Lideri historik ja trashëgoi lidershipin e partisë një personazhi politik që në atë kohë nuk gëzonte popullaritet të madh. Edhe nuk njihej mirë me bazën edhe ishte afër ngjarjeve që patën kosto elektorale. Në bashki unë nuk kam dëgjuar keq për tëEdhe përzjerja e vajzës së Berishës në konsultime edhe vetë Basha në projektin e rrugës së kombit u bënë objekt diskutimi dhe humbën simpati popullore që përkthehet në vota.
Në atë kohë partia demokratike humbi pushtetin e kryeqeverisur prej zotit Berisha dhe ja kaloi ma’bajtjen e pishtarit me zjarr Bashës, që po mblidhte grupin e mbështetësve rreth vetes ashtu sikurse edhe secili aktor tjetër politik. Berisha ishte më domethënësi i anëtarëve të grupit mbështetës për Bashën.
Pas një largimi 8 vjeçar nga pushteti, por një frekuentimi të qëndrushëm në punë dhe aktivitetit fizik, vetë Berisha kthehet. dhe i ofenduar prej përjashtimit të tij nga grupi parlamentar, vete e kërkon të zgjidhet si kryetar i partisë dhe të marrë vetë pishtarin për të ndriçuar marshimin në shpellën e errësuar. Në mes të majit të largët, vetë fortlumturia e tij sekretari i shtetit amerikan, i tha non grata liderit historik, por kryetari i partisë u kollit e u përcoll aq gjatë sa nuk pati kohë të thoshte ndonjë gjë edhe aq të qartë. E la një herë atë muhabet se ishin zgjedhjet. Me atë fitoren që i bëri rivalët gati humoristikë. 81 përqind kundrejt ish ministres së jashtme, ndonjë farë sekretari e anëtari të kryesisë bashkë. Duke u kollit e u përcjell, Basha i tha berishës, do t’ja bëjmë disi Baci Sali. A u thu? – i tha Saliu. Ho ho, u kollit ky tjetri duke shpërndarë nëpër ajër mirati shpresëplota. Por pastaj, ja tha dhe ambasadorja dhe e dëgjoi ky, se në fakt ai sekretari i shtetit ishte pak largë kur foli. Dhe kur u kthy Basha e i tha Bacë duhet me largu dhe pak se mos ngatërron shënjestër amerikoni. Hik mer prej bunkerit tem, i thot ky tjetri.
Edhe rrezikon ta realizojë zhvendosjen e influencës së vet.
Ky grup rival ndaj Bashës është disi më i qartë se vetë grupi i Bashës. Jetë e mot rezustenca ndaj Bashës ka qenë e madhe. Zëra të këqinj vdekjen e Olldashit e lidhën me rrezikun që të fitonte kundër Bashës, duke ja prish planet doktorit lëre pastaj tetë vite opozitë kundër
Në këtë rast unë dëshiroj ta kem një tjerrje të mëtejshme të faktit që demokratët vetëm katër a pesë muaj pas qershorit të qershive e zgjodhën me 81 përqind të votave kryetar Lulëzim Bashëm. I dhanë po-në hyjnore projektit të tij, ekipit të tij, vizionit të tij, dhe pastaj edhe karakterit të tij, që ishte edhe parametri që rrezikon ta fundosë.
Mungesa e besnikërisë së tij ndaj anëtarit të vyer të partisë duke e përjashtuar prej grupit parlamentar të partisë me kërkesë të amerikanëve, qe një mbedhës i madh mbështetje brenda PD-së. Në kushte të mirënjohjes ndaj njërit lider për kontributin e vet të jashtëzakonshëm pranojnë një lider në kushte gati mospëlqimi.
Ky është një tregues jo i mirë për partinë demokratike dhe njeriun shqiptar në përgjithësi. Shikoni se sa pasive janë marrëdhëniet. Marrja e një vendimi kolektiv nën kushtet e bindjes zemërthyer është i rëndë për një parti që nuk ka organizimin e nevojshëm ti thyejë zemrën ish kryetarit për interesat reale të partisë. Ndërkohë që vetë sekretari i përgjithshëm i partisë zoti Bardhi tregon se anëtarët e kuvendit të partisë janë duke u kërcënuar dhe se një falsifikim i madh po planifikohet. Në fakt vetë ajo që njihet si Parti nuk është organizatore e procesit demokratik.
Foltoret e Berishës janë të gjalla dhe plot energji. Lidershipi i partisë i pranishëm në to është i lartë i lartë dhe mbledhja në sallë padyshim që ka korrespondenca në realitet, siç kanë edhe të papranishmit. Edhe vajza të bukura e djem të rinj janë aty me besim e entuziazëm mu në krah të liderit historik.
Këtu bëhet fjalë për nivelin e rrezikut që perceptojnë anëtarë të ndryshëm të forumeve që rrezikojnë postet dhe strategjinë që do të zgjedhin për ti mbrojtur ato.
Si është njoftuar në debatet politike në këtë rast Basha ka njëfarë mbështetje në forumet e larta. Ka një grup deputetësh që kanë të lidhur praninë e tyre në ekipe që përmes simpative direkte me Bashën, dhe që do të humbin rëndësinë sapo Berishës ti duhet të shpërblejë të vetët me atë detyrë fisnike.
Do të jetë shumë e vështirë për këtë grup të mbledhë votat e nevojshme, por lidershipi e di se nëse do të luajë me sportivitet dhe do të merret vesh me gjithë aktorët e lojës atëherë mund të ketë njëfarë leverdie edhe në humbjen prej peshës. Nga ana tjetër, krahu i Berishës megjithëse mund të sigurojë peshë e popullaritet, do të duhet të kalojë nëpër muaj të ftohtë radikalizimi. Amerikanët janë kundër, me prova të përfolura e rrezik përndjekje ligjore. Një mungesë e tillë në lidership rrezikon ta shpartallojë strukturën. Zgjedhjet e ardhshme janë largë. Ndonji Covid.
Prandaj nuk ka shumë dobi prej çarjes për asnjërën palë. Megjithëse siç edhe thamë mund të ketë.
Për mendimin tim, çarja e PD-së nuk është hiç e keqe. Lideri historik është një model, për mendimin tim, i tejkaluar prej racionalitetit politik.
Unë që shumë më herët, kur kam vajtuar humbjen e kësaj force politike, kam menduar se kjo provë që pritej do ta çante partinë duke shënuar kështu një hap përpara evolucionin politik vendor. Çarja e partisë demokratike, megjithëse do ti vonojë, do ti japë frytet e veta. Për dy legjislatura tregu elektoral vendor do të gëlojë nga koalicione gjithfarë. E majta shqiptare me vështirësi do ta presë legjislaturën e ardhshme. Pastaj një carje, cuna nga partia do të gjejnë sdi se ku një koalicion dhe do të tentojnë. Nuk është e thënë të kenë sukses por për pak kohë bëhen dymbëdhjetë tentativa të tilla. Dhe pastaj do arrihet qeverisja.
Natyrisht kjo rrit domethënien politike të karakteristikave të individëve, si religjoni, leverdia ekonomike, apo fshehja e të kaluarave të pakëndshme. lloj grupi do ta menaxhojë vetë influencën. Por ëndrra është që do bëhet mirë. Dhe si zakonisht, para se të bëhet mirë do bëhet një herë akoma në keq (Mao Tze Dun.)
Gjithësesi do të kemi partinë demokratike dhe partinë demokrate. Dy PD, por njëra me një vijë të hequr në fund të këmbës së vetme të p-së, për ndryshim. Por, pronësitë do ti ndajë gjykata. Unë ve bast se fiton Basha me mosparaqitje në afatet e duhura. Për zgjedhjet në kuvendin e Partisë nuk di më shumë por kjo parti nuk di fare të interpretojë aksion demokratik, ndaj rezultati ka pak relevancë.