Është e paqartë ajo që po ndodh në ditët e sotit në skenë të politikës shqiptare. është e paqartë pse: i. edhe zërat janë të lartë ii. edhe mesazhi jokushedi sa domethënës.
Megjithëse nuk kemi pse paragjykojmë qëllimet e opozitës, në thelb kemi të bëjmë me një fushatë elektorale të gjatë, që nis ngadalë merr rrëmbyeshëm e pastaj me atë vrull që ka marrë synon të mbërrijë finishin duke u përpjekur edhe ta afrojë vetë finishin ngut. Fytyrat që prijnë protestën nuk rrezatojnë çiltërsinë e shpresën që pritet për këtë energji të krijuar. Protestuesi demokrat është disi profestionist, për shkak të këtij besimi të pakët që ngjall lidershipi, megjithëse mbështetja popullore nuk është e pakët prej pakënaqësisë që egziston dhe po rritet për qeverisjen. Thirrja e opozitës:“Kemi për ta bërë shumë keq për të gjithë, për zot’n e madh!” nuk është pa jehonë, por ajo kufizohet vetëm në prezantimin e një problemi e jo të një zgjidhje. Siç na kanë thënë, nëpër perëndimin e dashuruar ka qeveri të opozitës që i rrijnë përballë qeverive qeverisëse dhe vlerësojnë e shikojnë e furnizojnë debatin publik e përpiqen të negociojnë një marrëdhënie më të mirë me palët e interesuara direkt apo palët e interesit. Por gjithë çfarë kemi është një denoncim. Një denoncim që rrallë i flet prokurorisë diçka me kuptim apo që ajo t’ja gjejë vetë një kuptim, apo qoftë edhe elektoratit. Raste madhore kanë mbetur si pesha në seriozitet. edhe më herët edhe më vonë. Dakort skandale dhe pengim të rritjes dhe pakujdesi në drejtimet e shoqërisë. Nga ana tjetër, zërat e lartë të protestës kanë defektin se shtrëngojnë radhët në të dyja kampet politike, por edhe pa to zhvillimet janë të mërzitshme dhe vonojnë shumë. Por nga ana tjetër, Rama nuk e ka ndal fushatën elektorale kurrë. Motoja e tij të: ”Punojmë e jetojmë si në fushatë elektorale!” ka qenë një mrekulli çudibërëse që edhe sot i ka frutet aq të mëdha sa ti mjaftojnë tregut vendas. Por problemi i saj është se ka njëfarë kostoje të lartë që shpejt nxjerr të vërtetë aforizmën e përdorshme: “Akumulimi është ves i përshtashëm për ruajtjen e mbështetjes, vetëm në kushtet e njëfarë bollëku. Ndaj nuk duhet zënë fryma.” Por, në rast të trazimit ekonomik të ndonjëfarë lloji, mbështetja e neglizhuar mund të jetë problematike. Europa mbetet pak e pranishme në praktikën qeverisëse dhe objektivat politikë për angazhimin e qytetarëve sikur janë tretur. Qeverisja Rama që na fliste për ëndrra me pensionistë të angazhuar në një rrjet të gjerë që i kontribuojnë komunitetit nuk gjen dot gjuhën me një studentë që ngulmojnë për mbajtje të dorës në zhvatjen e institucionit dhe deformime të procesit, që e pasojnë. Qeverisja Rama nuk po nuhat dhe mbështet vitalitetin vendor. Ajo nuk po shfrytëzon si duhet produktet e zhvillimit teknologjik dhe organizativ që i njohim edhe politikisht prej Bashkimit Europian. Siç mund të nuhasim, pabarazia po rritet, pavarësisht se kjo mund të raportojë një rritje nëpër numrat e përgjithshëm. Mënyra se si kjo pabarazi krijohet a importohet i imponohet shoqërisë në damarët e vet etikë e estetikë, muzikë, urbanistikë, ndërveprim e simpati, ndaj është tematikë interesi të shtuar. Një trashëgimi vlerash financiare, kaq e vyer, që u krijua përmes një diktature të spikatur në brutalitet, nuk pati trashëgimtar/e. Eh. Barazia ky fiksasion që i vetëm përpiqet të legjitimojë diktaturën e dhunshme të shumicës, që në një grusht të vogël njerëzish llahtarisi edhe veten e vet, u shkërmoq nëpër programet e bijve të barazimtarëve fanatikë (të paktën deklarativisht.) Megjithatë marrëdhënia që Rama ka krijuar nuk është pa inovacion në qasjen e tij qeverisëse. Reforma të qarta. Drejtësi. Edhe ca efikasërira nuk kanë qenë keq. Rama ka shtuar kafshët në pyje. Po mbledh lekë si kurrë. Megjithëse shet lirë e blen shtrenjtë prap po bon lekë. Në rast se kthejmë sytë nga qeverisja lokale ku pati një reformë të thellë mund të vejmë re fort mirë se disi, partia e bashkia konsolidojnë disi amalgamën e tyre. Punësime. Damarë nëpër shoqëri. Shpërndaj ndër njerëz që dinë të jenë mirënjohës dhe kanë shtrirje në komunitet. Rama është ankuar se kanë qenë bashkitë ato që me lirinë e fituar për të mbledhur taksa kanë rënduar barrën mbi ekonomitë lokale e individuale duke mpakur kështu zemërgjerësinë e tij. Dhe nga lezeti i madh pastaj këto bashki janë përfshirë në projekte apo praktika që ekonomikisht nuk i kanë hije një logjike të shëndetshme ushqyer në etikë e estetikë dhe kërkim leverdie siç e kërkon e mira e çdo shoqërie e pastaj individi. Dhe me hapsirën që i ka dhënë vetes nuk kanë qenë e nuk janë fort …, por kjo nuk ka rëndësi. Ajo që na interesonte ishte se Partia dhe lokalja po shkrihen në bazë duke lënë qeverinë qendrore në një qëndrim më ekzekutiv e kontrollor, Por, aty sipër, ku prap ka plot. Përveç rastit kur ndonjëfarë leverdie më e madhe zgjon orekse të lartësive. Për shembull, Teatri ynë i madhërishëm kombëtar vazhdon të jetë nën rrezikun e pakontrolluar të shëmbjes së vet dhe të hapsirës publike, por djerrë e të pashfrytëzuar që e rrethon e pason. Dhe ndërtimet do të mbijnë deri pranë biblotekës kombëtare, që ka bërë si tatuazh në ballin e madh emrin e institutit italian të kulturës, dhe unë ve bast se kulla e sahatit ka për të qenë bibilushi i gjigandit që do zgjohet nga dheu dhe do na e ngatërrojë orën në sheshin Skënderbej. Ky territor publik që nëse menaxhohet në shërbim të një hapsire për fymëmarrje për agorën e famshme të projektit të shtrimit me gurin më të shtrenjtë të bardhë të çdo skaji anekënd atdheut rrit vlerën gjithkah rreth e qark, vendoset në shërbim të zbutjes së klimës së tensionuar në vend dhe ngarkesës psikologjike që ndjejnë qytetarët. Nxitjes së komunikimit. Rama Predikator shihte mes këtyre poleve që nisnin e aty te parlamenti e pastaj vazhdonin aty e atje e krijonin një kompleks këmbësor përshpirtshmërie të diçkaftë që do të sillte një trasformim çudibërës në qytet. Por, të gjithë që u angazhuan për këtë duhet të kishin leverdinë nga kostoja më e lartë e mundshme, madje edhe hirësia e tij Rama Justifikator. Justifikatori ka vënë një gjarpër metali ti vijë rrotull sheshit të kombit, ku shkel gurë nga gjithë shqiptaria.Qyteti që mund të shtrihet kaq butë gjithkah përqark. Ne që duhet të jetonim në gjithë territorin e vendit. 400 kilometra i gjatë për së gjati dhe 140 për së gjeri. Por jo, ne, si ai japonezi që kishte parë vendin tonë në hartë për së gjati dhe kishte mendu se do shihte nja dy orë Shkodrën do rrinte një orë në Krujë do hante drekë në Tiranë dhe do ikte pasdite në Sarandë se nesër duhet të mbërrinte Stambollin, jemi të humbur në vendin amë. Katërqind kilometra më andej dynjaja kanë vendin e punës. Dhe kur leverdia e mirkuptimi e vlladashuria dhe dashuria e mirëkuptimi për avancimin teknologjik e shkencor na përfshijnë, atëherë bohet mirë. Dhe vizionon: "... pastaj duhet ngritur një rrjet transporti në qytet e ndërqytets. Për mendimin tim zgjidhja më e mirë është që të rrisim gjatësinë e shtretërve të secilit lumë në vend secili lumë të mbahet për krijimin e një rrjeti ujor që përshkon vendin gjithkah dhe ofron një rezervë ujore, transport, larmi pejsazhi. Unë për vete mendoj ta mbysim vendin në kanale që ofrojnë mundësi të shtuara bukurie peisazhi urban dhe natyror, ku të mundet të krijohen liqene, vendi ynë mund ta dhjetëfishojë rezervën e vet ujore. Ose 100-fishojë Dhe pastaj mund të flasim për ato kubet e stërmëdha e të xhamta ku imagjinojnë se do të strehoet i madhërishmi Teatër Kombëtar. (Për ata që nuk janë familjar, një kohë e gjatë ka kaluar kur një këshill bashkiak, që kishte detyrën ta shqyrtonte nuk e miratoi projektin e ndërtimit të mijëra metrave katror apartamente e mjedise tregëtimi, parkimi dhe atraversimi, mu aty ku është Teatri Kombëtar dhe në kopshtijet e izoluara apo të ndara për parkime, e prandaj çështja u trajtua në parlamentin shqiptar, pse aty ishte edhe një mazhorancë e qartë edhe kishte prap zotërim të mjaftueshëm. Si duhet lexuar kjo? Një ngjarje e paprecedent që të nevojitet angazhimi i parlamentit për të kontrolluar vendimarrjen e një institucioni lokal. Zakonisht një devijimin në