që ai nuk e braktiste për të zhvilluar qytetin e Prishtinës sipas një vizioni që deri në ato çaste kishte ndjekur qyteti, e që në këndvështrimin tim ishte i bukur duke pasur parasysh harmonizimin e praktikave e pëlqimeve të shoqërisë me aspiratat e saj. Dhe rëndësia e një vizioni që jeton. Deklarata e përfaqësuesit të UNMIK-ut pas vrasjes së tij, që ofrohet në linkun e Wikipedias për zotin Luci furnizon një vlerësim të lartë për të.
Tamam ashtu si tek “Armiku i popullit”, që Ibseni e pat qëndisur për të pasur jehonë deri vonë, heroi bëhet armik. Te Ibseni vëllai i kryebashkiakut, mjeku i nderuar kthehet në një armik. Ai zbulon se trajtimi në banjat termale të qytezës në vend qëta ndihmojë shëndetin e përdoruesit e shkatërron atë. Dhe nuk lejohet ta japë lajmin pse do ta rrënonte biznesin që do tëushqente qytezën. Dhe gjithë qyteti i del kundër. Vëllai. Miqtë e tij besnikë. Qytetarët. Të gjithë.
Por atje, në biseda e në tryeza të gjata personazhe të qetë skaliten ngadalë, duke sjellë një pamje të afërt të subjekteve.
Tek stina e pestë, që ndoshta ka kuptimin e një periudhe të shtuar në jetën e atij personazhi Ibsenian, bisedatjanë më pak të gjata. Dhe teksti qartësisht është tërhequr për t’i lënë vend veprimit skenik. Një  më fenomen i njohur në teatrin bashkëkohor.
Edhe ajo lidhja aq e brishtë e personazhit me tematikën sociale nuk e vret mendjen për ekuilibret që shfaqja ngre mbi të, por lehtësisht hidhet sa te njëri te tjetri krah duke u rritur si një thurje në shfaqjen tonë që bën personazhin nëpër ngjarje.
Në vend të ngjyrimeve personale personazhet kanëndodhira personale. Ajo që ata e kanë personale është e ndërtuar përmes steriotipit që e ofron shoqëria. I ndershmi arkitekt me të bijën, ndërkombëtari me pushtet i dhënë pas femrave dhe fitimit, ndërtuesi grykës me njërën këmbë të pantallonës harruar brenda në çorape dhe katunari çorapeverdhë sindikalit i folklorizuar, gazetarja e ofruar për mbështetje dhe interesa.
Picture
Në Teatrin Kombëtar laryshia spektatoriale nuk është e njohur për spektatorin kronik. Pas meje një nëne pranë të tetëdhjetave mbështjellë në shaminë e besimit mbyte skajin perëndimor të një skuadrilje amatorsh në rradhët e para të gjysmës së majtë të sallës. M’u në mes të formacionit një xhaxho disi çakërrqjef e zëlartë bindte mikun e tij ngjitur se interneti është një media katunarësh që keqinformon dhe na ve nën zgjedhën komuniste, shoqërisht. Dhe katunarë e komunistë bashkë shëmtoheshin estetikisht duke u përmendur emrin faqe botës në mënyrë të përsëritur. Nga fundi i shfaqjes gërrhiti pak, por pastaj u bashkua me të gjithë në shijimin e denoncimeve të hapura që praktikonte shfaqja.
​
Hyrja në tematikën e shfaqjes vë theksin te liria që ka ardhur. Te gëzimi i fitores. Një arkitekt entuziast po bën planin e zhvillimit të qytetit.  Edhe përfaqësuesi ndërkombëtar fillimisht është mbështetës. Ai nuk e duron fjalën “luftë” dhe na sjell urimin mijëvjeçar “Liri, Barazi, Vëllazëri”. Ai është ndër dy miqtë e heroit, bashkë me sindikalistin. Por ai është cinik, interesaxhi, grykës, arbitrar.
 Punëtori sindikalist sjell tabanin popullor. Patriot i mbifolklorizuar ai i pari ia mësyn simboleve kombëtare.
Ndërtuesi serviloset, shërben, blen shpirtra, tremb, pallon, vret. Me njërën pantallonë brenda çorapes.
Vajza e arkitektit është epileptike. Si e vetmja përfaqësuese e brezit të ri përgjithësimet për të janë të pashmangshme, ndaj e ardhmja është epileptike. Gazetarja është ftuese dhe e ofruar.
Picture
Një punë në vazhdë kjo e çiftit Neziraj. Një tematikë sociale e ndjeshme, një qasje bashkëkohore e pëlqyeshme, ritmike, me ngjyra po dhe me tinguj. Denoncim i makutërisë, tallavasë patriotike që shtyp arsyen.
Por largësia nga ngjarja, nga njerëzit nga emocionet është e njohur për ne. Historia ka largësinë me të cilën ajo ofrohet nga media. Teatri ndjek një zhvillim, qëndrim, shoqëror.

Emocioni pak kërkohet. Ajo me aftësi ilustron, argëton, mobilizon e informon, por ajo nuk rritet, as brenda shfaqjes as brenda spektatorit. Ajo shtjellohet aty. Dhe sekuenca skenike fiton kaq pavarësi sa mpak kompaktësinë e shfaqjes. Humori mblidhet nëpër thjeshtësitë e spektatorit.
Një teknikë që tashmë zotërohet nga Nezirajt e padyshim që përmirësohet në karrierën e tyre, por kjo na le me ndjesinë se diçka mungonte që ta kultivonte një ndjesi më jetëgjatë.

Megjithëse, jo.

Aktorët ishin aty. Të lirshëm, shpërthyes, të vërtetë. Të pajisur me një galeri skenash që ofrojnë mundësi ngjyrash, me koreografi, me muzikë. Secili kur del në skenë është protagonist i saj.  Qëndrimi për secilën tematikë është i qartë dhe shprehet në fjalë që tregojnë.
Që në fillim kemi ritëm, lëvizje, parodi. Një gjysëm muzikali. Kërcime. Muzikë.
Kostumet sjellin personazhet edhe më pranë imagjinatës kolektive, megjithëse edhe i plotësojnë si individualitete.
It’s all right.
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn