Të dielën e javës që shkoi, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme. Megjithëse e largët Kosova, duhet thënë se edhe nga largë mbërriti lajmi dhe mënyra se si ai arrin nëpër vibrime mediash ka dobi në zbatim të ndonjë metodologjie të caktuar me ndonjëfarë karakteri shkencor qoftë edhe periferik.
Vetvendosja ka fituar bindshëm zgjedhjet në Kosovë. Ka marrë mbështetjen e gati gjysmës së votuesve. Me aleanca të pakta dhe jo kushedi sa të kushtueshme do të qeverisë vendin. Me një plan jo kushedi sa kontrovers duke pasur parasysh që edhe gjithandej janë ndërmarrë reforma nëpër fqinjësinë e afërt. Edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni të Veriut, edhe gjithandej janë ndërmarrë reforma.
Me një lidership që patjetër ka dhe dëshirën edhe aftësinë të kryejë detyrat e qeverisjes e të krijojë një legacy të vetën, a si i thonë, të lerë një gjurmë të zjarrtë si gacë nëpër tokë që ta ketë populli për të parë nëpër vazhdimësi. Edhe besimi popullor është i madh. Edhe janë të ndihmuar nga komuniteti ndërkombëtar me largimin e relativizimin e lidershipit deri pak më herët të hekurt e që mund të kish pasur nevojë edhe për ndonjë dyvjecar të dobësoheshin mjaftueshëm e do kishin lënë trashëgimtar më të qartë.
Albin Kurti patjetër që ka të vyera aty në almanak të njeriut të vet edhe idealizmën edhe përkushtimin ndaj çështjes së Kosovës, e ky vullnet i tij nuk është mpakur. Tani një mbështetje e madhe i rri përqark. Të gjithë me dëshirën dhe gatishmërinë për të kontribuar. Mbërritur ka gjithkah. Krejt e drejtë.
Fitorja për lëvizjen ka ardhur pas një fushate që aspak i referohet situatës ligjore të disa prej liderëve kryesorë të opozitës së vet. Vetëvendosja ka mundur që ta mbajë marrëdhënien me Serbinë largë rrymave qendrore të fushatës.
Një distancimin që ka ndikues i imediates në vendimin zgjedhor të votës. Një tregues aftësie të mirë. Edhe racionaliteti edhe njerëzillëku prezantohen të bollshëm.
Kryetari i Opozitës maxhoritare Albin Kurti faktikisht ishte i përjashtuar nga procesi zgjedhor, pse I pati ba me qa deputetët e Kosovës para do vjetsh. Kto e kishin pas pa ba njet shoqi me shoq që kush I ban me qa me e dënu, e ky dënimi përfshinte edhe përjashtimin nga procesi electoral që lidhi lulen në ditë të dashurisë. E ai as kte hiç nuk e bani temë dasije e acarimi të qëndrimeve. Edhe fushata ishte e qetë e shtrime.
Vetvendosja ka një zgjerim të gjerë në këtë ballafaqim me sfidat e qeverisjes. Mbajtja e lidershipit të PDK-së e në kushte arresti, edhe ndonji tjetër andej e këndej mungon. Në një aleancë joshëse me një copë LDK, me flirte trotuari nga Ramushi e krejt e drejt, që është edhe premtimi e kushtrimi i vetvendosësve që dihet që ban, e të tjera e bëjnë tërheqjen për intelektualët që dëshirojnë të kontribuojnë më të madhe. edhe intensiteti i ndjenjës e prania e çiltërsisë ndër
Enver Hoxhaj, që udhëheq Partinë Demokratike, në fillimet e karrierës së tij kur u bashkua me qeverinë e PDK-sësi Ministër i Arsimit ishte ndër njerëzit me të cilin më lehtë e kishin komunikimin ata që ushqenin Vetëvendosjen. Pastaj karriera e tij u bë më e larmishme dhe nuk është më vlerësimi i ndërsjellë i asaj kohe, por PDK është një parti deri dje fort e madhe. Mazhoranca. Me një inerci nga lufta, kjo parti rivalizoi LDK-në pastaj e mori në patronazh dhe e braktisi anemike. Dakort natyra e saj e sigurimit të simpatisë përmes shpërndarjes së influencës e përfitimit në një zinxhir njerëzor rezultoi e gabuar si edhe pritej.
Por, ajo që dimë është që shoqëria kosovare është në rrokullime të vrullshme të mosvarmes. Forcat ekonomike, rrjedhat njerëzore, t’gjinis e klanore janë ka rrokullohen mes shkëmbinjsh të tjerë.
Ku janë kufijtë e mirëqeverisjes vetvendosëse? Ku janë të projektuara qëllimet e saj? Ku do ta masim suksesin e saj që ta dimë se
Largimi prej investimeve të mëdha infrastrukturore e kanalizimi i atyre burimeve drejt mbështetjes në kontekste më komunitare në edukim e shëndetësi e punësim ka qenë një orientim i shpallur i zotit Kurti.
Me burime nuk është keq, por edhe diaspora e madhe padyshim që mund të kontribuojë.
Prurja e një qasje më komunitare në menaxhimimin e burimeve njerëzore e materiale të vendit padyshim që ka dobi. Keqmenaxhimi i skajshëm i rëndon gjithkuj e ma mirë do të bëhet.
Tani te burimet në fakt unë jam jo fort kompetent. Vendi ka një pasuri të madhe qymmyri, por ky burim energjie gjithnjë e më I kushtueshëm bëhet. Kosovarët janë më ngushtë se ne shqiptarët e mëmëdheut. Në të dhëna të thjeshta që ofron ëikipoedia kosova për 1.9 milion banorët e vet ka 11 mijë kilometra katrorë. Kurse ne për 2.8 milion tanët kemi 28 mijë kilometra katrorë. Uji 1%, ne kemi 4%. Serbët për shtatë milionët e vet kanë 77 mijë kilometra katrorë. Dakort toka është mjet jo i mjaftueshëm zhvillimi, por toka është object këngësh të lashta qi kanë kumbu fort.
Natyrisht një popullsi vitale e fenomenale, e re e talentume. Duke ik e ardh gjithandej.
Por ku është racionalja ekonomike e vendit dhe llojit të retorikës paraqeverisëse që mban ai?
Zhvillimet teknologjike të këtyre kohëve kanë krijuar mundësinë që lidhja e dendësisë dhe mirëqenies ekonomike të mos jetë kushedi sa e rëndësishme, por edukimi i përgjithshëm teknik e qytetar, apo politik, i shoqërisë të lerë për të dëshiruar dhe ky fakt e humbet vërtetësinë. Ekonomitë e këtyre kohëve janë të mëdha, interesat janë të mëdha.
Personalisht nuk jam shumë optimist. Mbërritja e standarteve ekonomike europiane do të jetë e vështirë pa një ndërveprim më intesiv me Shqipërinë, ndërkohë që edhe Shqipëria do të përfitonte nga një prurje ekonomike e njerëzore prej Kosove.
Territori shqiptar ofron mundësi më të mëdha mirëshfrytëzimi. Por kjo duket e vështirë. Në një ëndërr shqiptarie me folklore, me xhamadanin me vija, unë kisha pa “kibuce’ kosovare nëpër ruralitetin e braktisur shqiptar tuj mbledh kajsi e shalqin, lajthi e kushedi c'fruta lejon ngrohja globale e tuj ja shpërda gjithë Jugosllavisë që të ambëlsojë gojën, e me I shërby me të ardhura filan kërkimi shkencor nga filan universitete dhe klasat e para të Republikës me shujta, bibloteka dhe kënde sporti.
Thithja e popullsisë kosovare në guzhinën mesdhetare është një objektiv i denjë për qeverinë Kurti për të cilën mund të ketë edhe ndihmën e qeverisë shqiptare. Pastaj e gjithë kjo kuzhinë të transferohet bashkë me prodhimet e veta që janë nga ai kibuci direct e në Mynenhen dhe Finlandë. ku shqiptarët ftojnë edhe fqinjët për të marrë produktet e standarteve më mira.
Në rrafsh arkitekturor qeveria Kurti ballafaqohet me qytetet urbano-rurale, që veç sa ka gjet rehat nëpër shpija e noj pallat najkun, përveç Prishtinës, natyrisht. Rehati duhet me u mbështet e rrit kudo.
Marrëdhënia me Shqipërinë mund të përmirësohet në terma të bashkëpunimit ekonomik, por ky përmirësim duhet të jetë edhe rajonal. Jugosllavia megjithëse një formacion i papëlqyer për ne, arriti një nivel bashkjetese mes kroatëve serbëve, boshnjakëve, ndoshta dhe sllovenëve. Shqetësimet tona me serbët dhe malalazezët dhe maqedonët e veriut të epërm fort patjetër që u trashëguan nga Jugosllavia, por nëpër të pati një zbutje.
Aspirata jonë për Bashkim Europian, në një masë të madhe, sidomos në kufijtë e vet tokësor, apo rënien e tyre, do të jetë bashkim me maqedonë të veriut, malazezë dhe serbë, si dhe grekët disi po aq të dashur në jug. Të gjithë përzier mirë e mirë edhe me shqiptarë. Kosova megjithëse në varfëri është tamam si guri i mesit në një mozaik të gjerë formash përqark. Nuk ka popull më të dëshiruar se ne për harmoninë në rajon.
