jo jo, prit se ...
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
    • media nderkombetare
  • trille prrallore
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • Fotorrëfime
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • 1001-netet e Ushinit
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
  • referendume gjuhësore
    • Per perkthimet >
      • referendume, Homeri
      • Mjeshtri, mjeshtria dhe neve, (për V-në)
      • per 1001 netet ne shqip
    • Çmime te letersise >
      • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
      • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
      • diktatori ne shilte, Meksi
      • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
      • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
      • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
      • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
      • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Filmi/Kritika
    • nentori i ftohte
    • NDERKOmbetaret. Vasi, Alickaj
    • Rizgjimi i Enver Simakut,
    • Heroi - Kryeziu
    • Bota - Logoreci & Elezi
    • dy luane ne venecia
  • përkthime
    • Te vrasesh nje femije, Dagerman
    • Dy totalitarizmat, Zhizhek
  • letërsi nga unë
    • nje tjeter histori e merzitshme
    • termeti
    • Sokoli
    • Çlirimtarët
    • lufta e dyte boterore dhe ...
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Xhelatet e Rijanit, njeriu me historinë e  kombit atje matanë

10/20/2019

Comments

 
Picture
Të shtunën e parafundit të tetorit, te salla e madh e  ArtTurbinës, u shfaq një produksion i Teatrit Kombëtar, që edhe çeli sezonin e ri për këtë teatër. Xhelatët e kishte emrin. Nga një irlandez që e jeton jetën artistike shumë pranë Londrës, por që është edhe skenarist e producent filmash të suksesshëm në kinematografinë angloamerikane, Martin Mcdonagh.
Kurse regjia ishte nga Qëndrim Rijani. Regjisor? Jo vetëm. Unë do të thoja edhe bashkëautor. Drama ishte edhe e tija. Ngjyra e qëndrime politike specifikisht të Rijanit e aspak të irlandezit angloamerikan.
E kaluara komuniste e popullit tonë ishin pjesë e përzieres fort të larmishme që Rijani kishte mbledhur e që padyshim nuk ishte e Mekdonaghut.
Por, të mos merrem fort me thashetheme, e të kthehem direkt tek shfaqja. Megjithëse, prit!
Të premten e parafundit të po atij muaji që përmenda më lartë, unë kisha bërë përpjekjen e parë për ta parë shfaqjen. Kur do ti, m’u në mes të paraskenës çmëndet një nga ato tymueset dhe e mbush të gjithën sallën, gjë që qe jo fort e injorueshme në përmasat e veta. Vetë regjisori me fikëse zjarri hyri në xhepin nëndysheme, por nuk ia doli ta ndalte. Patën kohë deri sa u var në litar personazhi që e sillte vetë drejtori i Teatrit, dhe gjithçka mbaroi. Një sulm kimik jomalinj, të cilit nuk ia njohim prapavijën astrologjiko-ideologjike, por i ndodhur.

Një njeri ekzekutohet pse ai është gjetur fajtor nga gjykata për përdhunimin e vrasjen e një vajze të re. Por, ai këmbëngul që është i pafajshëm e në dëshpërimin e asaj padaljesie shan, shfryn e qahet dhe përpiqet t’i japë vetes shpresë.
Është kjo skenë me tonet e larta, me gjallërinë e lëvizjes, me ritmin e saj që na tregon se çdo të ndodhë. Dhe menjëherë kritiku si puna ime demoralizohet. Ai menjëherë mendon se nuk ka më shpresë për surpriza.
Por jo, surpriza ka. Përveçse rriten tonet dhe gjallëria e lëvizjes kemi edhe qëndrime ndaj historisë sonë të afërt.

Drama historike e disi psikologjike e Mekdonagut, me ekzekutuesin e dytë më të famshëm të Anglisë del nga binarët jetikë të personales dhe vendoset në rradhën e kërkuesve të katarsisit shoqëror shqiptar.
Drama e ekzekutuesit Harri Vade nis me një vrasje, e përfundon me një vrasje. Një cikël normal për një ekzekutues, i cili është disi i thirrur në atë nevojë për vdekjen në jetën e tij. Por drama e tij ndërpritet nga interlude të së kaluarës shqiptare, me tortura të burgosurish si ajo e  lidhjes në fund të një litari të tendosur prej organi gjenital apo për duarsh e këmbësh lidhur kurriz më kurriz me një të dënuar tjetër, deri në sfilitje e dhimbje, por kryelartë,  pse është parë nëëndërr udhëheqësime dhëmbët të prishur.Një interlud me një kamp pune si këta të përqëndrimeve a burgosjeve ku një musliman zëlartë, një hebre dhe një piktor, e të tjerë dhunohen, tremben, e zhduken nga dy njerëz me shami të kuqe pionieri që mund të përdorej edhe për maskimin e fytyrës deri tek sytë. Këtë shami të pionerit kishin edhe torturuesit e interludit të parë.
Pastaj në një interlud tjetër një gazetar ka bërë të njohura në shkrim ca ekzekutime, po ato nuk kanë ndodhur ende, natyrshëm ndodhin aty para nesh. Një i mbijetuar lutet ta vrasin. Dhe interludi që mbyll pjesën është një monolog i gjatë, nga pas vdekjes, prej një të ekzekutuare shqiptare, në rini e me fatkeqësi të madhe.

​

Dhe si mund ta ndalte regjisori tërheqjen shkulëse që këto interlude do t’i bënin gjithë dramës së vogël e personale të ekgzekutuesit profesionist? Xhelati thjeshtë ekzekuton si pjesë e shërbimeve që ofron për shtetin në shkëmbim të pagesës. Kjo është puna e tij me kohë të pjesëshme, përndryshe bashkë me të shoqen menaxhon një lokal. Do ti pas ca kohe një shok i vjetër i atij të vrarit të parë, vjen dhe i merr vajzën ekzekutuesit e i luan një reng? Ky i llahtarisur nga ideja e humbjes së vajzës e për ta trembur që të tregojë e merr atë rrëmbyesin e e ve në litar, e ai në një aksident lëvizjesh mbetet i varur. Vajza si përfundim nuk kish qenë e rrëmbyer, por thjesht e mashtruar dhe përdorur, dhe kthehet.Drama e këtij punonjësi, që mund të kish qenë edhe postier, por qëllon disi kokëfortë e xhambaz, ndoshta disi gangster, por gjithsesi një punonjës i shtetit anglez nga fundi i luftës së dytë botërore e deri në fund të viteve 50-të kur britanikët e ndaluan dënimin me vdekje. Ai ka edhe një opinion për ligjin, ka një grua, ka dhe një vajzë 15 vjeçare, për të cilën ankohet se rri turivarur, me miqtë e tij, me të cilën kalon kohën në pub.
Por ja, vjen diktatura komuniste shqiptare dhe ky xhelat, apo përkthyer fjalë për fjalë ky njeri që var njerëzit, na bëhet një gangster i dalë mendsh. Ai abuzon me këta miq në lokal si të ishin lecka, sillet me njerëzit si një kapadai sadist, të gjithë i tremben, por si përfundim jo dhe aq. Ankesa e tij për vajzën që rri turivarurtingëllon kaq jashtë konteksti në atë zallamahi të sharash, ku ky qartësisht ishte abuzues. Por jo, klientët kanë marrëdhënie të mirë me njërin tjetrin, me gruan e xhelatit, me vajzën e tij, shqetësohen për fatet e njëri-tjetrit, kanë simpatira e krenarira prej njëri tjetrit, por hyn ky dhe gjithçka degjeneron. Sharje ofendime, bam e bum.
Dakort ne mund të gjejmë një lidhje mes një xhelati që psikopatia e vet e bën themel për një diktaturë, por regjisorialisht kjo është shumë e vështirë. Bashkëjetesa e një veçanësie e brishtësie si jeta e xhelatit anglez në mes të shekullit XX me atëdramës së një kombi në veriun e Mesdheut në të njëjtën kohë ka qenë barrë shtesë që regjisori Rijani ia ka vënë vetes, në realizimin e kësaj pjese. E kjo barrë ka qëlluar e randë fort, e në atë ecje në peshë unë nuk besoj se Rijani e ka çuar ngarkesën aty ku ka menduar. Drama e xhelatit nuk e mban mirë dramën e kombit.
Zoti Rijani nuk mund të kritikohet pse skenat e tij s’kishin intensitet ndjenje a lëvizja, a pse ngacmues të tjerë mungonin. Pjesa tentoi tre orët në zgjatje të vet dhe nuk pati ndonjë lodhje të veçantë ndër spektatorë. Fizikaliteti ishte i shtuar. Ndërkohë që gjuha kishte liri të re për skenën tonë, si në ofendim me ngjyrim seksual ashtu edhe në marrje pushimi nga detyra e përcjelljes së kuptimeve të ngarkuara. Nja dy a tre këngë anglo-amerikane tëviteve ‘90, ndoshta 2000. Nirvana, “Njeriu që shiti botën,” ai tha se 28000 dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore ndoshta janë të vrarët e diktaturës komuniste, ndërkohë që dihet mirë se janë edhe ata. Ai tha edhe gjëra të tjera plot.
Lulzim Zeqja si protagonist duket që nuk është kursyer, por protagonizmi i tij është i larguar, si edhe çdo rol tjetër i mbrëmjes. Flor Agalliu, Muça,  Derhemi, Cerga, Fuga, Çuli, e të gjithë janë të pakursyer, por në një tablo të larguar prej një tabloje tjetër të mbivendosur  dhe që ta arrijnë sipërfaqen u duhet të presin nëpër hapësirën dydimensionale.
Të njëjtët aktorë lëvizin në të dy realitetet. e nuk rrisin dot personazhe kushedi sa të shëndetshëm. Për dramën e Mekdoughut ata janë të tërhequr prej nevojës për t’i shërbyer gjykimit të historisë së tyre, e mënyrat se si një rol imponohet mbi aktorin dhe thith prej tij energjinë që i nevojitet janë tinëzare.



Comments
comments powered by Disqus

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Picture
Picture
Picture