Na ka mbetur pa mbajtur shënim për netët pesë gjashtë dhe shtatë të leximit të dramës ballkanike në Tiranë. Siç e do edhe rasti gjithçka dikur u bë shumë. Dhe unë ndjeva lodhje se aq shumë art e sëkëllldis robin e shkretë kur ka dhe kanarina të tjera për të ushqyer. Por sic thotë edhe llafi, revoucioni marshon. Dhe pas heroizmave të katër netëve të para mbërrijnë netët pesë gjashtë dhe shtatë. Në fakt ngryjse të herëta që sesi nxihen ashtu papritur dhe një lexim tjetër. Po ç’është një lexim? Aktrimi gjithnjë ka dashur të largohet prej tij por atë vetë ne e njohim vetëm prej përfshirjes personale që tenton sinqeritetin maksimal në përtypje të brendshme të mendimit që komunikohet letrarisht. Natyrisht sipas mundësive. Tre netët e fundit janë një gjysëm e shëndetëshme e të tërës, mos themi për më shumë.
Në fillim një aktrim i shoqëruar me rrëfim të skenës dhe lëvizjeve me tekst prej Iris Sojlit që na bënte dëshmitarë të një joshje që një studente e magjepsur prej Shekspirit i ofron profesorit përkatës. Një akt i shkurtër që na fton për të ndjekur në kushte normaliteti një dashuri të sinqertë mes studentes adulte të njomë dhe profesorit babaxhan dhe gjithë kulturë. Mirë shumë. Aktronin Erand Sojli dhe Vilma Hodon. Pastaj dy pjesë të tjera. “Lasicet” prej malazezes Bojana Mijoviç dhe prej boshnjakes Tanja Sljivar pjesa me titullin “Gëricje apo si u vetvra gjyshja ime”. Lasicet sipas përkthyesit janë buklat, që sipas wikipedias shqip janë anëtarët më imcakë të famijes së madhe të kunadheve ku bëjnë pjesë edhe nuselala dhe vjedulla. Mbiemër që i mbeti familjes pasi humbi përpjekjen për ti ndalur këto kafshë të poshtra që ja hanin pulat ca breza me herët. Nga ajo familje kanë mbetur tre gra, të tre brezave. Një nënë që për profesion është një vajtonjëse në ceremoni vdekjesh e edhe në skenë kur është vetëm, ose me shokë, këndon e qan si në varrime. Bën prova ose demostron. Pastaj është mamaja, një kamariere paksa kuçkë, por që ende ëndërron dhe shpreson megjithëse me një zell egoist e të verbër. Dhe bija një hutaqe finoke që rri gjithë kohën nën pushtetin e mediave të vogla dhe siguron gjyshen që do përfundojë shkollën. Vjen një kryeinxhinier drejtor që përfshihet pikërisht në tematikën që mund të ta marrë mendja. Dhe pastaj ikën. Në pjesë del që dy prej tyre hidhen pre e tij por sipas kësaj boshnjakes Sljivar që ishte aty ai ndoshta kishte flituar edhe me gjyshen. Edhe unë e prisja një gjë të tillë, por pjesa nuk e solli, pastaj edhe Tanja sikur e humbi besimin Zhgënjimi dhe besimi i këtyre zonjave në një qytet periferik që përmendet me emër, mundësitë e pamundësitë, kompromiset për mbijetesë. Mirë. Nuk është se nuk e kemi dëgjiuar këtë rrjedhë, po gjithësesi. Ca raki, rruga, mundimet, emigrimi në rusi i inxhinierit. Dhe kthimi prej rusisë dhe ikja prap atje e tij. Por ato shtriga ja kurdisën një aksident dhe lanë të gjymtuar dhe e mbajtën në shtëpi si trofe. Përzjera e gjyshes në këtë mesele ishte automatike ndaj mendoj se ajo do ketë pasur njëmarrëdhënie të veçantë me inxhinierin e shkretë që vetëm sa ju bind trilleve të tyre. Lexuan Eriona Kakeli, Flaura Kureta, Ela Cenomeri dhe Helidon Fino. Ky i fundit edhe kuroi. Tek “Gërricje apo si u vetvra gjyshja ime” ngjarjet zhvillohen në ditën e fundit të shkollës së një vajze që do të emigrojë në Gjermani me famijen. Në klasën e saj është një i gjymtuar që trajtohet me bezdi e përbuzje, dhe të rinj që luajnë, zbulojnë, përçmojnë, abuzojnë duan e vlerësojnë. Një shoqe më arrogante që i tregon për vendin e ri, gjuhën e re dhe stilin e ri që duket se do të pllakosë jetën perëndimore të personazhit tonë, që nga ana e vet ka si komunikim kryesor rrëfimet e disa versioneve të vetvrasjes së gjyshes së saj dhe përjetimeve e mendimeve të saj në ato momente dhe si ndërhynte e kaluara e saj në përditshmëri e në ardhmëri. Pastaj ishin edhe dy shoqe që guxojnë bashkë dhe që ishin shumë shoqe dhe që njërën e ngacmonte seksualisht i ati, ndërkohë që kishte edhe vetë ca lozonjaritet. Edhe ky djali që dashurohej me këtë mbesën e gjyshes që do ikte. Një fillim i shpejtë me mësues, sa për të hyrë në klasë. Pjesa nis me një rrëfim të injorancës, egoizmit, grykësisë që pllakos institucionet e edukimit dhe pastaj direkt tek këto që thamë. Një tjetër pjesë që liston një seri problematikash përmes syve të fëmijëve dhe që na ve përballë modelet e reagimeve ndaj këtyre problematikave, që ne si të rritur kemi kultivuar. Lexuan: Paola Kodra, Ermir Z. Jonka, Igli Zarka, Vlera Pylla, Krist Lleshi, Alessia Xhemalaj dhe Florian Agalliu; kuroi Ema Andrea. Pastaj jam unë. Si debutues në njëfarë kategorie të veçantë të aktivitetit, megjithëse i rrethuar prej miqsh e të afërmish. Dhe pjesa ime nuk mund të ishte vecse një shpallje e ndërgjegjësimit të thellë që u nevojitej. Dikush meqenëse paska lekë vendoska të punësojë një spektator që ta ketë për t’ja dëshmuar veprën e vet artistike. Dhe si ky e tregon këtë ide me bashkëbiseduesit e parë, gruan dhe shokun dhe pastaj si negocion me spektatorin dhe liston disa kërkesa që herë janë teka e herë absurditete e herë citate për kuptimin dhe kushedi cfarë. Nëpër të linja të buta të përditshmërisë sonë që shfrytëzohen për humor. Ndonjë referencë parrullore për të kaluarën dhe të tilla. Edhe artisti edhe spektatori nuk fshihen mirë mes njerëzish, por spikasin mbi turmë si foto udhëheqësish jo aq shumë të lartë. Shfaqja ka aq pak aksion sa në një masë të tillë teksti mezi mbahet. Dil në skenë edhe fol. Aq shumë fille e rëndojnë personazhin; natyrisht qëndrueshmëria e diskutimit rreth të njëjtës çështje ndihmon. Vetëm një ngjarje. Pak personazhe. Por, ideja padyshim më pëlqen, se përndryshe pse ta bëja tillë? Në rishikime të fundit unë u përpoqa ta plotësoja pjesën me humore që ndoshta kanë dalë prej qarkullimit dhe mund të englendisin rigjetjen tek spektatori. Përpjekja ishte e vonë dhe pakët. Por ripërcaktimi i vendeve të veprimit dhe futja e personazheve të tjerë episodikë pa ndonjë shtjellim kushedi që sjellin rrëmujë nga vise regjisoriale mendoj se e transformon. (Blini dramën time. Dhe sidomos duartrokisni.) Lexuan: Ermir Jonka, Igli Zara, Vlera Pylla, Krist Lleshi, Ersiljano Xhelollari; kuruar prej Aneta Malaj. Pastaj, maqedoni Goran Stefanovski. Demoni nga Debar Malo, me siguri për Dibrën diçka e ka fjaën se aty përmendet edhe Kumanova si lokalitet fqinj. një pjesë me 15 skena. Jo fort të gjata. Kryesisht ndryshon vendi i veprimit. Personazhi kryesor, njëfarë Koce pasi del nga burgu vihet të pastrojë debar malon dhe hap një berberhane në të ciën masakron dhe ndoshta u shet mishin tek një qebabtore e vetja që u bë aq e famshme sa edhe kryministri i Malit të Zi çonte avionin qeveritar ti merrte darkën. Në rrëfimin e tij. Ai ka vrarë Koce. Kush i numuron. Ai nga Strumica. Tregtari i kondicionerëve. Kontrabandisti. Një nga pushteti vendor. Banditi. Mara. Dy të huaj. Mafiozët. Koce pa lidhje me njëri tjetrin. Mara. Ai bylmezi i kthyer nga jashtë. Spekulanti. Koce për atë më vinte pak keq më shihte si viç. Edhe kështu me radhë narkotrafikanti, dy avoketër, spekulantë ushtarakë, kushërinj dhe në fund gjykatësin. Pastaj aty ka lloj lloj linje. Gjykatësi ka një shërbyese të re që e shantazhon që ‘t’ja japi’, si thotë autori. Kjo tani ka një të fejuar që është nisur për Angli por e vjedhin dhe mbetet aty por i fshihet kësaj të dashurës që në fakt është bija e Koces, të cilën ai nuk e njeh meqenëse ishte vetëm tre vjeç kur ku u largua për të shlyer dënimin 15-vjeçar në burg. Përflitet edhe për pronën e Koces që e kërkojnë blerës të ndryshëm, prototipa të jetës së errët të biznesit të ndërtimit të cilët ai i vret. Ai ka dhe një të dashur bashkëpunëtore. Dhe vjen edhe presidenti maqedon që lëvdon vrasjet në seri të Koces dhe kontributin e madh që dha për komunitetin ky ish i burgosur gjakatar e parimor. Gjithçka në skena dy tri faqëshe. Ky me kte, ai me atë. Pastaj ai. Pastaj ajo. Një gaz i lehtë vërtitet në mend. Po tallet? Por jo, ndoshta. Unë nuk isha në lexim dhe komenti bazohet në botimin cilësor të kuruar prej Ema Andreas. Nga njoftimi i aktivitetit mund të merret vesh se lexuan Gert Ferra, Ema Andrea, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Ermir Z. Jonka, Igli Zarka, Gent Hazizi, Paola Kodra, Guljem Kotori dhe Ervin Kotori; Kuruar prej Rovena Lules. Ivana Sajko vjen me pjesën Gruaja bombënjë monolog i një gruaje që na prezantohet kështu në paragraf të dytë të botimit shqip: “Tani është ora 10.33. Shkurt. Po exoj shënimin e agjentit tim. I cili më rrëfen se një teatër ka ndërprerë prodhimin e njërës nga dramat e mia Brinjtë si muret e gjebër, pasi teksti dhe kërcënimi i Luftës në Lindjen e Mesme krijon metafora të padëshiruara, po e citoj: “rezistencë individuale e një dhune të frikshme.” Rezistencë individuale e një dhune të frikshme?E ti fillon e kotesh dhe ndjen rëndesën e lodhjes në kapak, por gjysma e dytë e të njëjtit paragraf na zgjon: “disa javë pas asaj letre me të vërtetë fillon lufta paçka vendimeve t’mia, metaforave dhe humbjeve të çastit. Tërheq perdet. Shi acid bie në dhomën, engjëj dhe granata. Djem të tredhur dhe faqekuq dergjen, shpërndarë përreth si të jenë qeramikë e thyer. Kolona e civilëve dhe ushtarëve tërhiqen nga këndi në kënd.” Ky elementi i Lindjes së Mesme që përmendëm më lartë në fakt ikën e vjen. Vendi është i paqartë, se protagonistja na paraqitet si një dramaturge, pra diku afër vetes. Shembujt e tjerë na vinë nga gjithandej, e për më tepër ka një rrjedhë të “ekzistencializmit urban.” Në fakt referencat nga historia që bëhen pjesë e rëndësishme e shfaqjes ndoshta në fund janë Thenmuli Rajaratman që si terroriste paska vrarë kryeministrin indian Rajiv Gandhi pastaj një grua e panjohur në Sri Lanka që