Një drejtim. Faji i komunistit në 1945 dhe ai i atij të 1990-ës, dallojnë në natyrë e masë? Pra luftëtari që solli lirinë dhe nipi i shokut hekur që bëri specializim pa rradhë dhe i gëzoi më mirë të mirat, në ditë të qametit, për të njëjtat gjëra do ndëshkohen në flakët e ferrit apo do adhurohen nga dritat e parajsës dhe kolektivi punojës?
Thojnë se luftëtari, që pushkatoi vllaun nacionalist, që nga ana e vet u përpoq të paraprinte ndëshkimin që pasoi, u cmend në centralizim të pushtetit dhe torturoi e sakatoi kë gjeti, U denoncua për karakter krahinor dhe klanor dhe barbar.
Ky pati apologjetë lloj e lloj. Pushtuesi nazifashist, ishte njëri.
Ish drejtori i biblotekës kombëtare, Aurel Plasari, në faqen e vet (me ja spiunu facebook-un) botonte ca përshkrime që flitnin për ndëshkimin e bashkëpunëtorëve të nazistëve e vishi-istëve në Francën e pas luftës, për kasapana nëpër krahina që paskën bërë komunistët francezë dhe që kjo paska zgjatur dhe qindra mijëra njerëz humbën jetën në to. Ka dhe burime të tjera që flasin për goxha më pak Si Weekepedia për shembull, që i referohet burimeve të tjera. Po si për të gjithë faktet në fund të fundit ka diskutime. Në Shqipëri situata ishte disi më problematike sepse u shenjua edhe cdo sipërmarrje kolektive apo ekonomike, religjoni u përndoq, intelektualizmi i shumë varieteteve, etj.
Por luftëtari ka heq keq, desh e vranë ose e vranë, ndaj i lejohen ca crregullime; pastaj me grekun gjuheshim me artileri në kufi, Tito na donte komplet. Kosovën që nuk e morëm e dhamë prap. Por, të paktën nuk ishim me nazistët humbës, bejlerët nuk kishin qenë pozitivë dhe kishin rezistu me efikasitet reformat. kamsi, skamsi si zakonisht. Amerikanë binin nga qielli kurse rusët ishin aty përqark, kudo.
Njerëz me zë në politikën e majtë thojnë se lëvizja antifashite, nacional, clirimtare nuk ishte aspak e identifikueshme me kreun Enver Hoxha dhe shumë brigada vepronin nën komandantë guximtarë me një nivel autonime në ndërmarrje. Dakort sa erdhi edhe u centralizu, po deri në 44-ën kur u arrit clirimi qindra emra vezullojnë edhe më fort se i Enverit. Pastaj u shkrujt historia dhe ata që e mbajnë mend nuk dinë si ta tregojnë, si ngjarje.
Sa u qetësua ky luftëtari, u gjallnu organizatori teknik që krijoi pasuri të madhe duke sjellë teknologji e shfrytëzuar burime natyrore e krah pune që i pati të gjitha të vetat në terma të shtetëzimit dhe njëmendësisë së vet; dhe bëri rrush e kumbulla paret nëpër bunkerë e armatim ose investime të tjera me karakter paranoiak. (?). Po edhe mposhtje e analfabetizmit, industrializim, elektrifikim, hekurudhizim, asfaltim, etj. Ky pati problem. Hetuesia dhe spiunimi ruanin një kontroll të egër mbi popullatë dhe mburgjet mbetën plot. Por shokët po dilnin nëpër filma dhe njëfarë lirie e ndërzimi po fillonte të nuhatej. Fatlumë kishte plot. Inxhinierë dhe ruralë, pasruralë dhe fatorino, dhe shoferë mbi të gjitha.
Pra si duhej vepruar? Shpërdorimi ishte i madh. Njerëzve s’po u lejohej të shijonin shumë jetën, megjithëse, afër qendrës, po e gjurmonin mundësinë.
Gjithsesi, ajo që vlen të shihet është se në rrëfime përndjekjesh shqiptare nuk kanë detaje solidariteti. Fajtori zakonisht përballej i vetëm me unanimitetin e grupit, përzierë me frikë ndër shokë të afërt që mund ti arrinin flakët. Kjo flet për një karakter individualist të lëvizjes. Kolektiviteti mungon. Megjithëse nuk mungojnë raste mbledhjesh ku shokë nuk i janë trembur rrezikut dhe kanë thënë mendimin e vet. Por edhe kjo pas pak kohe u bë një muhabet qesharak. Individi ballafaqohet i vetëm, dhe natyrisht totalitarizmi e kishte këtë koncept që në fillim, ngado. Për një shoqëri me një theksim të madh të marrdhënieve familjare e fisnore, me shenjtëri të mikut, ky individualizim përballë së keqes ishte problem. Natyrisht kjo ndjehej kur i viheshe pëballë partisë dhe shtetit, që shumica nuk e çoi nëpër mend, por frika e helmoi farën.
Depolitizimi ishte reagim ndaj kolektivit që vepron. Vetë Lenini kishte fol për nevojën e të qenit i prerë dhe i ashpër e po qe nevoja hileqar. Fajësimi i monistit u bë fajsim i partiakut, apo, më dashamirësisht, anëtarit të partisë. Ky ishte problem me komunistin, i cili na kishte shqetësuar shumë, po jo me shokët e tjerë nga organizimi politik. Aktivisti politik (me njëfarë efikasisteti) është balli i kazanit, kur i thonë fjalës. Aktivisti politik është i nderuar e i respektuar, sidomos kur vjen edhe prej një dere të mirë profesionale, sic ndodh, pak a shumë. Po nuk qe organizimi politik, (tashmë prej vetëm100 vjetësh në vendin tonë) do të jetë organizimi i vogël pucisit e banditesk që e zëvendëson unanimitetin shkatrrimtar. Pra unanimiteti nuk ishte fort i keq. Megjithëse, rrjedha normale e krijimit të unanimitetit është dakordimi mes grupeve të vogla disi më kompakte edhe përfshirja individuale në unanimitet nuk duhet nënvlerësuar. kur nuk ke pulën do hash sorrën.
Zgjidhja mendoj se rri tek motivimi i antarsisë në parti. Duhet me individualizu të kaluarën dhe kolektivizu të ardhmen. Lustracioni në kë kontekst është i dobishëm. Ishte individi sadist e i pabesë, grykës e megalloman që shkaktoi tragjedi në komunizëm, sistemet janë vetëm skena (ose në një masë të madhe të paktën, se ishte edhe elementi gjeopolitik)
Fshirja e PS-së (megjithë hingëllimat e grupit parlamentar,) dhe mbërritja e bujshme e qeverisë Rama e ka tharë disi skenën. Por madhësia e reformave e mban aty partinë, që vrullet e zgjerimeve të paraardhjres në pushtet e kishin çoroditur pak. Mpakja e madhe demokrate, megjithë protestën masive dhe hakërrimet e kryetarit, e rrit përtej së duhurës dominimin e ekzekutivit në jetën politike në vend.
Dakort më herët këtë gjë Berisha e kishte bërë thuajse i vetëm, por.
Partia duhet të sulmojë në disa territore. Partia duhet të funksionojë si agjensi punësimi. Partia duhet të marrë në dorë organizimet e mbledhjes së prindërve nëpër shkolla, partia duhet të jetë e pranishme tek sindikata deri në masën sa ti japi ngjyrën e vet, mundësisht edhe fondet e pensioneve ti ndajnë secili në qesen e vet, dhe të shfrytëzojë cdo hapsirë ku komunikohen mendime e ide dhe njoftohen burime. Luftrat e oborrit prej pedagogesh për dekanate duhet të përfshijnë organizatat partiake të studentëve.
Gjithë preferencën për ti parë anëtarët e vet në karrike e tryeza, partia le ta shpalli, legjitimojë e promovojë.
Toalitarizmi nuk e kishte keq maninë e vet për ta përfshi gjithkënd. Na vjen keq kush nuk e ka mikun e duhur, por prandaj duhet partia me ba miq dhe me kriju mundësi vetes nëpërmjet krijimit të mundësive për të gjithë. Makutëria është një ves që e dënon edhe bibla edhe kurani prandaj jemi në rregull. Të nisë një fallsifikim gjeneral librezash anëtarësie në parti dhe secili t’ja tregojë mendimin e vet politik fatorinos dhe policisë elektrike, kalamajve dhe mësuesve.
Hajt pra me faqe të bardhë.
U politizofshin!