jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • media nderkombetare
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Shtjellime zgjedhore orë pas ore III/IV (ndërkohë, megjithëse, ndërkohë)

11/27/2023

Comments

 
Picture
Picture
Titujt e Google kur kerkon Albania dhe Shqiperi ne news te 27.11.23
SPAK (Struktura e posaçme antikorrupsion) duket se është vënë në qendër të çdo zhvillimi politik e komentimi medial në Shqipëri. Ditët e javët e fundit ka qenë aktiviteti në zyrat e këtij institucioni ai që ka ndezur interesin e politikdashësve dhe ka pasuruar me tematika debatin e paprerë të politikës ditore në mëmëdheun e dashur kuq e zi.

Karakteri jopolitik i SPAK është një besim në konsolidim e sipër për shumicën e publikut shqiptar, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me besimtarë opozitarë praktikantë. Këtë besim SPAK po e ushqen me një numër flishë edhe nga ana e qeverisësve.

Ja p.sh., njeriu i besuar i Liderit, Ilir Beqja, biri i mësuesit të mësimdhënesve, të nderuarit Hamit Beqja, është nën lupë për ca shkelje që kanë devijuar ca miliona euro nga ca qindra mijëra njerëz njerëz në ca xhepa të pakët ku ca më pak njerëz e fusin dorën. Nën lupë janë edhe ish ministrja e jashtme, Xhaçka, ish-zëvendskryeministri Ahmetaj, një dyzinë kryebashkiakësh e plot majtallinj të tjerë, që megjithëse pa fort peshë politike për shkak të rëndesës tejet të përqendruar të socialistëve tek lideri historik ER, kafshojnë prej vërteti e kështu janë një ushqyes i besimit se SPAK nuk merret me politikën por me krimin.

Ndërkohë, lajmi i vërtetë për SPAK është Berisha, Berisha ky burim i pashtershëm i retorikës qeverisëse e opozitare në vend që të marrë edhe një herë në dorë pishtarin për të hequr udhë në shpellën vendore për politikën busullhumbur të banorëve të meslindjeseperëndimit të afërt është bërë vetë një pishtar. Ka shitur firmën te dhëndri që e ka shit edhe një herë tjetër e pastaj I ka thënë dikujt që mund të vrasë dikë, e kështu me radhë, janë flakët që na e përcëllojnë pishtarin.

Berisha, pavarësisht dashurisë pakët që unë e plot të tjerë ushqejnë për të, është një lider i padiskutueshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai prej hijes udhëhoqi tetë vjet PD-në, pas njëzet e kusur vitesh në diell.
Emëroi një kanakar minor në krye të partisë e, megjithëse pa simpatinë e anëtarësisë, ja siguroi qëndrimin në krye për 8 vjet. E pas tetë vjetësh kur u rrezikua doli prej hijes e me një foltim rimobilizoi në rradhët që kryesonte vetë më shumë se 90% të anëtarësisë demokrate.
Edhe Ilir Meta duket se është në negociata për ta përmbajtur ndezjen e tij si pishtar. Fakti që duket e zhduket, përmendet e harrohet diku, i trash nuancat mbipolitike të këtyre zhvillimeve.

Stërhollimi i mëtutjeshëm i këtij skenari do ta kishte pjesë të zhvillimeve të veta edhe zgjimin e alarmuar nëpër natë të Ramës nga telefonata që e informon se emri i tij dhe firma e tij dhe veprimi e mos veprimi ja bëjnë të vështirë kontributin e mashumtë në jetën politike në vend.
Ai dhe shokët e tjetër liderë do ta kenë të vështirë të impomojë një lidership të ri për grigjat nëse nuk janë në pozita pushtetmbajtje.

Vendosja e këtij institucioni (SPAK) në kontekstet e duhura të zhvillimeve social-politike në vend, kuptimi i objektivave dhe burimeve të legjitimitetit e forcës së tij janë të një rëndësie të dorës së parë për vendin për shkak të këtij roli të rëndësishëm në drejtimet e secilit zhvillim. E një debat i tillë po i mungon ende shoqërisë shqiptare. Rrokja e problemit në një nivel filozofik e politik ende nuk është bërë e qytetarit ende i mungon një strukturë konceptuale ku të vendosë lajme për arrestimin e njërit e njollosjen e tjetrit e shtegun nga do vazhdohet përpara. 
Vetë drejtësia nëpër reformimin e vet na tregoi se ca më shumë se 50% e aktorëve të saj nuk e meritonin të vazhdonin të luanin rolin e besuar nga shoqëria pse kishin kryer veprime që drejtësia nuk i toleron e dënon e ndëshkon. E procesi vazhdon se ndëshkimi mungon.

            SPAK, megjithëse Rama e trumbeton se është produkt i vullnetit qeverisës të socialistëve, duhet të kujtojmë se ka marrë mbështetjen unanime të përfaqësuesve të popullit shqiptar në Kuvend. Një mbështetje që socialistët e dhanë ca më lehtë e për më tepër ja hapën derën iniciativës në kuvend, por që kemi arsye të dyshojmë se zemrën e kanë ndjerë të rëndë tamam si byrazerët te karriket e karshisë.

E kjo na kujton se reforma në drejtësi ishte mbi të tëra një kërkesë e faktorit ndërkombëtar, SHBA-së e BE-së, dhe në vazhdimësi ka marrë e merr mbështetjen prej tyre, por në rast se kemi vërtetë një projekt të qytetërimit perëndimor për të na tërhequr kah vetja ku janë skajet e tij.

Një projekt që nisi me gërryerje të sovranitetit të përfaqësuesve të vullnetit popullor në sallën e Kuvendit, atëherë kur i detyroi baballarët të votonin kundra dëshirës së vet, merr rrokullimën e bëhet ortek mbi luginën ku mrizojnë heronjtë e jetës politike shqitare e i shpërndan e i përpin është një zhvillim që megjithëse na gëzon, na alarmon.

Na alarmon se nuk kemi si të mos vëmë re se aktiviteti i këtij institucioni po çon vendin drejt një zëvendësimi të përshpejtuar të elitave politike. Një zhvillim sa i vështirë kaq edhe kompleks. Një zhvillim që në normalitet kalon prej procesesh mentorimi e trashëgimi të vizionit politik, informacioneve e influecave, lidhjeve e burimeve. (Vërtetë, populizmi nëpër Europë ka sjellë prurje të vrullshme e mbresëlënëse, por kudo pas hyrjeve të befta ka pas tërheqje e rifutje në qerthuj maturimi.) Ku do të tërhiqemi ne?

Ky alarm amplifikohet edhe prej faktit se projekti është i lehtë për tu realizuar. Një tufë grykësash marrokë që vodhën popullin e vet me paturpësi e injorancë janë një shënjestër e lehtë. Mungesa e mbrojtjes prej elektoratit për këtë tufë kusarësh imoralë e banalë e ka bërë edhe më tërheqës këtë aksion që na afron me intergrimin, por ... ... ....

A do të kemi kohë të krijojmë një lidhje besimi e llogaridhënie me drejtuesit e rinj që me emërim amerikano-europian e me votim popullor do ti japin drejtim jetës ekonomike shoqërore? A mund ti besojmë atyre kapitalistëve, që kur vjen puna ndër miq të largët mendojnë se liberalizmi e fitimi vetjak janë sekreti i çdo suksesi?

Ndërkohë, deri sa të vijë momenti i përplasjes së vërtetë, opozita është e angazhuar në një aksion parlamentar kurioz. Një aksion që si për ironi kërkon të drejtën për ca më shumë hetime. Hetime prej komisioneve parlamantare. Në një situatë kur denoncimi i shkeljeve nëpër media shndërrohet në zhurmë sapo bashkohet në korin e njëmijë e një denoncimeve
           
E kjo na kthen në zhvillimet normale të konkurrimit elektoral ku na duhet të vejmë re se së fundi janë shtuar edhe do tematika që kanë potencialin të trazojnë ekuilibrat e peshores elektorale. Një marrëveshje për të pritur 3 mijë emigrantë në muaj, me Italinë që pret e shtyn tutje nëpër det një goxha numër të rinjsh e më pak të rejash që prej Afrikës së Veriut e kalojnë detin për tu shpërndarë nëpër Europë. Vitin e kaluar Italinë e arritën rreth 105.000 refugjatë, ndërsa këtë vit deri në shtator numri ishte 126,000 refugjatë e zhvillimet e andejut tregojnë se nuk ka arsye që numri të bjerë.
Rrëmuja që karakterizon procesin e pritjes, apo shtyrjes mbrapsht të refugjatëve nëpër det nuk e zbukuron fare këtë proces, që megjithëse europian në thelb nuk është tamam prej kopshtit të lulëzuar që njohim. Greqia, me më pak se 20,000 refugjatë dhe Spanja me po kaq ankohen për mungesë të mbështetjes prej byrazerëve europianë dhe rrëmuja e parehatia karakterizojnë ndonjë ishull andej këndej.
Me 3000 burra që shtohen me po aq në secilin muaj, mbyllur në një kamp që sipas gjasave do ta ketë vëmendjen e madhe prej mediave të majta të gjithandejit politika jonë vendore corientohet. Pale kur ndonjë anije me ndonjë mijëshe njerëzish të sfilitur e uritur shtyhet sa andej andej e pastaj përfundon këndej nga ne ku ligjet e mikëpritjes e tolerancës janë fanar ndriçimi.
Ndërkohë edhe fara që Berisha e mbolli me kaq kujdes me Bejlerin i lidhi frytet dikur do na vi edhe përgjigjja e Gjykatës për detin, një përgjigje që gjithësesi do të jetë problematike. Grekët po rinisin bllokadat e tyre të zakonshme e Ramës do ti duhet ta paguajë kohën në mikrofon me gjëra shqiptarësh që me siguri do ta kenë një kosto elektorale.
Ramës nuk do ti mjaftojë gjuha e shkathët për të pluskuar këto tallaze. Diplomacia e tij e protagonizmit skenik shumë shpejt do të ballafaqohet me kufijtë e vet.
Lufta në Ukrainë së shpejti duhet ta gjejë fundin e vet e sipas gjasave fundi do të sjellë një përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë, zhvendosje të vëmendjes së Amerikanëve drejt të largëtës Lindje e Largët që do të thotë edhe një përmirësim të pozitave serbe në Ballkanin që duhet hapur sërish, e Kosova të rishfaqet me shqetësimet e vet pas një periudhe të favorshme ku politika jonë e jashtme arriti pak. Anëtarësia e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përfundon së shpejti e bashkë me të edhe pendëmbajtja dinjitoze e do të na duhet të rikthehmi te diplomacia ojq-iste ku kemi qenë gjithmonë.

Një kosto elektorale që Rama do ta adresojë duke ç’puplosur Berishën e Metën. Por arrestimi e burgosja e tyre megjithëse një aksion legjitim i drejtësisë së reformuar nuk mund ta ketë jetën e gjatë. Publiku i përmbytur tashmë në historira korrupsioni e zhvatjesh me lloj lloj mënyrash do të shohë më shumë kur Berisha e Meta të fillojnë e derdhin në përrua dijet e tyre, e dikur shumë do të bëhet tepër.
Ndërkohë edhe socialistët nuk mund ta lejnë qetë për shumë gjatë liderin Rama. Rradhët e lidershipit socialist gëlojnë prej shënjestrash që drejtësia reformuar do ta ketë vështirë ti anashkalojë e ndërkohë socialistët nuk do ta besojnë lehtë që njëra prej duarve në timonin e drejtësisë nuk është e Ramës.  
Deri tani anëtarësia socialiste megjithëse nën hyqmin e prijësve lokalë luajalitetin apo besnikërinë e vet e investon tek lideri i madh, por kjo gjë me gjasa do të ndryshojë. Janë njerëzit e Ramës, rilindasit, që kanë pasur aksesin tek paratë këtyre viteve e sipas gjasave janë ata që do të duhet të gjejnë zgjidhje për trazirat që u aviten prej horizonti e kjo vëmendje e shpërndarë do të çelë rrugën për socialistët e parilindur që ta shkundin pluhurin nga turiçkat e veta simpatike dhe të ringrejnë flamurin pak më rozë që i ka prirë vegjëlisë nëpër lloj lloj situate.

E kështu e gjejmë veten në lulishten e shtigjeve që bigëzohen. Me SPAK-un në njërën që zhyt lidershipin e politikës tradicionale në kaos e me politikën vendore e të jashtme që ballafaqohet me vendime që do të zhvendosin simpatirat elektorale: A do të rrisin peshën e vet forcat jashtësore të politikës shqipëtare? A do të sigurojnë një vend mes baballarëve të kombit Lapaj, Shabani e Qorri? Po dega në Shqipëri e Vetvendosjes a do ta ketë një shok me mikrofon?

Megjithëse në disa raste këto iniciativa politike kanë ngjyrimet e një projekti të cilit nuk i njihet pronësia, financimi e objektivat fakti që shanset për pjesmarrje në përfaqësim rriten sjell edhe rritje të financimit, mbështetjes e suksesit. Tematikat e reja që po i shtohen jetës polityike shqiptare do ta bëjnë më të lehtë për tu identifikuar retorikën populiste. Lufta kundër korrupsionit nuk e ka të njëjtin efikasitet si thirrja për ndalim të vrullit të emigrantëve në tërheqje të mbështetjes elektorale.

Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn