jo jo, prit se ...
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek

Rehabilitimi i paplotë i kafeneve prej zotit Kadare

2/25/2015

0 Comments

 
Ismail Kadare është një subjekt i vështirë i shqyrtimit brenda letrarishtes shqiptare. Ai e ka siguruar, tashmë, një lozhë largë prekjes direkte që e vështirëson shqyrtimin, megjithëse e nxit atë. Tregues për këtë është edhe dëshira për t’ja hedhur një gur ceremonial çadrës së madhe, që e ka siguruar në fushim letraro-luftarak, si të dalë prej “Kështjellës” së vet, që lind tek çdo aktivist i fushës dhe më gjerë. Madje shumë më gjerë. 

Libri i tij i fundit, “Mëngjeset në kafe Rostand,” me nëntitull Motive të Parisit, vjen si vazhdë e një tradite të bukur që ka autori në këtë zhanër ku krijimi letrar, kritika, politika e shumë gjëra të tjera gërshetohen në një stil të zhdërvjellët që nuk marr guximin as ta lëvdoj. “Ftesë në studio” ka qenë një libër që i ndihmuar edhe prej përhapjes së gjerë, furnizoi me ide për qëndrime intelektuale një hise të madhe shqiptarësh me formim jo largë mesatarit, që lexonin.  Edhe ndonjë veper tjetër, që nuk po rri ta kujtoj tani, ka qenë i pranishëm me kontribute të bollshme. (Pa i hyre fare kontributit te prozes se tij.)


Vepra është plot me trajtesa të llojeve të ndryshme, por dominimi i atyre pak tematikave që Kadare ka më për zemër vjen më i qartë. Edhe kur flet për zonjat e vogla të letërsisë shqipe autori harrohet në përsiatje për betejën perëndim-lindje brenda dhe për shqiptarin. Edhe kur tregon për ngjarje të tjera. Edhe lobimi i tij për çështjen kombëtare vjen i larmishëm. Në shoqëri aristokratësh francezë ai viziton Vatikanin për të lobuar cështjen tonë. 

 Por ashtu si dhe veprat e tjera të këtij zhanri edhe kjo kulmon me një ese që rrëfen e arsyeton. Në këtë botim të fundit kjo ese, për mendimin tim, ishte ajo me titull “Mozaikal”. Një rrëfim pikërisht rrëfyes e arsyetues. Autori na servir veten disi rrezikshëm këtë herë. Një sinqeritet i tepruar i xhaxhi Ismailit.

Për ata që nuk e kanë lexuar veprën, Mozaikal nis me nënndarjen “Ditët siç vijnë.” Kafe Rostandi, që shoqëron që në faqet e para të librit, vjen identifikues për ditët që në fjalinë e dytë. Pastaj autori tregon për rutinat e veta në krijim. Për një epje të shqipes për nga zvogëlimi. Ernest Koliqi e paska shfaq shumë. Tremburith, sontenith, vdekturith.

Por në fakt, dita e autorit nis me një tundim të madh për të lexuar apo jo lajmet tek ndonjë gazetë shqiptare. Pastaj ngazëllehet fort me kotësinë e një lajmi që tregonte se një vrasës ishte dënuar me katër shekuj e njëzet e dy vite burg (një bir nëne që na rastisi vrasës e i vrau birin një nëne tjetër.) pra lajmi ishte një lajm Shqipërie në mëngjes me vrasës që la një gjurmë të qeshure në fytyrën e autorit.
Ndoshta ai po mendonte për budallallëkun e redaktorëve që nuk dinë se ç’lajme të promovojnë. Gomerët.
Pastaj autori na tregon se si në kafene ai kishte vendin e vet dhe aty ca qen ju ngatërruan nëpër mendime për shkak të bisdës së fqinjëve dhe një zonjë e re erdhi e i fotografoi dorën e djathtë e ai u drodh prej frikës se mos fotografija do ja hiqte magjinë dorës së tij. 
Por, shyqyr jo.
Dhe aty na shfaqet byroja politike. Autori tregon se i kanë rënë në dorë ca fletë procesverbali të një apo më shumë mbledhjesh të byrosë dhe njërën e zgjedh për ne. Diskutim për të pranuar apo jo, dhe si, ndihmën prej Republikës Federale Gjermane diku në 86-ën. Pastaj tregon mbledhjen ku Ramiz Alija informon shokët e byrosë dhe analizon diskutimin e tyre.