rang ministri ose forma të tjera presioni mjaftonin. ose lihej ai muhabet. Por u desh një parlament, dhe natyrisht kostoja ishte e lartë. Aktorët u ngritën.dhe protesta vjen pas protestës tek Astiri dhe pastaj asaj të studentëve. Ndërkohë një protestë, gazlotsjellës derdhet nëpër qytet dhe dyert e Këshillit të Ministrave digjen me benzinë . Krizë! krizë! Por prapë,zgjedhjet duket se kanë pak gjasa të ndryshojnë pozicionin peshores; atëherë pse heziton Rama të ofrojë zgjedhje të parakohshme? Simpatia për të ka një rënie dhe në kohë kjo ka gjasa të jetë e këtillë që mund të mos menaxhohet kollaj. Dakort, tërheqja nga zgjedhjet mund mund të jetë për PD-në me kosto më të lartë se ajo e një fushate të jashtëzakonshme që i duhet Ramës për ta çorodit banketin. Por, me studentët figura e tij nuk ishte fort e këndshme dhe ajo çka u denoncua nuk i bën nder për shkak të përgjegjësisë së madhe që kishte marrë edhe më herët duke udhëhequr në një reformë të sektorit. Për të shtuar: droga droga, krimi krimi, kur thotë edhe vetë, ndonjë tender e koncesion e jo aty, jo këtu, jo po ky skandali, jo po ai skandali, dhe pastaj jo po ktu jo po aty. Reformat na e sjellin përparimin më afër, por shpresojmë ta ndeshim. Drejtësia, policia, dhe mjeksia, dhe transporti dhe lumi. Dhe lista e kandidatëve shkëlqen në vazhdimësi që mbeten gjithnjë të reja. Argumenti i Ramës se kjo gjoja krijon precedent nuk është fort i lezetshëm. Ai duhet ta dijë se edhe po nuk qe ky precedent, ka raste të tjera që e kryejnë këtë mision. për precedent kjo mësymje ka plot. Por pse zgjedhjet lokale, pse nuk i mjaftojnë demokratëve për të dëshmuar se kanë bekimin e drejtësisë, me hirin e perëndisë, e e gëzojnë faqe botës? Çfarë është një protestë më e mirë e denoncimit të një krimi në vazhdimësi se një palë zgjedhje, qofshin ato edhe jo për parlament. Pse demokratë të dashur do fitokeni zgjedhjet e përgjithshme e më pak ato lokale? Apo është frika se do të shitet vota? (ku është tamam e ndaluar shitja e votës se unë kur u vura ta kërkoj veç me lirinë e saj u njoha?) Qeveria e parakoshme do ta kontrollojë dhe frenojë vrullin? Do zbulohet diçka? Do frenohet diçka? Cila ministri? Çfarë mund të bëjë një ministër i përkohësisë parazgjedhore veç të jetë korrekt? Do të gjejë një dosje te sjertari i fundit? Apo do japë një shembull aq të mrekullueshem sa do të mësojnë të gjithë dhe ministri nuk do ketë nevojë të zëvendësohet kurrë? Por Rama u bë ca si shumë i afërt. Portreti i një senatori të përjetshëm, me lidhje jashtëzakonisht të forta, më shumë se një kryeministër. Një humbje socialistësh mund të mos jetë aq e largët.Ç'do të ndodhë: një rilindje pas rilindjes ndër socialistë, ndërkohë që rilindja shpallet më vete? Por a ka nevojë kjo për një qeverisje të ndërmjetme prej të djathtës që nuk e dimë as kush është e sa është, deri sa të konsolidohet ndarja? Apo nga hiçi, do mbijnë heronj të rinj që do vejnë një kompjuter çudibërës që ti bëjë të gjitha? Unë gjithnjë kam pasur besim në konspiracion. Oh ne të shkretët.
0 Comments
Tërrën tën tën. Origjinali i veprës në anglisht titullohet “Angels in Amerika”, por dikush, përkthyesi ose regjizori, ose të dy bashkë, e ka sjellë si “Engjëjt e Amerikës.” Sa ndryshon kuptimi në këtë përkthim? Pse engjëjt janë tjetër kur ndodhen në Amerikë nga kur janë të Amerikës? Se pastaj regjistri i referencave e drejton të kuptuarit nga një galeri tjetër shembujsh që mbajnë kuptimet, apo pse përkatësia kombëtare e engjëllit ndalohet nga të gjitha proklamatat hyjnore? Nuk e di.
Gjithsesi bëhet fjalë për jetët e një grupi homoseksualësh që jetojnë Nju Jorkun e viteve 1980të e kusur 90të, kur pasi panë rritjen e jashtëzakonshme ekonomike e dominimin e botës ushtarakisht e ekonomikisht e teknologjikisht e kulturalisht amerikanët mund të lejonin në qendrën e perandorisë njerëzi të shtuar. Por për shkak se mënyra e seksit që praktikonin e favorizonte përhjapjen e sëmundjes u prekën mbi të tjerët dhe u ekspozuan shumë. Edhe ndër ta njëfarë Roy Cohn, një nga flamurtarët e republikanizmit amerikan, që mbrojnë me vetmohim parimet e së djathtës, bëjnë gjuetinë e komunistëve, mbrojnë familjen dhe denigrojnë homoseksualët dhe përfitojnë. Ai e di mirë se ç’është e shëndetshme për amerikanët e vërtetë dhe e çon fjalën edhe në gjykata. Ndaj, përpjekja e tij për të fshehur gjithçka është ndër të njohurat. Një aktiviste amerikane me orientim të së majtës komuniste pas egzekutimit për spiunazh të influencuar, në masë të madhe, nga Kohni ka lënë një fantazmë që ta shoqërojë Kohnenin në jetën e përtejme. Ky Kohn ishte personash i vërtetë dhe në youtube gjehen debate të tij. Ishte nga ata që menaxhonin marrdhëniet e pushtetit në Amerikë. Edhe etel Rosemberg ishte vërtetë. Pastaj njërin nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në sekretarinë e gjykatës së Nju Jorkut mund ta çojë në Uashington, por ky na zbulon që qenka gjithashtu homoseksual edhe e len të shoqen e shkon pas njërit që është ndarë nga i dashuri, që është i sëmurë me virusin e tmerrshëm, atëherë e gjithmonë, të SIDA-s. Edhe ky i fundit na qenka protagonisti i shfaqjes. Ky është i kthjellët e hokatar sheh edhe një engjëll. Sa herë shfaqet engjëlli ky ka ereksion e krijon një marrëdhënie intime me të. Ky ka edhe një infermier që e ka mik dhe është një dashuri platonike mes tyre. Një mirëkuptim. Ky ndihmësi i Kohn, ky djali i Uashingtonit, që është thuajse protagonist i shfaqjes për nga degëzimi që e pason, veç së shoqes që braktis ka edhe një nënë që braktis gjithçka, e vjen ti ndihë familjes së të birit, ose të paktën të shoqes së tij që e la mendja nga tronditja e braktisjes. Këta janë mormonë. Vetë Kohn është hebre. Pjesa një sukses i madh.Ky Kushneri që e ka shkrujt asht ba rehat sa ka prezantu veprën. Për më tepër mund ti drejtoheni wikipedias që tregon për gjithfarë çmimesh e vlerash të veprës. Al Pacino i rritur ka marrë Oskar me personazhin e Kohn në një ekranizim të veprës. Shfaqja tani. Arben Kumbaro është në këtë lundrim artistik mu mbi bash, me timonin në njërën dorë dhe tejqyrën në dorën tjetër. Ai hedh kovat e bollshme me bojë që do të jenë baza e tablosë së re. Që në fillim zoti Kumbaro na prezanton me ritme të larta komunikimi. Zoti Kumbaro kur gjeti me vend që engjëjt në Amerikë të bëheshin Engjëjt e Amerikës tregoi se do ta përdorte pak si tepër elementin e spektakolares në shfaqe. Me engjëjt e qiellit ai nuk do të ishte përzier ashtu. Në fakt boja mbi beze ishte me zëra të lartë e seksualitet të mbiqendërzuar. Një farë parodie kish mbirë kur zoti Kumbaro u bind se kjo ishte vepra që do të trazonte orët krijuese. Pa u fikur fare drita, pa rënë ende i shtati minut pas shtatës, dy çifte u ndanë. Aktorët Genti Deçka e Laert Vasili në njërën anë e në tjetrën Donald Shehu dhe Ina Gjoncaj. U ndanë duke i lënë rradhë njëri tjetrit në përcjelljen e tekstit. Me njëfarë zhurmimi të lehtë në kumbim të fjalës po zërat ishin të lartë dhe gjallëria e lëvizjes e madhe. Pastaj u ngrit perdja dhe një flamur i kuq me drapër e çekan përfundonte si një veshje shumë të gjerë nga ku nxirrte kokën aktorja Luiza Xhuvani (në mos po qenkërkëshëm i gabuar) me një mjekër të madhe përreth, e na mban një fjalim për atë që duhet, e që është se ne na duhet një teori të cilën ta besojmë. Mirë edhe kjo qenkërkësh e gabuar, por revolucionari do angazhuar diku se nevoja për ndryshim është e madhe dhe ndryshime po ndodhin. Edhe këtu aftësia për tu bërë pjesë e një rrjedhe që niste tek ai fjalim ideologjik për ne spektatorët e distraktueshëm ishte e vështirë. E gjatë. Mezi mezi. Ca rr që tërhiqnin vëmendjen. Mjekra, kush është ky tani. Po kjo? Marksi? Diktatura? Aspirant totalitarët? Ai vazhdoi e foli. Pastaj skenat me radhë. Për çdo 6 momente teatër që kapërdimë 1.5 ishin ndërrim skene nga ca ca të rinj me streçe të zeza që i mbulonin kokë e këmbë dhe përhapeshin me lëvizje insektuale dhe koreografi, kur shtynin objektet skenike dhe dy si mure të rënda. E hapnin e mbyllnin, pesë skena, gjashtë skena, tetë skena, 12 skena. Dy orë e pak. Deçka që ishte pak a shumë protagonisti i pjesës, kishte edhe emrin i pari atje majë listës kishte një rol të rehatshëm. Ai ishte intelektual, roli i tij është i një të riu. Ai është 31 vjeç dëshiron të jetojë, por ka marrë sidën dhe po vuan edhe prej një parehatie në pulmone. është edhe vetëkritik, po edhe mondan, ka humor po ka edhe dhimbje. Ai dhe Çobani bëhen dyshja gazmore e pjesës dhe mbajnë peshë të madhe në jehonën spektatoriale të shfaqjes. Me shkop elegant në dorë, me robdëshambrë. Me të mira. Nuk pati nevojë të puthet fare homoseksualisht madje i vajti edhe një engjëlle për tu qirë me të, megjithëse nga një pozicion i largët. Detyrën e puthjes e patën Vasili dhe Shehu. Këta jo vetëm u puthën por u angazhuan në një tërheqje e homoseksualitet praktikant të vazhdueshëm. A janë ata vallë karakteri emancipues i shfaqjes? Nuk ma merr mendja, por nuk duhet përjashtuar. Megjithëse me prani të madhe në skenë e angazhim, ata pak u skicuan si personazhe. Ne pak kuptuam qëndrimet e tyre politike e profesionale, megjithëse ata ishin pjesë e rrëfimit të ngjarjes dhe u deklaruan prej tyre.Me tone të larta duke tërhequr gjithë vëmendjen tek aktrimi në skenë e pak në përmasat e shumta të zhvillimeve sociale të tjera që u shpallën. Elidon Fino tek Kohn krijon një gojëprishur pak të shkarë që u bë i njohur për dialogjet ndërofenduese me këtë infermierin gej që i rrinte pranë edhe protagonistit e ishte zezak e gjithashtu me goxha gejllik gojëprishur e serbes.Mburrja e tij për pushtet mund të ishte edhe një halucinacion. Hakërrimi i tij një delir. Bërja publike e homoseksualitetit të tij dukej se nuk e shqetësonte fort. Fjalët e tij janë nëpër jerm dëshpërimi të braktisjes së jetës. Flet me fantazmën, shumë fjalë e pak qetësi. Me shumë gjestikulacion. Gati një pantomimë ishte e përfshirë në veprimin e tij. Indrit Çobani ishte ndër ata që më së shumti i krijoi dëfrim spektatorit. Batutat e tij, përdorimi i fjalorit të pacensuruar, gjestikulacioni që e shpallte një ngatërresë të dukshme hormonale në seksualitetin e tij, e bënë gati qendror. Tani, për aktrimin e tillë ç’të thuash? Ata të gjithë janë profesionistë të mirë. Edhe Deçka ka shkathtësinë e duhur edhe Fino ka nerv edhe Xhuvani me kontrollin e plotë në zë e prani të saj. Të gjithë. Engjëlli i ndritur prej materiali të fortë rrethuar në drita dhe Engjëllja me shqiponjë brenda dhe Luli Bitrin. Të gjithë. Emocionet janë të qarta e të rënda. Por, pastaj, kontekstet e tyre jetësore janë kaq të pakta. Një sëmundje që ekspozoi për orientimin e tyre seksual kaq e aq njerëz e pastaj kishte nevojë për përkujdesje, për shërim. Një lëvizje lindi pastaj për të drejtat e njerëzve me orientim seksual të ndryshëm nga masa e kanoni. U adresua problematika e homoseksualitetit që prej kohësh të vjetra i vjen rrotull njerëzisë. Shumë jetë deformohen nga influenca të tij dhe të tjerë tmerrohen nga një përhapje. Megjithëse bëhet fjalë për një zhvillim kaq interesant historik sa ai i ndryshimit të një qëndrimi tashmë historikisht e religjozisht të një faze të caktuar të zhvillimit ekonomik e urban, në një lokacion kaq pararojë sa ai i Nju Jorkut të viteve 80-të, dhe e ndoqi një ballafaqim ligjor, moral, mediatik, politik, komunitar e etj., ne ndjejmë pak kontekst. Vendi, ora. Jo pa gjë fare, se kuptohej që ishim në spital apo zyrë gjykate, por një kontekst i këtillë. Edhe pjesa i bëhej pasqyrë shoqërisë për shprehi të vetat e mënyra komunikimi. Një pasqyrë që padyshim i duhet vënë shoqërisë përballë, por kjo është një teknikë thuajse e përgjithshme e këtyre kohëve të aktrimit në skenë. Secili aktor skalit thellë e fort me emocione të mprehta një faqe të historisë së atij blloku që duhej të ishte kompleks e njerëzor, por edhe si të gjithë pak a shumë. Regjizori ka zgjedhur ngjyrat e forta, zërat e lartë dhe nga gjithë ajo histori mbërrijnë vetëm segmente narrativash në të cilat të formosh një skicë. Aty fjalët humbin disi e bashkë me to edhe kauzat besimet, ambicjet. Ajo që vjen tek ne është një konstelacion karakteristikash të familjarizueshme plotësuar me fjalë. Shfaqjes i mungonte një interesim i sinqertë politik për tematikat dhe shqetësimet e tekstit dhe shprehja e Kumbaros se “kjo pjesë është më e rëndësishmja e teatrit bashkëkohor” nuk na mjafton për të kuptuar pse ai e ka zgjedhur këtë pjesë. Shfaqja ishte e gjatë, e rëndë, muret lëvizin shpesh. Diçka e dobësonte përhapjen e tingullit fjalëmbajtës. Por i bollshëm në të mira, aaktorë, skenë e bukur, kërcim, me drita të plota mugëtire të brendshme. Salome e Oskar Uajlldit. Oskar Uajlldi me nam që u dha pas sa më shumë qejfeve që ofronte ai rehat anglez 100 e 40 e kusur vite më herët shkroi në frengjisht "Salomenë," që marroset fare pas Gjon Pagëzorit dhe kur pa që këtij nuk i shkonte mendja fare për atë dashuri i kërkoi kokën e tij mbretit e tha fjalën zëlartë që nuk kthente, se do ta puthte gojën e tij. E ai nuk donte. I tillë kish qenë gjithmonë tërbim i tillë.
Pagëzori akuzon me të madhe mbretëreshën e mbretin për mëkate epshi, dhe duket se versionet biblike thojnë se e ëma Herodia ja kërkon kokën përmes së bijës që ja pati bërë fort qejfin kur e kish nderuar me një vallëzim në ditëlindje të tij a diçka e tillë. Ose vetë Herodi kishte nevojë për atë shkak. Por sipas Uajlldit, ishte Salomeja që kur e sheh marroset pas tij. Është dashuria thotë ai, jo një mama që ka kontroll të plotë mbi bijëza. Vajza është kapriçoze sa më ska. Një shtrigane që ndez e fik njerëz si qirinj. Ajo marroset fillimisht pas trupit pastaj pas kokës e pastaj pas gojës së Gjon Pagëzorit. Ajo e kërkon kokën e Gjonit që t’ja puthë gojën. Dhe është poetike e sensuale gjithë kohën, e fjalët e mira që ja hedh janë vargje të bukura. E ëma mbron kërkesën. Tetrarku ofron një të tillë larmi gurësh të çmuar që ka vetëm tek një mijë e një netët, që ajo ta lerë profetin dhe të mos e ngatërrojë me një zot e ardhmja e të cilit është ende e paqartë. Ka zëra që thojnë se i pëlqente predikimi i tij. Shfaqja tani. Ajo vazhdon më tej Uajlldit nën drejtim të Shakalugës (Carlo Sciaccaluga), që është një regjizor që dhe më herët ka provuar skenën e Eksperimentalit. Ndoshta arbëresh? Ka diçka shqiptare tek ai. Dy roje, profeti, hëna. Një mbrëmbje, kapiteni. Një vajzë. Salomeja, e ëma, njerku sovran, hebreu stereotipik me duart mbledhur në gji e gishtat që i lëvizin gjithë kohën sikur numërojnë diçka, prifti jahudi fjalëpak por me qëndrim skeptikocinik, i dërguari romak i Cezarit, që sjell verë e ushtron autoritet dhe ndonjë figurant janë aty. Me një treshe aktorësh të dalluar dhe një total dhjetë personazhesh a më shumë, (me nji aktor ma pak) me një regji që nuk di fort mirë ta vlerësoj. Pak inovatore. Pak gjallëri në lëvizje. Me kontekste që ndërpriten. Me ndriçim cka. Por, me protagonistë të realizuar. Alert Çeloaliaj është protagonist i shfaqjes. Personazhi i tij është edhe paksa narratori. Krijues i familjaritetit historik me narrativën e shfaqjes. Ai na tregon si ka vrarë njërin prej të afërmëve dhe është martuar me të shoqen e tani i ka sytë te bij e tyre. Ai na tregon për kapitenin e rojeve që u vetvra në fillim të shfaqjes si ishte bir i një mbreti të mposhtur, për Cezarin dhe mardhëniet me Romën, për mbretin rival. Për aktet e veta. Dialogët e tij tentojnë të jenë monologje rrëfimtarie e gjallërie dramatike. I dehur, i brishtë e i pushtetshëm. NJe tian i papergjeshem zemer lig qe dominohet nga nepsi e grykesia. Me makiazh që ja theksonte tiparet e karakterit. Një rol i mirë. Rrobat e tij nën kostum kujtonin një zyrtar. Te gjithe te tjeret bashke nuk folen sa mbreti. E shtigje qe u ndoqen nder fjale ishin shume me pak. Salomeja që e luan Ermira Hysaj ka joshje e zemëratë për ti përzier në doza të ndryshueshme për të krijuar sfidantin e protagonistit në zhvillimin e veprës. Ajo kërcen dhe ndjellshëm përsërit fjalë që janë të latuara me sensualitet. Por personazhi i saj ka pak larmi, megjithëse ndjenjat e tij janë të forta. Përdorimi i zërit prej saj është kaq i aftë dhe e plotëson kaq mirë portretin. Kercimi sic e permendem nuk e pati ate dehjen qe shpresonim, por pranojme qe kjo eshte edhe disi rrethanore. Yllka Mujo në një rol fort të mirë. Herodja e shoqja e Herodit kishte marrë nga Mujo tipare të një gruaje të fortë të sotit. Lirshmëria e saj dhe energjia e saj dhe aftësia e saj për emocion janë fort të dashura për ne. Pastaj edhe Vin Bejleri si Gjoni, një profet i çakërdisur pa pikën e qetësisë hyjnore. Dramatik, por një pjesë e interpretimit të tij ishte e regjistruar dhe luhej në bokse disi me pak zhurmë, brenda atij podit që thamë. Një akt antikatolik i zotit Shakaluga. Skenografia e pjesës nuk më pëlqeu kushdi sa. Edhe për vallzimin mendoj se ka pozicionuar Hysajn në një parehati. Ushtrimi koreografik në figura me këmbë mendoj se ishte një teknikë pak spirituale, megjithëse vallëzimi pati edhe figura të tjera më të këndshme. Në ato pjerrësi i vihej froni edhe Herodit dhe Herodjas. Ajo lartësi në rastin e e tyre është disi më e pranueshme, por kjo nuk është edhe aq simpatike as për Gjon Pagëzorin që duhet të rrijë aty brenda, megjithëse ma merr mendja që dilte. Natën, Ma. Një pjesë për të qarë me dy personazhe. Ora e fundit para vetvrasjes e një vajze që nuk po ja del dot më të mbajë barrën e jetës. Plot kohë më herët fort i nderuari psikiatër që kisha nderin ti numërohesha si koleg lexonte në frëngjisht një libër për vetvrasjen e më tregonte për rrëfimet që i tërhiqnin vëmendje. Profesor filani dhe e shoqja vendosin 30 vjet më herët që në filan moshë filan ditë të dy sëbashku do ta mbyllin jetën pse e gjykojnë që jeta varfërohet e mbas tridhjetë vjetësh bëjnë ashtu. Nga ai e lloj lloj burimesh tën tjera dimë: mendimet e Hjumit që thoshtë se asnjë jetë që ja vente të ruhej nuk është humbur nga vetvrasja; veprën e Gëtes “Vuajtjet e djaloshit Verter” që ai e mbyll me vetvrasjen e heroit e që e ndoqën një sërë vetvrasjesh, Vdekja e Luçio Batistit nxiti rritjen e vullnetit vetvrasës ndër italianë, më tregonte dikur një kolege italiane, që kish shërbyer në një shërbim telefonik për njerëz me nevoja psikologjike të veçanta. Kadare na tregonte për ata kaukazianët andej që vrisnin veten për rritje të vëmendjes për veprën e tyre letrare. Ne vetë nderojmë vetëvrasjen heroike të vajzave që hidheshin e vetvriteshin me ndonjë mënyrë, kur mbrojtja thyhej e hasmi i bëhej vendit zot deri tek ai shkëmb i thepisur në mal. Ajo që dua të them është se, vetvrasja ka një lirshmëri që nuk është e papranuar ndër shokë e shoqe. Ka legjimit personal në të. Por nga ana tjetër është mëkat, dhe Dante i digjte në lumin e zjarrtë Legeton, sëbashku me dhunues të fqiut apo të Zotit. E këto kahje janë ndër rivalitete. Dhe ku është ky ekuilibri që njerëzit krijojnë mes tyre për të ndarë një vetvrasje të pranueshme nga ajo e papranueshmja? Në shumicën e rasteve rrethanat janë të atilla që opinioni yt është i papërdorshëm qoftë edhe për vetë ty. Vepra e Marsha Norman, “Natën, ma”, që është edhe fituese e një çmimi Pulitzer, ka një vajzë në prag të vetëvrasjes. Jeton me të ëmën që pas divorcit dhe i bindet angazhimeve që kjo marrëdhënie ofron. E lindur me një sëmundje të trashëgueshme që ka edhe krizat epileptike ndër simptomat të veta, ka një mosvazhdimësi të kujtimeve në kohë. Por edhe një martesë. Një burrë që dikur iku, një djalë që u rrit jashtë vëmendjes së nevojshme dhe u dha në drogëra dhe kriminalitetin e nevojshëm për ta siguruar. Një rënie nga kali dhe pastaj trajtim me mjekime të reja që sigurojnë një ruajtje më të shëndetshme të kujtesës. E në fjalë të saj, pasi u kthjellua mbi ç’po ndodhte, vendosi të vrasë veten. Njofton e i lë porositë mamasë në orë të fundit. Një grua që është plakur dhe tashmë robinjë e një asketizmi sistematik. Me një shoqe që ka dy zogj. Me një djalë. Me një burrë që gjithashtu kish vuajtur prej sëmundjes e kish krijuar me vajzën marrdhënien e afrimitetit familjar edhe në kurriz të marrëdhënies me gruan. Ai shkonte për peshk dhe nuk dilte nga makina, por rrinte brenda, e thurte me tel figurina. E në këtë orë të fundit, një mardhënie familjare nënë e bijë. Vajza që është edhe duruese edhe në hall. Ka marrë masa që e ëma të ketë kohë të mendojë duke ja bërë shtëpinë gati. i kërkon mirkuptimin, bekimin e saj. E nëpër ulje ngritje emocionale, zbulojnë të panjohura që i mundonin prej kohësh. Diskutojnë. Zihen, qeshin, qajnë. Në fakt qamë të tërë bashkë. Mezi i mbajtëm lotët. Regjizorja Ema Andrea vetë ishte dëndur në të qarë. Unë vetë nuk di as vetë nga e fsheha një lot që më rrodhi. Kur në fakt nuk u dëgjua as krisma e vetvrasjes! Për ata si puna ime që ishin për ta parë pjesën në herën e dytë, pas asaj të para ndonja dy muajve, kur shfaqja ishte sërish te Metropoli, mungesa e krismës ishtee me interes. Unë i mbreha veshët dhe ishte qetësi kur errësira po binte dhe krisma po vononte. Nuk dukej të ishte faji i armës sepse as gishtinë këmbëz nuk lëvizi. Ata e dinin. Atë krismë e kishte pasur edhe Marsha Norman edhe regjizorja Ema Andrea në serinë e parë të këtyre vënieve në skenë. Ç’janë këta lot? Shfaqja tani. Ema Andrea ka një pëlqim për teatrin anglofon të ca autorëve që eksplorojnë kufijtë e njerëzores në shoqërinë urbane. Të alienuar, disi të sëmurë, por njerëzorë. Sa më njerëzorë. Ky eksplorim i vazhduar i zonjës Andrea në këtë brez të gjerë autorësh të spikatur që numëron Sarah Kane dhe Jon Fossen dhe ndonjë tjetër që unë nuk po di ta përmend tani, është tregues i një marrëdhënie me rëndësi të shtuar, i një besimi të shtuar në detyrat shoqërore të teatrit. Ilire Vinca dhe Egla Ceno janë një zgjedhje fort e mirë e zonjës Andrea. Zonja Vinca e ka edhe qetësinë e duhur edhe energjinë e bollshme në shpërthim. Ajo i di kufijtë e më shumit në emocion dhe ka forcë të mbajë tensionin e lartë të shtrirë të shtrirë rehat nëpër gjendje humore e skena të gjata a të shpejta qofshin. Një aktore e arsyeshme, që nuk ka frikë të lëshohet më rrjedha emocionale të personazhit e tja ofron edhe shtatin edhe protretin e vet.. Ceno është gjithashtu një emër i spikatur i skenës sonë. Ajo di të përhapet brenda personazhit duke mbajtur vete sa duhet. Edhe është e mobilizuar, e fortë dhe e praktikuar. Me një përdorim shumë të mirë të fjalës. Me lëvizje simbolike që përcjell emocione,me kumbime muzikale. Që në fillim skena është e ngritur arsyeshëm. Në një televizor me zë goxha të ulët, është një lexim aktiv i veprës, në anglisht më duket? Nja tre komodina si dollape përreth. Ca rrëmujë, po jo aq shumë, por ca si më shumë. Tamam siç ka shkruar edhe autorja, por edhe me vibrime më të afërta. Meqë ra fjala, publiku kishte kontribute të mira në suksesin e shfaqjes edhe si prani edhe si aftësi për të akomoduar të vërtetat dhe vërtetësinë e veprës. Por e enjtja e premierës së dytë nuk besoj se ishte tamam mbrëmja e duhur për ta shijuar shfaqjen. Nëse mund të dërgoj një mesazh në shishe nëpër oqeanin e lexuesve, do të doja të dija a pati krisma në netët në vazhdim? Nëse rri e mendon për teatrin duhet pranuar që ky sezon në skenat e kryeqytetit qe i vakët, qe ndër më të vaktit e sezoneve qëkur u ndërgjegjësuam për mundësitë e përdorimit të këtij nënprodukti kronometrik për të organizuar eksperiencat teatrore. Jeta teatrore pat nisur me një festival kombëtar, që thanë se bëhej për të infiltruar në shijet e spektatorit skenën e arturbirnës (më falni se nuk e mbaj mend me një t, apo me dy?). Skena ku njiheshin me turbinat inxhinjerët e respektuar të ujrave tani ishte në zotërim artit dhe aty do të jetë edhe teatri kombëtar për ca kohë, meqenëse një sipërfaqe relativisht e papërdorur e Teatrit Kombëtar ka gjetur një blerës të artë në atë që, disi, është edhe zotëruesi i saj. Ai po e ble për ta shit. Por Teatri Kombëtar do të strehohet në një ndërtesë si nga revistat, e lartë e me terracë të bollshme, për teatër e ç’të duash. Me hekur e xham. Një qytet i ri do të ngrihet rrënojash. Dhe spektatorin nuk do ta infiltrojë asgjë. Në fakt prania e spektatorit nuk është hiç për tu ankuar. Ka plot spektatorë, shpesh. Por diçka mungon. Nuk të vjen aq lehtë të shkruash. E duhet të kërkosh nxitje. Jashtëteatrore. Por kur i merr një e nga një punët e oofruara, edhe keq nuk është se të vjen të flasësh. Vetëm se nuk të vjen edhe aq për të folur. Marsi i frankofonisë për shembull. Antigona e Zhan Anuilit. Që e paska shkujt dikur andej nga 43-shi. Sa kishte mbaru lufta. Apo nuk kishte mbaru? Peteni që kishte fituar luftën e parë qeveriste Francën e lënë në kondita vetqeverisje gjatw sw dytws, ishte një fantazmë që i derdhej kazanit ku kandiste dramën Anuili. Edhe Antigona, e bija e Edipit, vendosi ta varrosë vëllanë, megjithëse ky kish tradhëtuar vendin të cilin e mbretëronte sëbashku me të vëllanë. Baba Edip, kish nxjerrë sytë kur kish marrë vesh se për fëmijët e vet ishte edhe babë edhe vëlla nga nëna. Kur u paaftësua Edipi për të qenë mbret, Poliniku e Eteokli, thanë një vit ti e një vit unë. Eteokli u bë i pari, por kur i erdhi rradha Polinikut, Eteokli i tha, nuk ban ashtu! Vajti Poliniku e bëri aleancë me grekër dhe ata e sulmuan Tebën. Teba fitoi, por bijtë e Edipit vranë njëri tjetrin në dyluftim. Kur nuk kish më trashëgimtarë, vëllai i Jokastës, Kreoni, mori fronin e me zell të madh ndërmori rikthimin e Tebës në madhështi e prosperitet. Dhe si zakonisht në këtë rast duhet garantuar mbisundimi i ligjit dhe pamëdyshësia e besnikërisë. Dhe Polinikun e la të qelbej pa varr me shpirtin që i endej boshit pa fat, pse sulmoi të vetët me të huaj, kurse Etoklin që kish luftuar në ballë e si hero e nderoi me funeral të fismë. Por e motra mendoi se ish detyrim hyjnor ta varrosë vëllanë. U gjend përballë detyrës që ta dënojë me vdekje të bijën e Edipit, Antigonën, pse ajo e varrosi vëllanë, por vdekje e saj e shtyu në arrati të birin e Kreonit, që vendosi të vdesë përkrah Antigonës dhe vdiq. E ëma, e shoqja e Kreonit lojti mendsh nga dhimbja dhe u pre në fyt me dorën e vet, dhe vdiq edhe ajo. Do thoni ju? Këtë e ka shkrujt Eskili, more zotëri. Dakort, po e ka shkrujt edhe Anuili. Dhe ndryshimet janë të shumta. Egzistencialintelektualizma në kushte nënshtruarje dhe pushtimi rishpall kumte e ndjesi. dhe mundësia për krahasim është e çmuar. si zakonisht krahasimet janë lloj e lloj. Ja për shembull Kreoni i Auilit në fund, megjithëse i thyer nga fati, pyet ndihmësin se çfarë ka në axhendë e ai i thotë mbledhje e ai ikën në mbledhje. Kurse te Sofokliu e ardhmja nuk është aty. Te Sofokliu ai nuk e mbledh veten por më në fund kupton: Më hiqni prej këtu, ju përgjërohem, më hiqni syshë. Një i marrë i rrëmbyer që s’dallon. Dhe nga gjithë pjesa është përpjekur të hiqet përtejësia poetike në fjalë, e të ngrihet një prozëitet bashkëkohor. I zgjuar, politik. Është shtuar një kudestare për vajzat. E mbi të gjitha ka ikur kori. Kori që i pari e thotë fjalën e fundit dhe si fjalë të fundit thotë: Gëzimi më së shumti përmban mençuri dhe nderimi për zotat duhet mbrojtur. Fjalët e mëdha paguhen të gjitha me fshikullime të mëdha fati, e kur të vazhdojnë gjatë ato fshikullime do na mësojnë mençuri. Duke ruajtur atë strukturë e atë histori Anuil sjell plot të vogla. Mëngjesin e Antigonës, bashkë me mëndeshën. Marrjen në pyetje të së dashurës Antigonë. Bindja e saj, kërcënimi, qëndrimi i saj. Dashuri e saj. I fejuari Hemon shkoi drejt vdekjes përkrah saj. Edhe një njeri më i vogël më i prekshëm, më natyral është aty. Pi kafe. Refuzon të hajë bukë të thekur. Por natyrisht i dijshëm e shprehur. Me aftësi për të ngritur një argument, ose disa. Diskutimi i Antigonës me Kreonin është ballafaqim i dy këndvështrimeve kaq dominuese në natyrën e njeriut. Eteokli dhe Poliniku paskëshin qenë dy djem plot vese. Poliniku paskësh gjuajtur Edipin me grusht, që kohë para se me u marrë vesh ai mëkati i vrasjes së babait dhe çiftimi me mëmën. Edhe Eteokli paskësh qenë duke bërë tradhëti. E secili është mpakur sa është mundur nëpër përditëshmëri e tipare personale duke u përpjek me mbet sa më besnik te gjithçka e Sofokliut. Kundërvënia e dy besimtarëve, ai i shtetit e ai i shoqërisë. Trashëgim prej maskarejsh që vranë njëri tjetrin për fron të Laosit që shkoi i humbur prej dorës së të birit që nxorri sytë e vdiq në vajtim të pasy, e përzien gjithë botën në të. Antigona e Kreonti që kanë konkuru për emër të protagonistit në vepër që në kohën e Sofokliut, e ruajnë atë rivalitet Shfaqja tani. Andrea Brusque, prej Francës së madhe sa larmia, na vihet në direkun e anijes nëpër marsin e mjegullt dhe thotë andej andej, ose, këndej këndej! Nga kërkimi në google portreti i saj është i hijshëm e simpatik. Aktore qënka. Gjitha ato role, por unë tani u njoha, prandaj mund të njiheni edhe vetë. Për mendimin tim ajo në këtë vënie në skenë ka shkuar kundër rrymës që Anuili pat ndjekur në marrëdhënien e vet me Sofokliun. Në vend që të përthyejë tragjedinë e njeriut, që ka vullnet të madh për ti ofruar zotave shumë fare prej njerëzisë së tij, në bezditë intelektuale të modernizmës së kohës sonë që edhe gjuha e re shoqërore ti thotë të gjitha, regjizorja zgjedh një hir heroizmi deklamativ të mësuar me zëra të lartë e gjestikulacion me kanosje me prekje e trimëri. Si zakonisht në ekuilibrin fjalë / komunikimin i tjetërqyshtë këto gjëra nuk shihen me sy të mirë. Fjala e rrit ritmin e ikën shpejt. Kjo kryesisht në dy aktorët protagonistë. Ne të shkretët ulë aty këta na derdhin nga një kovë emocion aty na bëjnë qull fare. Ervin Bejleri kishte ngjyer flokë e mjekër të bardhë e kish veshur një xhaketë të gjatë, të mirë tamam si pallto e lehtë e gjatë e kadifenjtë e kuqe, bukur. Protagonistja tjetër, Laura Nezha, Antigona, kishte veshur një fustan të gjatë e të shkurtër me motive harqesh të gjerë në skajet e copës. Personazhet e tyre kishin nerv, por me ato tipare të theksuara. Një pikturë e kubizmit minimalist që praktikon revilievet. Por shpejt. Sa ta përthithte shija ime njohurinë e ndjesinë e ofruar ai i kishte lëshu shtatë ngacmues verbalo-joverbal. E kishte kap për fyti dy herë, e ul e ngre, vjen rrotull, bërtet përgjërohet. Të tjerët, aktorët e roleve të dyta ndjekin me mundësi të shtuara. Hemoni është joshës si një dendi, kur i thojnë anglezët. Vetvrasja e tij na çuditi, megjithëse unë e lexova pjesën paraprakisht në vëllimin me drama franceze të përkthyesit Ekrem Basha. Motra tjetër është gjithashtu në seksualizmën kapriçoze që duhet të ballafaqohet me gjëmën. Roja llupës aktiv, roja tjetër disi manjak e nervoz. Këta të dy e shpërfillin faktin që mbajnë të burgosur bijën e Edipit, fronin e të cilit e trashëgonte daja i saj, dhe e zgjerojnë personazhin në dimensionet groteske të detyrës si roje. Lajmëtari disi i ndërkryer, e kështu me radhë. Por këta janë ikës dhe kjo ja rrit lehtësinë e pranuarjes. Shfaqja zgjati shumë, e kohë pati plot po se si iku. Në fakt kjo gjë nuk është e pavlerësuar. Në fund duartrokitjet ishin të sinqerta e vazhduan. ... vjeshtë-dimër. Oh sa i gjatë ky sezon. Dy stinë. Në një. Një stinë sa një mot. Sa tre mote, do thoja unë, që jam komunikator që pretendon ndër risi të vetat matjen e jehonës së informacionit të përditshëm në fund të shpellës nga ku ishte larguar papritur heroi i atyre ngjarjeve që tregoi Platoni kur po fliste për natyrën e njohjes. Dhe aty drithmat janë të qarta dhe kot Platoni u shqetësua për faktin që atje nuk do ta besonin atë që doli në botë të ideve e pa gjërat si djej në dritë të diellit. Ne do ta besonim, vëtëm se nuk kishim mbaruar një muhabet tjetër.
Si gjithmonë, stinët vijnë nga jashtë në terma gjeografikë të muhabetit. Në vjeshtë fqinjët tanë jugorë, që janë djemtë e motrës së Platonit, që përmendëm më lartë me historinë e shpellës, që morën edhe drejtimin e Akademisë pas vdekjes së tij, na çuan në mes të një manovre që mund të ketë prapa vetë partinë e dytë më të madhe të koalicionit qeverisës. Agimin e artë. Këta që janë besimtarët e fesë së vërtetë, asaj të Agimit, vëllait fatkeq të gishtrëndafiles Eo, që unë e kam njohur edhe tjetërkund. Më mirë të kish qenë një viç, por jo, Agimin e beson fqinji ynë grek, në mes të epokës së fundit të një krize ekonomike që ishte pak a shumë rritja e borxhit përtej skajeve të përgjegjësisë e besueshmërisë. Një tendencë e përhapur ngado, por jo edhe aq. Në skajet veriore të shqiptarisë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nis e negocion një riorganizim kufijsh, pikërisht kur Europa shkoqet e Rusia me eksperimente të suksesshme në Siri e Krime rrit largësinë e Amerikës, po ti biesh këtej nga Alaska ku nuk ka nevojë as për mur. Ramush Hajradinaj, ky kreshnik i tallavasë bashkohore politike duartroket nga rreshti i parë ndërkohë që ka vendosur një taksë 100% për prodhimet serbe. Dhe partia më e madhe e opozitës dhe më e madhja në parlament Lëvizja për Vetvendosje jepet aty në rrezik të leksionimit të popullatës për lëndimet gjeopolitike. Muhabeti i grekëve sikur kaloi, e nuk morëm vesh shumë për ç’i tha kush, kuj; këndej nga Kosova një plan po shfaqet e me verë e pranverë thojnë se do çelë lule e lidhë fryte. Presidenti në fillimin e sezonit nisi një grindje për dekretimin e ministrit të brendshëm, post që ishte liruar pse dy ministrat e fundit ishin shumë pranë rrjedhave trafikuese të drogës dhe dikasteri ju la një ushtaraku që ka jetuar e drejtuar për mision të jetës profesionale procesin e qetë të depolitizimit. Akoma dhe sot kur pranvera na kish treguar shenja, vendi qeveriset me zëvendësministër. Një histori e ngjashme për të jashtëmin. Një djalë që kish lexuar shumë por me peshën politike të një pupule trazon ujrat me ndikime nga vendlindja e tij atje tej, te ai kufini. Kish qenë këshilltar. Vjen nga Kosova dhe nuk e kanë lënë kurrë të dalë në televizor. Ose edhe e kanë lënë, kush e mori vesh. Bashkë me të edhe tetë a nëntë ministra që nuk ja ka mësuar emrin akoma as shoku Gramoz. Pa parti. Ose me një parti të re që nuk e njohim ende. Meqë jemi te partia, më 16 shkurt, Partia Demokratike kish ftuar mitingun e madh në kryeqytet. “O ne, o ata”,- ka thënë shoqja Monika. Sa të hamë edhe Shën Valentinin. E hëngrëm dhe Shën Valentinin. Hëngrën edhe kërpurdhën magjike të oborrit të kryeministrisë që e kishte përgatitur një skulptor dhe dora në zemër ishte e hijshme, për më tepër, thojnë se ishte prej atij lloji që ta çorodit mendjen e të nxjerr në shtigje novatore. Protesta ishte, megjithëse e rrëmbeu popullaritetin toga pararojë me trupa që sakrifikohen. Këta në një skenar të dobët të shprehjes së forcës çajnë një kordon prej pesë rradhësh me policë, 40 metra të gjatë dhe i vërsulen derës dhe kërpurdhës. Në fillim dukej se hyhej në oborrin e një ambasade ose në stadium dhe ata që kishin carë rreshtat për pak gëzonin, pastaj afrohen tek dera dhe e sulmojnë. Nga brenda shtëllunga gazi mbysin pjesmarrësit. Një luftë kimike kundër revolucionarit me motivim dhe aftësi pak nën mesatare, por në tribunë. A duhet ti memorizojmë emrat e tyre? Dhe, a do ta kenë emrin të gdhendur në ditarët politikë. Në lajme dolën. Ndërkohë që aspiron të drejtojë atë zyrë, kryetari e djeg si fillim. Pastaj e meremeton me shijet dhe shpenzimet nga burimi më i rëndësishëm i vendit, njerëzia e shumtë që e mbush thesin. Por në fillim do djegësh mandatet e tua. Të tilla ngjarje nuk kanë ndonjë risi të jashtëzakonshme se ne dhe më herët i kemi parë, madje me një provokacion me makinë në derën e hekurt forcuar me bllok betoni, por nuk kemi si mos engledisemi nga përsëritja. Po ti vini re, të gjitha gjërat mësohen nga përsëritja. Kjo është hera e tretë që synohet të hyrët me forcë në kryeministri. Por kjo ishte simbolike sepse hyhej tek vatra kulturore e kryministrisë. Por ja, pranverë-verë po vjen e duhet të lëvizim pak se do heqim rrobat e do na duken muskujt. Kur papritur tw shfaqen kumbullat jeshile, opozita do të ketë harruar shkaqet që e nxorrën në atë protestë që çdo ditë e mundon sa për 74. Pastaj do të ketë një fushatë. Atëherë kjo fushatë magjiplotë zgjedhjesh lokale me opozitën të telendisuar në një zemëratë disa javore në mes të pranverës do të ketë një kulmim. Po si? Të zënët e rrugës së kryeministrit kur shkonte për Pukë ishte një formë proteste. Kudo mund të sajohet mbulim këto kohë. Nga i vajti mendja këtyre tani. Në vend që të kishim nga gjashtëdhjetë e pesë komisione parlamentare e qeveri në hije dhe përfshirje e furnizim të publikut me njohuri dhe përqafim të kauzave e mobilizim të komuniteteve kudo. Edhe përfshirje në reformën në drejtësi, në mbrojtje të njerëzve të vet ose në shkarkim të tyre. Problemi është që PD nuk është aspak në pozita më të rehatshme. Një reformim i lidershipit pasi iku Berisha u duk se e dobësoi partinë. Basha u shfaq si me lidhje të dobëta me bazën. Edhe u mjaftua me shfajësimin amator të parehatuar të politikës kur pati përzjerje me drejtësinë. Pra aleanca e tij nuk është domosdoshmërisht fort masive nëpër masa. Megjithëse grupi që lëviz mbas punëve të veta duket se u mblodh. Protesta e demokratëve, megjithëse një surprizë, vjen pas zgjedhjeve të partisë demokratike. Kur ishte tamam nuk e mbaj mend, por, ndoshta janari sapo kishte çelur sythe dhe Rama kish lëvizur gjithë socialistët prej vendi ose të paktën ato tetë ministritë. Kur ja u rizgjodhën dhe demokratët dhe dogjën mandatet. Mandatet që i kishin përdorur vetëm një herë para se të digjeshin, që të mos digjeshin, duke rrëmbyer vëmendje jo fort mbështetjendjellëse, gjithashtu në këtë sezon të vjeshtë dimrit. Ky është një revolucion. Pasi nuk kanë ushtruar detyrën me rrogë, tani nuk do ta ushtrojnë pa rrogë. Gjynah. Unë do ta kisha marrë rrogën, pse me e djeg kot. Kujt t’ja lesh, shtetit? Në drejtësi u prenë aq koka sa nuk bëheshin dot më lajm. Drejtësia drejtësia! Çfarë do të ndodhë me drejtësinë kur të përfundojë reforma? Si janë ëndrrat me drejtësinë e re? Çfarë do të ndodhë me banda, drogë. Pare për fushatë. Dajtin se dënojnë dot, Shullazit ka fillu ti humbasi durimi në qeli, ndërkohë që rektori i tij i papreferuar është në krye të një reforme në arsimin e lartë që e kryeson vetë kryeministri dhe ministrat e linjës. Një reformë e re që kurorëzon një reformë. Mjekët thojnë thirrjen jo fort bindëse “mos na rrihni mos na rrihni!” Në transporte shteti ishte përzierë në shpikjen e një kompanie fantazëm që kishte marrë disa dhjetra milion euro, ndërkohë fjalët kyç janë koncesion, privatizim, zhvillim, ndërtim. Pa evolucion nuk ka revolucion. Zot i madh, kjo larmi e ekperiencës politiko-qytetare është për tu shtu si pjesë e ofertës turistike vendore! Protesta studentore a do të dërgojë kandidatë në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak? Kush tjetër? Ndërkohë BE do të shpallë verdikt të negociatës nëpër bisht të lopatës, mbajtur në krahun që i dridhet nga pak. Ndërkohë ca gjëra që janë për tu hequr po hiqen. Fushata, më njërën anë, e më tjetrën njerëz tamam si ne. Pa zgjedhje s’ka fitore, pa fitore s’ka zgjidhje. Përveç rasteve të përjashtuara. (Rama, për mendimin tim, mund të biesh dakort me zgjedhjet e parakohshme, që në prill! Thuaju: mbarojmë zgjedhjet lokale dhe direkt nisim përgatitjet. Hartojmë qeverinë teknike të aleancës dhe përgatitim zgjedhjen. Ca po të shqetëson se po u jep demokratëve sezonin tjetër vjeshtë dimër nja gjashtë a shtatë ministri. Për mendimin tim edhe arsimi edhe kultura, ndoshta edhe ndonjë gjë më me vlerë mund tua leshë ta kenë. Lëri edhe dy zëvendës ministra të brendshëm dhe tre të jashtëm. Thuju çunave ti japin lekë e të ikin e të lobojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në shoqatën e paqësorit paqsor, pasi ta kenë themeluar në ndonjërin prej ishujve të Oqeanit të madhërishëm Paqsor. Afroji zgjedhjet nja tre katër muaj, se nuk ka gjë. Për ta edhe vera prapë herët është. Ata vetëm te zgjedhjet e tjera të parakohshme mund të kenë interes për numërimin. Edhe për partinë mirë është ti bashkosh disi, ti prezantosh. Ti në fushatë je gjithsesi. Unë të jem artist si ty, bëj edhe një instalacion politik me titull “Rikonfirmime politike” dhe e sulmon kryeministrinë me 32 mijë protestues, e pushton, del në dritare dhe ther një gjel në saksi si kurban për koalicionin e ri dhe ja shet videon "netflixit". Nëse e bën këto kohë do kesh mundësi të përdorësh edhe disa pak demokratë nga protesta e “Mandateve të djegura”, do të vijnë edhe ca kuriozë, kështu që nuk ke pse acaron çunat edhe aq shumë.) Atmosfera teatrore e kryeqytetit po ringjallet dhe ja ku për të disatën mbrëmje të muajit të parë të këtij viti, që patjetër do të jetë i mbarë, vjen hetuesi jashtëzakonisht i talentuar Holmsi. Nga regjizori Shkëlzen Berisha. Po në fillim Dojli që e shkroi në anglisht, madje jo nga një autor më modern amerikan Ken Ludvigu që e shkuli prej romani për të na e sjellë në skenë sërish anglisht dhe nga ku e përktheu, sërish, zoti Berisha.
Për ta marrë të plotë dozën Berisha, ai ishte edhe në një gjysmë dyzinë rolesh gjatë mbrëmjes, disa prej të cilëve edhe kryesorë, që në mbrëmjet e para kishte në role protagoniste Gent Azizin dhe Erion Mustafarajn. Në një vend që shkruhet kaq pak për teatër kur anshkalohet rivaliteti aktorial është gjynah i madh por edhe Berisha me sipërmarrjen e vet na sjell gjithsesi risi. Ky nuk është një fenomen i pazakontë, aktorët nënshkruajnë kontrata për x shfaqje e pastaj te x plus njishi gjehen mënyra të tjera nga ndërmarrja dhe aty gjithçka ndryshon. Por në fillim te Dojli, ose më mirë tek Ludvigu, aty hetuesi i famshëm Holmsi dhe miku i tij ftohet nga një mjek fshati të kujdeset për zbulimin e vrasjes së një aristokrati të vendit dhe të kujdeset që kjo mos ndikojë në jetën e nipit të tij që ktehet prej teksasi të gëzojë trashëgimi të madhe ndër të cilat edhe një shqopishtë shumë hektarëshe. Djalë i xhaxhit tjetër është bir i paligjshëm që nën mbiemrin straton ose diça e tillë përpiqet të nxjerrë jashtë pretendimeve secilin prej trashëgimtarëve të tjerë. Dhe përdor një qen stani shumë të madh që e mban për një kohë të gjatë të uritur e ja ushqen imagjinatën me erën e çizmeve të këtij teksanit. Dojli që i paçim uratën hodhi themele në imagjinatën që na artikulon lojra motivacionale të gjithëve në shoqatën që implemeton kapitalizmin modern burrnor. Letërsia angleze që u rrit me të na ushqeu imagjinatën për gjithë atë kohë. Holmsi vë re gjithçka dhe e përdor atë dije që fiton nëpër aksione zbulimi në rrafsh të së drejtës penale. I njeh të gjitha lulet, i ndjen të gjitha aromat e ja di emrat që i bëjnë veç e veç deri shumë prej tyre, dhe shikon poshtë divanit një qime që i tregon njëmijë e një gjëra. Por ajo që na intereson është teatri. Duhet thënë që pjesa kishte spektatorë. Vetë fakti që shfaqja po i mbijeton një transformimi jo të parëndësishëm si largimi i aktorëve në grupin që ka kryesimin e shfaqjes dhe zëvendësohen nga regjizori apo aktorë të rinj të trupës e tillë dhe shfaqja vazhdon të mbetet e suksesshme është befasues. Një muzikal. Me një skenë dinamike dhe rreze të projektuar prej lartit. Dhe gjallëri. Skenë dinamike. Pantomimë. Ecte, pavarësisht se dikur më herët edhe të kish përfunduar nuk kishte bërë keq. Me realizmë ironike brenda teatrit. Si ç’është ankesa e aktorit për ngarkimin e aktorit me më shumë detyra nga sa do ti pëlqenin, apo mos kuptimi i mbarimit të skenës në mënyrë të përsëritur. Me tone të larta dhe pa ftuar në fanatizëm për korrektësi profesionale pjesa avancon me vetbesim drejt fundit të shfaqjes. Zoti Berisha realizoi disa personazhe dhe disa prej tyre tërhiqnin drejt karaktereve të skicuar me vija plot. Zoti Stratoni i apasionuar pas fluturave. Këngëtarë opere e muzike tjetër. Kund një shërbyes i ngrirë në tike nervore të gjithë jetës me shikim të fshehur e maniak e herë Dhe i jepte shfaqjes një lehtësi për tu pranuar. Amri Hasanlliu ishte teksani Henri, djali i postës me nofkën ‘thithësi’, xhaxhai i ngrënë nga qeni dhe nipi dhe ndonjë rol tjetër më të pakët. Ai fliste gegërishten e veriut të epërm për të ngjyrosur teksanin. Dhe është i gjallë e mbështet këtë qasjen e trupës së Metropolit për ti dhënë një karakter më fizik teatrit, megjithëse një portret që mezi i shkëputet i rinisë. Unë mendoj që zoti Berisha ndonjë tastë të tastjerës e shfrytëzonte me të tepër dhe duke parë publikun mund të lejonte një zbutje e qetësi në personazhe si ai i Holmsit për një hero pak më të dashur e të afërt. Po shiko ti tani. Një sallë jo keq e mbushur. Me spektatorë të rinj deri në moshën katër pesë vjeç dhe pesë e gjysëm. Fytyra të reja. Një cift amerikan. Ku ajo u shkri së qeshuri në disa skena. Edhe unë duartrokita me qejf. Se ishte gallatë. Lidhur me problematikën në sektorin e Arsimit të Lartë unë mendoj se përgjegjësia kryesore e Kryeministrit Rama nuk qëndron aq në kalimin e një ligji të ri dhe një mënyrë të re shpërndarje e menaxhimi të buxhetit të shtetit dhe rregullimi të sektorit. Ky është një qëndrim për të cilin ai i jep llogari Partisë dhe elektoratit të tij.
Problemi qëndron në faktin që kryeministri ka qenë në krye të një procesi dhe zinxhiri komandimi që adresonte një sërë problematikash të mëhershme duke kontrolluar bordet e menaxhimit të universiteteve me specialistët e vet, të cilët kanë bërë rrush e kumbulla paret e universiteteve në një operacion me shkallë të gjerë e në bashkëpunim me një garrumbull fanatikësh të dijes. Dhe ky është problem që padyshim do ti kishte të domosdoshme një sërë dorëheqjesh dhe është një njollë që ja heq shumicën e aromës karajfilit socialist. Në këndvështrimin tim, në shtatë janar 2019, nuk duhet të ketë një protestë, por intervista pune. Në rast se kryeministri kërkon një përfaqësi ajo duhet të krijohet patjetër. Të gjithë ftohen të votojnë për përfaqësi në lidhje me arsimin e lartë dhe çfarë sëmundjesh shoqëroro-institucionale manifestohen nëpër për vendin tonë e që protesta i sheh relevante. Me 1005 firma ose gjashtë mijë mesazhe facebooku gjithkush fiton të drejtën për tu intervistuar dhe pastaj votohen për tu pranuar në përfaqësi. Urgjentisht të plotësohet përfaqësia që ballafaqohet me kryeministrin. Me ligjin në dorë. Me ligjin për informim. Një përfaqësi me 333 anëtarë. Dhe përfaqësia krijon grupe të mbyllura facebook-u dhe njofton e komunikon me protestën. Për log komunikimesh unë propozoj lulishten pas monumentit të Skënderbeut. Dhe pastaj ti çohet Shkëlqesisë së tij një letër e re me pikat e kërkesave të protestës dhe rekomandime e mbështetje maksimale për realizimin e tyre. Lëvizjet populiste gjithandej nëpër Evropë po korrin fitore. Kjo para së gjithash nënkupton suksesin e një mënyre të re komunikimi publik e politik. Përmbajtja populiste e populizmit i ka ditet te numeruara. Dakort, qasja mund të mos jetë e suksesshme që në fillim, por kjo është një qasje. Risitë teknologjike, ambicjet politike e profesionale të shumë specialistëve, pakënaqësia e madhe me qeverisjen dhe mungesa e alternativave, të qenit psikologjikisht nën pushtetin e turmës, do ta ndihmojnë iniciativën. Një mënyrë e re e tregtimit të kapitalit politik në shoqëri. Jam dakort protesta është e studentëve dhe ajo kërkon zgjidhjen e një problemi konkret, por, edhe arritja e suksesit edhe detyrimi që ajo e ka për të lënë një gjurmë për shoqërinë, kërkojnë më shumë energji e imagjinatë në qasje praktika. Drama shqipe të martën e dytë të dimrit të parë të këtij viti vjen me dramë të Blerta Zeqirit me titullin “Copë copë”.
Për gratë. Për gratë që vetë Çajupi ynë ja pati qarë hallin në vjershën e tij për gratë që ngrihen që me natë, dhe në arë gratë. Por, Çajupi nuk përzihej aq shumë në epërsinë në dhunë që buronte nga shekuj dhe e mbante ende të realizueshëm shfrytëzimin e gruas sipas vizionit të shqiptarit që s’ka pse e përmban shprehjen e epërsisë. Por, përzihet Blerta Zeqiri me një cikël prej gjashtë pjesëzash ose dicka kështu për gruan në shoqërinë tonë. Një vrasje në dhunë të ushtruar prej të dashuri, abort, një dashuri lezbike që zgjohet me përdhunim, një vajzë e martuar pa dashjen e vet, një dhunë në çift me fëmijë të sëmurë që rrezikojnë të mbesin largë mëmës e që babë nuk kanë veç vetë kriminelin me akses përdhunim në familje. Një incest prindëror. Nënshtrim ndaj rolit që shoqëria ka imponuar për gruan. Një tërësi e tërë. Një skenë që mua mu duk se nisi si zbulim i mestruacioneve teksa dy shoqe të dashura zgjohen pranë njera tjetrës dhe shikojnë gjak nëpër vete. Por jo. Ato ishin rrëmbyer e droguar e përdhunuar, ndoshta nga dikush që po mendonte se kështu po kontribuonte që të mbahej i pastër morali i komunitetit. Vajzat ishin 12 vjeçare dhe duhej të mbanin përgjegjësi për veprimet e veta. Mëma e vet në këtë moshë kish patur dy fëmijë. Nga fillimi deri në fund. Pasi e heq qafe dashurinë me vrasje që në skenën e parë, autorja nuk e le më të kthehet aty. Përveç mungesës së dashurisë diçka tjetër që mungonte aty ishte përkujtimi i përdhunimeve nga ushtria serbe gjatë pushtimit, që si i tillë është i përmendur në pjesë. Ndoshta ishte diku, por unë nuk e mbaj mend. Një emision televiziv që në rrëfimet e tyre që shoqërohen me goxha prani fizike ngre për ne pjesën. Një këngëtare është e ftuar e emisionit dhe me këngë të bukura diku ritmuar me trokitje të tryezës e nga ajo dajrja pa lëkurë që i tunden xhinglat. Kënga pa muzikë është gjithnjë mbresëlënëse e këngët ishin të bukura e këndonin mirë. Shfaqja me lëvizje aty këtu bëhej shumë e mirë për mendimin tim. Një shfaqja në kufijtë e klandestinitetit, me një skenografi disi acaruese, por plot emocion e përjetim e personazhe plot ngjyra që aktoret janë edhe vetë. Me rrjedhë të mirë. Me teknikën e këndshme të komentit të veprimit skenik. Shumë shumë e këndshme. Një pjesë e vërtetë. Me shoqërinë, me fjalët, me ngjyrat. Realizimi i skenave ishte fort i mirë. Aborti ishte plot me dhimbje. Në një kazan që përgjaku aktore që ishte veshur me një trupore ngjitur pas trupit për të ftuar idenë e lakuriqësisë. Një skenë që mua mu duk se nisi si zbulim i mestruacioneve teksa dy shoqe të dashura zgjohen pranë njera tjetrës dhe shikojnë gjak nëpër vete. Por jo. Ato ishin rrëmbyer e droguar e përdhunuar, ndoshta nga dikush që po mendonte se kështu po kontribuonte që të mbahej i pastër morali i komunitetit. Vajzat ishin 12 vjeçare dhe duhej të mbanin përgjegjësi për veprimet e veta. Mëma e vet në këtë moshë kish patur dy fëmijë. Baleti me shenja i fillimit solli dhe dashuri. Edhe zhurma edhe shuplakat që rrihnin mish e tavolina kishin tingullin e duhur. Mendoj që teksti është i dobët në këtë elementin e të bërit të së tërës bashkë. Ky trungu rondokop e monoton që duhet të mbajë degët me gjethet e degëzat e bukura nuk është i zgjedhur mirë, mendoj. Nga ky trung i ngjiten pemës përpjetë gjthë të ngeshmit si puna ime dhe shohin nga lartë pastaj. Një familjaritet i kotë. Prezantimi që merr minutat e para është i parë. Pse të mos ketë asgjë të re në tre katër minutat e para të shfaqjes, ose edhe më shumë. Mendoj se regjizorja Zana Hoxha Krasniqi duhet të kish nxitur dramaturgen ti linte ca pjesë jashtë kësaj shfaqje. Edhe vetë të kish gjetur një mënyrë tjetër për tu futur e për të dalë nëpër rrjedhat e shfaqjes. Të qenit në një emision televiziv nuk mendoj se është piedestali i duhur i këtij rrëfimi teatral. Gjithë atmosfera që e shoqëron të qenit një emision televiziv e shton distancën. Tavolina kaba e madhe rrumbullake. si vendimarrrëse. Megjithëse një skenë e vogël mes një salle të vogël prap largësitë të rritura. Drita e pakët si për të ndjellë një gjendje përjetimesh. Ndërkohë që drita duhet të ishte e bardhë laboratori verbues që ti thotë spektatorit: plasi sytë! Por asgjë për tu shqetësuar, ajo që shfaqja tregonte ishte aty. Dhe regjisorja në atribute të autorësisë meriton lëvdim. Melihate Qena, një aktore që ishte para spektatorit në Tiranë edhe me Kaligulën pak muaj më herët si errësuese e mëtutjeshme e asaj zymtësie, spikat sërish. Aftësia e saj për të përcjellë në vazhdimësi një humor të caktuar mbi sallë është e madhe. Edhe gjithë aktoret e tjera ishin të mira. Edhe emocioni i plotë. Trupi i pranishëm. E vërteta e vërtetë. Duartrokitje. Nëntori i festave në fakt është nëntori i luftës. Gjithë Europa, gjithandej, është plot me përkujtime për rastin. Për luftën dhe çfarë ajo sjell. Nëntori flet për të dyja luftrat botërore. Në këtë kuadër të këtyre ngjarjeve dhe kujtimit të tyre dhe mësimit të tyre vjeshta teatrore e qytetit ka pasur disa ngjarje teatrore. Në fillim Stefan Çapaliku na solli ‘Dogfall’, nga një dramaturg australian që ka tre personazhe që shtegtojnë në kohë nëpër llogore e sheshe lufte nëpër luftëra, pastaj tek Metropoli ishte ‘Ditari i Ana Frankut’ me regji nga Armela Demiraj. Një fëmijë i zgjuar e i ëmbël nëpër vorbull. Edhe fëmija edhe vorbulla ishin aty. Por, së fundi regjizori lituanez Mantas Janciauskas solli në Teatër Eksperimental shfaqjen “Jashtë derës” prej Ëolfgang Borchert.
Edhe pse një ndodhi më e rrallë kjo e regjizorit lituanez edhe pse pjesa me mbresa më të gjalla dhe pse ajo mundëson krahasimin, objekt i këtij shkrim është shfaqja “Jashtë dere”. Ngjarja është e tillë. Ushtari Bekman kthehet nga ndonjë burg në Siberi rreth 3 vjet pas mbarimit të luftës që e kishte përfunduar si rob i zanun gjatë betejave të Stalingradit. I sakatuar në gju e me këmbën disi të ngrirë ai endet në vendet ku kish jetuar më herët nëpër Gjermani, por gruaja tashmë jetonte me dikë tjetër, dhe i përzënë e i uritur ai rijeton traumën e vet të luftës teksa vetja e tij e paraluftës i flet dhe i thotë se jeta është aty dhe ai duhet ta kërkojë. Ndër këto e sipër një grua e merr nga lumi ku ai mendon të vetvritet, e shpëton. E con nështëpi, bëjnë dashuri. Ajo i kërkon të rrijnë bashkë, po ai niset ti heqë shpirtit një peshë. Dikur gjatë luftës rreth Stalingradit i ngarkuar prej kolonelit ai niset në krye të 20 burrave për të kontrolluar një pyll e aty bien në pritë e vriten 11 prej tyre. Një detyrë që për nga rreziku i madh që kishte Bekmani nuk duhet ta kish pranuar. Dhe ështëi çmëndur nën peshën e asaj përgjegjësie. E niset e gjen kolonelin që të shkarkojë peshat shpirtrore që po e shkatërrojnë. Por koloneli nuk trazohet fort por i thotë se drama e tij mund të jetë një numër i mirë për në variete e të nxjerrë ndonjë para nga gajasjet e miletit. Edhe niset ky drejt varietesë me shpresën se po ze punë e mposht disi urinë që e dënon, por atjedrejtuesi artistik e refuzon pas fjalimit sterotipik të atij që ngatërron të pasurit në dorë me të diturit e gjërave. Drejtuesi artistik është një argumentatonjës finok plot humor e fuqiplotë që nuk e pranon ndër pse ruan një traditë shtimi mbi shtim të gjenialitetit nëpër duar të çertifikuara, që lejon madhështinë e vërtetë dhe standartet sipas të cilave duhet të krijohet. Pastaj kërkon prindërit, por ata janë vetvrarë, e ashtu bën edhe ai. Bashkë me të gjithë fantazmat që i ngjajnë. Me një kor prej shtatë djemsh që t’ja ilustrojë ndodhitë e jetës ushtarake dhe plotësojë realitetin që ai jetonte. Plot me portrete. Shfaqja, tani. Shtatë aktorët që do të jenë personazhet e veçuar të ngjarjes janë ulur përballë nesh dhe 5 prej tyre na tregojnë histori personale. Intime. Për rrëmbime, arratisje, emigrime, sëmundje në familje dhe ndikim të jetës prej mospasjes dhe barrave të tjera të realitetit. Dhe përpjekje që ja del natyrisht. Pesë gjithsej. Të ndjera e të vërteta. 23 minuta mos më shumëtë fillimit tëshfaqjes ne hidhemi në krahët e personales së aktorëve tanë,në dritë të bollshme që e ndajmë me ta. Rrahja e oktapodit para se të gatuhet. Pastaj i shtati fillon pjesën si mbushje të kohës që ka për të folur protagonisti. Ngjarjet zhvillohen në paraskenë. Me dritë plot. Aty ku fillon skena kemi vendin e dalldisë sëBekmanit, një llogore, arenë, lumë, ose një si kuti me tre anë si diga të pjerrta, në fund vërtetë kishte ujë dhe herë pas here mjegulla tymi i sorollateshin nga pak për midis. Endri Çela në një rol të bukur. Çela me një lartësim të vetin në rolin e Bekmanit. Brenda një personazhi që vuan një çregullim të stresit pas traumës.Lëvizja e tij është në ujë. Me ritëm të lartë. Ai rrëshket jashtë kontrollit të vet në mënyrë të përsëritur gjatë shfaqjes dhe kjo nuk kishte si të mos ishte e qëllimshme. Në njërën rrëshkitje ai përplaset me Adriana Tolkën sa deri vonë dyshuam se i theu diçka. Nuk e dimë nëse ka shkaktuar ndonjë lëndim, po aksidenti ishte aty, dhe në fakt po interpretohej një aksident. Por nga ana tjetër mbetet i natyrshëm, racional. Duke prirë elementin e lëvizjes në skenë. Atletik, i ndihmuar nga syzet e kundragazit me xhama për miopë ai ka mundësinë të ndërtojë një mori komunikimesh që i kërkojnë një mori personazhesh. Ai ndërton një marrëdhënie me veten, bën seks, i kthen përgjegjësinë kolonelit, sheh ëndrrën me ksilofonin prej miliona eshtrash, luan për drejtuesin artistik të varietesë në kërcim të frymëzuar prej çlirimit epileptik, merr lajmin e vdekjes së prindërve dhe vret veten bashkë me veten e vet. Shumicën e kohës në kushte të gjendjes së rëndë mendore. Desara Xhangolli në detyrën e vetes është gjithashtu delikate dhe pranë të përbashktit vizion për të riun naiv e topolak që lufta të skalisë sa më thellë. Ilirida Bejleri shumë e mirë në rolin e vet. Edhe skena e seksit edhe ekzaltimi i saj për burrin që i vuri emrin dashuror peshku kur e nxorri prej lumit ku po mbyteje që nuk duhet ta linte vetëm, janëkontribute të saj që e gjitha të pranohej. Met Xhelili në skenën e tij është gjithashtu në një shfaqje fort të mirë, edhe Romir Zalla e Adriana Tolka, gjithashtu. Edhe skenografia nga Beqo Nanaj edhe kostumografia nga Sofi Kara ishin fort të përshtatshme. Por ajo që na interesonte, gjithashtu, ishte krahasimi. Një vit më herët ne të njëjtën shfaqje e patëm prej një regjizori shqiptar, zotit Stefan Çapaliku. Unë shfaqjen atëherë e pata parë dhe në rubrikën për teatrin në këtë faqe mund ta gjeni shkrimin për të. Zoti Janciauskasi ka një qasje tjetër që unë e preferoj. Në dritë. Pranë nesh. Pa shumë simbolikë nëpër skenografi, me më shumë hapsirë për fjalën që të arrijë pa u ngutur drejt mesazheve të përgjithshme. Një ritëm më i shtruar. Njeriu më i pranishëm, trupi më i pranishëm, emocioni më i pranishëm. Lëvizja shumë e gjallë. Skena të qarta që ja lejnë vendin njëra tjetrës. Bashkë me fjalën e aktorëve pjesa zgjat dy orë e dhjetë minuta. Është për tu vënë re se regjizori lituanez ka dashur të shkundë shfaqjen nga e përbashkëta e tepërt. Nga nazizmi, nga seksualja, nga historia,nga zoti. Nga msymja drejt humorit të përgjithshëm të të pranishmëve. Ai ushqen spektatorin. Janciauskasi ishte ulur vetë në mes të rreshtit të dytë, që ka akses direkt e në skenë, pse në rreshtin e parë dy karriket e mesit janë hequr. Ai komunikon me sallën befasisht. Ai është ulur aty për të vënë në kujdesi aktorin kur do të turret mbi karrike deri në rreshtin e tretë, mbi rreshtin e katërt. Edhe për ta parë dhe qenë pranë njerëzve të tjerë natyrisht. Janciauskasi përmban dëshirën budallaqe për të qeshur me çdo kusht të spektatorit tonë me një përqeshje arrongante që në fillim. Sapo rrëshket, për herën e parë, protagonisti dhe rrëshkitja është direkt e për qeshje, kjo është njohuri e pranuar gjerësisht, por një tragjedi e tillë dëmtohet lehtë prej ndonjë hutaqi spektatorolopitek, ndaj qeshjet e lehta që shpërthenin si fishekzjarrka të vogla i mbyti përqeshja zëlartë e regjisorit. Një displinë autoritare mbi rreshta. Por e domosdoshme, se ai rrëshkiti shtatë tetë herë, aq blegërima gazmore në ditët e fundit para vetvrasjes së një të riu të shkatërruar nga eksperienca luftës janë një hajvanllëk i tepërt edhe për madhështorin publik. Më vonë ai vazhdoi tëmbante ndikim në sallë. Pa komplekse ndaj shumësisë që fsheh gëzimdashësit e gjorë. Shfaqja mori nga duartrokitjet më të shëndetëshme të kohëve të fundit. Zgjatur, plotësuar me ovacione. Hajde prap Janciauskas! |
Categories
All
Archives
February 2024
|