Jeton Neziraj me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit” gjallëroi skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së premtes së parë të dhjetorit të 2019-s. Një dhuratë për “popullin” që i është përkushtuar mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, shfaqja ishte prani e festivalit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrtit në vazhdimësi, që sjell këto aktivitete përkrah dezhurneve kolektive e rojës së paprerë, që po gllabërojnë llokma të bollshme nga jeta e të angazhuarve. Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia, Prishtinë. Edhe në këtë shfaqje Neziraj bashkëpunon me të shoqjen, regjisoren Blerta Neziraj. Tematika fiks ajo që po ëndërronte ai grup rezistence. Një parodi për ngadhnjimin e së ashtuquajturës mafie e ndërtimit në debatin për planin e zhvillimit të qytetit. Prishtina përmendet, por duke mos e tepruar aspak në theksim. Mafja e ndërtimit po, ajo përmendet e gjitha. Çuditërisht shumë dëgjohet edhe përfaqësuesi ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara me përfaqësimin e tyre me një administrator të qytetit në bashkëpunimin me këtë mafie janë fort të theksuara. Unë u përpoqa me shpejtësi të zbuloj se ç’zë patën ndërkombëtarët në shpërndarje të lejeve të ndërtimit në qytetin e Prishtinës, por nuk arrita shumë në atë ngut, ndaj i ndejta përfundimit që bëhet fjalë për gatishmërinë e përgjithshme të ndërkombëtarëve për tu përfshirë në zhvatje përmes shitjes së ndikimit e autoritetit andej këndej, e që është e njohur tashmë. Një shfaqje që përkujton ngjarjen e vërtetë të arkitektit Rexhep Luci, i cili vra për shkak të detyrës që ai nuk e braktiste për të zhvilluar qytetin e Prishtinës sipas një vizioni që deri në ato çaste kishte ndjekur qyteti, e që në këndvështrimin tim ishte i bukur duke pasur parasysh harmonizimin e praktikave e pëlqimeve të shoqërisë me aspiratat e saj. Dhe rëndësia e një vizioni që jeton. Deklarata e përfaqësuesit të UNMIK-ut pas vrasjes së tij, që ofrohet në linkun e Wikipedias për zotin Luci furnizon një vlerësim të lartë për të. Tamam ashtu si tek “Armiku i popullit”, që Ibseni e pat qëndisur për të pasur jehonë deri vonë, heroi bëhet armik. Te Ibseni vëllai i kryebashkiakut, mjeku i nderuar kthehet në një armik. Ai zbulon se trajtimi në banjat termale të qytezës në vend qëta ndihmojë shëndetin e përdoruesit e shkatërron atë. Dhe nuk lejohet ta japë lajmin pse do ta rrënonte biznesin që do tëushqente qytezën. Dhe gjithë qyteti i del kundër. Vëllai. Miqtë e tij besnikë. Qytetarët. Të gjithë. Por atje, në biseda e në tryeza të gjata personazhe të qetë skaliten ngadalë, duke sjellë një pamje të afërt të subjekteve. Tek stina e pestë, që ndoshta ka kuptimin e një periudhe të shtuar në jetën e atij personazhi Ibsenian, bisedatjanë më pak të gjata. Dhe teksti qartësisht është tërhequr për t’i lënë vend veprimit skenik. Një më fenomen i njohur në teatrin bashkëkohor. Edhe ajo lidhja aq e brishtë e personazhit me tematikën sociale nuk e vret mendjen për ekuilibret që shfaqja ngre mbi të, por lehtësisht hidhet sa te njëri te tjetri krah duke u rritur si një thurje në shfaqjen tonë që bën personazhin nëpër ngjarje. Në vend të ngjyrimeve personale personazhet kanëndodhira personale. Ajo që ata e kanë personale është e ndërtuar përmes steriotipit që e ofron shoqëria. I ndershmi arkitekt me të bijën, ndërkombëtari me pushtet i dhënë pas femrave dhe fitimit, ndërtuesi grykës me njërën këmbë të pantallonës harruar brenda në çorape dhe katunari çorapeverdhë sindikalit i folklorizuar, gazetarja e ofruar për mbështetje dhe interesa. Në Teatrin Kombëtar laryshia spektatoriale nuk është e njohur për spektatorin kronik. Pas meje një nëne pranë të tetëdhjetave mbështjellë në shaminë e besimit mbyte skajin perëndimor të një skuadrilje amatorsh në rradhët e para të gjysmës së majtë të sallës. M’u në mes të formacionit një xhaxho disi çakërrqjef e zëlartë bindte mikun e tij ngjitur se interneti është një media katunarësh që keqinformon dhe na ve nën zgjedhën komuniste, shoqërisht. Dhe katunarë e komunistë bashkë shëmtoheshin estetikisht duke u përmendur emrin faqe botës në mënyrë të përsëritur. Nga fundi i shfaqjes gërrhiti pak, por pastaj u bashkua me të gjithë në shijimin e denoncimeve të hapura që praktikonte shfaqja. Hyrja në tematikën e shfaqjes vë theksin te liria që ka ardhur. Te gëzimi i fitores. Një arkitekt entuziast po bën planin e zhvillimit të qytetit. Edhe përfaqësuesi ndërkombëtar fillimisht është mbështetës. Ai nuk e duron fjalën “luftë” dhe na sjell urimin mijëvjeçar “Liri, Barazi, Vëllazëri”. Ai është ndër dy miqtë e heroit, bashkë me sindikalistin. Por ai është cinik, interesaxhi, grykës, arbitrar. Punëtori sindikalist sjell tabanin popullor. Patriot i mbifolklorizuar ai i pari ia mësyn simboleve kombëtare. Ndërtuesi serviloset, shërben, blen shpirtra, tremb, pallon, vret. Me njërën pantallonë brenda çorapes. Vajza e arkitektit është epileptike. Si e vetmja përfaqësuese e brezit të ri përgjithësimet për të janë të pashmangshme, ndaj e ardhmja është epileptike. Gazetarja është ftuese dhe e ofruar. Një punë në vazhdë kjo e çiftit Neziraj. Një tematikë sociale e ndjeshme, një qasje bashkëkohore e pëlqyeshme, ritmike, me ngjyra po dhe me tinguj. Denoncim i makutërisë, tallavasë patriotike që shtyp arsyen.
Por largësia nga ngjarja, nga njerëzit nga emocionet është e njohur për ne. Historia ka largësinë me të cilën ajo ofrohet nga media. Teatri ndjek një zhvillim, qëndrim, shoqëror. Emocioni pak kërkohet. Ajo me aftësi ilustron, argëton, mobilizon e informon, por ajo nuk rritet, as brenda shfaqjes as brenda spektatorit. Ajo shtjellohet aty. Dhe sekuenca skenike fiton kaq pavarësi sa mpak kompaktësinë e shfaqjes. Humori mblidhet nëpër thjeshtësitë e spektatorit. Një teknikë që tashmë zotërohet nga Nezirajt e padyshim që përmirësohet në karrierën e tyre, por kjo na le me ndjesinë se diçka mungonte që ta kultivonte një ndjesi më jetëgjatë. Megjithëse, jo. Aktorët ishin aty. Të lirshëm, shpërthyes, të vërtetë. Të pajisur me një galeri skenash që ofrojnë mundësi ngjyrash, me koreografi, me muzikë. Secili kur del në skenë është protagonist i saj. Qëndrimi për secilën tematikë është i qartë dhe shprehet në fjalë që tregojnë. Që në fillim kemi ritëm, lëvizje, parodi. Një gjysëm muzikali. Kërcime. Muzikë. Kostumet sjellin personazhet edhe më pranë imagjinatës kolektive, megjithëse edhe i plotësojnë si individualitete. It’s all right.
0 Comments
Rama, megjithë rrokjen “ra” nëpër mbiemër, si kryeministri i vendit është stoik në bindjen e vet se burimi i legjitimitetit të tij për të qeverisuar buron nga shumë afër zotit. Në fakt ai është i habitur dhe i revoltuar pse ky Napoleon, që ai pati fatin të ishte, duhet të qeverisë këtë zgëq shkëmbor në këtë cep të perandorisë së tij. Ai me siguri e ka diku një plan, që në një takim të BE-së në Gjermani, të dalë para të gjithëve të thotë se në fakt ai është Makroni, por kur ishte i vogël bëri atë lojën e princit me të varfrin me francezin, por ky, pastaj, nuk ja ktheu vendin e ligjshëm. E sapo të këmbehet me Makronin, të zgjidhet president e kryeministër i BE-së së re, e direkt të niset t’ia marri Jeruzalemin çifuto-arabëve dhe ta mbjellë me tulipanë shkretëtire që vijnë era Channel 5. Vetëm dyshon se nuk e mbështesin gjermanët, po ai me çunat me kohë do ta kish bërë këtë skenar një punë të kryer. Dhe edhe të tjerët nuk do ta mbështesnin. Në fakt, pak do ta mbështesnin. Rama duket se, ka dëmtuar rëndë shanset e tij për të bindur se mund të sigurojë mbajtjen e pushtetit edhe nëpër fenomenin e ardhshëm të zgjedhjeve që gjithësesi do të vijnë, kur njerëzit do tëjenë me llaç e tulla nëpër këmbë. Natyrisht përfundimet e punimeve tamam pak para fushatës janë një rastësi e lakmuar, por fragmentimi i skenës politike është disi shqetësues. Megjithëse ky shkrim dëshiron t’i qëndrojë larg tërmetit dhe vragës që ai la mbi shoqërinë tonë dhe humbjeve në jetë e qetësi shpirtërore që na solli, prap aq larg nuk mund të rrijë. Në përpjekjen e vet për të përmbajtur dërrmimin në humoret popullore Rama ka zgjedhur qasjen e kudopranisë, apo si i thotë latini omnipraesent-izmin, qëështë sa formë edhe përmbajtje. Me protagonistë të rinj që kanë dalë në ballë të një vrulli vullnetar, Rama ulet rreth tryezës së tij qverisëse. Çuna e goca të reja që kanë mbledh nga një milion e dy milion dollarë, aty, pa prit e pa kujtu dhe kanë vëmendje nga media dhe mileti i gjerë në përmasa që atë e bezdisin ndjeshëm, rrinë aty te karrigia e Benit, Erionit, edhe emra të tjerë plot, se nuk po i kam shumë të pranishëm tani. Nëpër tryezë të tilla Rama njofton kumte të tipit “rrezikojmë që të na ndodhë një shpërthim në demografinë vendore. Do marrin njerëzit anijet” - tha, aty krah liderit të “Fundjavës ndryshe” dhe një imami të moderuar që ka vite qëia jep dorën fukarasë. Fatmirësisht, deklarata ishte në kontekst të luftës që ai ka me mendian dhe misionin e saj shkatërrimtar, përndryshe ndoshta duhet të ikim me të vërtetë te porti. Por jo, Rama është aty në një takim spontan që ka kryesisht për qëllim që fondet të menaxhohen përmes një qendre të centralizuar. Një mendim fort i arsyeshëm, por që ai detyrohet ta legjitimojë me betime çunash tamam, pse minohet nga policë të nivelit të lartë që i mbetet syri te ndonjë nga ato çantat dhe më shumë nga reputacioni i ligsht, që ndihmohet fort edhe nga alarmi dhe sikleti popullor. Në ngut e sipër menaxhimi mediatik i tij është qesharak. Ai kapet duke shtyrë hapa mbrapa zëvendskryeministrin, si të ishte një çunak i pavlerë që i prish fotografinë duke patur parasysh edhe ekuilibrin e brishtë të rëndësisë së këtij politikani. Ai në shtëpi kokëlurish na urdhëron kanakarin e tij politik, kryebashkiakun Velija të ngrihet nesër në katër e gjysëm të mëngjesit e të lyejë murin e pallatit ku janë strehuar të ramit në hall të madh. Përqafimet e tij janë keq. Edhe ERTV përpiqet që portreti i tij të mos jetë i kuruar aq shumë. Hunda po bëhet e madhe, mjekra kot e më kot. Xhupi i tij i ekipit kombëtar është një emblemë e aksionit për këtë tërmet. Ai po braktis territore të imazhit që të mos ndikojë gjurmuesit e së pavetëdijshmes nëpër masa. Varrim më varrim, përqafim më përqafim. Ndërkohë mileti është i magjepsur nga një qenie e re në shoqërinë tonë, inxhinieri e profesori i nderuar, që thonë atë që vetë Rama e kish amplifikuar që në zgjatjet e para drejt pushtetit, atë që jemi të rrezikuar nga papërgjegjshmëria e babëzia në ndërtim. Por që pastaj e pat parë si të leverdishme mbi çdo argument. Prokuroria ka shpallur numrin e 250 dosjeve të hapura. Një veting në ndërtim. O zot i madh. Ishalla nuk na vjen rradha. Me këtë vrull kemi për t’i mbush burgjet me katunarë që e mbysin kastravecin me ure dhe shkaktojnë shqetësime të apartit tretës. Dhe kur. Pikërisht tani që Rama do t’i lejonte popullit tonë të vilte fryte nga reformat në drejtësi, arsim të lartë, arsim më pak të lartë, mjekësi, bujqësi, turizëm, kulturë e trashëgimi kulturore. Vdeksh o tërmet i keq, që e shkunde këtë pemë frytemirë. Ajo mjekër ishte mendu për një dritë komplet tjetër. Po Rama, mirëkeq, e ka emrin Edvin. Dhe Edvinat, me gjithë respektin, nuk janë aq rë rrallë, megjithëse jo aq të përhapur sa Arbeni dhe Erjoni. Pra shqetësimi ynë janë socialistët. Me eksperiencën demokrate në mëndje, na shqetëson një zhvillim i i tillë në udhëheqjen e socialistëve si ndërrimi i kryetarit. A do të mbijetonte kjo parti në përpjekjen për të gjetur një lider. Deri tani investimet kanë qenë të pakta dhe nuk ka pasur ndonjë mbështetje të shprehur në ndonjë anë. Duke pasur parasysh edhe shkërmoqjen që rrezikojnë socialistët dhe jetëgjatësinë e një qeverisje edhe ata që nuk janë të vullnetshëm, por që e kanë inat imponimin e vullnetit të tjetrit do ta shohin me dyshim në fletën e stampuar. Por është edhe rreziku që të kemi fundin e bipartizmit dhe hapjen e tregut të punës politike, për të rinj nga radhët e të ashtuquajturve aktivistë. Nga Kosova në ato fillime pati një vërshim solidariteti që mund të mendohej edhe si i përdorshëm për skenën politike vendore, por mendoj se u përmbajt ndonjë rrjedhje imediate, megjithëse ndoshta nuk është fare i pafryt. (Kërkoj ndjesë për cinizmin makjavelian me të cilin e trajtoj këtë vëllazëri fatlume që e kemi mes veti në këto fatkeqësi që i kemi bashkë prej kombeve të tjerë, por ky është një shkrim për politikën.) Pastaj janë edhe kjo lëvizja e re. Imami dashamir. Aktivisti. Intelektuali opozitar. Analisti. Fejsbukisti. Panikisti. Rezistenca te teatri, që megjithë ata regjisorë, aty, humbi një mundësi të shkëlqyer drithërimi të publikut vetëm për çështje regjie, dhe ndonjë të dyshimti që shante me rob e me nanë deri në kupë të qiellit. Por nervozizmi institucional, me mibnistruin që komenton vetë me zemrat gojëliga për akuza që nisnin nga shkarkimi me canta të sekuestrara ndihmash në dyert e brendshme të saj. Por në përfundim dështimi i shtetit për të ruajtur një fytyrë të vetme të përpjekejeve të shoqërisë në lëpirjen kuruese të plagës popullore është një ndodhi që nuk ka si të injorohet. Pastaj ka edhegazetarë që kanë rizbuluar popullaritetin e vet dhe magjepsen prej tij deri në angazhim. Mbledhin një milion dollarë për tre ditë. Dakort nuk është kushedi sa domethënëse, por në një shqyrtim të fenomeve psikologjike ndër individë që kanë jehona publike është një tregues. Apo është domethënëse? E mbi të gjitha tërmeti, GDP-ija dhe reformat, pakënaqësia popullore, minatorët, prerja pa kriter e fidanëve në bahçen qeverisëse dhe kontrolli në media, e lejimi i shpërdorimit në vulgaritet të pushtetit. Dhe pastaj janë zgjedhjet. Si do të shkojnë ato? Lëvizjet e reja, nuk kanë stazhonimin e mjaftueshëm, për mendimin tim. Edhe në Itali edhe në Greqi, lëvizjet populiste (në kuptimin e krijimit të rrjetit të marrëdhënieve të elektoratit me qeverisësin. Krijim që nuk ndodh në kanalet dhe me mesazhet tradicionale të sigurimit të simpatisë.) si në të majtë edhe në të djathtë apo të qeverisjessë arsyeshme mbi-politike, kanë pasur një vazhdimësi disa vjeçare. Por, prapë, më duket e pabesueshme që Basha ta ketë këtë fat, për të cilin, dora në zemër, nuk ka luftuar aq fort. Partia është e padukshme. Denoncime të keqqeverisjes andej këndej por, se kush, se çfarë nuk dimë. Paaftësia e tyre për të qenë të pranishëm është shqetësuese. Basha lehtësisht mund të ish bashkuar me Ramën në përpjekjen për ta mbajtur reagimin e shoqërisë ndaj tërmetit nën fytyrën e shtetit. Ky shtet do të jetë edhe i tiji në një të ardhme jo të largët, nëse besojmë kumtet e gojës së tij. Një qetësi dhe largim nga idetë e përçarjes së skajshme mes forcave do të ishte edhe me leverdi elektorale. Do ishin promovuar ministrat e ardhshëm e në vend të një plani me tre pika, që mund të kishte edhe vetëm me një pikë. Në tryeza me vëmendje të shtuar popullore nuk do të lihej kryeministri i vendit të kapet për fjalësh me njerëz goxha më pak të njohur për kontrollin mbi tryezën e këshillit të ministrave duke rrezikuar më shumë se emrin e vet në kontekst të galerisë sërelevancës politike. Por demokratët prej kohësh janë zhdukur, e tani shqetësimi ynë rikthehet tek socialistët. Ku dreqin janë socialistët? Zgjedhjet para së gjithash vijnë për ta, nëse ka ende një parti me këtë emër? Pse nuk ka xixa ky kulmim mediatik që është tërmeti. As Ditmir Bushati nuk u shfaq. Asnjë tjetër. Erionin e keqtrajtuan faqe botës për merak të prishjes së 17 nga 943 fotografitë e ditës. Veliajt i thanë nesër ta kesh lyer murin që në katër e gjysëm të mëngjesit. Personalisht! (A mund t’i kërkojmë medias të verifikojë nëse është lyer muri dhe a e leu vetë Erioni, apo çoi ndonjë tjetër, dhe, theu urdhin e liderit?) këto janë të dëmshme për rezultatin. Ra, ra, rama ik! OOOO! Liri, demokraci. (Mbajeni shënim ju lutem!) Meqenëse, një rast kaq i këndshëm sa muaji i festave të nëntorit, pra vetë nëntori, e paraqiti veten për bazë shkrimesh të ngjyrosura me qëndrime personale, politike e morale, që vjelin vëmendjen e publikut në një qasje që e ka vendin e vet tashmë, ja ku po e shpall qëndrimin e edhe unë. Një numër fotosh të heronjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në betejë kundër pushtuesve nazi-fashistë u vendosën në bulevardin kryesor tëkryeqytetit, bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe krijuan një strehë mbi rrugë që cave u zu rrebeshin që binte nga lart, e ca të tjerëve u zu dritën e i bëri të brengosur. A duhen ata? Ca të inatosur nga krahu antikomunist thonë jo. Shohin aty një provokim në kujtimin e një përndjekje arbitrare dhe sadiste. Dhe ata që e thojnë këtë ‘jo’ shpresojnë se janë njëri ndër përrenjtë e mëdhenj që furnizojnë lumin e së djathtës opozitare. Vetë e djathta ka qenë e heshtur në gojën zyrtare, por investimi për prani publike në këta zëra tregon se ajo është shpresonjëse që do të nxirret diçka edhe nga ky damar minerali. Unë jam që heronjtë t’i njohim e t’i nderojmë, pse kështu ia shtojmë një kategori nderi galerisë së ndereve me të cilën nderojmë anëtarët e shoqërisë sonë. Lufta e DytëBotërore ishte një luftë që gjithë popujt e botës mendojnë se e luftuan bashkë. Pse një racë donte të vendosej mbi gjithë të tjerat dhe ti shfrytëzonte për qëllimet e nevojat veta. Egërsia me të cilën u zbatua dhe si i njehsoi qëllimet e veta me parimet njerëzore të ekzistencës e bënë nazizmin një armik më të madh se Stalini i tmerrshëm që nuk e kishte problem fare sikur të shkaktonte edhe trefishin e viktimave, po vazhdonte një qeverisje si ia mori mendja brenda kufijve të perandorisë së trashëguar nga Cari. Edhe lufta jonë, në krahun e vet fitimtar ishte kundër nënshtrimit racor edhe rezistenca jonë qe e shëndetshme dhe e çliroi vetë vendin dhe shkoi edhe në Kosovë ku mundësoi një çlirim relativisht normal prej ushtrisë jugosllave, që bashkë me atë shqiptaren ishin të vetmet që u çliruan me forcat e veta. (Në Greqi ku ndërmjetësimi ndërkombëtar ishte më i madh, çlirimi grek e spastroi një territor nga bashkëkombasit tanë andej matanë. Grekët kishin bashkëpunuar edhe vetë me një qeveri kuinslinge, por kaq fort e mohuan këtë sa disa dhjetëra mijëra njerëz i kapi për leckash e i vrau, përdhunoi e i përzuri. Ne nuk dimë në janë përzënë prej Greqie kushërinjtë e kryeministrave kuinslingë, apo drejtorëve të drejtorive, por na mjafton të kuptojmë se çfarë veprimesh legjitimoi rezistenca ndaj asaj përpjekjeje për të vendosur një hierarki ndër raca, dhe Kosova na cjen ndër mend.) Ritmet me të cilat erdhën ndryshimet nën regjimin komunist ishin jashtëzakonisht të larta. Një vend tërësisht i prapambetur, analfabet. I vuajtur, i përçarë, për një hark kohor 50 vjeçar trefishoi popullsinë, siguroi integritetin dhe unitetin,e vuri interesin e shumicës së banorëve të vet para çdo interesi tjetër, përveç interesit personal. Në rast se, krahu nacionalist do të kish qenë fitimtar në betejën për të qenë balli i rezistencës nazifashiste e aleancat tona pas çlirimit do të kishin qenë nga perëndimi, gjendja e vendit tonë nuk do të kish qenë kushedi sa më mirë. Plani Marshall prej të cilit përfitoi Gjermania për Shqipërinë do të ishte diçka krejt tjetër. Pak a shumë një situatë e ngjashme me qeverisjen e pas viteve ‘90-të, por shumë më e keqe dhe e cunguar. E hapur kanat për ndikimin grek dhe pastaj Italian. E ndoshta turk a egjiptiano-arab. Të gjitha popullsitë në fazakyçe të zhvillimit të qytetërimit kanë ndërmarrë veprime të tilla. Avancimi qytetërimor ka ritme të veta të ndryshueshme, që kur përkojnë me avancime të mëdha në shkencë a organizim krijon kushte për fatkeqësi të mëdha. Moderniteti i shkalloi ritmet. Po edhe më herët. Spanjollët me dyqind ushtarë dhe prazmore, shpata çeliku e hile makiaveliane shkërmoqën sikur nuk qe kurrë qytetërimin ndoshta më të lashtë të botës, atë të aztekëve. Anglezët e bën gjysmën e botës baçen e vet pse shpikën mitralozin dhe pamporin prej hekuri. Kombet kanë nuhatjen e vet,ndaj veprime që prezantohen si krejt rastësore nëpër histori janë kaq largshmendsh të ishin ndryshe. Injoranca, egërsia, grykësia me të cilën u morën e u zbatuan një sërë vendimesh të mëdha prej fitimtarëve qeverisës ishte një fatkeqësi që ne duhej ta prisnim. Ne jemi shqiptarët. Ka arsye të besojmë se edhe forcat e tjera aktive në politikën e kohës nuk kanë qenë kushedi sa dashamire e të emancipuara. Keq na vjen, po edhe historia nuk ka qenë fort e mirë me ne, edhe ne jo aq të mirë me veten, por po ecim. I paharruar qoftë kujtimi i dëshmorëve për lirinë e atdheut! Pak më herët në bulevard ne patëm foto të viktimave të mënxyrës diktatoriale. Dijetarë nga më të mirët, krijuesit tanë më të mirë, njerëzit që merreshin me shpirtëroren, ndër protagonistë të secilës fushë të aktivitetit njerëzor në Shqipërinë e asaj kohe u ballafaquan me vështirësi e kufizime. Shumë njerëz përfunduan në torturë e vdekje, internim e gjithfarë, por ndjesia e asaj dhimbje shpejt kthehet në personale. Ne i nderojmë viktimat e diktaturës komuniste pse ata qenë njerëz të arrirë e qëllimmirë që padrejtësisht u privuan nga mundësia për të përmbushur veten dhe kontribuar për shoqërinë. E kemi keqardhje e përkujdes për ata qindra e mijëra, që pa asnjë lidhje të arsyeshme u vunë nën mundime prej një teknike djallëzore të ruajtjes së pushtetit. Ata ishin familjarë e të afërm njerëzish që me sipërmarrjen e tyre u vunë në rrugën e asaj diktature. Unë edhe diku tjetër jam përpjekur të skicoj problematikat e shumta që sjell mungesa e plotësisë në përfytyrimet kolektive për përndjekjen dhe qëndrimet që duhet t’i ndjekin[1]. Mungesa e hierarkive ndër të përndjekur dëmton trashëgiminë e ndershmërive që pati kjo përpjekje e popullit tonë për ta hequr zgjedhën diktatoriale komuniste. Gjithmonë i gjallë qoftë kujtimi i aty që për dashuri të jetës e të njerzve nuk e kursyen veten para egërsisë rrugaçërore të diktaturës! Përpjekja për të mbajtur gjallë këtë diskutim, madje edhe arritja në njëfarë mase e qëllimit për të qëndruar i hapur ky debat, tregon për nevojën që politika shqiptare ka për të nxjerrë ndonjëfarë përforcuesi për simpatira në kontekstet e gabuara në këtop kohë. Debati duket se ushqehet sa nga socialistët aq edhe demokratët. Socialistët megjithëse duket se englendisen nga kjo gjallëri janë çuditërisht të përfshirë. Edhe nga nevoja që të distancoheshin nga dëmi i dikturaturës, edhe prej një lëvizshmërie më të lartë në lidership socialistët duket sikur janë më përpara në transferimin e arsyeve për simpati e mbështetje elektorale nga e kaluara çlirimtaro-revolucionare drejt pragmatizmit të ditpërditshëm e angazhimit me tema bashkëkohore. Por jo. Në vend që të mbushin rruëgn me heronj që i prin Skënderbeu atje në majë e pastaj sjellin Lirinë e Pavarsinë, e Luftën e Parë, zallamahinë e kufijve, e Kosovën, e Luftën e Dytë Botërore, e penë e pushkë. Se kemi edhe pavarësinë një ditë më herët e jovetëm çlirimin një ditë më vonë. Por prap. Socialistët janë në pushtet. Po nuk e solli çlirimin simpatinë, ata e blejnë në treg të zi. I gjithë halli ynë është tek shpresa e tepërt që opozita shqiptare mban tek kjo problematikë për krijimin e një boshti unifikues e identifikues për të djathtët. Natyrisht ata e dinë se në praktikë vlera e tij është e pakët dhe rrjetet e ndikimit krijohen të pavarura prej tij, por shumica e votuesve ende e mbajnë mend që hapin e parë në drejtim të mbështetjes për PD-në e kanë tek revoltimi i tyre me komunistët. Por tani ka pak gjasa që një leverdi të sigurohet prej të tilla tematikave. Nëse nuk do të pritet deri në fund që keqqeverisja e pandershmëria socialiste të kryejë ciklin e vet, atëherë duhet vepruar ashtu që elektorati i majtë minimalisht të gjejnë emocione tek një debat shterpë për të kaluarën dhe të gjejnë kështu një arsye për të qenë të ndryshëm nga bashkëqytetarët me simpatira të djathta, kur keqqeverisen njësoj. [1]https://www.oltionkadaifciu.com/dimensione-teuml-personales-dhe-kolektives-neuml-diskursin-mbi-peumlrndjekjen-politike-neuml-shqipeumlri.html Të shtunën e parafundit të tetorit, te salla e madh e ArtTurbinës, u shfaq një produksion i Teatrit Kombëtar, që edhe çeli sezonin e ri për këtë teatër. Xhelatët e kishte emrin. Nga një irlandez që e jeton jetën artistike shumë pranë Londrës, por që është edhe skenarist e producent filmash të suksesshëm në kinematografinë angloamerikane, Martin Mcdonagh. Kurse regjia ishte nga Qëndrim Rijani. Regjisor? Jo vetëm. Unë do të thoja edhe bashkëautor. Drama ishte edhe e tija. Ngjyra e qëndrime politike specifikisht të Rijanit e aspak të irlandezit angloamerikan. E kaluara komuniste e popullit tonë ishin pjesë e përzieres fort të larmishme që Rijani kishte mbledhur e që padyshim nuk ishte e Mekdonaghut. Por, të mos merrem fort me thashetheme, e të kthehem direkt tek shfaqja. Megjithëse, prit! Të premten e parafundit të po atij muaji që përmenda më lartë, unë kisha bërë përpjekjen e parë për ta parë shfaqjen. Kur do ti, m’u në mes të paraskenës çmëndet një nga ato tymueset dhe e mbush të gjithën sallën, gjë që qe jo fort e injorueshme në përmasat e veta. Vetë regjisori me fikëse zjarri hyri në xhepin nëndysheme, por nuk ia doli ta ndalte. Patën kohë deri sa u var në litar personazhi që e sillte vetë drejtori i Teatrit, dhe gjithçka mbaroi. Një sulm kimik jomalinj, të cilit nuk ia njohim prapavijën astrologjiko-ideologjike, por i ndodhur. Një njeri ekzekutohet pse ai është gjetur fajtor nga gjykata për përdhunimin e vrasjen e një vajze të re. Por, ai këmbëngul që është i pafajshëm e në dëshpërimin e asaj padaljesie shan, shfryn e qahet dhe përpiqet t’i japë vetes shpresë. Është kjo skenë me tonet e larta, me gjallërinë e lëvizjes, me ritmin e saj që na tregon se çdo të ndodhë. Dhe menjëherë kritiku si puna ime demoralizohet. Ai menjëherë mendon se nuk ka më shpresë për surpriza. Por jo, surpriza ka. Përveçse rriten tonet dhe gjallëria e lëvizjes kemi edhe qëndrime ndaj historisë sonë të afërt. Drama historike e disi psikologjike e Mekdonagut, me ekzekutuesin e dytë më të famshëm të Anglisë del nga binarët jetikë të personales dhe vendoset në rradhën e kërkuesve të katarsisit shoqëror shqiptar. Drama e ekzekutuesit Harri Vade nis me një vrasje, e përfundon me një vrasje. Një cikël normal për një ekzekutues, i cili është disi i thirrur në atë nevojë për vdekjen në jetën e tij. Por drama e tij ndërpritet nga interlude të së kaluarës shqiptare, me tortura të burgosurish si ajo e lidhjes në fund të një litari të tendosur prej organi gjenital apo për duarsh e këmbësh lidhur kurriz më kurriz me një të dënuar tjetër, deri në sfilitje e dhimbje, por kryelartë, pse është parë nëëndërr udhëheqësime dhëmbët të prishur.Një interlud me një kamp pune si këta të përqëndrimeve a burgosjeve ku një musliman zëlartë, një hebre dhe një piktor, e të tjerë dhunohen, tremben, e zhduken nga dy njerëz me shami të kuqe pionieri që mund të përdorej edhe për maskimin e fytyrës deri tek sytë. Këtë shami të pionerit kishin edhe torturuesit e interludit të parë. Pastaj në një interlud tjetër një gazetar ka bërë të njohura në shkrim ca ekzekutime, po ato nuk kanë ndodhur ende, natyrshëm ndodhin aty para nesh. Një i mbijetuar lutet ta vrasin. Dhe interludi që mbyll pjesën është një monolog i gjatë, nga pas vdekjes, prej një të ekzekutuare shqiptare, në rini e me fatkeqësi të madhe. Dhe si mund ta ndalte regjisori tërheqjen shkulëse që këto interlude do t’i bënin gjithë dramës së vogël e personale të ekgzekutuesit profesionist? Xhelati thjeshtë ekzekuton si pjesë e shërbimeve që ofron për shtetin në shkëmbim të pagesës. Kjo është puna e tij me kohë të pjesëshme, përndryshe bashkë me të shoqen menaxhon një lokal. Do ti pas ca kohe një shok i vjetër i atij të vrarit të parë, vjen dhe i merr vajzën ekzekutuesit e i luan një reng? Ky i llahtarisur nga ideja e humbjes së vajzës e për ta trembur që të tregojë e merr atë rrëmbyesin e e ve në litar, e ai në një aksident lëvizjesh mbetet i varur. Vajza si përfundim nuk kish qenë e rrëmbyer, por thjesht e mashtruar dhe përdorur, dhe kthehet.Drama e këtij punonjësi, që mund të kish qenë edhe postier, por qëllon disi kokëfortë e xhambaz, ndoshta disi gangster, por gjithsesi një punonjës i shtetit anglez nga fundi i luftës së dytë botërore e deri në fund të viteve 50-të kur britanikët e ndaluan dënimin me vdekje. Ai ka edhe një opinion për ligjin, ka një grua, ka dhe një vajzë 15 vjeçare, për të cilën ankohet se rri turivarur, me miqtë e tij, me të cilën kalon kohën në pub. Por ja, vjen diktatura komuniste shqiptare dhe ky xhelat, apo përkthyer fjalë për fjalë ky njeri që var njerëzit, na bëhet një gangster i dalë mendsh. Ai abuzon me këta miq në lokal si të ishin lecka, sillet me njerëzit si një kapadai sadist, të gjithë i tremben, por si përfundim jo dhe aq. Ankesa e tij për vajzën që rri turivarurtingëllon kaq jashtë konteksti në atë zallamahi të sharash, ku ky qartësisht ishte abuzues. Por jo, klientët kanë marrëdhënie të mirë me njërin tjetrin, me gruan e xhelatit, me vajzën e tij, shqetësohen për fatet e njëri-tjetrit, kanë simpatira e krenarira prej njëri tjetrit, por hyn ky dhe gjithçka degjeneron. Sharje ofendime, bam e bum. Dakort ne mund të gjejmë një lidhje mes një xhelati që psikopatia e vet e bën themel për një diktaturë, por regjisorialisht kjo është shumë e vështirë. Bashkëjetesa e një veçanësie e brishtësie si jeta e xhelatit anglez në mes të shekullit XX me atëdramës së një kombi në veriun e Mesdheut në të njëjtën kohë ka qenë barrë shtesë që regjisori Rijani ia ka vënë vetes, në realizimin e kësaj pjese. E kjo barrë ka qëlluar e randë fort, e në atë ecje në peshë unë nuk besoj se Rijani e ka çuar ngarkesën aty ku ka menduar. Drama e xhelatit nuk e mban mirë dramën e kombit. Zoti Rijani nuk mund të kritikohet pse skenat e tij s’kishin intensitet ndjenje a lëvizja, a pse ngacmues të tjerë mungonin. Pjesa tentoi tre orët në zgjatje të vet dhe nuk pati ndonjë lodhje të veçantë ndër spektatorë. Fizikaliteti ishte i shtuar. Ndërkohë që gjuha kishte liri të re për skenën tonë, si në ofendim me ngjyrim seksual ashtu edhe në marrje pushimi nga detyra e përcjelljes së kuptimeve të ngarkuara. Nja dy a tre këngë anglo-amerikane tëviteve ‘90, ndoshta 2000. Nirvana, “Njeriu që shiti botën,” ai tha se 28000 dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore ndoshta janë të vrarët e diktaturës komuniste, ndërkohë që dihet mirë se janë edhe ata. Ai tha edhe gjëra të tjera plot. Lulzim Zeqja si protagonist duket që nuk është kursyer, por protagonizmi i tij është i larguar, si edhe çdo rol tjetër i mbrëmjes. Flor Agalliu, Muça, Derhemi, Cerga, Fuga, Çuli, e të gjithë janë të pakursyer, por në një tablo të larguar prej një tabloje tjetër të mbivendosur dhe që ta arrijnë sipërfaqen u duhet të presin nëpër hapësirën dydimensionale. Të njëjtët aktorë lëvizin në të dy realitetet. e nuk rrisin dot personazhe kushedi sa të shëndetshëm. Për dramën e Mekdoughut ata janë të tërhequr prej nevojës për t’i shërbyer gjykimit të historisë së tyre, e mënyrat se si një rol imponohet mbi aktorin dhe thith prej tij energjinë që i nevojitet janë tinëzare. PËR VETëVENDOSJEN, SI GJITHË MILETI
Me një rezultat të ngjashëm me atë të zgjedhjeve katër vite më parë, Vetëvendosja ka dalë në skenë të politikës qeverisëse si koalicion kryesuese dhe pas të gjitha gjasave do të qeverisë. Dhe të mendosh se Vetëvendosja në këto katër vjet ka qenë në maturim të elektoratit të saj, pra me pak energji të shtuara prej aksionit intensiv politik, madje edhe i mbijetoi një përçarjeje që largoi nga jeta poltike e partisë, kryetarin, sekretarë, liderë në lokalitete dhe përfaqësues në parlament. Por jo, partia vinte në zgjedhje bindëse dhe e bindur tek fitorja, madje në disa raste edhe e zhgënjyer prej epërsisë së pamjaftueshme, megjithëse shpallte synimin e lartë, deri në abstraksion, që ta sjellë idealin në jetën e përditshme të secilit kosovar, e secilit shqiptar, madje. Albin Kurti është lider i madh i partisë. Atëherë kur ndodhi përçarja që përmendëm, ai ishte tërhequr nga detyra e kryetarit dhe kishte investuar njërin prej të sinqertëve dashamirë si kryetar dhe pastaj një mjedis i tërë kish hedhur rrënjë në trupin e lëvizjes. Dhe kishin kontroll mbi burime e promovime. Të paktën në terma organizativë të udhëheqjes përçarja ishte kuptimplotë, megjithëse ishte në kundërshti me rrjedhën praktike e teorike që nis tek lideri dhe është arsyeja e mobilizimit të bazës, megjithëse secili e sheh veten jo pak te ai. Shumica e atyre që përpiqen të mpakin vlerën e Lëvizjes përpiqen ta rikthejnë vëmendjen tek ajo ngjarje, por unë megjithëse besoj dhe uroj që Lëvizja të jetë sa më e suksesshme në qeverisje, mendoj se ka një vlerë praktike kthimi tek kjo histori, pikërisht në aspektet administrative e organizative të partisë. Ne, si popull mbipolitik që jemi, na duhet të bëjmë edhe hesape shkencore, (për aq sa mund të jetë shkencor një diskutim për shoqëroren që na ka servirur historia dhe të ngremë parashikimin vetpërmbushës.) Fakti që Lëvizja nuk pësoi asgjë me domethënie prej asaj ngjarje, na tregon se Kurti, megjithëse me këtë mantelin e njeriut që frymon e punon për idealin, është fort i vetëm me gjithë atë pushtet organizativ në duar. Në rast se kishte një grupim rival, me atë 20-shen a ku di unë që lanë rradhët e drejtimit të partisë, pse ishte ai kaq pak me ndikim në emërimet e drejtimit? Apo, kjo do të thotë se Partisë i mungojnë grupime që kanë interesa e ndikime të shprehura prej përfaqësimit në organet drejtuese qendore? (Pse, preferojnë të mos përfshihen në drejtim, apo të gjithë anëtarët kanë karakter lokal dhe eventualist. Ose që u mungojnë kualifikimet e nevojshme? Ose që partia u infiltrua nga një grup armiqësor që e kontrolloi aparatin organizativ për nja dhjetë vjet? Gjithësesi, partia më e madhe në parlamentin kosovar vjen me një vullnet të madh për t’u sprovuar në qeverisje. VV ka gjithë thjeshtësinë e nevojshme në divulgim të mesazhit të vet prandaj dhe unë s’kam si mos me e marr. Pak a shumë ata thonë se: Kosova ka tokë pjellore dhe nëntokë të lakmueshme. Frenimi i makutërisë individuale dhe një sitje tjetër në drejtësi e gjithandej dhe mbushja e hapësirës që krijohet me idealizëm e arsye të shëndoshë do të jenë me rezultat të menjëhershëm. Do të ftojnë diasporën e suksesshme të sjellëi fonde dhe ekspertizë. Edhe të rinj që po shkollohen gjithandej kemi plot, edhe kjo qeverisje nuk duket ndonjë punë kushedi sa e vështirë. Dhe do të ketë një përmirësim të shpejtë. Një marrëdhënie më e mirë me shtetin amë dhe një syndërsyshmëri krenare me serbët, shoqëruar me aleanca rajonale me kroatët dhe pastaj me gjermanikët do të lehtësojnë këtë shqetësim, thonë ata. Dhe mos me u përzi fort me islamizëm, por edhe pse e largojmë allkun nuk kemi pse. Ja prit pak. Edhe lista e kandidatëve është e shëndetshme, edhe sallat u mbushën me pjesëmarrës gjatë gjithë fushatës. Diaspora po i pëlqen fort. Dhe mbi të gjitha kryeson në rezultat. Por prapë, ne mbetemi para nesh me dyshim për mënyrat se si do të menaxhohet nga ana partiake qeverisja? Do të kemi një centralizim të shtuar, apo një shpërndarje më të madhe të pushtetit ngaqë teli i komunikimit kalon nëpër rrugën që po ndërtohet? Si do të derdhet ky entuziazëm e energji në vagonin me shpejtësi inercike të administratës publike, që gjithashtu e ka idealin, edhe profesionalizmin, pjesë madhore të legjitimimit të vetes për angazhim politik? A është veçanërisht e rrezikuar Vetëvendosja në ushtrimin e qeverisjes së saj prej diversionit terrorist dhe shtetëror apo edhe rrugaçëror të huaj e vendas? Vetëm dje në kohën kur vëmendja e madhe e botës ishte mbi fitoren e diplomatikisht të të ashprit Kurti, zarfe helmues mbërritën si votë e postuar nga Serbia. Një deklaratë fort e qartë, nëse kujtojmë edhe helmime nëpër shkolla e shtëpi që kanë qenë një praktikë e qeverisjes në kohët e paraluftës. Ndoshta dhe sipas shumicës së gjasave një bllof, por kjo kartë e kërcënimit e shton peshën kur kujton jetën politike kosovare. Vetëvendosja e akuzon presidentin e vendit, kryetarin legjendar të partisë që lindi në krah politik të UÇK-së si një feudal arkaik që rrëmben çdo gjë që mundet me tërbim dhe le copa nga vatani nëpër bixhozet e vet me pushtet. Kurse kryetari që e pasoi për PDK-në dhe kandidati për kryeministër i mosvarur zoti Veseli ka qenë kryetar i ShIK-ut për shumicën e karrierës së tij politike dhe është aq i fuqizuar nga kjo detyrë sa nuk pati rival në trashëgimin e partisë. Infiltrimi udbash i vendit është i madh, dhe dikur ka pasur kushtet të rrisë mundësitë për zë në shoqëri. Edhe simpatinë ndër perëndimorë serbët e kanë të mirë. Hapësira për sabotim nga jashtë dhe bllokim nga brenda ekziston. Por hesape të tilla konsiderohen kryesisht disfatiste dhe në fakt gjeopolitika nuk është fort keqazi e vendosur. Serbët u ndaluan në gjenocidin e tyre vetëm pasi Beogradi u bombardua prej një aleance qytetërimore. Në Bosnjë nuk ndaluan fare. Pavarësisht se është e çuditshme se si serbët ja hedhin më lehtë se gjermanët në sigurim të hapësirës jetike, prap një skenar agjenturoro-luftarak nuk ka pse është i pashmangshëm. Por ajo është histori e harruar. Aspirata kryesore e serbëve është integrimi evropian. Edhe NATO vazhdon të jetë garantues i paqes dhe integritetit në Kosovë. Mekanizmat institucionalë vënë në dispozicion të serbëve të Kosovës për të ndikuar në funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Kostoja për serbë tani mund të mos jetë e leverdisshme, por një lexim i gjerë i politikave nuk është për t’u nënvlerësuar. Zoti Rama m’u në mes të këtyre zhvillimeve heroike vete e takon zotin Vucic dhe sëbashku bëjnë një deklaratë paqeje e mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të shtuar. Një shengen. A duan ata thjeshtë të na qetësojnë nga një trembje që qenka? Si është bëhet përmbushja e kësaj trembje? Gjysma e komentatorëve thanë se takimi nuk bën veçse dublon gëzimin e një marrëveshje që është arritur më herët dhe pastaj që është gëzuar një herë. Kurse gjysma tjetër thanë se vendimi mund të ketë jehona në pozicionimin qindravjeçar të shqiptarëve nëpër histori. Euforizmi mediatik, ndryshe nga zakonisht, gati bezdisës në shumësi. Ne shqiptarët e këtejit nëpër mazhorancat tona e konsiderojmë veten aq të rritur sa dyshojmë çdo mundësi të ndryshimit të shpejtë dhe pavarësisht të gjithave e vendosim veten në një kontekstualitet relativisht të mjaftueshëm. Në Shqipëri, Partia Socialiste huazoi, pak a shumë, si ekspertizë të jashtme për udhëheqje ekzekutive dhe miklim elektoral Edi Ramën. Dhjetra zotërinj që dikur kishin qenë shokë, e si atëherë akoma me pushtet organizativ në Parti dhe shihnin ëndrra me djalin e vet, ngritën foton e Ramës kur u desh një lider të përballonte Salën, se Nano, që ishte ndër bij dhe kish marrë detyrën e udhëheqjes në një kongres të Partisë së Punës, (e mbiquajtura nëna Parti,) u dha mbas shpërqëndrimit hedonik dhe humbi detyrën. Rama, megjithëse pas një kohe të gjatë në krye të opozitës dhe qeverisje të kryeqytetit për llogari të socialistëve, u përfol për katapultimin në drejtim të qeverisjes ekzekutive të njerëzve që më herët nuk ishin investuar brenda partisë për të përfituar ata avancim. Edhe sot vazhdojnë zërat se Rilindja po rritet në shtat të socialistëve si e huaj. Por, dora në zemër, Rama e adresoi këtë problem nga njëra anë duke shpërblyer me pushtet njerëz nga partia e nga ana tjetër duke rinovuar ose forcuar rrjetin, çka është etiketuar dhe pjesërisht ka rezultuar si akses i shtuar në pushtet për njerëz që kanë pushtet në komunitet prej burimesh jo politike duke nisur nga paraja e deri tek kriminaliteti. Në rastin e Vetëvendosjes kemi një gjallesë që në vend që të ajo që i bashkohet gjallesës së madhe për tu ushqyer në të është gjallesa e madhe ku shkon grabitqari i vogël. Gjithësesi çifti kërcimtar në tërësinë e vet ka ravijëzime të ngjashme. Centralizimi i parave dhe pushtetit, gatishmëria për spastrim të rradhëve (politikë, drejtësi, polici, etj) dhe kontroll i shtuar janë karakteristika që mund ti vejmë re edhe te socialistët. Dhe ngut për të përfunduar e nxitur procese. Një energji e re nga mulliri i vjetër, por energjia nuk është e mirë apo e keqe, ajo është thjeshtë energji, ndaj me të mund të bësh edhe të mirë edhe të keqe. Vetëvendosja do të sjellë ndryshim, por realiteti nuk do jetë ndryshe. Për më tepër, lideri i Vetëvendosjes në një prej intervistave të tij e nënvizoi faktin se bërja pjesë në të njëjtën familje partishë politike europiane ishte ndër krijues të mundësive të tij për komunikime me Ramën dhe nëpër familje gjithnjë merren vesh ose të paktën ndonjëherë. P.S. Më falni të marr një minutë e të përkujtoj lindjen e xhaxhit Enver. Ndër vepra që shiteshin sot atje në krah të urës mbi Lanë ku shiten libra, ishte një bllok me dhurime në para që ishin bërë për muzeun e Enver Hoxhës. Dikush që e merr mundimin me siguri mund ta sigurojë. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 10 000 dollarë secili edhe nga 2 000 e nga pesëqind. Edhe një shok me mbiemrin Camaj ishin ndër donatorë. Tani po më vjen keq që nuk e bleva. Shtëpia e Agës E shtuna e fundit e shtatorit të 2019-ës na mëlkoi me krijimtari artistike nga Kosova. Në vazhdim e sipër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë FNFT-ja, apo si njihet gjithandej TIFF-i, u shfaq ndër filma të gjatë edhe “Shtëpia e Agës”, prej regjisores kosovare Lendita Zeqiri. Mëlkimi filloi në egzakten pesë të mbasdites, tek kinema Agimi. Një koeçidencë kurioze, pse Aga që kishte filmi në titull, nuk qenka veç shkurtimi për emrin Agim, që e kishte ai që mund të konsiderohet protagonisti i filmit, djali 9 - 10 vjeç, që bashkë me të ëmën, jeton e rritet në një strehëz për gra të dhunuara, të trafikuara, rrezikuara, a në nevojë, diku nëpër pejsazhin kosovar kodrinor. Filmi nis me Agën e vogël, që kthehet nga një ditë e gjatë, e një rrugë e gjatë, prej qytetit, ku ka shitur cigare nëpër lokale. Prezantohet aty edhe Cera, një burrë që vjen të takojë, e ndoshta dhunojë në ndonjëfarë mënyre, njërën prej grave të strehëzës që jeton bashkë me të ëmën e Agës aty në strehëz, fshehur prej Cerës, që po ta zinte, sillej me të si tja kishte qejfi e priste mendja. Një burrë që shan. Shan e shan edhe komunikon me Agën e vogël. Pastaj prezantohet një katërshe grashë që jetojnë në strehëz e janë në njëfarë mënyre mazhoranca përfaqësuese, në të, që dhe konkuron me Agën për protagonizmin e filmit. Ato janë: kjo ish-femra e Cerës, një vajzë e re nxjerrë nga rrjete të shrytëzimit të prostitucionit, nëna e Agës e dhunuar prej shkijeve e në hall dhe një nënë me birin e humbur në luftë dhe shtëpinë e humbur në rrëmujën institucionale e njerëzore që pasoi. Veç tyre dhe një kroate që, e larguar me dhunë nga vajza e familja prej të shoqit, vuan depresionin e kryen një tentativëvetvrasje që në gjysmën e parë të filmit. E ato hyjnë në film, teksa qërojnë speca të pjek, me rrëfime të një jete në varfëri. Me zallamahi e afrimitet vulgar, dëgjojmë për marrjen hua të rrobave ndër shoqe e humorit që mund të lindë nga këto situata, për ndonjë cigare marijuanë që e pijnë e gjëra të tjera. Aga e ka humb babën, bashkë me të zhdukur të tjerë që ende nuk dihet nga u dergjen kockat e u vranë nga ushtria serbe. Edhe ai do të mësojë ca gjuhë serbe prej kroates që ti urdhërojë e paguajë serbët për çlirimin e babës së tij. Edhe pastaj një një diskutim i ëmbël e poetik për dashurinë, një rrëfim i sinqertë e lozonjar mbi pëlqimet në seks, pastaj vuajtjet. Pastaj prap Cera me Agën në ndërtim të një marrëdhënie. Edhe djali është i përzhit për babë e i beson Cerës dhe megjithëse ky nuk është i keq, duket se sa e shpejtë është vendosja e ndikimit mbi këtë fëmijë. Dhe ai është disi i keq. Pastaj punonjësja e strehëzës dhe gazetarja dhe rrëfime të tjera si ai i mamasë së Agës që është rrëmbyer e dhunuar prej serbëve për muaj të tërë, dhe pastaj shtatëzania e saj. Edhe Aga përgjon e merr vesh se është bir i pushtimit e i duhet të ngrejë një identitet të ri e dalldis i vetëm nëpër natë. Pastaj një shkulm rrëfimesh. Rrëfimi i martesës së vajzës me një plak, prej familjes së saj, se kishin vënë re se ajo po hidhte dashuri tek një djalë që nuk do ti sillte kurrfarë leverdie familjes, e me lekët e asaj martese kishin blerë një kalë, edhe rrëfimi i trafikimit e prostituimit të vajzës tjetër. Si te qenia papërballueshëm e lehtë. Një film plot me njerëz. Dëshirën për jetën, lodhjen prej saj. Me një dramë kaq të vërtetë e të pranishme në shoqëri tonën. Marrëdhënia me seksin, marrdhënia me gjuhën, format e komunikimit, marrëdhënia ndëretnike, marrdhënia me mariuanën janë të gjitha në një optikë të re në ekspozitën e këtij filmi. Kjo ish-femra e Cerës, luhej prej Adriana Matoshit. Një super rol. Rozafa Çelaj në një rol kaq të bukur sa nuk di ç’të thuash. Skena e komunikimit të saj me Cerën për natyrshmërinë dhe mardhëniet e ndryshme me dominimin dhe pasionin, që shfaq meriton fjalët më të bukura. Shengyl Ismaili plot forcë e vullnet e maturi. Plaka në hall, prej Melihate Qenës, me një qarje kaq njerëzore. Megjithëse një tematikë të trajtuar edhe më herët, madje edhe me një bosht të ngjashëm për rrëfimin, nevoja për risi e vërtetësi në qasje e në trajtim në film është e ngopur. Personazhe kaq të guximshëm. Kaq të vërtetë. Me shkrimin e dialogut të mirë, megjithëse me aksionin e pakët e shumicën e masës përcjellë nëpër biseda rrëfimtare, prap një film i gjallë e i lëvizshëm. Njëra linjë mbase duhej rritur për mbajtje të një aksioni pak më të shtuar, pse aksioni, kur ishte, ishte vërtetë kaq i mirë sa na vjen keq të mos kemi ca më shumë. Ndoshta hapsira të pashfrytëzuara plotësisht në përthithjen e spektatorit do të kishte më pak. Dhe kjo tendenca për ti mbledhur të gjitha sikur e rrit masën pa dendësinë e nevojshme. Kjo është bërë një kritikë tipike e shkrimeve të mija, por ja, do ti, që ndonjëherë kjo teknikë kaq e lehtë për mbushur masën e filmit (apo skenën teatrore) e kaq e vështirë për ti përcaktuar distancën e shëndetshme prej informacionit që kanë merak të përcjellin e që ja merr vendin emocionit përfshirës, jep fryte të mira. Po pse? Aktorët? Regjizorja skenariste dhe aktorët? E vërteta dhe bukura? Në tetë të po asaj dite, te salla “Gëte” e Teatrit Eksperimental, 4 aktorë kosovarë nën drejtimin e Burbuqe Berishës sjellin pjesën “Bretkosat”, prej kroatit Dubravko Mihanoviç. Shfaqja kishte qëllim të shprehë mbështetjen e këtyre artistëve për lëvizjen që po i reziston shembjes së Teatrit Kombëtar për ti bërë vend një zhvillimi urban me pesë mijë qeliza ajri në fytyrën e re të qytetit. Ky fakt ndikoi disi për keq në vibrimin që spektatorët e skena shkëmbenin mes tyre, fillimisht, por ky fakt humbi relevancën sapo aktorën patën mundësinë të tregonin sa e plotë ishte përfshirja e tyre emocionale e profesionale.
Një pjesë për realitetin e burrave pas luftës. Një tjetër “strehëz” burrash, në një berberhane të Prishtinës, ku ish luftëtari e ish-futbollisti i Prishtinës, Zeka, shpalos për ne simptomat e të ashtuquajturit çrregullim pas-traumatik i stresit. Një sërë tikesh e nervozizmash, prirje për dhunë e besim në parime e moral të shoqërisë shpalosen prej protagonistit, që prej kohësh i braktisur nga gruaja dhe djalin të cilën i janë fshehur abuzimit të tij e kalon kohën në berberhane, ku i imponohet si familjar vëllait të vet dhe shokut të ngushtë. Kryesisht mbi mënyrën si duhet të jetojnë jetën e kujdesen për familjet e tyre, që sipas tyre nuk po i mbushin më me besimin te jeta dhe e mira. Dha ata po jepen kush pas bixhozit e alkolit e kush pas dashnores. Zeka është një vëlla i mirë, por secili ka jetën e vet, me dramën e vet e me zgjidhjen e vet. Por, ai mezi pranon që fjalën e tij, që mbështetet në legjitimitetin e ish-luftëtarit dhe është ushqy me gjakun e gjithë shokëve të tij që u vranë, dikush të mos e pranojë. Shto këtu edhe problemin që ai ka për menaxhimin e zemëratës dhe gjithë skena gjallërohet gjithë kohën. Përshtatja e pjesës prej idesë së autorit në realitetin kosovar është kaq e natyrshme. Një luftë që ka kohën e vlefshme për të dy vendet. Seadet Beqiri që ka bërë dramatizimin e pjesës për skenën shqiptare ka bërë një punë kaq të mirë duke transferuar pjesën historikisht e kulturalisht prej Kroacie në realitetin kosovar. Edhe për ditë bajrami madje. Ilir Tafa një aktor jo fort i njohur për spektatorin e Tiranës, por një aktor plot vullnet dhe me aftësi për të befasu spektatorin me kalimin nëpër gjendje të ndryshme. Mbajtja e një njeriu të shqetësuar për kaq gjatë në lëvizje, në spazmë, në tik, në pamundësi kontrolli, nuk është punë e lehtë, por Tafa shkon deri aty sa ti me thanë ‘mos u ba si shumë?’. Unë e kam parë vetëm një herë më herët në pjesën “Sonte jam vetëm”, në Prishtinë, dhe u impresionova shumë. Aftësia e tij për të sjellë në skenë notat e larta të sjelljes njerëzore është e shqueshme. Edhe në këtë pjesë shpërthimet e tij janë të vërteta dhe tregojnë emocionin në sjellje e fjalë e veprim. Donat Qosja gjithashtu është argëtues e i zhdërvjellët në aktrim e i vërtetë. është ai që tregon shoqërinë, zhvillimet në të, besimet e saj, problemet e saj, qasjet ndaj këtyre problemeve. Mundësia që ai i ofron protagonistit për ta plotësuar figurën e vet është kaq e pakursyer. Kontributi i tij për suksesin e shfaqjes është i madh. Edhe Shala e Krasniqi vazhdojnë të kryejnë të njëjtin mision në shtjellimin e shfaqjes, dhe qasen nga kaq pranë personazheve të veta. Një pjesë kaq e fortë në imponimin e vet. Nga kaq afër. Megjithëse ndonjë kritikues si puna ime do kish nisur jo po shumë si kjo e pak si ajo, pjesa mbulon gjithçka nën emocionin e fortë që ngjall. "Streha mes reve”, ca goxha net më herët në shtëpinë e Europës, ishte ngjarja kulturore e ditëve që kaluan, dhe është tani shkak për këtë komunikim nga ana ime. Filmi ishte shfaqur edhe në kinema, po unë nuk di pse nuk kisha patur mundësi ta ndiqja. Atë pasdite korriku, kondicioneri i shtëpisë së Europës derdhte ajër të ftohtë mbi të poshtëvendosurit si të ishte një hidrocentral, që shkarkon me alarm, dhe klima ishte vërtetë europiane. E në të tillë klimë, prejardhja e krishterë e objekteve myslimane të kultit është një bosht qendror i filmit. Një praktikë e njohur kjo, e në dokumentar kam parë se edhe të krishterët patën shfrytëzuar tempuj paganë për të nisur aktivitetin. Gjithmonë feja vendin e fesë ka zënë. Të gjitha kanë qenë jashtëzakonisht të vërteta dhe pastaj jashtëzakonisht efikase si i vetmi organizim i këtillë pas ushtrisë. Protagonisti i filmit, (interpretuar prej profesionistit Arben Bajraktaraj,) një njeri i devotshëm mes idhtarëve të Muhametit, kish shkuar në xhami edhe atë ditë, kur, se si u frymëzua nga një vullnet i kushediçfartë dhe gërvishi horasanin a suvanë, apo si i thonë atyre shtresave të bojës a suvatimit që i vihen murit ndër vite për ta veshur. Ngrihet ky e i heq peta suvatimit që mbulon ikonën murale në faqen e brendshme të xhamisë. E shkon heroi e njofton në drejtori të monumenteve të kulturës, të cilët çojnë një çupkë lozonjare ta risjellë për publikun atë vizatim aq të vjetër e domethënës për kulturën identitare kombëtare e pastaj ta merrte në mbrojtje prej shtetit e ta shpallte monument e trashëgimi. Se si përfundon ky shteg nuk e dimë, por ajo e josh protagonistin në mbrëmjen e një eskursioni të bukur komunikimi njerëzor a ku di unë çfarë, (pak pa shku në përmasën e atij murgut të at Sergejit tëTolstoit, që dashuria e parealizuar e bëri të gjente shpërqendrues radikalë.) Heroin tonë, baba komunist e kish ndaluar dikur të martohet me vajzën që donte pse ishte prej familje të përndjekur politikisht dhe është një mbesë që e rrëfen. Pastaj, një zhvillim në familjen e heroit: vëllai kthehet prej emigrimit në Greqi, bashkë me gruan e dy fëmijët. Në shtëpinë ku po vendosej familja e parë, që dëshmon edhe kthimet e emigrantëve që prezantoi kriza greke. Ata vinë të rrinë. Por, aty vjen edhe motra, me tre fëmijë, edhe ajo me shpresë me jetu në shtëpi të babës. Ajo në një familje thellësisht myslimane. Madje disi radikale. Burri nga veshja e mjekra duket i brezave të rinj të myslimanëve, që janë në periferitë e salafizmës a ku di unë çfarë. Mbërthyer në shami. Fatmirësisht pjesa tjetër e komunitetit praktikonte myslimanizmën autoktono-zogiste, jo fort të dhënë pas veshjes e dukës si në familje të motrës. E pastaj heroi ynë ia vë vetes si detyrë që edhe katolikët ta shfrytëzojnë kishën. Në fakt, vetë mëmë e tij kish qenë katolike. E kështu katolikët si përfundim e bëjnë një meshë në atë xhami a kishë. E gjthçka nis e shkon drejt vendit të vet. Megjithëse regjizori Robert Budina në detyrën e skenaristit të filmit ka mbledhur një numër tematikash me interes dhe gjithë relevancë sociale, filmi ofron pak ndihmë në zbulimin e përgjigjeve të jetës. Dhe siç tha Elona, me të cilën ndamë eksperiencën e filmit, skenari krijon ndjesinë e ecjes në një rrugë ku zifti i trashë ka shkrirë prej nxehtësisë. Dhe, ajo tha edhe: dikur. Që na çon dikur, kur shtresat e trasha të ziftit të kujtonin vullkanin me flluskat e tyre të qeta. Unë kam djegur duart në to. Pse njësia e filmit i mbetet besnike tërësisë? Dhe nëse po, pse është aty një racionalitet i gjithandejshëm që i dobëson aftësitë depërtuese të veprës? Më duhet edhe një herë ta tregoj se pranoj se secila prej tematikave është domethënëse dhe fotografia është e bukur ndoshta dhe muzika,(tani nuk jam shumë i sgurtë nëse e mbaj mend, por kompozitori i saj ish rumun.) Por unë mendoj se protagonisti mbetet i paplotë me përkorësinë e tij të urtë. Të gjitha dallgët e tij janë te bregu ranor. Mik i fëmijëve dhe kujdestar i dhive, por i thyer në një traumë dashurie m’u mbi kurdhën e vullnetit atëror. Ai jeton në territore kufitare të shëndetit mendor. Disi i izoluar. Dhe i lidhur fort meautoritetin e babës. E prap kaq i qetë, e në paqe me skenografinë, me gjithçka. Problemet rreth tij qetësohen. Në mes të një furtune zhvillimesh fetare në vend. Kur socialistët, bijtë e atyre që e shkulën me sakrifica besimin e tëpërt fetar prej gjirit të njeriut shqiptar, mbretërojnë kohën e një bumi fetar. Kur besimtarët myslimanë lenë xhamitë private të lagjeve dhe vijnë e falin bajramin në sheshin Skënderbe, m’u para kampionit të katoliçizmës. Me mijëra sosh. Sa për një protestë madhështore. Ose një referendum. Gjithësesi një deklaratë e gjatë sa një lutje. Për një revistë kinematografike europiano-lindore zoti Budina kish treguar se besimtarë myslimanë nga Kosova fqinje ishin ngjitur në fshat dhe i kishin kërkuar ta linte punën pse besonin që ajo e dëmtonte islamin, (por, falë zotit, banorët vendas ia kishin dalë t’i mbronin.) Në mes të këtyre zhvillimeve, artistin e tërheq e bukura, e mira. Ajo ikonë, që tregon historinë e një muri suvatuar shumë herë, gjen vend. Edhe myslimanët dhe katolikët e gjejnë të përbashktën. Edhe vëllai, që kish qenë greqishtëzuar ortodoksisht, e bëri një vend në shpi të babës. Edhe motra me besimin në rrënjët e islamit bëri pak vend në oborr të babës. Gjithçka vendosur në një fotografi të mirë të një pejsazhi të mrekullueshëm. Marius Panduru kish qenë drejtori i fotografisë, a si i thojkën inglisht, kinematografit. Dhe një meritë e madhe për vlerat e filmit i shkon atij. Por, ne, e mira sikur nuk na englendis aq fort. Sidomos kur nuk ka me qeshë, veçse pak. Megjithëse në krye të protestës për mbrojtjen e ndërtesës së teatrit kombëtar prej shumë muajsh, Budina pak ka lejuar nga rebeli i brendshëm të ngatërrohet me filmin, e si rezultat filmi mbetet i tërhequr, nga largësia e zakonshme, me teknikën e duhur. Lëmshet në gjirin socialin shmblidhen e mbli.dhen nga pak. Me ritmin trokaik trokotrok, lento, ma no tropo, në blu të bolltë. Megjithëse, ndoshta, i mirëpozicionuar ndër shoq. Jul Çezari erdhi prej kroatit Ivica Buljan, në kopshtin e Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar Eksperimental, madje dhe në të ngriturën e piedestalit tëMinistrisë së Brendshme. Një ndodhi që nuk mund të lihet pa vëzhgimin e rastit. Në nëntë e gjysëm tëmbrwmjes së të shtunës ndodh ndodhia. Unë mbërrij aty diku rreth 7 minuta para përfundimit të kohës për të mbërritur dhe shoh se publiku ishte i përmbajtur e tejet i madh, por dyshova nëse i gjithë ai milet ishte aty për shfaqjen (megjithëse disi e përzierë me një“happening”, siç i thonë anglishtfolësit figuratives). Unë mendova se është rezistenca e shëndetshme në mbrojtje të teatrit, për të cilin ëndrra të këqija na shpikin ndonjë sulm me buldozer nëpër natë, që nuk është tërhequr akoma aq shpejt sa duhet, por jo. Ishin për shfaqjen. Kur arrij te pishina ajo ishte krejtësisht e mbushur. Gjithsesi, pozicionimi im menjëherë pas shkallëve të hyrjes në pishinë këndej nga ana e jugut mundësonte shikim në kënde të patentuar kinematografikisht disa dhjetëra herë, ndaj mbarw. Kur ja, një këngë dhe atmosferë festive. Një këngë rakije e konjaku. Një qejf disi çakërrqejf. Dhjetë djem të rinj që festojnë, ose njëmbëdhjetë. Ooo!!! Ooo.!Pastaj aty sillet një femër. Gëzim. Luftë. Pastaj dalin dy personazhet që kundërshtojnë. Dalin aty heronj romanë, miq të Çezarit që përpiqen ta dekurajonë e shpërndajnë turmën nga festimet. Po vjen Çezari prej fushate fitimtare dhe pret nderimet prej popullit. Popullariteti i tij është i pamatë. Kurorë për mbret i ofrohet prej pasuesit të tij më të afërt, Mark Antonit, në emër të të gjithëve. Edhe vetë Çezari e pëlqen kurorën, por ai është një politikan dhe dëshiron të rrisë popullaritetin edhe përmes shtyrjes së kurorëzimit të vet. Por ka siguruar që kjo të bëhet sërish e dikur të pranojë kurorën që vetë e ofron. Por një grup heronjsh, tw bindur në besimin e vet se romani s’ka pse të pranojë sovran për vete rebelohen. Romanët e ajkës ushtarake e senatorë u përfshinë në komplot. Ciceroni i madh ishte ndër viktimat e hakmarrjes për Çezarin e madh megjithëse nuk ishte doras. Mark Antoni çoi njerëz ta vrasin. Ata e vranë. Bruti që bashkë me Kasin, Kaskën, Cimbrën e të tjerë nxorrën kamat e vet për të derdhur gjakun fisnik, vdekjen e vet ja shtuan tragjedisë së Çezarit. Shfaqja tani. Skena e parë ishte shumë e mirë. Hyrja nëhumorin e veprës ishte po ashtu e mirë. Edhe Alfred Trebicka aty që i jepte zemër festimeve dhe Gent Zenelaj e Amos Zaharia aty brenda inkurajojnë apo i ngjyrosin humorin e turmës që po feston në ujë. Trebicka i veshur shik vinte rrotull e i jepte kurajo e besim aktorëve e personazheve bashkë. Një rol episodik i tij fort i plqyeshwm. Një fantazëm e hutuar që lëvizte e lirë dhe e trembur. Ju duartrokasim zoti Trebicka. Një tufë rolesh të dyta e të treta. Çezari i Romir Zallës plot shtatlartësi dhe me peshën e duhur. Bruti dhe Kasi. Kaska. Edhe Ervin Bejleri edhe Amos Zaharia, edhe Ilirida Bejleri, Gent Zenelaj e Endri Çela duke sjellë aty brenda humore e vrulle kolektive. Plot aktorëtë tjerë plot energji, megjithëse nuk po shkëputem tani t’i veçoj secilin. Të gjithë të çlirët në“veten” e re. Një meritë e regjisorëve të huaj që kanë ardhur në skenat tona është që kanë marrë më shumë prej aktorëve. Nuk di të them nëse ideja e regjisorit u realizua, por më pëlqejnë të gjitha mundësitë teatrore që ofrohen. Me ca më shumë qetësi një harmoni mw e mirw do tw shtonte kumbimin e kumevete. Ideja e shfrytëzimit të qiellit për të mbajtur shfaqjen në shtypjen e duhur më pëlqen shumë. Në pishinë, një festë e kurorëzim. Në pyll, një profeci me rreze të shkurtër veprimi dhe komploti përmbushës. Dhe në piedestalin e dëshmorëve të rendit në Shqipëri, një vrasje. Por, për njeriun që vjen në shfaqje i vetëm, kjo ide regjisoriale shkakton ngacmime të jashtme me të tepërt. Ideja e “happenit” si performancë që e kanë këto artet figurative, dhe pasardhësit e tyre, e kanë të rëndësishme se si ndjehet njeriu, pozicioni i tij në lidhje me yjet dhe retë, me praninë. Me karriget dhe verën e ngrohtë. Shekspiri kërkon spektatorin jo vetjak. Në fakt në shfaqje fjalët që shkroi Shekspiri janë të rëndësishme, por ato vijnë disi si një skelet. Një strukturë e qartë, e mprehtë, Shekspir i tharë në tym të zjarrit. Më duhet të pranoj që të njëjtën qasje tek regjisorë të tjerë unë e kam identifikuar si problematike dhe disi rutinore. Kjo nga njëra anë tregon që qasja disi shkencore që unë përdor është e këtillë, që nëse i hyn në redaktim fshin shtatë fjalë dhe del në përfundime diametralisht të kundërta,por nga ana tjetër edhe regjia është një praktikë kërkimi kolektive. Si në shkencë, kërkohet nëpër një paradigmë deri sa dikush të tregojë se nuk ishte ky diskutimi i vërtetë Shfaqja e ka ngjarjen për protagonist dhe kjo heq nga personazhet, që tek Shekspiri e kanë më të madhe lirinë e larminë e pranisë, mëelegante. Por aksioni është i bukur, aktorët kanë arritur lirshmëri e vërtetësi dhe detyrat i kanë të thjeshta. Imazhi dhe qëndrimi kanë bashkëkohoren si modeluese dhe kjo e ngacmon spektatorin. Për t’u shfajsuar me regjisorët e tjerë mund të shtoj se në fakt edhe në këtë rast u lodha pak. Kur shfaqja mbërriti në fronin e nderit të ministrisë unë kisha kaluar lartësitë e kurbës së kënaqjes teatrore dhe po rrëshkisja ngadalë. Dhe isha i ndërgjegjshëm për këtë. Baleti e këto muhabetet e tjera pastaj e bënë të vështirëmbajtjen mbi këmbët e mia të peshës së trupit. Edhe qielli pastaj. Edhe viti i 2019-të i erës së re, gjeti një fitues të vetin për të begatin çmim “Kadare”. Amygdala Mandala. Një përmbledhje me tregime nga Loer Kume. Krijuesi dhe lexuesi duhet të përballen sërish nëpër të n-të në katror n të herëve të përballjeve mes tyre. Krijues e lexues. E drejta e lexuesit për të menduar kritikshwm, e lëre pastaj për të thënë gjërat që mendon, është e kërcënuar, prej së njëjtës gjë që kërcënon edhe krijuesin. Në larminë e valëve që e bëjnë ai që është, lexuesi edhe vetë jeton në identitete të shumëfishta. Lëre pastaj kur është vetë lexuesi tjetër. Por ky nuk është fare rasti. Por, pavarësisht nga e gjitha kjo, i rëndësishmi është krijuesi. E nga krijuesi në këtë përmbledhje kemi dy soje tregimesh. Të vetës së parë e të vetës së dytë. Në vetë të dytë janë Artisti, Blis, Njeriu i Dëborës dhe Prim. E ndoshta ndonjë tjetër. Nëpër të gjitha prej tyre vërtitet një protagonist mashkull, plot virilitet të madh e mendje disi të guximshme deri në tepri. Tregimi “Artisti”; protagonisti bie a hidhet në një humnerë e thyen thuajse gjithçka, e familja për shërim i dhuron një makinë të kuqe të re, që ai e përplas, pastaj një tjetër e një tjetër. E ai shkon kudo nëpër botë, e studion nëpër universitete. Por kuptimin e jetës nuk e gjen dhe në tregim kjo vjen nëpër komunikimin që ai ka me gruan e vet e që aq shumë e eksiton. Pastaj një uverturë e pastaj ai grindet prapë me këtë femrën që e eksiton dhe flasin për muzikë dhe marrëdhënie e ndezur e gjallë. Pastaj Njeriu i Borës na çon në Islandë për të dëgjuar për një fis të lashtë që jetonte nën hirin e perëndisë Mooraali i Madh, dhe nën drejtimin e priftërinjve të një kaste të ndarë dhe aty një aventurë dashurie e ndaluar që përfundon me shkrirjen e monumentit prej akulli të Mooraalit të Madh, prej frymës së dashurisë së dy të rinjve. Pastaj tek Prim, papritur një protagonist i veshur me të njëjtin tis merr e largon me zemëratë një alamet femre që kish shumë qejf të kalonte natën me të por ky lëshohet “ik moj kurvë!” Kurvë këtu, kurvë aty, ikën ajo, ndërkohë që shoku i mposhtur prej drogërave, lahet bashkë me xhaketën e tij të verdhë brenda në det dhe bien dy kitara. Pra, megjithëse me një ndjenjë familjariteti me personazhet, teksa përparoj faqet e librit, ata janë sërish të rinj për mua. Dhe shumë mbetet për dialogun. Në dialog rrëfimi mbetet disi platonik. Një dialog që duhet të konturojë protagonistin në një përmasë sa më të gjerë. Pastaj, aty ku personazhi e ka të vështirë të konturojë relievin filozofik të mendimeve e qëndrimeve të tij është rrëfimtari ai që përzihet, e mendimet kalojnë sa tek njëri e tjetri dhe e bëjnë sfondin e ndodhisë për të cilën flasim. Dhe në një masë të madhe kemi një qetësim të komunikimit që është vetëm pjesërisht në rrjedhë të përbashkët me tematikat e veprimit e komunikimit, pra një dobësi për tu adresuar. Në vetë të parë kemi një tjetër damar të mineralit letrar. Reflektime të ndodhirave e tipareve që ndjekin dikë pak a shumë të kufizueshëm nëpër një indentitet të dallueshëm nëpër libër. Kemi të përziera nëpër to edhe disa ndërprerje të lehta pak poetike, filozofike e gazmore. Ndër to është fort i këndshmi rrëfim “Mrekullia e një krijimi dhe rrobat së prapthi të njeriut me tërfil,” që ndoshta ka qenë hyrja për të cilën kishte menduar Kume, para se të shkruante Amygdala Madalën. Pse ky tregim ka edhe një gjenezë. Një kor tregon krijimin: I pari ishte masturbimi.pstaj e para tjetër është matematika. Pastaj argëtimi, rendi harmonia, arti, pushimi, dhe i teti shkatërrimi. Ndër këto rrëfime të vetës së parë janë edhe Lenonencore, Fenrir, Kohë, apo edhe Amygdala Mandala. Në këto rrëfime që janë disi më të shkurtra e të shlirta edhe ndodhitë janë disi më të larmishme. Tek Lenonencore një depërtues nëpër natë përzjehet me krijimin e artistit dhe zhduk fletën e fundit. Në të tjera një kapriçoz duhet të shfaqet në flirtime të avancuara buzëmbrëmje në një udhëtim, një i ri që sulmon me thikë një 13-vjeçar, e në një tjetër një njeri jeton si një tjetër jetën e vet dhe bie në dashuri me një të panjohur që edhe është e shoqja. Unë i preferoj ato të vetës së parë kundrejt rrëfenjave në vetë të dytë. Këtu shkrirja e kontureve të sfondit me tiparet e ndodhisë është e më e hijshme dhe për të bukurën më e lehtë të spikasë. Qasjet më të shlirta dhe ndodhitë janë disi më të larmishme Ndryshe nga rrëfimet e vetës së dytë ku shkrimi i zotit Kume e shton ornamentin në fjali deri në atë masë sa të rrezikojë fragmentimin e vëmendjes. E gjuha e zotit Kume di të imponohet nëpër veprën e vet duke përçjellë diçka nga personazhet derjt autorit, e kështu, gjithësesi, shtohet ndjesia e vërtetësisë. Shpesh ajo rrjedh, megjithëse duhet thënë që reflektimi filozofik për rrethanoren me ndonjëfarë shpërfillje egzistenciale nuk është e huaj për lexuesin, gjatë viteve të fundit. Edhe më herët ne kemi pasur një libër të ngjashëm. Por, ndryshe nga aspirant reformatori social, udhëtari apo filozofi, këtë herë protagonisti është një i ri i hedhur i tranzicionit shqiptar. Disi devijant e i përqendruar tek seksualiteti, shkatërrimtarja, dashuria, tejkalimi i kufijve, muzika, aventura, por personazhi është interesant. Pse ai është i mbrujtur nëpër dominantët e zhvillimit të shoqërisë. Por, dy pararomane, në një përmbledhje me tregime, e lejnë dimensionin e konsumatorit brenda lexuesit disi të pangopur. Pse karakteri i protagonistit nga njëra anë thërret për plotësi, e nga ana tjetër kemi tregime që e fragmentojnë, por në vend që të plotësojnë një tërësi ato shpesh mbivendosen e rriten mbi vete. Mendoj se mbetet për një vepër tjetër që zoti Kume të dëshmojë përmasën e ambicjes së tij dhe kapacitetin për të furnizuar me vullnet. Këshilla ime për Kumen do të ishte ta vriste atë ‘dvojnikun’, që ja zbuloi Preç Zogaj në parathënien e librit. Herën tjetër, kur ajo hija e zezë të ngatërrohet me dorëshkrimin, thuaji personazhit atë shkopin e policisë që mban në dorë, t'ja fusë kokës. Megjithëse në tregim ai nuk përfshihet shumë në redaktim. Ai vetëm sa merr faqen e fundit. Ai është një koleksionist faqesh të fundit nëpër dorëshkrime, ndoshta? Lexuesi është i çuditshëm. Dhe ka edhe patologjitë e veta. Si zakonisht duhet ta fsheh mendimin tim për vendimin e jurisë në një premtim se në të ardhmen do ti ndjek veprat në kontekstin e grupit të tyre, por pastaj se nga më humbin, bashkë me shumicën e letërsisë së sotme shqipe.. Partia! Partia!
Një situatë, që nuk dihet nga ku e nga si, nxjerr kryet dhe një zgjidhje e panjohur po shfaqet. Zgjedhjet. Në fund të verës së parë të 2019-ës së vonë. Në zotërim të një maxhorance që përflitet fort bindëse i nderuari kryministër i vendit ka përballë një sipërmarrje që e ka marrë po vetë. Partia! Si zakonisht duhet ta nisim me përshëndetjet për të. Reformat e nderuara. Ajo e organizimit vendor, që mbledh të ardhura e administron territorin. Territorjalja që i thojnë. L’yniversité. Kyltyra. Mjeksia. Kudo, kudo. Një reformë në drejtësi e të këtilla përmasave nuk është marrë që kur Berisha ftoi në ndarje të drejtësisë të rinj të arsimit të lartë, megjithëse me orientim profesional të tjetërllojtë prej drejtësisë.Kurset gjashtëmujore i thonin. Reforma e Berishës pati si produkt një situatë ku me lehtësinë më të madhe u shpallën fajtorë për rryshfet e një përqindje e madhe ndoshta kanë edhe shumë lekë tu rëndojnë mbi ndërgjegjen publike. Dhe ja para nesh çel e ardhmja. Plot gjykatës të rinj do të mbushin rradhët. Përflitet një brez i ri? Apo diçka? Unë nuk jam kundër. Por situata ndërkohë është e humbur në një anonimitet të plotë. Këto përgjimet janë bërë fort interesante. Partia Socialiste po provohet të përzjejnë pushtetin me mënyra jashtëzakonisht vulgare. Ka plot që thojnë rrugaçërore. Dhe një skandal i këtillë këta të përgjuarit duhet ti shkatërrojë komplet, në ndonjë formë të normalitetit, por ky skandal nuk prek partinë si të tërë e aq më pak kryetarin e saj. Dhe po nuk u prek kryetari kush po e rruan për të tjerët? Prandaj dhe çunat janë të larë. Një perandor e ndan vetëm vetë drejtësinë dhe të tjerët janë vetëm sekretarë. Por, më vonë në histori njeriu në evolucionin revolucionar e shpërndau disi pushtetin, por, mbas 1900 vjetëve zhvillimi teknologjik e politik arriti deri tek: Me dyqind petrita, komunista lule çeli Shqipëria historinë e kuqe. Nga dyqind petrita, sa petrita kemi tani? Në terma të retrospektivës historike që unë shoh, nëpër këto zhvillime vendore, mendoja se janë një shenjë e keqe për një dobësim të përgjithshëm të opozitës vendore. Unë mendoja kështu pse mendoja që transferimi i pushtetit në partinë demokratike kishte qenë i shkujdesur. Berisha si një lider fort autoritar që bazoi gjithçka në karizmën e vet dhe kontrollin e ashpër që vendosi mbi partinë, ishte i vështirë i zëvendësueshëm pa përçarje të partisë. Por përçarjet e parashikueshme deus makinisti i zgjidhi, pastaj ai zgjodhi për pasardhës një djalë të ri . Disi karizmatik. Shtatlartë. Jo me ndonjë timbër kushedi sa burrëror, por me një vetëvlerësim që mund të kultivohet. Për më tepër i akuzuar për grykësi në krye të ministrisë së transportit, por pastaj shpëtuar nga drejtësia prej një gjumi të qetë në krye të bashkisë, ku Rama kish mbajtur udhëheqjen që prej kushedi sa vitesh duke bërë pak a shumë një katrahur të madh, por duke frenuar disi një rrokopujë të një shije estetike kaotike në nivele të hershme të grumbullimit të parave dhe pushtetit, kur absurdi nuk ka fre e duke e zëvendësuar me mundësimin e ushtrimit të grykësisë prej një pakice me karakteristika të tjetërllojta. Frerët bëhen të artë kur ato janë në pak duar të përgjegjshme që ndjejnë shijen e lëvizjes. E jo kur janë një milion duar mbi një rrip, që vetë ato duar, nga inati, e çukisin si pula. për këtë bien dakort të gjithë. Një grup mendon që një pari që shoqëria e mbledh nëpër histori të vet dhe avancim kulturor e shkencor dhe e ruan në një vend të qetë ku të majmet e kultivon gjithë popullin për orientim në atë kapitalizëm globalizëm shovinizëm ekspansionizëm e izma të tjera plot. Dhe pastaj, të dytët janë barazitarët. Ata që venë aftësimin e një lloji të caktuar për angazhim social ndër anëtarë të popullsisë dhe përpiqen të drejtojnë fidanët e rinj duke bërë që edhe i thati të thyhet me të njomin që ndoshta drejtohet. Dhe frerët janë një milion duar që janë si një, dhe që në fakt është një. Po nganjëherë ëndërrohet që të dy këto varietete frerëmbajtësish shtrihen e gjallojnë brenda të njëjtëve njerëz që po i mbajnë frerët. E kush na qenka ky? Rama sheh një ëndërr të ngjashme? Apo do ai që ta qeverisë vendin me çunat që përgjimet i tregojnë si jashtëzakonisht shumë petrita? Mos është motoja e re e socialistëve: “Petrita të gjithë botës bashkohuni edhe një herë, meqenëse një herë u bashkuat!”? Duke ju referuar kështu edhe Beslidhjes së Lezhës, të vitit 1400 e diçka? Problemi qëndron tek opozita, mendoja unë, por një seri e madhe skandalesh po vjen përqark. Por gjithsesi kontributi kryesor i kësaj ndodhie politike është ngritja e pyetjes: a do të mund të kemi një lider të opozitës në përfundim të kësaj katrahure? A do të jetë rritja e staturës së Lul Bashës në ndonjëfarë niveli ekuilibërofrues brenda konglomeratit social që mund të zgjedhë të jetë i djathtë? A po konturohet një lidership? Epja ime shkon nëpër jo. Ngjarja më intriguese për të tani është se Basha sipas gjasave ka pranuar ndonjë donacion kot e më kot që mund t’ja humbi rrugën përkohësisht, por shpallja e tij për pafajësi do të jetë po aq legjitime, në kushtet e një drejtësie të sapo reformuar. Përzjerja e prokurorisë në këtë muhabet në këtë moment nuk është fort e këndshme. Skandali ish njohur muaj më herët dhe tani u zgjuan nga gjumi çunat dhe sollën një dosje, ndërkohë drejtues të policisë janë të përgjuar në ushtrim të presionit politik Unë mendoj që Luli nuk ka fare nevojë që të marrë nga Putini 500,000 euro për të takuar Trumpin. Ai për të taku Trumpin ka çunat e Bechtelit që i ka dhanë 1 miliard e gjysëm euro që ja ka dhënë me firmë të vet, ose të Berishës, ose ndonjë pellg naftëmbajtës që e thithin tre sheikë që e kan Trumpin byrazer. Ju thoni ja dha 500,000 euro Putini. Po aq lekë atij ja jep një shok që ka minierë, ose çunat e noj vendi tjetër, direkt në dorë. Putini atij aq ja hedh në dasëm të kushurive. Një gjurmë e këtillë? Imagjino ti, ndërkohë që presim rilindjen e sfinksit të drejtësisë ai del me vrik nga zjarri dhe zhyt kthetrat e mprehta te gici i madh gri që po hungërinte nga qejfi i zjarrit. Kjo nuk është me leverdi për Ramën. Pse po agravon ai situatën? Ndërkohë që shpall me arrogancë një mbështetje shumicore të epërme ai mbron me vetmohim shmangien e dialogut. I trembet zhvillimeve në partinë e vet? Rilindja dhe socialistët? Jehona e lajmit nëpër media të tjera nga aq pak sa kam vënë re unë ishte e vogël dhe kjo nuk na entuziazmon, por anëtarë që bëjnë llogarira të tjera mund të jenë duke bërë ato llogari. Rama në disa vende përfaqësohet politikisht prej qeverisësish demokratë, kjo tregon se ai anashkalon një sërë partiakësh, qoftë edhe jodomethënës, që janë të pakënaqur. Ata dinë të shpërndajnë vëmendjen në poste e influenca dhe njihen me njëri tjetrin. Dakort përfitojnë diçka nga qeverisja e të vetëve, por pazari i jetës kishte qenë tjetër. Dhe fap. Një bashkë qorrollopsje në parti minorancash. Një nevojë për mpakje të rolit të politikës në shoqëri po adresohet nga vetë shoqëria? Nëse do të ketë një dobësim të rolit të kryetarit të një partie legjendare, tashmë më të vogël dhe më pak imponuese, ndoshta do të jetë më mirë? Nuk e besoj se ky version i realitetit do të bëhet ndonjëherë i pranishëm, por gjithsesi meriton të shtohet në galeritë e hamendësimit politik, të ndonjëfarë interesi. Europianët kanë një prani të gjelbërt në parlament që do të gjallërojë disi iniciativat më moderne në politikë. Por ajo që i tremben më shumë këto kohë është krijimi i një gjendje kaq të parehatshme për vendin sa ikja e Ramës të jetë një lajm minor. Si i nderuari Salë që mblidhte duartrokitjet e zgjedhjes kur revolta popullore po zjente. Natyrisht nuk dua të bëj asnjë paralelizëm, por gjithësesi tërheqja e shtuar e vëmendjes së shtetit në diskutime të tilla sjell mungesa vëmendje në sektorë të tjerë që pastaj prekin vlerën e gjërave dhe mënyrat e shpërndarjes. Prova gjenerale ilustronjëse të një destabilizimi? Fuqia e përgjimit dhe syrvejimit? Damian Gjiknuri, që të sjell një furgon me çuna e ka telefonin të përgjuar, imagjino si e kalon kohën ai tekniku që merret me përgjime te ajo salla e errët ku kalon gjithë ditën. Gjithsesi, theksimi i shtuar prej i Ramës i nevojës së tij për të mos u tërhequr nga askund, është shqetësues. Edhe atëherë në diskutimin me studentët ai tekstualisht thotë se: nuk mund të tërhiqet, se po hapi sadopak rrugë do ti kërkohet që të tërhiqet nga gjithkund. Madje bën edhe ilustrimin e lezetshëm “Jo, se pastaj më thojnë se je shumë i gjatë”. Që ndoshta edhe e përsërit. Bashkëqytetarë, situata është shumë e rëndë, por ne nuk kemi ç’bëjmë, gjithsesi. Ndaj ajo që mund të bëjmë është të kthejmë sytë nga Administrata. Rreth administratës duhet të kthejmë sytë. Edhe Lubonja në një emision një ditë më herët ftonte që protestat të bëhen pranë prokurorisë. Këto institucione duhet të fitojnë peshë politike. Në amerikë gjykatësi zgjidhet me votë. Edhe ne ti japim e ti marrim mbështetje politike shokëve të prokurorisë, gjykatës, policisë. Organizatat e reja politike atje ti vendosin protestat. Nëpër konferencat për shtyp të prokurorisë duhet të çojmë 1270 përfaqësues. Gjykata ta ketë foltoren te sheshi Skënderbej. Edhe gazetarët e gjykatave të jenë yjet e vërtetë të ekranit dhe të kenë nga 777777 ndjekës në fejsbuk. Por si fillim ta nisim duke përcjellë me gëzim e me lule në ditën e shkuarjes në detyrë të të zgjedhurve të rinj. Ti njohim e ti shohim. Ka shumë gjasa që prej tyre në një të ardhme të afërt të rekrutojmë një elitë politike. Sikur gjysma e kohës së argëtimit audiovisual të shijohej për informim mbi zhvillimet vendore. Qoftë edhe vetëm ato që të interesojnë si zhvillimet në lagje. Investimet, të drejtat dhe detyrat. Urra, në internet të gjithë! Shyqyr zotit, vapa do ti mbajë protestat mbarë popullore. Edhe zallamahinë me të ndaluar e dënuar e zgjedhje të ndërprera aty këtu, por në një vakësi e paralizë. Shumë zyra vendore do të qeverisen me teknikë që janë sërish disi partiakë, ose ca më shumë se vetë partiakët e vërtetë që nuk patën fat në zgjedhjet vendore. |
Categories
All
Archives
February 2024
|