Gjykimi i tij vjen në disa drejtime. Së pari ai diskuton faktin se si është vetëm Sofokli Lazëri që negocion në Gjermani. Një njeri i hijes dhe aspak përfaqësues. Ministri i Jashtëm dhe shokë të tjerë ndjekin ngjarjen si pensionistë të angazhuar prej gojës së shokut Ramiz. Dhe Kadareja tregon se kjo gjëmë e sabotimit të turrit tonë drejt perëndimit të shkëlqyer gjerman pati burimin jo thjeshtë në tradhti të interesit të popullit prej shokut Sofo dhe paaftësisë katunare të shokëve të byrosë, por në një kucedër të largët, e ashtuquajtura ‘Moska’. Një këndvështrim interesant për ne që mendojmë se gjithë kuçedrat e kanë emrin serbi dhe greku dhe kapitalisti i zijos. Moska më vjen gati si një amnisti për shokët e byrosë. “Mother Rusia” ding digi dong, kanë kënduar edhe Iron Maiden.

Nënndarja tjetër ka titullin “Qarja në mesnatë.” Ai që qan është.redaktori i shtëpisë botuese. Pjesa tregon pabesira miqsh e kolegësh nën drejtimin e komitetit qendror dhe aparateve të presionit. Ajo që bie në sy ama është angazhimi prej xhaxhi Ismailit i një rrahësi. Rrahësi ishte një rrugac i lagjes “Profarma”, dhe xhaxhi Kadare e zgjodhi sepse horrat e kësaj lagje, prej afërsisë me medikamentet, janë disi më njerëzor. Zoti Kadare me kuriozitet të madh pret gjurmët e dhunës në surratin e atij që kërcënonte ta denonconte, por fatmirësishtokeqësisht nuk i gjen. Por denoncimi nuk ndodh e diçka tirret.

Më pas autori merret me çështjen e këtij ish-shokut të vjetër që nisi një muhabet denoncimi për falsifikim të datës së krijimit për një roman të Kadaresë.  
Pastaj na tregohet se Lenini qenka autor i thirrjes “Poshtë shkrimtarët e stërnjohur.” Dhe këtu na gjihet edhe baza e një të keqje që luftohet me hapje të dosjeve për veglat e regjimit. Në fund tregohet se denoncuesit letrarë të së kaluarës diktatoriale pas rënies së regjimit kalojnë nëpër tre faza. Ata të tulatjes prej frikës; atë të qetësim-mirëkuptimit dhe së fundi atë të krenarisë. Karakteristikë për këtë të fundit është spiunimi që vazhdon tek zonja X. Një botkuptim, prap, surprizues. X plakë, akoma, ka fije që lëviz? Xhaxhi Nasho kalëruar mbi bicikletën e  tij është mrrokëll e një mekanizmi që po funksionon në prapaskena? Megjithëse me miq e shokë akoma mund të bëhet dicka në politikat e kuadrit, ma merr mendja. Apo shumë më shumë? Ai risjell në vëmendje këtë tematikë kaq shqetëuese që nuk ja përtojnë hiç ta prekin edhe shokë të tjerë që gjithsesi i duan shumë kalamajt e vet. 
Pastaj flet për Pushkinin dhe një ngatërresë me Carin dhe një poezi. Pastaj motive patriotike dhe personale dhe një këngë për vajzat e trafikuara mbi teknikë e motiv të këngës për Urën e Qabesë. Fjalët që mbyllin pjesën dhe gjithë librin janë të treguara e organizuara nëpër vargjet:

         Në pyettë se c’krushq i vanë

         Policë belgë a italianë ...

Po mo ...?

Denoncimi i denoncuesve prej tij, më tej, vjen i tepërt. Horri dhe spiuni që i shërbyen një regjimi diktatorial janë gjithsesi me mburojë legjitimimi kolektiv në zbatimin e shëmtisë së vet njerëzore.  Fakti që ka angazhuar dikë për të rrahur e kërcënuar dikë, (qoftë ky edhe bashkëpunëtor i regjimit) e bën zotin Kadare objekt vëmendje të drejtësisë. Ndoshta nuk është tamam rasti, por zoti Kadare shfaq pakujdesi në këtë rrëfim. Një rezistencë ndaj vëzhgimit të regjimit me horra lagjesh, pastaj, është fare epike. 

Nevoja për shtirje humori prej krimit në vend dhe fatit njerëzor që lidhet me të në rastin e lajmeve për kriminelin e dënuar për shekuj plotësojnë një portret të një njeriu thuajse të tëhuajësuar. Për mbledhjen dhe byronë ai paraprin: … isha unë vetë që sdo ta kisha besuar kurrë se, në kohën që sa vente po më pakësohej jeta, do të merresha me ditët më pavlerë të këtij vendi, ato të Byrosë Politike”. Dakort serioziteti dhe dramaticiteti në vazhdim tregojnë për tjetër qasje, po pse? 

Ne falenderojmë zotin Kadare për plotësim me nuanca të reja të tablosë që kemi për një periudhë të rëndësishme të historisë që na skicon sot e kësaj dite, por unë mendoj se ka një shtyrje mes vetëvlerësimit që zoti Kadare thur nëpër takime e komunikime me lloj lloj perëndimori të lavdishëm dhe dy-treluftimi me bashkëatdhetarë të përtokshëm dhe këndvështrimit zhvlerësues e cinik që na tregon se ka për ngjarje e zhvillime. Ngrehina morale që ai mendon se përfaqëson kërcet nën peshën e shkrimtarit profesionist dhe banorit të Tiranës apo Parisit. 

Ashtu si shumë të tjerë, nuk di ku janë kufijtë e ndikimit të Ismail Kadaresë në të shprehurin e gjykuarin tim për tematika të këtij lloji. Por padyshim janë edhe më largë. Ndaj një mungesë respekti, që ndonjë dashakeq mund të aludojë se është nëpër fjalët më sipër, është krejtësisht e padëshiruar prej meje. Por mendoj se me këtë vepër zoti Kadare nxit shfrytëzimin e relativizimit për gjykimet morale në shoqërinë tonë, që tashmë përdor këtë teknikë me efikasitet vrastar në të gjitha fushat e bashkëveprimit komunitar. Vepra përdor stile shkrimi që autori vetë ose të tjerë i kanë eksploruar tashmë. Tematikat i njihnim, gjithashtu. Të vërtetat vepra i sjell si balona që i sheh nëpër qiell po filli në dorë është i hollë. 

Mos na trego më për veten zoti Kadare. ​
0 Comments



Leave a Reply.

    Author

    blogu mirepret gjithe kontribuesit, por une ruaj te drejten ta heq ate qe nuk e pelqej.

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
  • Blog
  • Teatri/Kritika
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • kujtesa e ujit
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Kush e solli Doruntinen
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • vrasja e maratit - tk
    • elektra - tk
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • radio iliria - tk
    • Netët e dramës shqipe I
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • vdekja dhe qyteti I
    • Vdekja dhe qyteti
    • durimi i Tiranes
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • Nentor23
    • qyteti dhe vdekja
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • cmimet e letersise bashkekohore shqipe >
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • prozë
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • siqyshtek