Në terma të politikës së jashtme kjo përkthehet në gjetjen e arsyeve për njëfarë mirëkuptimi e ndërveprimi që do të sjellë njëfarë ndërvarësie që në përfundim është edhe mirëkuptim.
Me turq e me rusë, kinezë e sllovenë.
Por, zgjedhjet që kam unë në titull nuk janë ato të përmendura më lartë. Unë në fakt e kam fjalën për zgjedhjet në Shqipëri. Ato që do të mbahen më 25 prill. Nga to ç’të thuash?
Një sondazh i parë nxorri njëfarë barazie në përmbi 40% e afërt mes demokratëve dhe socialistëve. Megjithëse është vështirë të matet tamam masa e keqverisjes së pronës së përbashkët, keqorientimin e jetëve tona socialistët përfliten për një lejim diletantizmi e mungese besimi në atë që bëjnë e që janë vetëm duke nxjerrë pare për ushtrinë mercenare që kanë krijuar në vend.
Por unë nuk jam kaq drastic. Unë do të isha dakort me një largim të parakohshëm të socialistëve që shpejt, por argumenti im ka qenë që demokratët kanë shfaqur mungesë vullneti për pushtet dhe shthurje të radhëve meqenëse largimi I liderit të mbifuqishëm u negociua e nuk pati një luftë të shëndetshme natyrore në mbijetesën e llojit. Kjo jo-domosdoshmërisht është e keqe, por dihet që sjell zbutjen e tufës dhe rrallimin e gjahut, që nga ana e vet do të thotë dobësimin e gjymtyrëve të organizatës.
Por në sondazhet e para ata janë me PS-në në vetëm 3 – 4 përqind diferencë. Heu bre nonën. Shka u ba?
Dakort qeveria e di që aksioni i vëretë do të nis me fushatën. Atëherë edhe mund të shkëlqejë. Vende të reja pune, shtëpi. E di sa gjaja ka me tu inaguru? Diku shoku, diku miku. Ndonjë skandal edhe ktej edhe andej. Do zbulohet një sekret. Mbikalime, nënkalime. Do dalin burrat para popullit. Do dalin në ekrane tek për tek. Emra e emra.
Zgjedhjet në fakt nuk janë tjetër veçse përzgjedhje emrash nëpër lista. Burri i mirë që e njef populli ka për të fitu gjithmonë.
Por edhe demokratët e kanë publikun e tyre për të adresuar. Përzgjedhja e kandidatëve prej tyre u bë me një proces kompleks për këshillimin e kryesisë. Një komision vlerësoi me qindra kanidatë në gjithë vendin. Besnik Mustafaj e Genc Ruli e kanë detyrim të na lënë një raport sociologjik-letrar nga ky ekskursion në bazën aspiruese të partisë. Ndoshta konfidencial për 8 vitet e para ky raport mund të jetë i lezetshëm dikur si një gjurmë e avancimit politik të shoqërisë sonë në këto kohë.
Ndërkohë Socialistët kanë bërë lajme më shumë me emërime zëvendësministrash, por ja edhe dita tyre erdhi. Deputeti që duam (a ne a ata, nuk merret vesh) po vjen. Mos themi që ka ardh.
Në rast se demokratët kanë hallin të shmangin ata që s’duan pa shumë kosto, socialistët kanë shumë liri për të zgjedhur ata që duam.
Dhe ky është njësoj problem. Prandaj ky 3-4përqindësh i diferencës mund të mbesë e i tillë deri në sondazhin e parafundit.
Ndërkohë edhe ish kryeministri Fatos Nano ishte te Opinioni. Na tregoi që kishte qenë i përjashtuar prej gjimnazi se kishte urinuar në oborrin e shkollës gjatë orës së fiskulturës.
Gjithçka po shkon shumë mirë. Ende nuk janë zgjedhur fushat e lojës.
Përsa i përket fotove që siç dihet janë nga kërkimi në google me emrin Shqipëri (lart) dhe Albania (poshtë) në seksionin 'news', këtë herë vlen të vihet re se kemi të njëjtat lajme me të njëjtat renditje në të dy gjuhët.
Nevoja për ndërhyrje në infrastrukturën turistike në kep të Rodonit, Kovid, vaksinim. Në shqip lajmet e para në google i shpërndan Kallxo.com, kurse në anglisht kemi Balkan insight, Albania daily news dhe exit.al cilësia e fotove eshte si tek 'save image'.