jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Ditar politik, dhjetor 2019

12/5/2019

Comments

 
Picture
Rama, megjithë rrokjen “ra” nëpër mbiemër, si kryeministri i vendit është stoik në bindjen e vet se burimi i legjitimitetit të tij për të qeverisuar buron nga shumë afër zotit. Në fakt ai është i habitur dhe i revoltuar pse ky Napoleon, që ai pati fatin të ishte, duhet të qeverisë këtë zgëq shkëmbor në këtë cep të perandorisë së tij. Ai me siguri e ka diku një plan, që në një takim të BE-së në Gjermani, të dalë para të gjithëve të thotë se në fakt ai është Makroni, por kur ishte i vogël bëri atë lojën e princit me të varfrin me francezin, por ky, pastaj, nuk ja ktheu vendin e ligjshëm. E sapo të këmbehet me Makronin, të zgjidhet president e kryeministër i BE-së së re, e direkt të niset t’ia marri Jeruzalemin çifuto-arabëve dhe ta mbjellë me tulipanë shkretëtire që vijnë era Channel 5. Vetëm dyshon se nuk e mbështesin gjermanët, po ai me çunat me kohë do ta kish bërë këtë skenar një punë të kryer. Dhe edhe të tjerët nuk do ta mbështesnin. Në fakt, pak do ta mbështesnin.
 
Rama duket se, ka dëmtuar rëndë shanset e tij për të bindur se mund të sigurojë mbajtjen e pushtetit edhe nëpër fenomenin e ardhshëm të zgjedhjeve që gjithësesi do të vijnë, kur njerëzit do tëjenë me llaç e tulla nëpër këmbë. Natyrisht përfundimet e punimeve tamam pak para fushatës janë një rastësi e lakmuar, por fragmentimi i skenës politike është disi shqetësues.
 
Megjithëse ky shkrim dëshiron t’i qëndrojë larg tërmetit dhe vragës që ai la mbi shoqërinë tonë dhe humbjeve në jetë e qetësi shpirtërore që na solli, prap aq larg nuk mund të rrijë.  Në përpjekjen e vet për të përmbajtur dërrmimin në humoret popullore Rama ka zgjedhur qasjen e kudopranisë, apo si i thotë latini omnipraesent-izmin, qëështë sa formë edhe përmbajtje.
Me protagonistë të rinj që kanë dalë në ballë të një vrulli vullnetar, Rama ulet rreth tryezës së tij qverisëse. Çuna e goca të reja që kanë mbledh nga një milion e dy milion dollarë, aty, pa prit e pa kujtu dhe kanë vëmendje nga media dhe mileti i gjerë në përmasa që atë e bezdisin ndjeshëm, rrinë aty te karrigia e Benit, Erionit, edhe emra të tjerë plot, se nuk po i kam shumë të pranishëm tani. 
 
Nëpër tryezë të tilla Rama njofton kumte të tipit “rrezikojmë që të na ndodhë një shpërthim në demografinë vendore. Do marrin njerëzit anijet” - tha, aty krah liderit të “Fundjavës ndryshe” dhe një imami të moderuar që ka vite qëia jep dorën fukarasë. Fatmirësisht, deklarata ishte në kontekst të luftës që ai ka me mendian dhe misionin e saj shkatërrimtar, përndryshe ndoshta duhet të ikim me të vërtetë te porti. Por jo, Rama është aty në një takim spontan që ka kryesisht për qëllim që fondet të menaxhohen përmes një qendre të centralizuar. Një mendim fort i arsyeshëm, por që ai detyrohet ta legjitimojë me betime çunash tamam, pse minohet nga policë të nivelit të lartë që i mbetet syri te ndonjë nga ato çantat dhe më shumë nga reputacioni i ligsht, që ndihmohet fort edhe nga alarmi dhe sikleti popullor.
 
Në ngut e sipër menaxhimi mediatik i tij është qesharak. Ai kapet duke shtyrë hapa mbrapa zëvendskryeministrin, si të ishte një çunak i pavlerë që i prish fotografinë duke patur parasysh edhe ekuilibrin e brishtë të rëndësisë së këtij politikani. Ai në shtëpi kokëlurish na urdhëron kanakarin e tij politik, kryebashkiakun Velija të ngrihet nesër në katër e gjysëm të mëngjesit e të lyejë murin e pallatit ku janë strehuar të ramit në hall të madh.
Përqafimet e tij janë keq. Edhe ERTV përpiqet që portreti i tij të mos jetë i kuruar aq shumë. Hunda po bëhet e  madhe, mjekra kot e më kot. Xhupi i tij i ekipit kombëtar është një emblemë e aksionit për këtë tërmet. Ai po braktis territore të imazhit që të mos ndikojë gjurmuesit e së pavetëdijshmes nëpër masa. Varrim më varrim, përqafim më  përqafim.
 
Ndërkohë mileti është i magjepsur nga një qenie e re në shoqërinë tonë, inxhinieri e profesori i nderuar, që thonë atë që vetë Rama e kish amplifikuar që në zgjatjet e para drejt pushtetit, atë që jemi të rrezikuar nga papërgjegjshmëria e babëzia në ndërtim. Por që pastaj e pat parë si të leverdishme mbi çdo argument. Prokuroria ka shpallur numrin e 250 dosjeve të hapura. Një veting në ndërtim. O zot i madh. Ishalla nuk na vjen rradha. Me këtë vrull kemi për t’i mbush burgjet me katunarë që e mbysin kastravecin me ure dhe shkaktojnë shqetësime të apartit tretës.
Dhe kur. Pikërisht tani që Rama do t’i lejonte popullit tonë të vilte fryte nga reformat në drejtësi, arsim të lartë, arsim më pak të lartë, mjekësi, bujqësi, turizëm, kulturë e trashëgimi kulturore.
Vdeksh o tërmet i keq, që e shkunde këtë pemë frytemirë. Ajo mjekër ishte mendu për një dritë komplet tjetër.

Po Rama, mirëkeq, e ka emrin Edvin. Dhe Edvinat, me gjithë respektin, nuk janë aq rë rrallë, megjithëse jo aq të përhapur sa Arbeni dhe Erjoni.
Pra shqetësimi ynë janë socialistët.
Me eksperiencën demokrate në mëndje, na shqetëson një zhvillim i i tillë në udhëheqjen e socialistëve si ndërrimi i kryetarit. A do të mbijetonte kjo parti në përpjekjen për të gjetur një lider. Deri tani investimet kanë qenë të pakta dhe nuk ka pasur ndonjë mbështetje të shprehur në ndonjë anë.
Duke pasur parasysh edhe shkërmoqjen që rrezikojnë socialistët dhe jetëgjatësinë e një qeverisje edhe ata që nuk janë të vullnetshëm, por që e kanë inat imponimin e vullnetit të tjetrit do ta shohin me dyshim në fletën e stampuar.
Por është edhe rreziku që të kemi fundin e bipartizmit dhe hapjen e tregut të punës politike, për të rinj nga radhët e të ashtuquajturve aktivistë.
 
Nga Kosova në ato fillime pati një vërshim solidariteti që mund të mendohej edhe si i përdorshëm për skenën politike vendore, por mendoj se u përmbajt ndonjë rrjedhje imediate, megjithëse ndoshta nuk është fare i pafryt. (Kërkoj ndjesë për cinizmin makjavelian me të cilin e trajtoj këtë vëllazëri fatlume që e kemi mes veti në këto fatkeqësi që i kemi bashkë prej kombeve të tjerë, por ky është një shkrim për politikën.)
Pastaj janë edhe kjo lëvizja e re. Imami dashamir. Aktivisti. Intelektuali opozitar. Analisti. Fejsbukisti. Panikisti. Rezistenca te teatri, që megjithë ata regjisorë, aty, humbi një mundësi të shkëlqyer drithërimi të publikut vetëm për çështje regjie, dhe ndonjë të dyshimti që shante me rob e me nanë deri në kupë të qiellit. Por nervozizmi institucional, me mibnistruin që komenton vetë me zemrat gojëliga për akuza që nisnin nga shkarkimi me canta të sekuestrara ndihmash në dyert e brendshme të saj.
Por në përfundim dështimi i shtetit për të ruajtur një fytyrë të vetme të përpjekejeve të shoqërisë në lëpirjen kuruese të plagës popullore është një ndodhi që nuk ka si të injorohet.
Pastaj ka edhegazetarë që kanë rizbuluar popullaritetin e vet dhe magjepsen prej tij deri në angazhim. Mbledhin një milion dollarë për tre ditë. Dakort nuk është kushedi sa domethënëse, por në një shqyrtim të fenomeve psikologjike ndër individë që kanë jehona publike është një tregues. Apo është domethënëse?
E mbi të gjitha tërmeti, GDP-ija dhe reformat, pakënaqësia popullore, minatorët, prerja pa kriter e fidanëve në bahçen qeverisëse dhe kontrolli në media, e lejimi i shpërdorimit në vulgaritet të pushtetit.
 
Dhe pastaj janë zgjedhjet. 
Si do të shkojnë ato?
Lëvizjet e reja, nuk kanë stazhonimin e mjaftueshëm, për mendimin tim. Edhe në Itali edhe në Greqi, lëvizjet populiste (në kuptimin e krijimit të rrjetit të marrëdhënieve të elektoratit me qeverisësin. Krijim që nuk ndodh në kanalet dhe me mesazhet tradicionale të sigurimit të simpatisë.) si në të majtë edhe në të djathtë apo të qeverisjessë arsyeshme mbi-politike, kanë pasur një vazhdimësi disa vjeçare.
Por, prapë, më duket e pabesueshme që Basha ta ketë këtë fat, për të cilin, dora në zemër, nuk ka luftuar aq fort. Partia është e padukshme. Denoncime të keqqeverisjes andej këndej por, se kush, se çfarë nuk dimë.
Paaftësia e tyre për të qenë të pranishëm është shqetësuese. Basha lehtësisht mund të ish bashkuar me Ramën në përpjekjen për ta mbajtur reagimin e shoqërisë ndaj tërmetit nën fytyrën e shtetit. Ky shtet do të jetë edhe i tiji në një të ardhme jo të largët, nëse besojmë kumtet e gojës së tij. Një qetësi dhe largim nga idetë e përçarjes së skajshme mes forcave do të ishte edhe me leverdi elektorale. Do ishin promovuar ministrat e ardhshëm e në vend të një plani me tre pika, që mund të kishte edhe vetëm me një pikë. Në tryeza me vëmendje të shtuar popullore nuk do të lihej kryeministri i vendit të kapet për fjalësh me njerëz goxha më pak të njohur për kontrollin mbi tryezën e këshillit të ministrave duke rrezikuar më shumë se emrin e vet në kontekst të galerisë sërelevancës politike.
Por demokratët prej kohësh janë zhdukur, e tani shqetësimi ynë rikthehet tek socialistët.
Ku dreqin janë socialistët? Zgjedhjet para së gjithash vijnë për ta, nëse ka ende një parti me këtë emër? Pse nuk ka xixa ky kulmim mediatik që është tërmeti. As Ditmir Bushati nuk u shfaq. Asnjë tjetër. Erionin e keqtrajtuan faqe botës për merak të prishjes së 17 nga 943 fotografitë e ditës. Veliajt i thanë nesër ta kesh lyer murin që në katër e gjysëm të mëngjesit. Personalisht! (A mund t’i kërkojmë medias të verifikojë nëse është lyer muri dhe a e leu vetë Erioni, apo çoi ndonjë tjetër, dhe, theu urdhin e liderit?) këto janë të dëmshme për rezultatin.

​Ra, ra, rama ik! OOOO! Liri, demokraci. (Mbajeni shënim ju lutem!)
 

Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn