jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Kur mbaronte shtatori

9/30/2019

Comments

 
Picture
Shtëpia e Agës

E shtuna e fundit e shtatorit të 2019-ës na mëlkoi me krijimtari artistike nga Kosova. 
Në vazhdim e sipër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë FNFT-ja, apo si njihet gjithandej TIFF-i, u shfaq ndër filma të gjatë edhe “Shtëpia e Agës”, prej regjisores kosovare Lendita Zeqiri.

Mëlkimi filloi në egzakten pesë të mbasdites, tek kinema Agimi. Një koeçidencë kurioze, pse Aga që kishte filmi në titull, nuk qenka veç shkurtimi për emrin Agim, që e kishte ai që mund të konsiderohet protagonisti i filmit, djali 9 - 10 vjeç, që bashkë me të ëmën, jeton e rritet në një strehëz për gra të dhunuara, të trafikuara, rrezikuara, a në nevojë, diku nëpër pejsazhin kosovar kodrinor.


Filmi nis me Agën e vogël, që kthehet nga një ditë e gjatë, e një rrugë e gjatë, prej qytetit, ku ka shitur cigare nëpër lokale. Prezantohet aty edhe Cera, një burrë  që vjen të takojë, e ndoshta dhunojë në ndonjëfarë mënyre, njërën prej grave të strehëzës që jeton bashkë me të ëmën e Agës aty në strehëz, fshehur prej Cerës, që po ta zinte, sillej me të si tja kishte qejfi e priste mendja. Një burrë që shan. Shan e shan edhe komunikon me Agën e vogël.

Pastaj prezantohet një katërshe grashë që jetojnë në strehëz e janë në njëfarë mënyre mazhoranca përfaqësuese, në të, që dhe konkuron me Agën për protagonizmin e filmit. Ato janë: kjo ish-femra e Cerës, një vajzë e re nxjerrë nga rrjete të shrytëzimit të prostitucionit, nëna e Agës e dhunuar prej shkijeve e në hall dhe një nënë me birin e humbur në luftë dhe shtëpinë e humbur në rrëmujën institucionale e njerëzore që pasoi. Veç tyre dhe një kroate që, e larguar me dhunë nga vajza e familja prej të shoqit, vuan depresionin e kryen një tentativëvetvrasje që në gjysmën e parë të filmit.
 
E ato hyjnë në film, teksa qërojnë speca të pjek, me rrëfime të një jete në varfëri. Me zallamahi e afrimitet vulgar, dëgjojmë për marrjen hua të rrobave ndër shoqe e humorit që mund të lindë nga këto situata, për ndonjë cigare marijuanë që e pijnë e gjëra të tjera. 

Aga e ka humb babën, bashkë me të zhdukur të tjerë që ende nuk dihet nga u dergjen kockat e u vranë nga ushtria serbe. Edhe ai do të mësojë ca gjuhë serbe prej kroates që ti urdhërojë e paguajë serbët për çlirimin e babës së tij.  Edhe pastaj një një diskutim i ëmbël e poetik për dashurinë, një rrëfim i sinqertë e lozonjar mbi pëlqimet në seks, pastaj vuajtjet.

Pastaj prap Cera me Agën në ndërtim të një marrëdhënie. 

Edhe djali është i përzhit për babë e i beson Cerës dhe megjithëse ky nuk është i keq, duket se sa e shpejtë është vendosja e ndikimit mbi këtë fëmijë. Dhe ai është disi i keq. Pastaj punonjësja e strehëzës  dhe gazetarja dhe rrëfime të tjera si ai i mamasë së Agës që është rrëmbyer e dhunuar prej serbëve për muaj të tërë, dhe pastaj shtatëzania e saj. Edhe Aga përgjon e merr vesh se është bir i pushtimit e i duhet të ngrejë një identitet të ri e dalldis i vetëm nëpër natë. 
Pastaj një shkulm rrëfimesh. Rrëfimi i martesës së vajzës me një plak, prej familjes së saj, se kishin vënë re se ajo po hidhte dashuri tek një djalë që nuk do ti sillte kurrfarë leverdie familjes, e me lekët e asaj martese kishin blerë një kalë, edhe rrëfimi i trafikimit e prostituimit të vajzës tjetër. Si te qenia papërballueshëm e lehtë.

Një film plot me njerëz. Dëshirën për jetën, lodhjen prej saj. Me një dramë kaq të vërtetë e të pranishme në shoqëri tonën. Marrëdhënia me seksin, marrdhënia me gjuhën, format e komunikimit, marrëdhënia ndëretnike, marrdhënia me mariuanën janë të gjitha në një optikë të re në ekspozitën e këtij filmi. 

Kjo ish-femra e Cerës, luhej prej Adriana Matoshit. Një super rol. Rozafa Çelaj në një rol kaq të bukur sa nuk di ç’të thuash. Skena e komunikimit të saj me Cerën për natyrshmërinë dhe mardhëniet e ndryshme me dominimin dhe pasionin, që shfaq meriton fjalët më të bukura. Shengyl Ismaili  plot forcë e vullnet e maturi. Plaka në hall, prej Melihate Qenës, me një qarje kaq njerëzore. 

Megjithëse një tematikë të trajtuar edhe më herët, madje edhe me një bosht të ngjashëm për rrëfimin,  nevoja për risi e vërtetësi në qasje e në trajtim në film është e ngopur. Personazhe kaq të guximshëm. Kaq të vërtetë. Me shkrimin e dialogut të mirë, megjithëse me aksionin e pakët e shumicën e masës përcjellë nëpër biseda rrëfimtare, prap një film i gjallë e i lëvizshëm.

Njëra linjë mbase duhej rritur për mbajtje të një aksioni pak më të shtuar, pse aksioni, kur ishte, ishte vërtetë kaq i mirë sa na vjen keq të mos kemi ca më shumë.
Ndoshta hapsira të pashfrytëzuara plotësisht në përthithjen e spektatorit do të kishte më pak. Dhe kjo tendenca për ti mbledhur të gjitha sikur e rrit masën pa dendësinë e nevojshme. Kjo është bërë një kritikë tipike e shkrimeve të mija, por ja, do ti, që ndonjëherë kjo teknikë kaq e lehtë për mbushur masën e filmit (apo skenën teatrore) e kaq e vështirë për ti përcaktuar distancën e shëndetshme prej informacionit që kanë merak të përcjellin e që ja merr vendin emocionit përfshirës, jep fryte të mira. Po pse? Aktorët? Regjizorja skenariste dhe aktorët? E vërteta dhe bukura? 
         ​
Picture
             Në tetë të po asaj dite, te salla “Gëte” e Teatrit Eksperimental, 4 aktorë kosovarë nën drejtimin e Burbuqe Berishës sjellin pjesën “Bretkosat”, prej kroatit Dubravko Mihanoviç. Shfaqja kishte qëllim të shprehë mbështetjen e këtyre artistëve për lëvizjen që po i reziston shembjes së Teatrit Kombëtar për ti bërë vend një zhvillimi urban me pesë mijë qeliza ajri në fytyrën e re të qytetit. Ky fakt ndikoi disi për keq në vibrimin që spektatorët e skena shkëmbenin mes tyre, fillimisht, por ky fakt humbi relevancën sapo aktorën patën mundësinë të tregonin sa e plotë ishte përfshirja e tyre emocionale e profesionale.  

Një pjesë për realitetin e burrave pas luftës. Një tjetër “strehëz” burrash, në një berberhane të Prishtinës, ku ish luftëtari e  ish-futbollisti i Prishtinës, Zeka, shpalos për ne simptomat e të ashtuquajturit çrregullim pas-traumatik i stresit. Një sërë tikesh e nervozizmash, prirje për dhunë e besim në parime e moral të shoqërisë  shpalosen prej protagonistit, që prej kohësh i braktisur nga gruaja dhe djalin të cilën i janë fshehur abuzimit të tij e kalon kohën në berberhane, ku i imponohet si familjar vëllait të vet dhe shokut të ngushtë. Kryesisht mbi mënyrën si duhet të jetojnë jetën e kujdesen për familjet e tyre, që sipas tyre nuk po i mbushin më me besimin te jeta dhe e mira. Dha ata po jepen kush pas bixhozit e alkolit e kush pas dashnores.

Zeka është një vëlla i mirë, por secili ka jetën e vet, me dramën e vet e me zgjidhjen e vet. Por, ai mezi pranon që fjalën e tij, që mbështetet në legjitimitetin e ish-luftëtarit dhe është ushqy me gjakun e gjithë shokëve të tij që u vranë, dikush të mos e pranojë. Shto këtu edhe problemin që ai ka për menaxhimin e zemëratës dhe gjithë skena gjallërohet gjithë kohën.


Përshtatja e pjesës prej idesë së autorit në realitetin kosovar është kaq e natyrshme. Një luftë që ka kohën e vlefshme për të dy vendet. Seadet Beqiri që ka bërë dramatizimin e pjesës për skenën shqiptare ka bërë një punë kaq të mirë duke transferuar pjesën historikisht e kulturalisht prej Kroacie në realitetin kosovar. Edhe për ditë bajrami madje. 

Ilir Tafa një aktor jo fort i njohur për spektatorin e Tiranës, por një aktor plot vullnet dhe me aftësi për të befasu spektatorin me kalimin nëpër gjendje të ndryshme. Mbajtja e një njeriu të shqetësuar për kaq gjatë në lëvizje, në spazmë, në tik, në pamundësi kontrolli, nuk është punë e lehtë, por Tafa shkon deri aty sa ti me thanë ‘mos u ba si shumë?’. Unë e kam parë vetëm një herë më herët në pjesën “Sonte jam vetëm”, në Prishtinë, dhe u impresionova shumë. Aftësia e tij për të sjellë në skenë notat e larta të sjelljes njerëzore është e shqueshme. Edhe në këtë pjesë shpërthimet e tij janë të vërteta dhe tregojnë emocionin në sjellje e fjalë e veprim.  
Donat Qosja gjithashtu është argëtues e i zhdërvjellët në aktrim e i vërtetë. është ai që tregon shoqërinë, zhvillimet në të, besimet e saj, problemet e saj, qasjet ndaj këtyre problemeve. Mundësia që ai i ofron protagonistit për ta plotësuar figurën e vet është kaq e pakursyer. Kontributi i tij për suksesin e shfaqjes është i madh.
 Edhe Shala e Krasniqi vazhdojnë të kryejnë të njëjtin mision në shtjellimin e shfaqjes, dhe qasen nga kaq pranë personazheve të veta.
Një pjesë kaq e fortë në imponimin e vet. Nga kaq afër. Megjithëse ndonjë kritikues si puna ime do kish nisur jo po shumë si kjo e pak si ajo, pjesa mbulon gjithçka nën emocionin e fortë që ngjall.
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn