jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Shtatë P-të e Politikës së ditës

4/6/2018

Comments

 
     Politika në shoqëri u mundësua vetëm pasi ishte bërë më e lehtë për tu artikuluar nevoja dhe nevoja për përmbushjen e nevojës, pastaj realizuar në shoqëri, si zakonisht. Angazhimi i zotit filan ose fistëk nuk kish si të ish i lejuar para se ai të quhej zot, (megjithëse arshivistët mendojnë se Z me një pikë nga pas mjafton, madje e ndryshmja është gabim,) qoftë edhe në rutinë.
Ajo që na intereson është angazhimi që sjell përmirësimin dhe plotkuptimin e përbashkët. Dhe në këtë rast angazhimi është bërë temë e ditës.  Por jo edhe po aq angazhim.
Një rreth i madh njerëzish informohen nga afër për tematika që u interesojnë dhe mbajnë qëndrim, ose të paktën ftohen të mbajnë qëndrim. Por nga ana tjetër është lehtësuar përdorimi i etiketimit ‘qëndrim’ dhe pastaj edhe lehtësia teknike e të shpallurit të tij, që i jep gjithçkaje një dimension sportiv, mos me thënë spektakolar. Dhe pakson nevojën për ndonjëfarë angazhimi më konkret.
 Dhe ja aty shfaqet politika e ditës me gjithë kompleksitetin e saj. Unë e kam shpallur që veç politika brenda partiake asgjë tjetër nuk vlen interes, po ja që janë edhe këta që thërrasin: “angazhim, angazhim!” po jo more zotëri, aty si fillim vjen zhvillimi ekonomik. Me ç’dëgjojmë, qeveria po mbledh më shumë pare, ose po e delegon këtë barrë, se gjërat duhen bërë siç duhet dhe kjo ka kosto, kjo dihet. Ndërkohë qeveria është e angazhuar në një numër të madh investimesh në qendra qytetesh dhe pikash që mendon se do të gjenerojnë me shpejtësi fitim dhe shpërblejnë investimin. Në kuptim të fitimit, qeveria si e majtë me rrënjë mu në popull që është, numëron edhe rigjallërimin shoqnor e komunikimin e të gjithëve bashkë aty mu te ai sheshi.
      Por, si fillim investimi. Dhe zërat e këqinj thojnë se shpenzimet rriten për të mundësuar shtim të lekut që virdhon dhe pastaj edhe rritje të hiseve përkatëse. Ndërkohë që turizmi është strategjik, paralajmërohet një mirëmbajtje e menaxhuar me duar të ngrohta si për vete e njërit prej nesh, dhe punë dhe lekë për të tërë.  Ndërkohë që për këtë duhen lekë dhe nuk mund të marrësh borxh prandaj merr borxhe tek një tjetër. Dhe po ta llogarisim duke u bazuar në të dhëna të sporadike e jo sistematike sic edhe na nevojiten për politikën që po flisnim. Nuk gjejmë fort leverdi. 
Pastaj, ajo që përflitet është se kur ke pak lekë shtrëngon rrypin dhe përmblidhesh si iriq dhe i jep dorën fukarait dhe i thu hajt të shtrëngohemi se është më pak ftohtë e nuk jep lekë me të dy duart sa andej këndej. (meqë ra fjala, edhe me nënat tona që dalin me kollondris shpitë duke shit rruëgve një tufë majdanoz shumë keq jeni sjellë!) Sidomos kur e ke pas gjyshin socialist dhe me argumentin që fukarallëku është i padurueshëm prandaj do e shpërndajmë kështu dhe i ra dyerve.
Megjithëse, jo gjithmonë është ky rasti.
Shkolla të ndryshme ekonomike, që dorën në zemër janë të parat në këtë lëmí, thojnë hajt të hedhim pare se kështu shtohen. Kejnesi, ky ekonomisti i madh anglez qe i pari. Ose ndonjë tjetër. Një shkollë e tërë. Dhe dora në zemër sipërmarrja private nuk ka shku keq andej këndej. Por gjithmonë është luhatur mes fitimit të madh pa vëmendje ndaj publikut apo një harmonizim më i qetë. Edhe sipërmarrësi privat dora në zemër me sy të mirë shihet nëpër gjithë perëndimin e madhërishëm. Ma i madhi fare, Donald Trumpi, presidenti i SHBA-ve, është një ndërtues, a qysh po i thojnë. Por thojnë edhe që kanë një seri virtytesh teknike që i lejojnë të jenë aktivë politikisht dhe me ndikim. Qytetari francez e italian e gjermon e danez merret me këto muhabete ma seriozisht dhe edhe i len pak kohë vetes sa mos me i rëndu fort.
     Prandaj dhe unë kam mendu se, shiko, me qeverisjen kot me u marrë. Se qeverisja është gjithsesi e mirë. Ma së pari është legjitime. Se ça do ti thuash sovranit? Së dyti, jam shumë dakort, hajt ta ndryshojmë! Dhe së treti, e kaluara e tmerrshme, me trashëgimi të gjallë të totalitarizës, situatë ekonomike të rrënuar, kriminalitet të lartë dhe aftësi të pakët për të gjeneruar mbështetje të përdorshme ndër qytetarë.

Por, tani duket se lind nevoja për një reflektim. Qeveria në një numër rastesh ka bërë kalimin e shërbimeve në duar të privatit me besim për menaxhim më të mirë. Dhe ofrim të shërbimeve që më herët nuk kanë mundur të ofrohen.
Reforma ngjashëm prek arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, urbane dhe për së gjati, burimet natyrore, etj. Qeveria në fakt ndjek qëndrime politike pak a shumë të shpallura dhe që kanë konsumuar etapën e prezantimit të parë me të çkëlqyerin Berisha dhe vëllanë e tij makut e të përbashkët me Ramën, zotin Meta. Dhe ShÇT-ja e tij, Kryeministri Rama nuk mundej veçse të ndiqte  shtegun nga shtatlartësia e tij burrërore dhe e artikuluar. Pa një opozitë dhe me standartin e shembullit të vet në gjenerim të empathisë politike të tregtueshmë, që për momentin e arrin vetëm vetë. Ai padyshim që është euforik dhe autoindulgjent. Ndaj leku lëviz andej këndej. Por a është kjo socialiste? apo, "Common sens, simple common sens," siç thotë edhe kënga. Zoti Rama komon sensi është një teknikë e diskretituar politike. Privatizimi jetë e mot privatizim ka qenë.
  Por Rruga e Kosovës dhe Teatri shënojnë një zhvillim të papritur. 
Një kontratë tridhjetë vjeçare që merr përsipër të ndikojë në komunikimet e karakterit strategjik me Kosovën tonë të dashur që nën kalërime të vrullshme prej luftëtarësh që nuk i tërhoqi politika dhe nuk u identifikuan dot me masën që përfaqësonin, nuk merret vesh nga shkon. Kosova, sipas trumbetimeve të lëvizjes Vetvendosje, më të madhes parti vendore, po humbet me ritme alarmante kontroll mbi burimet natyrore dhe hapsirë për tu vetkollondris shoqërisht.
Por, sipas qeverisë sonë kjo punë do ba se ka kosto dhe për të gjithë të tjerët, dhe për tepër nuk lidhet fort me Kosovën, se autobuzi e përballon, ndonjë përjashtim do ta bëjmë, kamionët se kanë problem. Shpejtësinë e rrisim, sigurinë të gjitha.
Por, më datë 31 mars 2018 një stacion për mbledhjen e taksës së mirëmbajes dhe mbylljes së investimit për kompanitë e pëlqyera të Fusha dhe Kastrati mu në të hyrë të tunelit të Kalimashit u sulmua dhe u dëmtua nga kuksianët e inatosur, ndoshta dhe me simpati të përhapur thojnë kaq e kaq mijë, ose një milion euro i hiqen ekonomisë lokale dhe i shkojnë në xhep nja dy shokëve të kryeministrit që i dajnë paret bashkë bashkë me ca pare të tjera. Kur kaq e kaq taksa i vilen konsumatorit për këtë punë. Pastaj si e kanë menduar këtë punën e kontrollit të fitimit dikur. Po sikur firmat e furnizimit me zift ta kuptojnë hilen dhe të thojnë ne nuk ju furnizojmë hic se me ziftin tonë do derdhim një monument zifti në Paris prej qejfit të integrimit Europian dhe firmës së mirëmbajtjes i leverdis që të mos amortizohet rruga e bën kalimin aty 1000 euro për makinë. Ose 788, po qe me abone dhe ke fatin e lavdishëm të jesh kuksian? Atëherë, do vijë vetëm Ramushi për Bajram dhe do shkojë vetëm Rama për festival të kërcimit të dervishëve fluturues.me nga shtatë makina secili. Dhe me njëfarë zbritje, natyrisht. Megjithëse kontrata me siguri që e përjashton, por si fantazi me ndikim politik e kam fjalën, dhe shtoi: Se unë ta hap kokën me gur! dhe bababum këta. Policia. Aty. Prokuroria. Gjykata. Dhe pastaj reforma në drejtësimë e madhërishmja e uniformave që sikur po sjell ca emra në vëmendje. Milion euro gjykatësit. Po ma shumë nuk dimë.
Erdhi edhe gjermani që na tha se në Gjermani të vrasin për këtë muhabet. Po shyqyr nuk ishin vra.
     Pastaj është Teatri Kombëtar, që nga ana tjetër përfshin pak a shumë të njëjtat personazhe edhe nga qeveria edhe nga firmat. Por në këtë rast përflitet pagim me tokë të një investimi për ndërtesë. Sa hapsirë e saj, sa lekë e kush do i marri, e ku do i çojë na duhet me i peshu. Si korrespodon me vlerën e investimit dhe pastaj nga ky cmim nisim e bëjmë llogaritë për kujtesën tonë kolektive, mundësitë e lëvizjes nëpër qytet. Që na ndihmon për braktisje të konceptit të zemrës së qytetit si një hapsirë që ka publiken e përbashkët në shpirt kundrejt pronash e pronarësh të pasur. Mendojmë për ca vite të tjera xhag e xhug mu në zemrën e një qyteti që e njohëm në shembje e ndërtime e ashtu vazhdoi sa jeta. Pse kjo punë rastis me leverdi?  Zot i madh, nuk kemi lek, nuk ka as ku me marr borxh dhe jemi duke i marr borxh një tjetri dhe nuk pushum kurrë duke rregullu të njëjtat rrugë e të njëjtat sheshe e ministri.

Prandaj. Hollë hollë, nuk duam fare Teatër Kombëtar aty. Teatri Kombëtar ti dhurohet lagjes numër 5, dhe le të mbajnë aty veglat e punës zdruktharët e shkollave të mesme të kësaj lagje, ose ta japin me qera po deshën! Teatri Kombëtar të zhvendoset në Butrint ose Amantia! Dhe të funksionojë vetëm me abonim për fanatikët.
Nga ana tjetër, shteti ka përmbledhur dorën në shpenzimet e veta e leku po shpërndahet me privatë në mjeksi, arsim e kudo. Kostoja e mirëmenaxhimit bëhet kultivimi i pabarazisë. Po pastaj të pabarabartët rrezikojnë ta mbajnë sistemin të shtrembëruar.

Politikisht, socialistët ose ndërrojnë emrin ose një arrivist rijosh, që të jetë sa më i pashëm fizikisht e shpirtërishtisht ti imponohet partisë. Ndërkohë edhe ndizen radhët disi, edhe mbahet romanca brenda socialistëve dhe harrohet përfundimisht telenovela demokratikase me Lul Humburiturin e të nderuarin zotin Asedhenji Tjetër. Rama mbaron këto pazarllëqe të fundit, pasurohet shpirtërishtisht sa më s’ka dhe kujtohet se ngadhënjimi i tij duhet të jetë global dhe nis nga Kuba turin botëror për rilindjen botërore. (Po ata nuk e lejn të iki dhe e mbajnë aty ku bëhet edhe imam i parë kishës së parë revolucionare në Havanë me profil eurokomunist.) 

Pra, humbja e politikes në këtë moment të prapambetjes politike për shoqërinë tonë është tragjike. Tani që në vend të Berishës kemi një viç të artë që është demasku si objekt idhujtarie pa leverdi.

Vdektë komon sensi sot, ishalla!
      Për të shpërblyer durimin e atyre që lexuan këtë shkrim deri këtu, kam një lajm: Mbërriti në fletore zyrtare vendim nr. 165, datë 21.3.2018 për “Metodologjinë e procesit të vlerësimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore të njësive bazë të institucioneve të arsimit të lartë" Vlerësimi i qendrave të kërkimit do të bëhet sipas katër kritereve të njohura: bibliometrike, impakti, infrastrukturor dhe ndërkombëtarëzimi, megjithëse nuk e dimë se si do të funksionojë shpërndaja e ndikimit të organizmi i ri. Apo thjeshtë me mbështetje? Po po, me siguri për shpërndarje të mbështetjes. por ajo që na intrigon është theksi në dokument. ndër katër pesë faqet e urdhëresës gjejmë: 

 “Anëtarët e personelit akademik të njësisë bazë do të kenë akses individual të përdoruesit të kodifikuar dhe të mbrojtur, për vetëdeklarimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore të drejtimeve kryesore të fushave të kërkimit dhe të disiplinave specifike.
2. Drejtuesi i njësisë bazë ka akses individual të përdoruesit të kodifikuar dhe të mbrojtur që shërben për ndjekjen dhe monitorimin e të dhënave të deklaruara nga anëtarët e personelit akademik të njësisë bazë.
3. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është përgjegjëse në bashkëpunim me Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar për administrimin e portalit “Vlerësimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore”, sigurimin dhe ruajtjen e të dhënave të publikuara, zbatimin standardeve të përgjithshme të vlerësimit dhe certifikimin e rezultateve të vlerësimit." 

Duhet të jeni fare i pandjeshëm lexues i nderuar nëse nuk ju intrigon ky intimitet që institucioni shpall të dëshirojë me kërkuesin shkencor të njësisë bazë. Në rast se nuk intrigoheni nga ky intimitet i shpallur ju jeni fare i pandjeshëm. Por nga ana tjetër sigurimi dhe ruajtja e të dhënave të publikuara nuk është se është pa leverdi. do ketë një qendër për të dhënat. jam shumë dakort, edhe për raportin dhe ndikimin e tij në shpërndarje. vetëm theksi është pak shpërndarë gabim.
Kjo qasje nga njëra anë pakëson peshën e marrëdhënies personale brenda njësive bazë e nga ana tjetër delegon kompetencat në qendër, për të cilën akademikët topolakë gjithmonë ankohen se është një çerdhe ku dremisin oborrtarë të vetkënaqur që nuk janë fare kuriozë dhe mund të jenë mirë me oreks. 
Unë për fat të keq këtu jam tek krahu i qeverisë për të cilën mendoj se bën mirë. Një rigjallërim i luftrave për kontroll në katedra nuk duket keq. Qoftë edhe që gjallërimi mendohet thjeshtë në rivalitetin midis katedrave, që është akoma më mirë. Gjithsesi. Le të ketë një institucion qendror.
Ai në fillim do mbështesë ca grupe, do shpërndajë ca lekë, por pastaj po nuk e shkrinë me siguri mund të jetë i dobishëm në kompleksin e veglave që mirmbajnë e kultivojnë kërkimin shkencor.  Megjithëse nuk përcaktohet kush do të jetë përgjegjës pë mbikqyrjen e llogarive të Facebook të kandidatëve në fjalë, çështja mund të jetë me interes. Kërkimi shkencor më duket se do të mund të shiste shërbimet e veta. Kërkimi shkencor ndoshta do të fillojë të lulëzojë. Tani që mund t’ja tregojmë të gjitha hyqymetit në intimitet, me siguri që ka për tu ba lulja pemë dhe bashkia nuk do ketë hiç më nevojë të harxhojë energjitë në atë operacionin e lavdishëm të pyllzimit orbital se do të mjaftojë lulëzimi i asistuar prej kërkimit shkencor.
Por unë me interes të veçantë shoh edhe klasifikimin e fushave në fund të vendimit. Shkencat e para të natyrës sipas klasifikimit janë matematika dhe informatika. Po jo more shokë. Natyra është një gjë tjetër. Pastaj, matematika dhe informatika bashkë? E madhërishmja informatikë. Që ka nderin që edhe në Komisionin Evropian të ketë komisionerin e vet, ngushet bashkë në sektorin e lavdishëm të matematikës, që për ne është është një nënsektor i pedagogjisë. Përpiluesi i versionit të redaktuar të këtij klasifikimi duhet patjetër të simulohet artificialisht në korigjimin në të ardhmen e lavdishme.

Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn