Napolon je bukuria
Je më i miri për mbi dhe
Sa të lumtur na bën ne...."
Ne lexojmë deklaratat që tërheqin vëmendjen për nga raporti dhe jah, Varhelej, që thoni ju doli ditën e këtij raportit dhe tha:
Ne i qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, me mbështetje financiare domethënëse kryesisht përmes Instrumentave të Paraanëtarësimit III. IPA III në fakt kjo 14.5 miliard euro, por asaj i bashkohen e kalojnë nëpër të njëjtin mekanizëm edhe nja 30 miliard nga Plani Ekonomik dhe i Investimit për Ballkanin Perëndimor.
IPIAI nuk ishte as 3 miliard Euro. Mezi tërheqin e zbatojmë.
Në total nga lidhja me BE-në Shqipëria ende nuk i ka lëvizur ende 2 miliard euro, ose edhe po i pati marr nuk e mban mend ku i vuri. Por për më tepër aty te IPA III thuhet se ndryshimi në qasje ndaj programimit do të pakësojë numrin e programeve të partneritetit të adoptuara nga Komisioni. Kjo do të rezultojë në thjeshtime për përfituesit, që do të jenë të aftë ti përgjigjen përparësive të vendosura në dokumentet e veta strategjike dhe me një zotërim më të gjerë përfituesish.
Shto këtu edhe faktin që metodologjia e re e rrit rolin e Komisionit në ecurinë e proceseve dhe për më tepër përmes “nxitësve të qartë e të prekshëm me interes të drejtëpërdrejtë për qytetarët, BE mund të inkurajojë vulnet politik të vërtetë”.
Ka për tu bërë nami (të kisha pushkë do kisha dalë në dritare tani e do qëlloja që ta dëgjojnë të gjithë.)
Për më tepër, të gjashta vendet ballkanike paskën marrë zotim themelojnë Tregun e Përbashkët Rajonal, ta ndërtojnë mbi rregullat dhe standartet e BE-së dhe që të fokusohet në kapërcimin e vështirësive që hasen me qëllim që të sjellin mundësi për këtë iniciativë për qytetarët dhe bizneset e rajonit dhe të makzimizojnë përfitimet e investimeve nën Planin Ekonomik dhe të investimit.
Pastaj edhe vetë raporti është me interes.
Në lëm të ekonomisë, për qeverinë tonë tha se megjithëse me një hapsirë të ngushtë fiskale e monetare, qeveria dhe banka qendrore ndërmorën hapa të shpejtë e të duhur për mbështetjen e biznesit, ekonomisë familjare dhe sektorit të shëndetësisë. Kjo zbuti ndikimin në tregun e punës dhe mbajti sektorët makroekonomikë dhe financiar të qëndrueshëm. Por borxhin publik dhe raportet e deficitit i ka ngritur duke rritur kështu doësitë e vendit në përballjen e goditjeve të jashtme.
Në luftën kundër korrupsionit pritet që strukturat e specializuara do ta forcojnë bindshëm aftësinë në vend për të hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë korrupsionin, megjithëse ai mbetet përcaktues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit.
Raporti paska gjetur që ka një mungesë financimesh në adresimin e barazisë gjinore. Një mungesë që duhet adresuar, madje që ka një plan adresimi. Raporti paska gjithashtu tabela, (që mund të gjehen në fund të shkrimit.)
E ku ka më mirë se tabela për të marrë vesh ndonjë gjë. Për të kuptuar progrese ka nevojë për krahasim.
Ja tabelat për shembull tregojnë ajo që quhet ‘poverti gap’ apo zona e varfërisë e ka rritur territorin në vendin tonë nga 2.4 në 28.6, dakort, kjo e dhënë matet duke llogaritur ato familje që jetojnë me më pak se gjysma e asaj shumës së parave që është mes të atyre që harxhojmë me më shumë dhe atyre me më pak. Këto vlerat e larta janë rritur dhe kanë tërhequr edhe nivelin e varfërisë lartë, por edhe këta nga poshtë fort tërheqin dhe në fund të fundit një formë e varfërisë mbetet, dhe e pabarazisw.
Gjithashtu tregohet se kura e vetme e parabarazisë, "edukimi" nuk po merr kujdes. Për edukimin publik shpenzimet kanë rënë nga 3.5 në 3.2 përqind të GDP-së, prej 2008-ës në 2019. Dakort tani ka më shumë xhi di pi, por vëmendja në shpërndarje tregon. Shpenzimet e për kërkimin shkencor janë të pazbulueshme. Por përqindja e atyre që e lejnë shkollën para kohe ka rënë nga 39 në 16 përqind.
Rrjeti hekurudhor funksional është përgjysmuar.
Numri i sipërmarrjeve të reja që lindën në 2019 ka rënë nga 18% në 10% të totalit të sipërmarrjeve prej prej 2008 e deri më 2019. Ndërkohë që numri i sipërmarrjeve është rritur me 50% nga 66 mijë në 93 mijë, por duhet vënë re që numri ka rënë krahasuar me 2015-ën. Dhe nuk duhet harruar që as tërmeti as pandemia nuk e kishin ushtruar ndikimin mbi shifra. Rama duket se nuk i ka punët fort mirë për mendimin tim. Por edhe aq keq nuk i ka. Qeverisja dihet, në mos rrjedh do pikojë.
Ç’ti bësh opozitës që është derdhur tashmë me një shumësi anëtarësie e kryesie në foltoret e Sali Barishës, ku është derdhur tashmë një shumësi anëtarësie e kryesie. Vetëm tre a katër muaj pasi zgjodhën si kryetar Lulëzim Bashën me 80 përqind të votave duke i bërë paksa humoristike sipërmarrjet e kandidatëve të tjerë. Një fitore e dytë për partinë pas pas një humbje të dytë në zgjedhjet për Kuvend. Berisha nuk u ekspozua shumëkëtyre kohëve, pavarësisht që vullneti kishte buruar prej tij në origjinën e vet dhe sipas gjasave vazhdon të burojë.
Pastaj mjaftoi që Basha të provokonte Berishën me një kërkesë të amerikanëve duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe ai ballafaqohet me mundësinë e mbajtjes së një cope partie bashkë me grupin e vet, apo të shpresojë se mënjanimi i tij ka qenë ka gradual sa sikur me shku nesër me dhanë . Dakort veprimi i Bashës tregon një dobësi karakteri dhe mosmirënjohje, por nga ana tjetër ai thotë se këto janë detyrime që ja kemi partneritetit me amerikanët.
Basha ndërkohë, ka filtruar prurjet në parti që të kenë simpati për të. Edhe andej e këndej me siguri që ka njerëz që nuk e pëlqejnë një rikthim të Berishës dhe detyrimin e tij për mirnjohje ndaj filan e filan mbështetësi. Dhe tradhëtitë e vogla që do të pasojnë.
A do të arrihet një marrëveshje apo një e çarë do ta ndaj trupin e partisë për tu lidhur në aleanca po aq vllazërore, por me më shumë hapsirë për lokalizma dhe populizma dhe investizma? Nuk e dimë ende rezultatin e këtyre zhvillimeve, por dimë se gjithësesi demokratët janë një forcë qytetare në momente të vështira e problematike. Vendimi i tyre në zgjedhjen e kryetarit paskësh qenë i pamenduar e i pandjerë. Një forcë e tërë nën komanda që sipas autorëve nuk kanë qenë shumë të vetëdijshme. Tetë vjet pas tërheqjes prej kryetarëllëkut Berisha mbetet i vetmi lider për partinë dhe kthimi i tij.
Ndërkohë Rama, në kushtet e mungesës së një opozite angazhohet në sipërmarrje që parimisht duhet të kishin kosto të lartë politike. Por ai ka tabelat: