Për shembull (tematika), drama sllovene “pesë djemtë, s” dhe ajo boshnjake gërricjet apo si u vetvra gjyshja ime të dyja përdorin fëmijë për të listuar problematikat që duan të trajtojnë. Dhe sjellin abuzim të fëmijëve nga të rriturit. Prindërit e tyre. Babai nënën dhe bijën e vogël fare. Dhunë. Alkolizëm, papunësi e emigrim, pa tjetër edhe fëmijëri edhe larmi dhe në pavarësi të plotë prej njëra tjetrës. Serbi po bënte një muhabet kot të një shfaqje që simulonte një shfaqje të ca aktorëve që duan vetëm të mbushin shfaqjen dhe aty lloj lloj gjëje personale vjen. Foto e emrat e atyre të masakuar në Serbrenicë shfaqen në tavan. Kroatja është në pozitat e një gruaje kamikaze prej një lufte imagjinare që e merr karburantin në Lindjen e Mesme. Heroi i Maqedonit është një berber ish i dënuar që heq qafe një taborr keqbërësish të provincës me briskun e tij të mprehtë dhe i shet për mish dhe del matanë si fitimtar. Greku kishte një Medea prej kolçisë së lashtë që në fakt vishte një burkë islame. Dhe vriste kucka, kë t’ja këkonte nevoja për hatër të dashurisë dhe dhimbjes që le humbja e saj. Ne u prezantuam me një shpoti gjysmëabsurde për situatën e rëndë në teatrin shqiptar dhe telashet e tjera të realitetit. Pjesa kosovare ishte një parodi e naivitetit, grykësisë e energjisë që nxitet e shfrytëzohet në emër të bashkimit evropian. Me lloj lloj kafshe në administratë dhe vullnet për t’ja dalë mbanë e pikpyetje mbi identite të kohëve tona.
Përsa i përket mjeteve të komunikimit, ajo që mund të thuhet është se ne gjithësesi patëm lexime. Lexime që disa herë shkuan në kufij të shfaqjes së vërtetë, e ndonjëherë u kufizuan në përcjellje të thjeshtë të tekstit. Githësesi në imagjinatën e autorëve duket se larmia në këtë kontekst nuk është e shfrenuar. Tekstit i është ngarkuar detyra për të mbresuar, befasuar, informuar, edukuar thuajse në të gjithat pjesët. Pjesa kosovare me vendosjen e një morie kafshësh nëpër zyra të shtetit, pjesa sllovene me hapsirën e madhe për tingullin e ajo serbe me listën e të vrarëve të Serbrenicës mbi kokat tona janë ikje prej dramatikes në teatër, por gjithësesi brenda një narracioni koherent dhe të angazhuar.
Ema Andrea dhe Jeton Neziraj bënë pëzgjedhjen e pjesëve. Neziraj me siguri që do të ketë një kontribut të veçantë, meqenëse është një njohës i një pjese domethënëse të atyre gjuhëve, ndërkohë që për zonjën Andrea e dime që është një artiste aktive e e interesuar për zhvillmet në art, afër e largë e nesh.
Në përpjekjen për të pasqyruar disi aktivitetin “Quhem Ballkan”për lexuesit e kësaj faqe ka qenë i rëndë gabimi i mos përmendjes së përkthyesve në prezantimin e secilës pjesë. Përkthyesit që vërtetë kanë bërë një punë të lavdërueshme, e cila disa herë është përshëndetur e lëvduar prej zonjës Andrea, ishin: Milena Selimi, Ben Andoni, Shkëlzen Maliqi, Romeo Çollaku, Nikollë Berisha, Qerim Ondozi dhe Ardian Kyçyku.
Në përfundim nuk mbetet veçse të falenderojmë gjithkënd që dha e tha të mirën.