jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Pa zgjedhje nuk ka zgjidhje

5/7/2015

Comments

 
Zgjedhjet lokale të qershorit të 2015-ës vijnë edhe për të përmbushur një reformë që e zhvendos qeverisjen lokale disi më largë prej banorit. Ose të paktën kështu duket në pamje të parë.

 Reforma e mëhershme kishte gjykuar keq aftësitë që mund të gjeneronin komunitetet andej këndej vendit për tu pleqnu e qeveris lokalisht, dhe kishte menduar se më afër banorit do ishte më mirë, si për t’ja marrë vesh hallin, si për t’ja gjetur ilaçin. Lloj lloj kryekomunari e krybashkiaku kishte vrapuar pas interesit të vet personal dhe kishte mbushur administratën me punonjës që sërish  i shërbenin interesit të tij ose të partisë ku e kishte të fshehur fuqinë. Në ngut e sipër kishin marrë fund pyje e kullota, tokat ishin ngatërruar, pronat publike e private ishin zhvlerësuar e kishin shkuar në duar makute e të njollosura, investimet ishin derdhur në kanale të gabuara, plehrat ishin shpërndarë, lumenj e liqene tejshfrytëzuar e të tjera plot. Natyrisht edhe normaliteti dhe shokët e nderuar janë të pranishëm.


Reforma e shtrëngon qerthullin. Prej 300 e kusurëve në 60 e kusur njësi të qeverisjes vendor. Tani, komunitete më të mëdha do shtrydhin burimet e veta njerëzore për të kulluar ato kapacitete që do të çojnë investimin ku duhet, që do kujdesen që të qeveriset me nikoqirllëk, që do kujdesen për të përbashktën e për secilin prej nesh.

Fillimisht ajo që vlen të vihet re është që kjo qasje e reformës ka rivalët e vet. Në rastin tonë jemi duke forcuar një nyjë të ndërmjetme të qeverisjes, as shumë afër qytetarit e as shumë të përqendruar. Më herët në versionet e diskutuara u përmendën versione ku njësitë e qeverisjes vendore do ishin vetëm 30, apo diçka më shumë.  Një përqëndrim më i madh do të lejonte për kërkimin dhe gjetjen e mekanizmave më largë banorit (që rastis të jetë  dhe një egoist i babëzitur, koktrash, dashakeq dhe kopil), ndërsa kjo përmasë aktuale, megjithëse pesë herë më pak nga sa ishte, bën që hallkat që funksionojnë në terren të mos kenë nevojën të jenë shumë të strukturuara (ngurta), apo brenda pak institucionesh. 

Funksionimi i kësaj fome qeverisje do mbështetet në një formë të re të organizimit partiak. Në atë të një marrëdhënie të re të partisë me elektoratin e vet në habitatin e këtij të fundit.  

Dakort, fillimisht, partia do të përcaktojë me interesat e veta në mend, por pastaj bashkia do ti kërkojë kryebashkiakëve të menaxhojnë një elektorat që është tej lokales strikte dhe kërkon zhdërvjellësim të mëtejshëm të aftësisë për të krijuar dhe mbajtur simpati.

 Dakort, fillimisht do ti mëshohet fort simpatisë që mund të arrihet edhe prej investimit të parave në media dhe njerëz me influencë  nëpër fis e miq. Një m’jep t’jap që ne e njohim. Por, vetë partia në qendër nuk e ka shansin të gjejë një rrugë tjetër të mbajtjes së lidhjes me terrenin vec  vetes së vet. Dakort, mund të jetë një parti e maskuar si një parti tjetër, por kjo nuk mund të zgjasë shumë (të paktën jo më shumë se 5-60 vjet.)

Por, gjithsesi,  një konkurencë e shtuar për vëmendje komunitetesh mbilokale është një risi. Forma të reja komplet. Natyrisht, Tirana dhe qendra vazhdon ta ketë vëmendjen tonë, por kryebashkiakët i presin aleanca që do mund të serviren edhe pa takt në tryezë të kryetarit të partisë. Edhe grupseksionet e partive do luajnë lojra të një kategorie më të lartë. Kjo është një vlerë e shtuar e partisë. Në Shqipëri cdo reformë që nuk çel partinë si gonxhe të parë të pranverës së vet nuk mund të shpresojë për plazhin. (Megithëse plazhi përflitet për karakter nënpartiak.)

Nga qendrat e partive u nisën për gara lokale kandidatë të profilizuar për komunikime të nivelit kombëtar. Kjo më herët ishte kaq shumë e lakmueshme vetëm për bashkinë e Tiranës. Me ndryshimet e reja lëvizja e kahut të kundërt do të jetë më e lehtë. Kryebashkiakë apo kandidatë për kryebashkiakë do të jenë më të pranishëm në qendër.

Zoti Bojaxhiu dhe tendenca për krijimin e një presioni të jashtëm mbi zhvillimin e jetës rutinore të partive janë elementë me rëndësi. Natyrisht akoma nuk dimë asgjë për rëndesën që do të krijojë vërvitja e tij nëpër hapsirën e vëmendjes sonë parazgjedhore, por ka dy elementë që shfaqen me një forcë që po shtohet. Pluraliteti në informim që mundëson interneti, (edhe në dëm të dominimit të mediave të tjera (televizorit),) tek një grupim që po e rrit rëndesën e vet (si të rinjtë e moshuar që informohen në internet dhe të rjinjtë e rinj) .  Dhe grupimi i i ri që simpatizon protagonizmin politik dhe ka aftësinë të ndikojë opinionin përmes pluralizmit të sipërpërmendur.

Blushi dhe testimet  e tij nga faqja e brendshme e murit partiak është një pejsazh i së njëjtës galeri pikture në katundin tonë. Natyrisht e kaluara ruan shembuj plot individësh që kishin mbivlerësuar veten e vet ose të tjerë, por dicka është më afër.  

Nuk di nëse kjo është reforma e duhur por një reform territoriale padyshim ka potencialin që të prodhojë një energji që mund të sjellë edhe ndryshim. 

Por, ky është një diskutim i tejkaluar tashmë. Tashmë kemi emra. Fushata ka nisur yryshin. Prezantime andej këndej. I urojmë kandidatët që të mos ndjehen fajtor për gabimet e veta. Zoti do ta baj mirë. Njoftojmë hallexhinjtë që të mos mërziten..
​
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture