jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Presidentet, njeriu i shkretë është kudo

5/2/2018

Comments

 
Presidentet, ishte titulli i lojës austriake nga Werner Shwab, që ndodhi ndonja katër orë para mesnate një nate prilli, në ambjentet e mbyllura, mu në një nga pedonalet jashtëzakonisht të vetme të qytetit. Regjizorja Sabine Mitterecker bën  Adriana Tolkën, Ermira Gjatën dhe Eni Janin bashkë dhe befasojnë me lojën e tyre kur na tregojnë jetën dhe aspiratat dhe ndodhitë e hobet nëpër të keqen që si fill i lidh tre gratë në një takim ndonjë pasditeje të përjetshme te shtëpia e njërës prej tyre.
Fe, moshë, gjinorësi diskriminuese, shtresë, fat i keq, energji seksuale dhe ngjarjet rrotullohen për nga e keqja e ndodhur, varfëria, deliri, braktisja e familjes, përkushtimi vetehumbës, dashuria. E zeza  e zgjedhur me qëllim dhe e mbarshtuar. Në një bisedë plot rrëfime, që zgjat deri fund.
Sipas meje pjesa mund të kishte dy akte.
I pari, ku prezantohen këto tre presidentet. (Presidentet? Presidentet, pse kështu mund të jenë edhe ato, apo pse ato janë kaq të pavarura në një autonomi realiteti  vetjak sa padyshim ishin edhe presidente të atij sovraniteti fatkeq?)
 E para ish një pastruese kaq e varfër sa gjërat më të shtrenjta në terma posedimi kishte një kokore prej gëzofi që kish gjetur në plehra dhe një televizor, me të cilin fillon pjesa e që na sjell tingujt e një melodie gjermane disi të njohur. Kjo jeton me një bir pijanec, që nuk arrin të krijojë dot një lidhje për të qenë, e që dehet përditë ndërsa endet nëpër qytete si shitës ambulant.  Ajo është autoriteti moral i muhabetit dhe duket se edhe mbi ambjentin ka një ndjenjë pronësie më të lartë, ndoshta ngjarja ndodh në shtëpinë e saj, Erna (Tolka). Ajo e dënon shthurjen dhe prirjet naziste të Gretes, fanatikes shpirtmirë të qenit të vet . E ve dhe e divorcuar, Grete ka veç një vajzë që jetoi një abuzim seksual prej burrit të dytë, e që pastaj pasi humbi aparatin riprodhues prej sëmundjes, u degdis në Australi, nga ku dërgoi një herë një kartolinë, për të thënë që kish mbërritur.
Grete (Gjata), kjo mendjelehtë qejflie, egzistencialisht korrekte, mbante detyrën e skandalizimit të publikut.  Është meritë e saj që lanë sallën disa spektatorë të paekzpozuar ndaj të keqes kaq shumë (ndoshta dhe u gjetën të papërgatitur dhe kishin ardh me fëmijë në koncertin vienez të imagjinatës me teatër.)
Tjetra, Marileja (Jani), një punëtore e palodhur. Specializimi i saj është zhytja e duarve të pambrojtura nëpër kanalizimet e haleve. E thjeshtë fort në kërkesa për jetën.  Ajo që kish kaq pak neveri  ishte edhe fort e devotshme në besimin e saj në kishë e Krisht. Në fakt, të tre personazhet e shpallin besimin në Krisht.
Dhe akti i dytë ndodh po aty, e skena mbetet e njëjta, e ngjarjet, janw nw thelb njw bisedë, të pandërprera. Ndërsa vazhdonin e flisnin atë pasdite në shtëpinë e ndonjërës a në një sallë teatri e tregojnë kush janë e ç’halle e gëzime kanë e si e shohin jetën e botën , por pastaj, në këtë akt të dytë nisen trillojnë për njëra tjetrën në një si ëndërr syhapur të përbashkët për pjesmarrjen në një ballo a festë që merr e dalldiset gjithnjë e më fort. Një bisedë miqësore e intime mes shoqesh kur flasin me radhë, kthehet në një profeci që sikur edhe përmbushet. 
