Edhe pse një ndodhi më e rrallë kjo e regjizorit lituanez edhe pse pjesa me mbresa më të gjalla dhe pse ajo mundëson krahasimin, objekt i këtij shkrim është shfaqja “Jashtë dere”.
Ngjarja është e tillë. Ushtari Bekman kthehet nga ndonjë burg në Siberi rreth 3 vjet pas mbarimit të luftës që e kishte përfunduar si rob i zanun gjatë betejave të Stalingradit. I sakatuar në gju e me këmbën disi të ngrirë ai endet në vendet ku kish jetuar më herët nëpër Gjermani, por gruaja tashmë jetonte me dikë tjetër, dhe i përzënë e i uritur ai rijeton traumën e vet të luftës teksa vetja e tij e paraluftës i flet dhe i thotë se jeta është aty dhe ai duhet ta kërkojë.
Ndër këto e sipër një grua e merr nga lumi ku ai mendon të vetvritet, e shpëton. E con nështëpi, bëjnë dashuri. Ajo i kërkon të rrijnë bashkë, po ai niset ti heqë shpirtit një peshë.
Dikur gjatë luftës rreth Stalingradit i ngarkuar prej kolonelit ai niset në krye të 20 burrave për të kontrolluar një pyll e aty bien në pritë e vriten 11 prej tyre. Një detyrë që për nga rreziku i madh që kishte Bekmani nuk duhet ta kish pranuar. Dhe ështëi çmëndur nën peshën e asaj përgjegjësie. E niset e gjen kolonelin që të shkarkojë peshat shpirtrore që po e shkatërrojnë. Por koloneli nuk trazohet fort por i thotë se drama e tij mund të jetë një numër i mirë për në variete e të nxjerrë ndonjë para nga gajasjet e miletit. Edhe niset ky drejt varietesë me shpresën se po ze punë e mposht disi urinë që e dënon, por atjedrejtuesi artistik e refuzon pas fjalimit sterotipik të atij që ngatërron të pasurit në dorë me të diturit e gjërave. Drejtuesi artistik është një argumentatonjës finok plot humor e fuqiplotë që nuk e pranon ndër pse ruan një traditë shtimi mbi shtim të gjenialitetit nëpër duar të çertifikuara, që lejon madhështinë e vërtetë dhe standartet sipas të cilave duhet të krijohet.
Pastaj kërkon prindërit, por ata janë vetvrarë, e ashtu bën edhe ai. Bashkë me të gjithë fantazmat që i ngjajnë.
Me një kor prej shtatë djemsh që t’ja ilustrojë ndodhitë e jetës ushtarake dhe plotësojë realitetin që ai jetonte. Plot me portrete.
Shfaqja, tani. Shtatë aktorët që do të jenë personazhet e veçuar të ngjarjes janë ulur përballë nesh dhe 5 prej tyre na tregojnë histori personale. Intime. Për rrëmbime, arratisje, emigrime, sëmundje në familje dhe ndikim të jetës prej mospasjes dhe barrave të tjera të realitetit. Dhe përpjekje që ja del natyrisht. Pesë gjithsej. Të ndjera e të vërteta.
23 minuta mos më shumëtë fillimit tëshfaqjes ne hidhemi në krahët e personales së aktorëve tanë,në dritë të bollshme që e ndajmë me ta. Rrahja e oktapodit para se të gatuhet. Pastaj i shtati fillon pjesën si mbushje të kohës që ka për të folur protagonisti.
Ngjarjet zhvillohen në paraskenë. Me dritë plot. Aty ku fillon skena kemi vendin e dalldisë sëBekmanit, një llogore, arenë, lumë, ose një si kuti me tre anë si diga të pjerrta, në fund vërtetë kishte ujë dhe herë pas here mjegulla tymi i sorollateshin nga pak për midis.
Endri Çela në një rol të bukur. Çela me një lartësim të vetin në rolin e Bekmanit. Brenda një personazhi që vuan një çregullim të stresit pas traumës.Lëvizja e tij është në ujë. Me ritëm të lartë. Ai rrëshket jashtë kontrollit të vet në mënyrë të përsëritur gjatë shfaqjes dhe kjo nuk kishte si të mos ishte e qëllimshme. Në njërën rrëshkitje ai përplaset me Adriana Tolkën sa deri vonë dyshuam se i theu diçka. Nuk e dimë nëse ka shkaktuar ndonjë lëndim, po aksidenti ishte aty, dhe në fakt po interpretohej një aksident.
Por nga ana tjetër mbetet i natyrshëm, racional. Duke prirë elementin e lëvizjes në skenë. Atletik, i ndihmuar nga syzet e kundragazit me xhama për miopë ai ka mundësinë të ndërtojë një mori komunikimesh që i kërkojnë një mori personazhesh. Ai ndërton një marrëdhënie me veten, bën seks, i kthen përgjegjësinë kolonelit, sheh ëndrrën me ksilofonin prej miliona eshtrash, luan për drejtuesin artistik të varietesë në kërcim të frymëzuar prej çlirimit epileptik, merr lajmin e vdekjes së prindërve dhe vret veten bashkë me veten e vet. Shumicën e kohës në kushte të gjendjes së rëndë mendore. Desara Xhangolli në detyrën e vetes është gjithashtu delikate dhe pranë të përbashktit vizion për të riun naiv e topolak që lufta të skalisë sa më thellë.
Ilirida Bejleri shumë e mirë në rolin e vet. Edhe skena e seksit edhe ekzaltimi i saj për burrin që i vuri emrin dashuror peshku kur e nxorri prej lumit ku po mbyteje që nuk duhet ta linte vetëm, janëkontribute të saj që e gjitha të pranohej. Met Xhelili në skenën e tij është gjithashtu në një shfaqje fort të mirë, edhe Romir Zalla e Adriana Tolka, gjithashtu.
Edhe skenografia nga Beqo Nanaj edhe kostumografia nga Sofi Kara ishin fort të përshtatshme.
Por ajo që na interesonte, gjithashtu, ishte krahasimi. Një vit më herët ne të njëjtën shfaqje e patëm prej një regjizori shqiptar, zotit Stefan Çapaliku. Unë shfaqjen atëherë e pata parë dhe në rubrikën për teatrin në këtë faqe mund ta gjeni shkrimin për të.
Zoti Janciauskasi ka një qasje tjetër që unë e preferoj. Në dritë. Pranë nesh. Pa shumë simbolikë nëpër skenografi, me më shumë hapsirë për fjalën që të arrijë pa u ngutur drejt mesazheve të përgjithshme. Një ritëm më i shtruar. Njeriu më i pranishëm, trupi më i pranishëm, emocioni më i pranishëm. Lëvizja shumë e gjallë. Skena të qarta që ja lejnë vendin njëra tjetrës. Bashkë me fjalën e aktorëve pjesa zgjat dy orë e dhjetë minuta.
Është për tu vënë re se regjizori lituanez ka dashur të shkundë shfaqjen nga e përbashkëta e tepërt. Nga nazizmi, nga seksualja, nga historia,nga zoti. Nga msymja drejt humorit të përgjithshëm të të pranishmëve. Ai ushqen spektatorin.
Janciauskasi ishte ulur vetë në mes të rreshtit të dytë, që ka akses direkt e në skenë, pse në rreshtin e parë dy karriket e mesit janë hequr. Ai komunikon me sallën befasisht. Ai është ulur aty për të vënë në kujdesi aktorin kur do të turret mbi karrike deri në rreshtin e tretë, mbi rreshtin e katërt. Edhe për ta parë dhe qenë pranë njerëzve të tjerë natyrisht.
Janciauskasi përmban dëshirën budallaqe për të qeshur me çdo kusht të spektatorit tonë me një përqeshje arrongante që në fillim.
Sapo rrëshket, për herën e parë, protagonisti dhe rrëshkitja është direkt e për qeshje, kjo është njohuri e pranuar gjerësisht, por një tragjedi e tillë dëmtohet lehtë prej ndonjë hutaqi spektatorolopitek, ndaj qeshjet e lehta që shpërthenin si fishekzjarrka të vogla i mbyti përqeshja zëlartë e regjisorit. Një displinë autoritare mbi rreshta.
Por e domosdoshme, se ai rrëshkiti shtatë tetë herë, aq blegërima gazmore në ditët e fundit para vetvrasjes së një të riu të shkatërruar nga eksperienca luftës janë një hajvanllëk i tepërt edhe për madhështorin publik. Më vonë ai vazhdoi tëmbante ndikim në sallë. Pa komplekse ndaj shumësisë që fsheh gëzimdashësit e gjorë.
Shfaqja mori nga duartrokitjet më të shëndetëshme të kohëve të fundit. Zgjatur, plotësuar me ovacione.
Hajde prap Janciauskas!