Por buxheti mbeti në mendjen time se në do të lexosh politikë, buxheti i shtetit është tregues mëse i qartë se çfarë synon politikisht e aktivisht ekzekutivi, apo përfaqësia më e rëndësishme e partisë politike pas pranisë në legjilativ.
Për të krijuar një sfond në ngjarje të buxhetit e të krijojmë pak ‘ambiance” e ngjyra urbane që ta bëjmë ca më të kapërdirshme këtë bisedë të mërzitshme me numra e përzjejmë me copëra nga mbresat e vizitës sime të fundit në Tiranë gjatë kapërcimit të viteve dhe lajmet e edicionit kryesor që kam ndjekur kryesisht tek Topi në datat 10 e 11 të Janarit të 2024ës.
Në rrugë nuk zbulon ndryshim.
Vargje me makina në qytetin që ndërtohet po aq sa gjithmonë. Tirana, qyteti i rrëmujës zallamahisë, pluhurit helm me gaz makinash nuk i ka gjetur ende binarët. Si e lanë këta planin urbanistik të atyre arkitektëve francezë që bëri Rama kur ishte kryetar, me kulla të larta si vela deri në qiell ndërsa qyteti i ngadaltë do shtrihej mesdhetaro-modern i rehatshëm e i gjerë aty poshtë. Po qe nevoja deri në durrës me të njëtën ide a ku di unë.
Por, në vend të atyre gjërave të larta e gjerësisë së përditshme tradicionale dhe më shumë, ai na bëri gjëra të ndërmjetme kudo ku gjeti shesh dhe kudo është ngushtë. Ndërtesa të larta kudo që i hedh sytë, pa kurrëfarë koordinimi me njona tjetrën të rrotulluara sipas mundësisë për rritje të sipërfaqes së ndërtimit. Agorat e lashta nuk u rindërtuan dhe ka pak rritje. Parku shpirtëror që Rama imagjinonte në vizionet e veta me katedrale e xhami, u shkatërrua.
Gazetarë si Artan Hoxha thojnë se projekti i portit të Durrësit ka krijuar përfshirje të parave të krimit në realizimin e investimit dhe krijon një mënyrë infiltrimi të parave që përndryshe do të ishin të papastra për tu përdorur të lira në shoqëri. Ndërkohë këta të papastërtisë vetë vriten me njëri tjetrin rrugëve nëpër trafiqe dhe hakmarrje për vrasje që kishin të tjera trafiqe në themel,
Lajme, në Shkodër, një xhaxha i moshuar e i sëmurë nga mosha e mendja provokohet prej bisedash e të qeshurash prej të rinjsh nëpër natë poshtë dritares dhe merr shotganin dhe bën shosh një makinë përbri të rinjve. Atëherë policia që nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për ndihmë më herët mbërrin me 50 trupa speciale nëpër natë që çudisin natën edhe ditën bashkë. Atëherë xhaja siç e do zakoni kapi kallashnikovin, armën e preferuar të të apasionuarve shqiptar të armatimit të pas luftës së dytë botërore në familje. Por shyqyr nuk pati të vdekur. Një nënë e gjorë e sëmurë edhe nga bashkëjetesa e e vështirë e hallet veta ilustron skenën duke qarë e traumatizuar, e gjitha kjo në Rus e me zjarre shkon lajmi përkarshi e në Shën Gjin, që padyshim ka qenë i biri i Gjonit, (megjithëse nuk jam i sigurtë) ku vetë qeveria mblidhet bashkë me drejtorë politikë të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe vendos prioritet e qeverisjes.
Do të rikthehet në politikë edhe Blendi Gonxhe, atëherë u fol se ai pat ikur në Spanjë në arrati për një çamarrokllëk me ca pare dhe beton por u kthye ngadalë e pa bori se i gjati e ka shok dhe ai mbaron punë.
Gonxhe qenka propozuar të drejtojë një portofol që përfshin Ekonomi, teknologji dhe kulturë. Një ide e mirë bashkimi nën një drejtim vizionar të ekonomisë, teknologjisë dhe kulturës.
Vetëm dy javë pasi ka kaluar buxhetin e shtetit, Rama trazon kazanin buxhetor dhe shpik një ministri të re. Po, a nuk mblidheshit dot para miratimit të Buxheti për këtë takim të rëndësishëm ju o shokë të Shën Gjinit, birit të Gjonit që nuk ishte shën? Apo po prisnit që era ti lëkundë kallamat mbi ujë nga veriperëndimi dhe hija e tyre ti shpojë valët në brinjë kur qymyri kërcet në zjarr?
Dhe ja ku u kthyem tek buxheti, sepse siç e thamë ky shkrim është për buxhetin e vitit 2024.
Dhe ja Buxheti
Të ardhurat 676 098 milionë lekë;
Shpenzimet 737 378 milionë lekë;
Deficiti 61 280 milionë lekë.
(Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore,sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.)
Ndërkohë nga 737 378 milion lekë të shpenzimeve të buxhetit 408,000 milion i shpërndan qeveria nëpër institucione të vetat për me qeveris, pjesa tjetër janë buxheti vendor dhe fondet speciale, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve .
Na ç’orienton pak mungesa e specifikimit “të reja” në fund të shifrave por nëse shtojmë njëmijëshe dhe heqim dy zore ose shtojmë një dhe vazhdojmë me të reja jemi në rregull. Sepse këtu kemi 730 mijë milion apo 7.3 miliard euro ndërsa te tabela më poshtë të njëjtit dokument shpenzimi i qeverisë shkruhet 408,040,194 lekë.
Këtu tërheqim vëmendjen tek publikimi i buxhetit që nuk ja gjetëm një shënim aty që në lexim duhet të shtohen dy zore e hiqet njëra, se pastaj gjithë muahbeti bëhet akoma më pak i fisëm kur njeriu që shprehet për këto tematika, pra unë, duhet të shtohej se në llogarira kam lejuar përafërsime bullafiqe dhe lapsus e ngatërresë do jetë patjetër, por jeni të ftuar në llogarime.
Gjithsesi, mendoj se një qasje ndaj qartësimit të kuptimit të tyre bëhet, shto këtu referencën iluminiese në Euron me një kurs këmbimi me lehtësi matematikore maksimale (1:100) dhe ja:
Buxheti
Mund të vejmë re se buxheti i ri e rrit ndjeshëm masën e vet prej 2013-ës demokrate, kur ishte 405,408 milionë lekë shpenzime (737 378 milion lekë); për më tepër edhe defiçiti është më i vogël. Ky krahasim me periudhën e qeverisjes së djathtë, megjithëse duket jo fort domethënës, pse 10 vjet nuk janë pak, por nga ana tjetër tregon atë që duhet, se socialistët mbledhin gjithnjë e më shumë para që ti shpenzojnë në dobi të popullit, (megjithëse është këtu tek shpenzimi ku gjykimi ynë vjen e turbullohet.) Ndërkohë kemi edhe një dhjetëvjeçar që mund të vlerësojmë për zhvillimet që ka sjellë.
Pra në 2013-ën janë mbledhur 321,919 milionë lekë ndërsa më 2024 do të mblidhen 676 098 milionë lekë. 3.2 miliard euro kundrejt 6.7 miliardëve. Kursi i këmbimit na i rënqeth shifrat po ideja del. Më shumë se dyfishin.
Nga ana tjetër, ta zemë se ekonomia u rrit me një mesatare prej 3% në vit, duke kujtuar edhe humbjet në vitet e pandemisë dhe tërmetit dhe rritja shkon në total tek ca më shumë se 33.333%, por e ardhura është rritur me 101%. Pra, një proces formalizimi i ekonomisë u imponua me sukses.
Profesionet e lira ankohen se do tatohen në masën 20 e diçka përqind të fitimit, edhe andej këndej me siguri që ndjehet, por unë nuk ndjej ndonjë simpati të veçantë për kauzën e tyre si majtanik që mendoj se jam.
Nga këto paret që thamë 447 mijë milion lekë janë tatime që mblidhen në popullatë, jo-tatimore janë 25.4 mijë milion lekë. (Jo tatimore, pra nga menaxhimi i pronës në dorë shtetërore. Pyje që shesin e ujë që sa nuk e pijnë, dheu e betoni me tulla e tjegulla, 400 hidrocentrale e trarë.
25.4 mijë milion, 2,5 miliard euro pak a shumë. Në 2013ën, ky tregues ka qenë 24.1 mijë milion lekë. (Ky padyshim që është një tregues i rëndësishëm e jo fort i lavdishëm për të kuptuar punën e qeverisë me minierat, hidrocentralet, fabrika e uzina qira e shitje, privatizime e kësi senesh, por të mos neglizhojmë këtu më shumë se dyfishim të granteve në 16 mijë milion nga 7 që kish pasur dikur))
Por. që të qartësojmë disi idenë e buxhetit në kokë do na duhen ca vjega më shumë, ja për shembull sikur, në një akt anarkik, Rama të thotë ikni pirdhuni se nuk merrem më me ju, pezullohet qeverisja edhe bëni ç’të doni me ekonomi, drejtësi, rend dhe shëndetësim arsim e kështu me radhë, hajde merrni secili pjesën që ju takon nga buxheti i shtetit ndarë barazisht atëherë secili nga ne po të jemi 3 milion do kish marrë nga 20,5 mijë lekë në muaj. (Dhe unë përfitoj nga rasti të përshëndes idenë time të vjetër që ta ndajmë edhe vendin në ngastra të barabarta e ta ndajmë në një lotari gjigande, duke lejuar shkëmbime e ndërshitje mes banorëve, zonat e banimit të përjashtohen disi e pastaj me ba dicka.)
Nëse marrim në konsideratë GDP-në e vendit më 2022, buxheti i shtetit është sa një e treta e GDP-së, për ekonomi si e Gjermanisë buxheti i shtetit është diku mbi 1 e pesëmbëdhjeta. Dakort gjermanët një pjesë shumë më të madhe të financimit në shoqëri e kalojnë nëpër organizma jo qveritare, ndoshta shtetërore apo edhe shoqërore, por treguesi mbetet për shërbime të shumëfishta.
Ja, ndër 4.miliard eurot që kishte në dispozicion qeveria shqiptare, 3.55 miliard do të menaxhohen prej ministrive pjesa e mbetur janë për institucione të tjera, shoqëri civile, akademi, tvsh, shik, fond etj., etj., e tek ministritë shpërndarja është pak a shumë e tillë:
Tabela padyshim që do koment, por edhe çfarë të themi. Po ndërtohet hekurudha me 40 milion euro. Rugët 260 milion. Ndërkohë që infrastrukturë konsiderohet edhe fondi shqiptar i zhvillimit me 160 milion euro.
Kultura jonë e dashur merr 40 milion euro. Unë nuk dija ti besoja syve kur e pashë këtë buxhet, mashallah!!!, thashë me vete.
Me 40 milion euro kultura mban 3,300 punonjës me njëmijë euro në muaj për 12 muajt e vitit buxhetor. Me majt 3300 veta për një vit Kultura këtu u bo rehat. Teatri dhe kinemaja, shto këtu edhe tvsh e akademi e gjithë ato gjëra. Dakord do paguajmë edhe tulla, makineri e drita, roje e ksi senesh, por me gjërat që na ndodhen në duar e pa shumë shpenzime mund të përmbushim maksimalisht kërkesat e shokëve aktorët e teatrit kombëtarë të shkojnë e ndihmojë shokët e arkeologjisë me gërmimet kur nuk janë të angazhuar në projekte artistike, shokët e kinemasë kur nuk kanë punë të shkojnë e punojnë në muze, e sektori të bëhet një drejtori e vetme.
Nëse i i rikthehemi atij thashethemit për Goxhajn, na duhet të vejmë re që ekonomia aktualisht është me financën, të paktën në buxhet që erdhi e shkoi, e kalkulimet do jenë më komplekse, por në një lexim artizanal të zërave brenda ministrisë, ekonomia ka pak a shumë 80 milion euro apo ti shtohet këtu edhe Kultura që ka pak a shumë 40.5 milion dhe ndonjë agjensi që ka lidhje me teknologji 4 a 5 mijë milion të tjera dhe kaq. Një projekt diku 150 milion eurosh do të na vinte në shërbim të popullit njohje të shkencave ekonomike, atyre teknologjike dhe mjeteve kulturore bashkë për të vjelë gëzime e fryte për të gjithë ne që na u fal mundësia unike e të qenit në këtë botë, në këtë vend me këtë natyrë e kështu me radhë. Me 150,milion euro arrijmë të mbajmë në punë për një vit 12.500 veta..
Jepjani paret në dorë miletit thojnë, që veglat dhe materialet e punës ti gjejnë vetë dhe këta syshnqiponja do ta përmbushin dhe joshin çdo aspiratë të popullit tonë për t’ju ngjit progresit nga ky front ekonomik, kulturor e teknologjik..
E rëndësishmja Ministri e Mbrojtjes merr 480 milion euro me gati 6.5% të buxhetit; në 2013-ën, me 190 milion kjo përqindje ishte 4.3. Një rritje domethënëse në shpenzimet për mbrojtje. 2.ca% e gdp-se se 2021-it.
Gjithësesi për ta sqaruar, duhet thënë se një avion luftarak mund të kushtojë diku tek 20 a 30 milion dollarë.
Me kaq pare mbahen në punë 6300 veta me 100,000 lekë në muaj.
Kurse arsimi i lartë mund të mbajë 10,858 veta me buxhetin e vet prej 130 milion euro të veta.
Kurse arsimi bazë ka 22,500 të punësuar me paret e veta, (këtu brenda janë edhe tulla e beton që e përmendëm dhe më herët, por në parim. Për 443 mijë shqiptarët e grupmoshës 0 – 14 vjeç/
Policia e shtetit e ka buxhetin 22,4 mijë milion lekë (220 milion euro). 18,333 policë, pra një polic për çdo 152 prej nesh (prej jush, domethënë)
Turizmit dhe mjedisit 3.5 mijë milion. 35 milion euro.
Eeeeqeverisja 3,7 milion euro.
Shoqëria civile dhe kultet fetare nga 1.3 dhe 1.4 milion euro secila.
Bujqësia do marri 140 milion euro ti prishi bashkë me zhvillimin rural. Me kaq euro apo më mirë si me thënë me 11,600 veta të paguar nga 1000 euro për të 12 muajt në vazhdim; secili suksesi është i garantuar.
Kurse përkujdesi social do të marrë 290 milion euro për të paguar me 500 euro 48 mijë veta.
Presidenti i vendit e ka pagën 4.2 milion lekë të vjetra në muaj, apo si i thonë ndryshme gati 50, 000 euro në vit. Rroga e presidentit gjerman është €254,000 në vit e në raport me pagën minimale të vendi gjermoni merr pak a shumë 13 herë më shumë se paga minimale në vend (nuk ve dorën në zjarr për koeficientin e gabimit se informimi është me ëikipedia në këtë pjesë, por mendoj se nuk e pengon një ide të lindë, ndërsa në Shqipëri ky raport qëndron më afër 10 herëve.
345 mijë euro për partitë. Sa janë 3,45milion euro për partitë? Ja ta zejme se këta kanë rroga po dhe qera e ashtu gjërash plot, por po e llogarisim si rrogë të gjithë buxhetin dhe kriojmë një ide, ta pjestojmë këtë buxhetin dhe dalim tek 290 njerëz, që merren me këtë punë në harkun kohor të një viti me rrogë 1 mijë euro të vjetra në muaj.
290 njerëz nuk janë aq shumë. Dora në zemër. Edhe agjensia telegrafike shqiptare me 870 mijë euro mban dot vetëm 72 veta me 1 mijë euro. Kurse akademia e shkencave me 460 000 mund të mbajë 38.3 persona në punë me atë pagesë.
Dhe këtu shifrat na lodhin e ringjet opozita. Arma e çdo demokracie dhe dorë e çdo demokracie dhe vete e çdo demokracie.
Për tu informuar, tek lajmet e edicionit kryesor të Top-it kanal, që po e përdornim edhe më herët për krijimin e ‘ambjonsës’, opozita si kapitull në lajme u çel me një deputete të Partisë Demokratike, që po merr me nder detyrën e opinionistit tek big brother. Kjo vajzë me gjithë respektin për të ku e gjen mu në mes të aksionit opozitar ti përvishet një pune sa dinjitoze aq kohëkonsumuese. Distanca e saj nga një kauzë përfaqësimi të popullsisë që e ka liderin në arrest shtëpie është alarmante.
Në ëndrrët e mija deputetja në fjalë po bën diçka tjetër. Ja se si shkojnë ngjarjet në kalamendjet e mija:
Ndërkohë që deputetja në fjalë bën vrap nga liqeni dhe stërvitet me pistoletë te poligoni aty pranë, Sali Berisha ka rifilluar të flasë vetëm me të familjes, se po ti vijë për vizitë vëllai i kunatit të një shoku, e ti thotë mirëmbrëma e rrasin brenda, përveç rasteve kur është në dritare. Vetëm Argita dhe ai murmurisin nën buzë te lavamani duke mbajtur cezmën hapur që të shmangin përgjime.
Ai thotë nën zë, - Thuaji të përdorin bomba molotov të kalibrit të vogël që ti venë zjarrin atyre karrigeve që janë mullar te foltorja e kuvendit të popullit, apo si i thonë ndryshe?’. Mundësisht ti vihet zjarri krejt godinës duke shkatërruar me këtë rast edhe Akademinë e Shkencave dhe fotografitë e saj me korniza druri gati për tu djegur. Protesta jashtë ta pengojë zjarrfikësen.
Deputetët duhet të kalojnë në burg. Në një qasje opozitare ndaj asaj të Nanos që doli nga burgu e ju bashkua socializmës që nuk mbyllej kund, demokratët do të futen njëherëzi të gjithë në burg e nga aty do vazhdojmë drejt fitores,
Asaj për pak nuk i ra pjata nga dora e i tha Ua, c‘thua,?, baba.
Ai u vrenjt e tha. Jemi marrë vesh për këtë punë, ti vetëm do flasësh. Kam fol, ti fol aty në televizor e komento si të jetë më e mira. A të keqen baba.
Po po - tha ajo, pastaj shtoi,- por ata.
Kemi vendos që të futemi të gjithë në burg e që aty do të bëjmë fushatë të pavarur drejtuar prej familjarësh që mund të merren me këtë punë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare fushata duhet organizuar nga burgu dhe secili do kandidojë familjarin e vet. Do ta dyfishojmë anëtarësinë duke marrë secili një të familjes në parti dhe do të jetë secili prej tyre një zëdhënës i të gjithë partisë. Anëtarësia aktuale me akte të mosbindjes civile do vijë në burg.
Do mbipopullojmë të gjithë qendrat e kryerjes së dënimit dhe ato të paraburgimit, do shpallim amnisti të përgjithshme nga burgu dhe do të drejtojmë vendin drejt progresit demokracisë dhe drejtësisë së përgjithshme si zakonisht prej ekzilit të brendshëm pa kufizim.
Vërtetë mendon kështu, e pyeti ajo të atin, duke mos qenë shumë e sigurtë nëse kuptonte pastaj shtoi, - “Baba, atë mund të tregohen të ashpër. Ata njohin njerëz që janë vërtetë të ashpër.”
Ata nuk janë puna jonë e dashur, tha Berisha dhe i qeshi së bijës përzemërsisht dhe i tha së bijës që do bëhej mirë e se nuk kishte pse i shplante enët nga lavastovilja, apo u duhet një ujë?
Ndërkohë anëtarësia flinte e qetë rrugëve të qytetit e dhomave gjithfarëlloji, as nuk e kishte idenë që zoti Berisha do ti ftonte në burg mu nesër që kishin vizitën te dentisti dhe i dhimbte shumë koka.
Ajo mendoi me vete, - Ideja e anëtarit të familjes në fakt nuk qenka pa tërheqje, numri është rritur ndjeshëm dhe grupe zonjash të nderuara e aktive kanë ndërmarrë aksionin. Lidhja e grave dhe forumi rinor i partisë demokratike sërish mbajnë peshën e vërtetë. Ca shokë nga lidhja për mbrojtjen e teatrit gjithashtu kanë kontribuar. Janë edhe licensëmbajtësit e hidrocentraleve, ndërtues e mbajtës të ndojë lloji tjetër liçense që kanë mbështetur lëvizjen për ndryshim në rrethin familjar, ca shokë të tjerë që gjithashtu janë shprehur në mirënjohje të partisë. Vetë Rama duke thënë se nuk mund të ballistë në një komision bipartizan ishte një vërshëllimë për zgjim në djathtërinë, historike ideore e krahinore që karakterizon çarjen shqiptare politike. (Rama po mërzitet, do qerelec, uuu ca lajmi.)Aty sikur u zgjua e zëri i ngadaltë i të atit vazhdonte e asaj për pak nuk i ra pjata nga dora e i tha - Ua, c‘thua,?, baba.
E mu aty me këto muhabete bie dera dhe vijnë nga sSPAK-u të kontrollojnë nëse gjithkah është konform rregullave në dënim me burgim në shtëpi të të pandehurit zotit Berisha.
Ata në derë, Berisha merr dy flamuj të blunjtë me shkronjat e bardha që thojnë parti demokratike dhe del në dritare. Këta shokët e spakut i thonjë njëri tjetrit, -“ po hidhet, hajt tyë ikim!!” Dhe largohen.
Argita sheh babin dhe i thotë, - “mirë, le ta provojmë.”
Shokët e antiradikalizmit po përgjonin dhe e morën vesh.
Në fakt, edhe gjindja kur u zgjua gjindja e shpalli të pabesueshme ftesën për në burg se të tjera histori që nuk u mor vesh kush i përhap bashkë me histori të tjera e bënë të pabesueshme.
(Në një kthesë publicitare unë do thoja që ideja e largimit të portit të Durrësit nuk është një ide aq e keqe. Madje nëse më lejohet unë propozoj që edhe porti i Vlorës të gjehet mënyra e të ngushtojë territorin e vet makimalisht dhe ti bëj vend sa më shumë urbanes, jahteve e skafeve. Edhe tragetet mund të gjejnë një mënyrë më miqësore me ambjentin, marrja e mjeteve automobilistike në qera e lehtësira të tjera mund ta bëjnë shumë të lirë e lehtë ardhjen e miletit prej Italie e tëhu pa tym me vete, ju ofrojmë makina me bateri. Lëre pastaj ballkonet mbi atë port. Fund.)
Dhe rikthehemi tek SPAK dhe kryerja e më shumë e më me guxim e hetimeve e dënimeve deri tani janë bashkë me nder e lavdi në nji fjali. E rrinë aty bashkë.
Por vendi vazhdon trokullimën e vet si gjithherë. E kapëm ja morëm po ja dhe pak se ja dhe kjo se ja dhe ajo dhe ja ku jah. E kjo kontrollon disi orekset aty tek sofra e kjo është e lëvdueshme, por e por, por.
Në thelb ajo që na duhet është një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave. Dakort, bashkëqytetarë të shumtë me një çrregullim të vëmendjes kanë një pasion të sëmurë për para e pushtet dhe e ushtrojnë, por ajo pasuri e sëmurë në masë të madhe duhet ti rikthehet shoqërisë dhe SPAK po punon. Metra katrorë gjithandej. Shkatërrimi i një rrjeti trafikimi droge nga SPAK në bashkëpunim me hetues nga europa i bllokoi çunave 55 milion euro. Me 55 milion euro mban 40 shoqëri civile si shteti shqiptar. Kulte fertare mban 36.
Po çunat kaq kishin kur u kapën, po nuk e besoj se nuk kishin lëviz diçka më herët e ndoshta aq lekë i kishin.
Pastaj të tjerë ka plot. SPAK këto ditë paska kërkuar edhe kapjen e ca shokëve të Taçit, atij shokut të Berishës që ka shpëtu dikah.
Përfundim
Gjithsesi në përfundim:,
qëndimi im politik është që duken gjitha ato lekë.
Duke pasur parasysh edhe numrin e njerëzve që mund të kontribujojnë aftësitë e veta me të ardhura mesatare është i mirë.
226,666.6 veta mund të paguhen me 1500 euro në muaj me ato para. (4.08,miliardeuro/1500euro/12muaj)
Dakord secili ka kontributin e vet për të dhënë dhe shpërblimin e vet për të pretenduar, e shpenzim i madh për tu bërë, por unë nuk jam i kënaqur me qeverisjen socialiste dhe mendoj se largimi i saj prej pushteti do të prezantojë një fazë të re e më të mirë të zhvillimit të shoqërisë në terma politikë, por mendoj se ky zhvillim nuk ka përfunduar dhe roli i socialistëve në mbajtjen e dimensionit të politikëbërjes, vetëqeverisjes dhe mosvarmjes prej askuj të shoqërisë sonë vazhdon.
Një shumësi të rinjsh po ballafaqohen me sfida të përgjegjësisë së vendimarrjes, por për fat të keq shpesh ata nuk janë të mbështetur si duhet prej institucionit partiak si artikulim sistematik i vullnetit shoqëror. Ata ndoshta e kanë simpatinë, por procesi ka pësuar një transformim në atë masë sa edhe Partia ka kaluar në një model populist që i ngjason partive ku një lider karizmatik vjen e i bëhet nëna mbretëreshë një kolonie bletësh që kullosnin at livadh ideologjik e psikologjik bashkë.
Shteti po investon fare pak në zhvillimin njerëzor të shoqërisë. Shumë pak financime kalojnë në shoqëri, besim, kulturim.
Pesha e shtetit mbetet e madhe në zhviillimet ekonomike në vend dhe kuptimi i rezultateve të punës i paqartë. Rritja e madhe buxhetit pak shoqërizohet me cilësi më të mirë jete, arsim më të mirë, etj.