paska vrarë nja nëntë veta bashkë me veten dhe palestinezja Ayat al Akhras që kreu një sulm vetvrasës në periferi të jeruzalemit. Më herët është përmendur terroristja gjermane e 68-ës Gurdrun Ensslin. Mes zonjave është edhe një terrorist palestinez me emrin Saeed Hotari, por përgjithësisht kërkohen femra me të cilat autorja duket se identifikohet më shumë meqenëse edhe titulli është gruaja bombë. Shiko ku kapërcen vetëm ca rradhë më poshtë: “Do tia bëja mutin vetes. Do të mendoja se si do të reagoj Krijuesi kur të shkoj ashtu e dhjerë para tij. A ka rëndësi se kush është All- Llahu, Jahvia (Zoti) apo Jezusi[1]? Do të ulem në pozicionin e lotusit ... Po nuk do të bëj asgjë që normalisht se bëj dhe ndërsa po e bëj do mendoja për të tjerët, të afërmit,... Dhe do pija pa kuptim... 12 min e 36 sek? Do ti numëroja ato. Do të zhvishesha lakuriq dhe do masturbohesha, duke imagjinuar për dikë që kam dashur gjithnjë të bëja dashuri... Dashuri... Do të tërhiqem në një vend të vetmuar...”. E kështu me radhë. Dhe ja ku e gjejmë prap vetëm. “Nuk dua pasqyrë, sdua vizitorë e as përgjërime. Dua të jem vetëm. Çfarë do? Po t’gjithë diçka duan? A mos je vallë ti dikush i rëndësishëm? Ke pasur kohë të vështirë? Dhe cili të premtoi se do të jetë e lehtë? Ka institucione që kujdesen për të tillët si ty – pra bisedo me ta edhe pse dyshoj se dikush mund të të ndihmojë më. Të githë kemi problemet tona. Më këqyr pra mua. Çfarë po mendon vallë se e kisha të lehtë? Unë jam perëndi. Jam e rrethuar prej trapave budallenj të paaftë që më rrethojnë për të folur. Pas shpinës sime! Prej tashmë dy javësh më kërcet karrigia rrotulluese. E për dy javë askush nuk vjen as ti vajisë këto shkërdhata vida. Palla. Jeni të gjithë palla. ...” Ajo që mund të kuptojmë nga kjo breshëri poetike është që asnjë mënyrë nuk duhet ndërprerë puna për prodhimin e veprave të autores. Një dell i tillë poetik për situatën mendoj që ka nevojë për një dorë të plotë ironie e cinizmi apo autoironie dhe autocinizmi. Por këtë autorja mungonte ta jepte. Referenca në dramën e luftrave ballkanike që mund të legjitimonin ligjërimin e autores (veç ndjeshmërisë së lartë njerëzore e artistike, natyrisht’,) mungojnë. Shfaqja shtrinte shtatin e ngrohtë të një gruaje në rrënojat e djegura prej bumbardimit? Por një vend i tillë nuk është aspak i këshillueshëm për zonjushat që të shtrihen. Përveçse nëse dergjet me plagë në trup e shpirt të çapëlyer në rrënojat që po thonim. Ndërgjegjësimi emocional i spektatorit këtu është i vështirë. Sidomos kur përzjen brenda edhe një mori mbresash personale prej europianke prej soji të mirë. Me revolta vajzërie të mirqënë. Dakort, leximi si ky që prezantova unë humbet shumicën e materialit që sjell vepra. Po imagjino sikur spektatori një gjumash me ca kupka verë në barkut zgjohet vetëm kur trokthi spektatorial e pataks dhe dëgjon vetëm copat që thamë. Çfarë do të mendojë ai? Dhe humbja e një spektatori qoftë edhe të vetëm është një fillim i keq. [1] Do thoni ju, po ato kllapa aty? Po hë pra, po ato kllapa aty? A është blasfemi renditja e Zotit tonë të madhërishëm në atë listë profetësh të mëvonshëm? Dhe mos o Zot brenda ca kllapave prangonjëse!
0 Comments
Leave a Reply. |
Categories
All
Archives
August 2023
|