jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Një tjetër thirrje për dikë që paska emrin Ballkan

9/27/2016

Comments

 
Emri im është Ballkan. Ky është titulli i aktivitetit që po sjell të lexuara drama prej autorëve nga gjithë vendet e ballkanit në Teatër Kombëtar dhe atë Eksperimental. Netët e dramës ballkanike kanë serbë e malazezë e maqedonë, bullgarë e sllovenë, e rumunë, e kroatë, e boshnjakë, e grekë, e shqiptar e kosovar.
Ema Andrea është mikpritësja, për ne, në krye të ekipit të ngritur prej Fondacionit per Art Bashkëkohor M.A.M.
brëmë u lexuan dy pjesë.  
Prej Giana Carbunariu pjesa “Mihaela, tigresha e qytetit tonë”. Një si biçim absurdi i realizmit pas-socialist. Në fakt absurd jo aq thellë, se temat janë tejet sociale dhe gjithë konfuzioni është vetëm në titullime e emërtime. Një galeri të tipave të personazheve nën mbuloja kafshësh ose me fytyrat e vërteta. Ka një personazh kryesor që është tigër, por që hyn normalisht në komunikime njerëzore. Mihaela, tigresha e një kopshti zoologjik, në një qytet jo fort dinamik rumun, arratiset. Dhe merr taksi e pastaj me lëkurën e vet i fshin xhamat e makinës që nuk kishte pasur ta paguante, edhe dritat. Kështu tregoi shoferi, që na tregoi gjerë e gjatë si kishte qenë e mbushur me fjalë koha që kishte kaluar pranë tigreshës. Pastaj nja dy pijanecë që e vejnë tigreshën në shërbimin e vet për tu fotografuar me turistë, që përgjithësisht bëjnë një figurë të keqe se janë të shumtë (mah?!) madje edhe njerëz e qen të ardhur rishtazi nëpër qytet shfaqen si problematikë. Edhe kështu me radhë shqetësime e përvoja na parakalojnë në dokumentimin me intervista të njerëzve që në ndonjëfarë mënyre u bënë dëshmitar të kësaj arratie. Pëllumbat sorrat dhe harabelët na sollën tre profile. Ata që urtë e butë përfitojnë nga mercenarizmi i përulur, ata që luftojnë ballazi dhe janë cinikë e hileqarë në krenarinë e vet. Dhe ata të parëndësishmit, harabelat, ishin edhe të vetmet viktima të konfirmuara të tigreshës që kishte ngrënë nja 20 a 40. Pastaj një xhaxha pensionist që kishte njohur Mihaelën e cila përhir të tij kish luftuar me turmën e vagabondëve që kishin pushtuar hapsirën para pallatit të xhaxhit që bëhej qesharak nën komandat e një xhambazi të mediumit viziv tek tregonte se i kishin thyer televizorin dhe i kishin goditur pallatin me mut. Pastaj tiresha përfundon tek një sadist urban që ja shkul thonjë duke mbajtur të kërcënuar me tytën e kallashnikovit në gojë. Pastaj i duhet një kredi dhe le lëkurën peng, por pastaj e vret gjuetari një cast pasi veterineri e kishte qetësuar, siç treguan kafshë të tjera dhe rojtari që gjithashtu treguan se asaj ja morën këlyshin dhe e shkëmbyen me një çift kangurësh në shtutgart . Që gjithashtu sollën tipa nga galeria që thamë. Dhe mbaroi.
Lulzim Zeqja, Gent Hazizi dhe Rovena Lule Kuka janë tre aktorët që lexojnë nga disa personazhe. Gjithçka mund edhe të shihej pas kamerës në projektim aty në anë të skenës. Kamera, lëvizja e aktorëve krijojnë idenë e shfaqjes dhe kjo lehtëson ndjekjen e leximit. Një vepër me ndjeshmëri për femrën. Rreziqet që ja bëjnë jetën në Rumaninë evropiane ku dëgjohen edhe thirrje për kthimin e Çausheskut. Përmendet edhe bashkimi evropian, alkolizmi e vandalizmi, abuzimi, grykësia kapitaliste, tërbimi e maçoizmi, madje edhe vuajtja e varfëria janë të pranishme. Nuk e kam idenë si e mendon vënien në skenë autorja. Me një vashëz, një kostum apo një tigër të vërtetë? Por gjithsesi teksti rridhte dhe krijonte mundësi për humor, për dëshmi, ndërmjetësim e ndërgjejësim e kështu me radhë. Pak moraliste po mirë. Një tjetër kredhje në rrjedhën e madhe të teatrit politikisht korrekt dhe aspirant inovator.
Pjesa e dytë, “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit” prej Stefan Çapalikut. Një dramë për teatrin në dy udhë. Një aktore e plakur që rron në kujtime lavdie dhe lezeti nga karriera e saj e gjatë e suksesshme, që asistuar prej shërbëtorit të vet sjell copa dramaturgjie antike greke, don kishot, hamletin, Eva Braunin e Hitlerit, dhe ndonjë tjetër dhe natyrisht edhe veten e vet si qejflie që pranonte shumë afër vetes drejtorë e dashnorë. Pastaj një grup artistësh që janë të pakënaqur se duhet të shesin zërin dhe dinë e flasin vetëm ato që lexojnë nëpër dokumentarë dhe nuk u pëlqen ajo që bëjnë dhe ndjehen të harruar prej shoqërisë edhe shtetit dhe diskutojnë ta djegin teatrin, meqenëse kanë dëgjuar se ashtu u bënë me teatër të ri edhe aktorët e një vendi fqinj. Një aksion disi i rrëmbyer e i papritur prej atij grupi të pamotivuar e të zhgënjyer e ndoshta pak injorant, por që gjithsesi aktiv. Aty hyn dhe zjarrëfikësi që mund të mos e fikë zjarrin në shenjë simpatie që ndoshta ka prej njërën prej aktoreve. Një qen që e hipin në skenë prish një copë shfaqje që duket se zhvillohet aty lartë ndërkohë që aktorët në kafenenë polshtë shfryjnë lëngatën e vet intelektualo-moralo-ekonomike.  Vepra ka referenca në njerëz e ngjarje konkrete të teatrit shqiptar. Çështja e kontratave vjetore që atë botë trazoi aktorët dhe diskutimi për afërsinë mes teatrit dhe ministrisë së brendëshme dhe domethënieve të mundshme ishin pjesë e dialogjeve ku merrte pjesë aktorja, aktori, aktori i ri dhe tekniku i skenës, që ndërkohë flet dhe në telefon e gënjen për vonesat e veta kulturalisht kronike, dhe grimjerja. Neritan Liçaj, Anila Bisha, Lulzim Zeqja, Eglantina Cenomeri, Guljem Kotorri dhe Erjona Kakeli, lexuan tekstin nën kurimin e kësaj të fundit. Një lexim lexim që nuk na përfshin shumë, por që gjithsesi na tregon gjithçka.
Një vepër e mbingarkuar me detyra konkrete prej autorit. Pjesë të dialogjeve kishin edhe adresën e marrësit të gjykimit artistik. Edhe ky roli i aktores zonjë ka paralele, ndoshta, megjithëse ajo është ngarkuar me detyrën e himnizimit të mediumit teatër. Megjithëse kriza e saj egzistenciale në fund të pjesës dhe vdekja e saj e nxituar na shtojnë dramaticitet përtej eksperiencave tona familjare.
Ky është një shqetësim i vazhduar i zotit Çapaliku, i cili indiferencën për intelektualët e artistët shqiptarë e ka bërë temë qëndrore edhe në vepra të tjera si “Fausti prej Tirane”, etj., apo edhe komunikime të tjera publike që ka. Natyrisht ky shqetësim i tij është i drejtë, pavarësisht se shoqëria me morinë e halleve që prodhon ka aftësinë të relativizojë gjithçka. Edhe aftësia teatrit që me profesionalizmin e delirin e vet ti mbijetojë zhvillimeve të reja shoqërore ka hisen e vet, (siç vrullshëm autori prezanton në tekst) ndaj marrëdhënia e ngushtë që vepra e tij krijon me shqetësimet e realitetit tonë bashkëkohor mund të jetë problematike. Kërkohet vëmendje për dikë që ndoshta as nuk e meriton. Një kontradiktë në deklarata. Shumë prej nesh pjesa i fton në biseda që mbajnë më shumë se një këndvështrim e kjo na përfshin me pjesën në një nivel komunikimi që nuk e ndihmon lartimin e saj. Ndoshta pjesa do mundet që në të ardhmen, kur të jenë harruar emra e zhvillime, të zbulojë hire që janë të mbuluara, po ne rrezikojmë të mos kemi fatin t’ja shijojmë.
Dhe kjo problematikë na kthen tek vëmendja që mori aktiviteti prej komunitetit artistik, qytetarëve, mediave e kështu me radhë. Ajo që mund të thuhet që në fillim është se nuk ishte e bollshme.
Sa përfaqësues janë autorët e zgjedhur prej ekipit organizator të festivalit për dramën ballkanike dhe sa ishte ky një faktor në indiferencën që infektoi artistë e dashamirës të artit teatror kjo do të na mbetet një mister. Ëndrra jonë për të parë xhaxhi akademikun që ngjitet me vrull në skenë e na thotë, po pse more stërnipër kjo është drama rumune, po jo more se Filan Fistëku me veprat e veta tre hije dhe dy këngë është ai që i ndrin kurorës jo vetëm ballkanike dhe evropiane por edhe planetare. Le pastaj regjizorë që kërkojnë repertor dhe kërkojnë me insistim të këndohet edhe një herë Kënga e Kongresit apo këngën Jare moj dil ke dera. Po mirë ngjarja po ndodh. Leximi skenik ndoshta nuk është një ndër eksperiencat më mahnitëse që ofron teatri dhe kjo amniston profesionistët që shijojnë mes shtrojesh të ngrohta tekstin që e zgjedhin vetë. Gjithsesi, sonte do të ketë shfaqje.     
 
 
Do lexohet edhe një pjesë e imja të shtunën prandaj nëse shijoni idhësi a ëmbëlsi të pajustifikuar tani e dini arsyen

Ndjese per mungesen e redaktimit, po koha :)
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture