Reforma territoriale përkohësisht i ka ikur vëmendjes së publikut, megjithëse aty është. por po përgatitet për surprizim. Reforma në drejtësi po avancon, kryesisht nëpër emra përvecëm. Opozita denoncon se njerëz që tejkalojnë parimet e së drejtës në përmbushje të detyrave partiake apo që i shërbyen sistemit të padrejtë, po vijnë. Ndërkohë përflitet aksioni si metodë e diskretituar që po përdoret me tepri. Vetë kryetari i grupit parlamentar të përtisë socialiste, Gramoz Ruci, e tha mu në foltoren e shenjtë të kuvendit. Harrimi i shpejtë i demokratëve krjon një fluiditet forcash që ka arsye të vërteta t’ja shtojë ndonjë rrudhë në ballin e lartë të nderuarit kryeministër Rama. Metaliku Meta dhëmbët e metalta i ka në nofulla të shëndetshme metali.
Qeveria ndërkohë po hedh teposhtë lloj lloj muri dhe po vazhdon në disa fronte pune. Kryeministri e ministra të tjerë dalin evropit me shikimin djaloshar e optimist që e corodit perëndimorin llogaritar, që përpiqet të përfitojë edhe prej hutimit të vet. Por që vazhdon me llogari. Niveli i antipatisë prej fqinjëve është në parametra të kënaqshëm për nacionalizmin pasiv që na shijon. Me maqedonsit nuk merremi hic. Serbët po na presin në shtëpi, ndërkohë që nuk fshehin dot trazimin që i shkakton kjo. Grekët sikur kanë harruar idenë e ndaljes së Vjosës dhe rrëmbimit të një cope det dhe po lobojnë diku me ministrinë e tyre të jashtme për ta ndalë përfshirjen e një fshati bashkë me ca fshatra të tjerë në një njësi të qeverisjes vendore. Mos kemi blerë armë atomike?
Cështja e stadiumit në Serbi, përplasjes në nivel diplomatik, furisë nacional-qytetare nëpër internet, etj ishte një muhabet ku u mor pjesë më shumë se zakonisht. Në ulje ngritjet e grafikut që pasqyron përfshirjen e qytetarit në jetën kolektivo-politike është pikë e lartë. Nuk ke me ce krahason, sjellja e armëve kimike ishte më e lartë në përfshirje por ajo ishte lehtësisht e kuptueshme dhe u përjetua si shumë e afërt (dhe zelli nuk u lejua të testohet.) Në këtë rastin e fundit nuk dihet shumë ku rreh diskutimi që sic e dimë ndodhet tej, në kufirin e përtejmë.
Tani qeveria rikthehet mu në qendër të vëmendjes me një aksion në trasport rrugor dhe zënien e përvetësuesit të vogël e të mesëm të energjisë elektrike. Taksa e gjoba. Po shesin edhe kuti me mrroklla të ndihmës së shpejtë (personalisht jam dakort, megjithëse na lini pak se sapo e morëm vesh). Kjo ka acaru në nivel urban. Por mirë, po vihen zap. Tingëllon më i pakët lajmi me viktima nëpër rrugë.
Pra qeverisja ka nge. Zgjedhjet janë largë. Opozita disi dalë boje dhe e pakët. Mediat po humbasin peshë ndaj internetit ku fragmentimi lejon amplifikime falë rrjetesh që ja paksojnë forcën njëra tjetrës. Zgjedhjet lokale, në cfarëdo lloj lloj skenari të ndarjes apo rezultatit, do lejojnë për një periudhë centralizimi të shtuar me fermane të shenjtë ku gjithcka me rëndësi do gjejë shtratin e vet të rrjedhjes drejt detit të mirëqenies shoqnore. Do lëshojmë satelit, për nur të pejgamerit kemi për të lshu satelit. Meteorologjik, po do ta lëshojmë. Si bashkim evropian, natyrisht.
Një epokë e re.