Fillimisht nis Erna me dashurinë e saj për personazhin e rëndëndësishëm ndër të papranishëm, të qoftexhiut. Pastaj vazhdon Grete që shpik një muzikant shtatmadh, që sa nuk e çante tubin kur i frynte bashkë me shokët në orkestrën e festës. Një fantazi fort erotike, teksa kërcenin kërcimin e tyre të parë në hijet e largëta të një salle kërcimi e kjo mendonte skenarin e një dashurie që e jetonte kur, fap, e gjeti në bythën e vet  gishtin e muzikantit. Pastaj Marileja, në trillin e vet ëndrron egzaltimin e klientelës së kësaj feste kur ajo zhbllokon tre banjat nën sfidat budallallepsëse deri në tallje të një prifti.  Monologu i saj mund të jetë edhe një miniakt.
 Profecinë, që është edhe mbyllja e asaj feste, e mban Marileja. Në këtë profeci, ajo  imagjinon përfundimin në spital psikiatrik të Gretes dhe vdekjes që qenit të saj në shkelmin e vetëm të dhëndrit të saj të panjohur, ajo i lëshohet Ernës dhe parashikon për të vdekje prej përplasjes kokë më kokë me të dashurin e vet  fort të devotshëm, disi në gjendje të mirë ekonomike dhe në këto kondita edhe të dashurueshëm.
Por në fakt, ajo që shohim në skenë është se kur e panë se fati i vet i shkoi kaq keq,  këto vejnë e gjejnë ca thika elektrike dhe nga gjinjtë e shëndetshëm të punëtores derdhën gjak prej lëngu me ngjyrën e trashësinë e duhur dhe me bollëkun e nevojshëm, ndërkohë që artopolanti këndonte zhurmën e tyre. Dhe mbyllën pjesën në gjak.
Ky damari që sjell zi është fort i shëndetshëm, por duhet pranuar që zija ishte nga më përpara, por në fakt edhe më përpara se më përpara dhe vazhdoi edhe mbrapa. Por ky brez kjo eksperiencë njihen për terrin më të errët, pse një luftë që mos me e besu kurrë ndodhi. dhe pasi u braktis shoqëria pse ajo 
Shfaqja
Mu përballë nesh ishte një si piramidë ndenjësesh njësoj si të sallës. Me bazën pranë nesh me nëntë karrike për të kulmuar tre rreshta më andej me tre karrike. Katër rreshta gjithsej. Ç’ do të thotë që në teatër jemi të gjithë të barabartë? Ja edhe ne si ju jemi, njësoj po ulemi. Apo, që presidentet ishin njësoj si  ne? Madje pikërisht pse ishin njësoj sit ë gjithë ishin edhe president? Mjafton të ulesh andej. Ashtu si ty, në një kolltuk stofi të kuq puthitur me tegela nëpër mes, sallash teatri në të dy anët ishte i ngjashmi yt, pra je ti? Shyqyr që nuk ishin vesh si për teatër. Por ato duket se nuk janë prej soji që shkojnë në teatër dhe ne aty rifitojmë besimin për të ndryshmet tona dhe përgjojmë shfaqjen.
Dy protagonistet e para ulen në rresht të parë, mu buzë paraskenës, e treta lëvizte, pastaj lëvizën të gjitha.
Personazhi i Tolkës fillimisht duhet të lëshojë një lumë fjalësh që i angazhon të gjitha. Ajo sikur ngre skenën. Ajo përdor teknikat e predikimit, gjykimit, rrëfimit, ndotit e skandalizimit, etj.  Personazhi i saj flet shumë dhe lëviz pak, tregon për vete, për të birin, shpreson ta martojë, ankohet për jetën e vet. Flet për besimin e saj, për dobinë e kursimit për dashurinë e saj.  Makiazhi i saj  një herë i bëhej një si maskë teatrale kohësh të teatrit me maska, e një herë i lehtohej fare e ajo e mbante pas. Pra një kanavasë e madhe që mezi mbushet me bojra.
 Në këtë aktin e dytë, që thashë, ajo shkëputet nga skena dhe si për të fituar një distancë e intimitet vjen e vihet në anën e majtë të sallës paralel me rreshtin e tretë a të katërt, me drita plot që i mjaftonin dhe sallës. Afërsia me karriket e përgjysmon dhe ja fsheh këmbët që në skenën e parë plotësonin personazhin e saj me sëmundje e vuajtje shtesë. Shikimi i saj është kaq plot vetbesim e tinzar, shpesh i drejtpërdrejtë. I zgjuar. Ajo rilind si personazh. Një zhvendosje e tillë e personazhit,  që lejonte kaq butësisht të fitohen tipare kaq të reja, ishte një mundësi e plotësimit të personazhit të parë. Një zhvend Pa ndryshuar veshje, e grim, duke ruajtur të njëjtën narrativë, të varfër e kursimtare, ajo tjetërsohet, bëhet objekt i ritualtit të flirtimit. Dhe gjallërohet dhe përshkon një distancë të dytë prej aktores tek personazhi.
Ermira Gjata ishte personazhi skandalizues pa dyshim na surprizoi. Zonjën Gjata unë prej kohësh e kisha të pakët në vëmendje e nuk munda të ndjek shfaqjen e saj të fundit tek ky teatër dhe që ishte nga të rrallat, por  sonte, ajo ishte kaq e natyrshme. E shlirë deri në shthurje, njerëzore deri në thyerje, e lehtë por e ngurtë. Ajo i dha. Kontributi i saj për shfaqjen ishte i shkëlqyer. Personazhi i saj vajton, shijon, vuan, dashuron, lëngon gëzon, pranon.  Mbajtja brenda pranueshmërive të spektatorit e ngjyrave të këtij personazhi, e njëkohësisht përmbushja e detyrës për të qenë provokuesja në një pjesë shumë provokuese ishte një detyrë që ajo e përmbushi kaq mirë. 
Jani ishte brenda një personazhi energjik e të vullnetshëm, e devoshtshme, e shëndetshme, naive, ajo mbetej e pamposhtur  në simpatinë e vet dhe kjo shkaktonte një rënie të lehtë tensioni dhe mbjellje të shpresës. Për postrealistsocialistët e prerjes sime kjo zbutje prej saj ishte e pëlqyeshme.  Ndërkohë që bënte edhe punën, duke përcjellë ndodhi me mutra e besim ndër ne. 

Unë ju ofrova karriges time me pavarësi prej çdo lloj konteksti dhe u mbrojta deri në fund me vendosmëri prej ditjes së parakohshme, po tani në fund nuk mund të rrija pa marrë vesh se Shvabi ishte edhe skulptor dhe shkroi 16 pjesë për teatër e shumë prej tyre u vunë në skenë e i dhanë njohje e mirënjohje gjithandej. Lindur në 1954-ën ai ndoqi artin në një shoqëri që kish tharë ndjeshmërinë nëpër ngjarje madhore ndaj ai duhet të kërkojë tronditje. Vdiq më 1994-ën.
Jonila Godole kishte bërë përkthimin e veprës dhe ishte në shqipe që i ndihu aktoret ta plotësojnë personazhin.
Mitterecker, gjithashtu austriake, me një listë punësh të vëna nëpër Vjenë e kah mos, që ngjall respekt, na ka nderuar me vizitën e saj.  Një kërkim i lehtë nëpër youtube ve në dispozicion një numër të madh ekspozeshë të shkurtra nga vëniet e shumta në skenë të Presidenteve dhe zonja Mitterecker bashkë me Gjatën, Tolkën e Janin na dhuruan një eksperiencë pranie tonën.
Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn