Një copë e mirë e lules së rinisë së lidershipit të Partisë ju vunë krah zotit Berisha kur ai doli prej pensioni, dikur nga vjeshtat e para, kur e përjashtuan nga grupi parlamentar the i thanë se prej tij mund të nxirrej një shembull dinjitoz. Tre kandidatët kundër Bashës në zgjedhjet e korrikut a qershorit ishin krah tij nëpër foltore, Gjithë ata shokë nga lidershipi i partisë. Një pjesë tjetër e antarësisë që gjithsesi nuk shohin tek Berisha mundësi të mjaftueshme për veten e ndoshta edhe partinë.
Këta shokët i thanë Berishës, - ti mirë po thu, që po rriimë bashkë, po ku po mblidhna.
Berisha i tha, - Mos e vrit mendjen për at punë se ajo është shtëpia e Lirisë, që siç e dini të gjithë është edhe ime shoqe, prandaj më së pari është edhe e imja. Ne jemi malsor.
Ban!, - i thanë këta njëzëri dhe shkoi sekush në shpi të vet edhe priti aty sa të merrte vesh që nuk kishte pse mos dilte.
(intermexo: Ish kreu i këshillit të sigurisë kombëtare në parlament tha se kishte dëgjuar nga një burim që nuk mund ta rrëfente se Alibeaj do të ishte kurbani që maturon më shpejt, por pastaj deklaratat e tij e humbën aktualitetin, ai nuk pati paspjë pse nuk pati konsumim të ndonjë vepre dhe ndoshta ja shpëtoi jetën, dhe nuk mori asnjë përgëzim apo shpërblim, dhe Alibeaj u bë kreu i Grupit Parlamentar që e përjashtoi Berishën nga rradhët e veta.)
Edhe shkoi vetë doktori e thirri shtatë vllaznitë e sikush thirri ka shtatëdhetë e shtatë nipa, morën edhe baxhanakët me nga 88 nipa secili dhe vajtën të marrin Shtëpinë e Lirisë.
Të fortët e maqedonisë së veriut ishin për ta mbrojtur kte kala, sipas ca zërave të lezetshëm nëpër internet ato ditë, por edhe miq të joshmish prej Bashës, kryesisht me orientim gardist ose post gardist. Kjo mund të jetë një legjendë, po ca cuna më hunj dolën në një ballkon dhe mbrojtën terracën e pastaj mbrojtja u krye. Saliu i parë tërhoqi rrethimin vetëm kur policia e shtetit lëshoi gaz lotsjellës. Doktori përcëlloi sytë e vet të lodhur me njëfarë gazi që të përcëllon fort edhe grykën ta bën si rërë që po thahet me zjarr. Vuri edhe maska si pilot.
Pastaj u nisën, duket drejt sheshit Skënderbe. Berisha këshillohej me cunat e truprojës që ishin edhe seriozisht të interesuar në lëvizjen e turmës. Shkojmë këtej, - i thotë ky ky gardisti. Mirë, - i tha doktori, - ktej shkojmë.
Edhe duket një itinerar më i mirë për një protestë për mendimin tim, rrugës për te sheshi ata mund të mprihin brirët tek rrethimi i tokës së Teatrit Kombëtar. Edhe Galeria e Arteve ka një rrethim për më pak të vendosurit (më falni, Muzeu i Artit Figurativ jo Pexhorativ, madje ..., dhe jo galeria) kishin marrë edhe bunkerët e Ministrisë së Brendshme po të donin.Me portrete dëshmorësh të terrorit komunist në duar kishin kthye ktej nga rruga e torre Drinit, te PD-ja e vjetër dhe te Toptani ose te monumenti i Azem Hajdarit ishin shpërnda si njerëz.
Edhe radikalizim i turmës me aksione me risk të ulët, simbolik, edhe moment marshimi. Një traumëz të vogël nëpër qytet që edhe mobilizon masën edhe këta të përfshirët në këtë aksion do kishin kohë të radikalizoheshin birucave.
Por jo, Flamur Nokën e pashë që erdhi ta takojë Berishën para ish-Dajtit dhe u nisën nga Kryeministria. Vetëm Flamuri dhe pastaj Balliu i ri dhe kryetari i forumit dhe zëdhënësja e magjepsur me projektin politik ku punon dhe ndonjë tjetër u shfaqën ballë turmës që me thënë të drejtën po kërkonte pështymë në fund të ezofagut të vet me lot në sy dhe nuk kishte as radikalitetin e mjaftueshëm të grupit e as ndonjë dobi madhore.
Edi Rama me siguri lutej: aman ma thyeni dritaren se dua të bëj ca rinovime se pres miq.
Po të kisha qenë aty përqark edhe unë do kisha zgjedh versionin e cunave të truprojës, por Berisha tregoi rënie të nuhatjes dhe lodhje. Gjithë ajo ernergji, tre orë sulm mbi PD-në e zbrazur edhe nga tavolinat edhe të bërë me sulmin gati. Kur të hynin cunat nga jashtë PD-ishte e sulmuar. Kishin kap tre orë të tjera televizive. Berisha i kishte hyp benzit para ministrisë së brendshme dhe kishte ik e ishte shtri me një kompresë e një lëng portokalli në dorë dhe kishte pa si njeri protestën.
Berisha harxhoi tre orë aty. Dakort i duhej të priste policinë, po ai mund ta kish ngutur pak aksionin. Ti kishte thënë Lulit ta kishin shty poshtë ndonjërin, aty te tarraca. Ja atë burrin e moshuar që nuk e dinte mirë që po shkonte në luftë dhe ishte çarë në fundin mbiqafor të kafkës, për shembull.
Por ky rrëfim i ngjarjeve mbetet pa dobi sa pa u vendosur në ndonjëfarë konteksti. E kontekste ka plot se viti asht i ri dhe ska nga i gjen shumë forcat e veta.
Një kontekst është ky i matjes së forcave, si me 21 janarin 2011? Por na duhet të themi se nuk pati kurrfarë kurbani
Në rast se kemi një matje të forcave atëherë kemi të bëjmë me një ushtrim parapërgatitor. I gjithë shtjellimi im atje lartë kësaj flakëze i frynte, por nga prapa.
A merr pjesë partia si e tërë në këtë konkurrim, apo ajo është e ndarë më dysh? A do të nxjerrin një listë të përbashkët këto dy parti në zgjedhjet e ardhshme? A mund të mbetet Basha në krye të PD së vërtetë në rast se koalicioni vllazëror do pajtohet me kurbane më të lehta? Po Berisha sa kohë mund të përballojë një angazhim kaq intensiv politik dhe sa lehtë do të jetë të trashëgohet sërish Partia?
Ku mbështetet ky dyshim, kaq familjar për ne që jetojmë sot, këtu, në mes të morisë së konspiracioneve që arrijnë të na shfaqen? Ja se ku:
(i) PD ka të domosdoshëm një moment mobilizimi që veç afrohet përmes kësaj dalldisë përçarëse. Dhe për mendimin tim shumë i nevojshëm. Rënia e mbështetjes për Bashën vetëm pse largoi një anëtar po ftohej në një përballje me drejtësinë prej mikut tonë të madh SHBA, tregoi një tolerancë të madhe të anëtarësisë ndaj hipokrizisë. 8 vjet nën një lidership të jo-plotësisht, të pranuar janë një mpirje e rëndësishme për një parti. Një ish-kryetar që arrin të kryejë vendimmarrje edhe pa qenë fare pjesë e forumeve, apo të paktën arrin të ruajë masivisht influencën e vet.
Ndërkohë kryetari i ri përpiqet të kryejë zëvendësime të elitave, por nuk e ka aq të lehtë dhe nuk njeh aq njerëz sa duhet. Dhe mbetet në ndikim në lojën pa top. Kjo dalje e tmerrshme nga shtrati institucional dhe për më tepër fërkimet që janë krijuar në bazë nga zëvendësimi janë të pamohueshme. Për më tepër ftoj lexuesin të kujtojnë konfliktet që u hasën nëpër PD para zgjedhjeve.
Për të amortizuar pakënaqësinë e anëtarësisë nga përzgjedhja e përfaqësimit u krijua edhe njëfarë komiteti që rekomandonte që kishte Besnik Mustafajin e Genc Rulin brenda, ndërkohë që prapë ca qytete patën shamatë.
(ii) Për më tepër këtu kemi leverditë e çarjes. Që konflikti sjell mobilizim që në kohët e lashta. Tek Andromaka e Euripidit, Menelau për t’ju përgjigjur akuzave për dëm ndër popuj prej plakut Pele, babait të Akil Këmbshpejtit të vrarë në luftën e Trojës, i thotë se ajo luftë ishte gjëja më e mirë që i kish ndodhur Eladhës, se ja kish njohur rininë me punë të armëve e luftës.
Ndërkohë që nga përçarja, që tani, janë dyfishuar, si me magji, objektivat për aspiratat e lidershipit. Tani dy herë më shumë njerëz kanë mundësinë që të aspirojnë ministrira e drejtuesime që u kanë hije. Dhe kemi edhe një shtrëngim të rradhëve të para prej rivalitetesh reale, transedentale e personale me ish kolegë. Qeverisja e Ramës mbetet gjithnjë e re dhe e panjohur për të krijuar ndonjë ngacmim serioz me dobi mobilizimi. Në atë sallë parlamenti që imponon uniformitete asnjë rivalitet nuk kalon personal.
(iii) Për më tepër kemi edhe pikpyetjen pse Bershia nuk e zgjidhi gjithçka brenda sallave. Pse nuk ushtroi ndikimin në mbledhjen ku ishte Basha i pranishëm dhe me çunat e kishte përzënë atë djalë. Pse u desh ta sulmonte Berisha PD-në dhe jo Basha. Si n’ato ditët e para kur u hapën me të shtyrë nja dy zyra, ashtu i kishte shtyrë të tëra ato ditë, ose të nesërmen ose sot. Aty te ajo salla ngrihej shtabi i rithemelimit dhe shkonte vetë Berisha dhe përballej në korridor me Bashën dhe i thoshte aty largohu o ipaaftë pengë e i inkriminuar. Pse doli jashtë dhe sulmoi Berisha, kur shqiptari ka luftu gjithnjë nga brenda kalasë apo kullës së vet? Edhe Skënderbeu nga brenda e mori Krujën.
Por jo. U prit sa të mbaronte vendosja e dyerve të hekurta.
Ky shtjellim përfundon me kulmimin me një unifikimi të partisë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm, ku hapat e parë të bashkëpunimit do të jenë hedhur duke mos rivalizuar fort në disa vende, por prap do të ketë një masakër elektorale. në protestë ndaj asaj masakre elektorale do të ketë një kurban e nga aty pastaj shkohet me lavdi drejt zgjedhjeve të ardhshme për parlament.
Unë nuk besoj në rithemelimin e partisë demokratike dhe jam i mendimit që Rama do dalë nga skena politike me një “deus ex machina”, do kthehet një ditë nga pushimet e do na thotë ndjesë shokë bashkëqytetarë po unë kapa super bingo kur po luja një herë në filan vend e tani s’po kam nevojë me punu ma e do jetoj si artist, më falni po duhet të shkoj.
Ose një prurje revolucionare. Dy vëllezër nga emigrimi me shumë para dhe një aparat modern komunikimi. Kandidatë të pavarur, më shumë koalicione edhe ec.
Një kujtim edhe i faktit se, nga kurbani deri në realizim të dëshirës duhen rreth 2 vjet, (si procedurë e kam fjalën.) (Vetëm në 2013 mundi të lindë era e re ku po lulëzojmë megjithëse kurbani ishte më 2011.)
Pse Berisha vendosi të mos shkojë në Kuvendin e Bashës? Bashkë me gjithë çunat? Pse nuk vajti komisioni i rithemelimit të njoftonte anëtarët e PD pjesmarrës në kuvendin e 18 dhjetorit, ku më pas do të vinte edhe vetë doktori, për vendimin e rithemelimit ? Pse nuk e thërret në zyrë Berisha Bashën, madje jo ta gjejë aty që e pret?
Ky revolucion Paqsor tha Berisha nuk i lëndoi fare forcat e rendit.
A është kjo përçarje një ushtrim i përbashkët me qëllim rivitalizimin e kësaj ngrehine sociale politike gati apatike si PD-ja. 81% mbështetje kishte Basha pas humbjes së zgjedhjeve. Një rezultat që në mendje të parë është fare i papranueshëm. Një votbesim i Berishës dhe influencës së tij. Pavarësisht se i investuar më gjatë me detyra nga më të lartat Basha nuk arriti të krijonte qëndrime mjaftueshëm të vendosura rreth figurës së vet. Por, një grup aktivistësh kanë një kohë të mjaftueshme të negociojnë për mobilizimin e një rrjeti që mund të bëhet aktiv në rast të ofrimit të ngritjeve në shkallë politike
Gjithashtu përkujtojmë se si muajin e kaluar një vit më parë përkujtohet sulmi i Trumpistëve mbi Kapitol në SHBA. Mbi kapitolin që i lidhi aq fort amerikanët me romakët e lashtë. Roma që i lidh edhe me rosët e Moskës ku fluturoi shpriti i shenjtë roman pas rënies së Kostandinopojës ku fjeti njëmijë vjet ai flamur i njetë i njerëzisë. Kishte zëra se flamurin e fshehur e kishte gjetur Xhingiz Kani dhe ja kishte pi tymymin ka pak deri sa kishte vdek, por kjo perandori e tretë ja ktheu prap fraknëve e gjermanikëve ku prodhuan edhe kopje për amerikanët dhe copra të vogla u çuan te kolonitë, ka pak.
Amerikanët lejuan prezantimin e dy qëndrimeve të krahasueshme ndaj ndikimit të tyre. Berisha rithemelon partinë me një përqindje padyshime të llogaritshme të anëtarësisë në mbështetje.
E pikëritsht në këtë kohë vjen Erdogani. Ditën e vdekjes së Skënderbeut, që i paçim uratën se kur vdiq na la vetëm kundër një armiku ma të fortë se ne me fish, që na rralloi fort e na vuni në zgjedhë të keqe për ca kohë. Kush vajti në Stamboll vujti ma pak, por edhe në Anadoll jetohej, vetëm se do bëje ushtri. Erdogani lejoi të përqafohej si dy këlyshë pande me gëzof të butë. Dhe si zakonisht solli problemin e ndikimit që kanë ndër ne grupe rivale të pushtetit të tij në turqi, ndër ne. Tobejarebi. Vetë kryetari komunitetit myslim shqiptar qenka i këtij grupimi që ishte Gylenxhi dikur e tani kishte një emër të ri. Feto i thojshin.
Ndërkohë që sapo kaloi kriza e rastit greko-turke, ku u përzi edhe Franca me shitje armatimi luftarak e ofrim mbështetje direkte. Dhe Serbët po i shesin urën Kinës. Kurse rusët po pushtojnë ukrainën.
E pikërisht në mes të këtij rrëmeti vijnë zgjedhjet lokaler të parakoshme. Një shaka për gjashtë qemane dhe orkestër. Berisha, unë që tani ja kam frikën aleancës sate me Metën ky veprim i zgjedhjeve të parakoshme tregon se ai ta ka me hile. Nuk ishte fare koha për zgjedhje.
Ai të jetë burrë para se të iki nga Presidenca ja dhuron atë komisionit të rithemelimit. Me një akt. Për merita të veçanta për demokracinë i dhurohet komuisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike godinën me adresë Bulevardi Dëshmorët e Kombit Numër 1. Zoti Berisha me siguri diku e ka shpall PD pishtar të demokracisë.
Meta aman bëje. Dhuroja, gjeje ndonji ligj diku. Presidenti bën ndonjë dhuratë diku, shiko nje herë mirë nga kushteta gjej një gati interpretiom diku. Te dekoratat, mos ka ndonjë hapsirë, te pensionet speciale. Ti se kujt ja dhe zyrat e PDsë së vjetër atëherë, që vajte shave atë oficerin e policisë bashkiake? Bëje për Berishën. Ku mblidhet kjo Parti?