jo jo, prit se ...
  • Blog
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • Për letërsinë dhe gjuhën shqipe
    • Gjuha
    • Në sofrën e hënës. Edi Rama
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • diktatori ne shilte, Meksi
    • Jam mysliman, Ben Blushi, Onufri 2025
    • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
    • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
    • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
    • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
    • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
    • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
    • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • media nderkombetare
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
  • Blog
  • trille prrallore
  • Fotorrëfime
    • Në Europë te varret
    • Naxhi Bakalli
    • Psikologjia ne artet shqiptare
    • Leka pa gaz në mend i qaset
    • koleksioni i grafikave i GKK
    • muzeu i pikturës së zotëruar të GKA të RSh-së
    • Paci i paçmendur në GKA
    • synime
    • kokat
    • hapat e humbur të Gazmend Lekës
    • durimi i Tiranes
    • Idromeno, djajtë dhe miqtë e tyre
    • gjymtyret e gjergos
    • Piktori Kercova dhe prozaizmi poetik figurativ i aplikuar i tij ne FAB
    • Ngjyrat I, Blerta Xhomo, FAB
    • Skulputura si art publik dhe kuptim i historisë në Kosovën e 2009-ës
    • Vdekja dhe qyteti
    • qyteti dhe vdekja
    • vdekja dhe qyteti I
    • Te çesmja, te çesmja .....
    • 1001-netet e Ushinit
  • Për letërsinë dhe gjuhën shqipe
    • Gjuha
    • Në sofrën e hënës. Edi Rama
    • On the motivation of deaf students in the process of education
    • diktatori ne shilte, Meksi
    • Jam mysliman, Ben Blushi, Onufri 2025
    • Ngjizja e paperlyeme, A.Tufa
    • zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj
    • Ringjallja e Kafkes. M. Ramadani
    • guret e vetmisë, E. Demi. 2018
    • Çmime III, Tre divorcet e Viktor N., Rudolf Marku
    • Çmime II, Emriologji. Shkelqim Çela
    • Çmime I, Profeti nga Praga. Musa Ramadani
  • Teatri/Kritika
    • Faust TK Iodice
    • Mefisto, Mustafiçi, Eksperimentali
    • Koriolani, TK, Altin Basha
    • Heda Gabler, eksperimentali
    • Oh ah ato dite te bukura, Kumbaro Metropol
    • Engjejt e Amerikes, Kumbaro, TK
    • Gishti, Bojana Laziç, TKE
    • Medea, Dimitris Mylonas, TKE
    • Xhelatet e Rijanit ne TK
    • naten Ma, Andrea, Metropol
    • Stinet e armikut, Nezira, Multimedia
    • Makbethi, TK, Klejdi Kapexhiu
    • Nena e femija, Mustafiç
    • Salome, Sciaccaluga, TKE
    • Familja Tot, Teatri Kombetar
    • 39 Hapa, Q.Rijani, TM
    • Rojat e Taxhit, Altin Basha, TKE
    • Antigona, Brusque, TKE
    • Marta, e perndjekura (E. Sojli) TKE
    • cope cope, Krasniqi, TKE
    • Bretkosat, Burbuqe Berisha, TKE
    • Kryeneçja Shkespir, Elma Doresi
    • 8 Femra, Dervishi, T. Korçë
    • opera per tre grosh, haveli, xhelili, ne TK
    • Jul Çezari, Ivica Buljan, TKE
    • drithije gej, Neziraj, TK
    • Jashte deres, Janciauskasi, TKE
    • Sherlok Holms, Berisha, Metropol
    • Don Kishoti ne TK
    • Equus, TK, Mustafiç
    • I ligu per mend, Basha
    • Borchart, Çapaliku TKE
    • Lukrecia Borxhia, E. Vigner, TK
    • Vdes si nje vend, Kostani, TK
    • Tre dhenduret, T. Metropoli
    • Made in Albania, Çapaliku-Basha TKEKS
    • Pushteti i Grave, S. Duni, TK
    • Nje jete me ty
    • Pasuesi, TKKosoves, Kadare Unovski
    • Eshtrat qe vijne vone TKK
    • Kosova for dummies, Neziraj, TKE
    • Qiejt te heshur, A. Demaj, Metropol
    • kujtesa e ujit
    • Kush e solli Doruntinen - Vasili, Salla e Akademise
    • netet ballkanike
    • Pirandelua i patekst
    • Romeo e Zhuljeta, Manojlloviç, TK
    • Roshomon, Beqo, T. Metropolit
    • dikush qe do te kujdeset per mua - TK
    • Shatrolli, karramel, TKEKS
    • kandili i argjandit, Camaj, teatri MIgjeni
    • spiuni i ballkanit, Kovaçeviç, TK
    • 20 vjet, 2 javë e 2 ditë - Çapaliku
    • luftë në kohën e dashurisë - neziraj - tk
    • hamleti - TKE
    • shopping and fucking - prishtina
    • liri ne bremen - tk
    • me syrin e nje kllouni - tk
    • Klasa jone - izrael - tk
    • vrasja e maratit - tk
    • gruaja ne dritare - tk
    • elektra - tk
    • ne kerkim te daljes - metropol
    • arturo ui - metropol
    • ata hyjne pa trokitur - metropol
    • hamletmakina - tke
    • Netët e dramës shqipe I
    • radio iliria - tk
    • per Teatrin
  • media nderkombetare
  • referendume gjuhësore
  • English
    • Tirana patience
    • Culture: EU contexts in Albanian state documents
    • Gjergos' Limbs
    • Personal and collective dimensions in the discourse about political persecution in Albania
    • Sculpture as public art and historical testimony in 2009-s Kosovo
  • Pak më sistematik
    • Dimensione të personales dhe kolektives në diskursin mbi përndjekjen politike në Shqipëri
    • vazhda kulturore shqiptare
    • Opinione mbi natyrën e dasive politike në Shqipëri
  • Autori
jo jo, prit se ...

Jo jo, prit, se ...

Për libra: Serbia - një histori moderne

1/31/2025

Comments

 
Picture
​Serbia me qasjen e saj sa kokëfortë aq edhe pragmatike në lundrimin e zhvillimeve gjeopolitike të epokës së re në marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdon e tërheq vëmendjen e kërkuesve për të kuptuar e interpretuar zhvillimet brenda saj e në marrëdhëniet me jashtë të vendit.
Në këtë vazhdë më 2024-ën u botua prej shtëpisë botuese ‘Hurst’ libri ‘Serbia, një histori moderne’ prej autorit amerikan Marko Attila Hoare. Libri ka marrë vlerësime të mira kohëve të fundit për qasjen dhe dijen e gjerë mbi të cilën është bazuar.
Vepra ndjek zhvillimet ndër serbë që prej fillimeve të krijimit të shtetit të tyre në vitet e para të shekullit të nëntëmbëdhjetë, pas humbjeve që osmanët pësuan në Krime dhe revolucionit që serbët nisën në një territor relativisht të vogël, e deri në pushtimin e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore më 1941.
Megjithëse, shpesh i mbushur me emra protagonistësh e përshkrim të roleve që ata patën në zhvillime të ndryshme librit nuk i mungojnë edhe gjetje e përgjithësime që duket se informojnë për natyrën e shtetit serb e rolin e qytetarëve në të.
Ja për shembull, që në fillim autori tregon se si Millosh Obrenoviç shihte ngritjen e një klase të re pronarësh të mëdhenj të tokave në vend të asaj osmane që po largohej si një kërcënim për pushtetin e tij mbështeti një shoqëri barazimtare fshatarësh të lirë, fermash familjare dhe në këmbim pati mbështetjen e tyre. Për realizimin e këtij qëllimi pati edhe mbështetjen e portës dhe të Rusisë.
Autori gjithashtu identifikon dhe ilustron marrëdhënien e veçantë që serbët krijojnë e ruajnë në lidhje me ngjarje historike të caktuara, duke e nxjerrë prej tyre energji për aksion politik dhe motivim për veprimtarinë luftarake.
Prezantimi i një serie personazhesh të shquara për historinë e Serbisë përkrah zhvillimesh si rivalitetet mes familjeve mbretërore, nacionalistëve në mbështetje të Serbisë së Madhe apo mbështetësve të Jugosllavisë, qeverive e organizmave terroriste e bëjnë librin të plotë e të shpejtë.
Libri ofron një pasqyrë të gjerë edhe për jetën e partive politike serbe që me regjistrimin e  “Shoqërisë për mbështetjen e letërsisë serbe” si partia Nacional-liberale më 1881, ndjekur në muajt në vazhdim me krijimin e Partive të Progresit dhe asaj Radikale.
Ndërkohë që një vëmendje i jepet edhe për organizma si ushtria  apo personazhe si Apis, figura legjendare që drejtonte njëkohësisht shërbimin e inteligjencës në ushtri dhe organizatën e “Dorës së zezë”. Rëndësia e këtyre organizatave në përcaktimin e angazhimeve shtetërore serbe paraqet interes të veçantë.  
Të kërkuara gjerësisht janë edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të serbëve, konkurrenca mes krahëve politikë që mbështesnin një afrim me austro-hungarezët apo me rusët. Edhe këtu zhvillimet e zgjedhja e informacioneve të paraqitura prej Hoares janë fort interesante
Para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore austro-hungarezët i ofruan kryeministrit Pashiç Shqipërinë e veriut në këmbim të bashkimit të tij në një Union doganor me austro-hungarezët, por Pashiç refuzoi.
Ndërkohë që në përfundim të luftës kur serbët të cilët ishin në anën e fituesve kërkuan dëmshpërblimet prej austro-hungarezëve Pashiçi veç dy shtëpive në fshat të lindjes dhe treve në Beograd kërkoi dëmshpërblim kishte edhe për 130 shtëpi që kishte si pronë në Kosovë si dhe për dy armë zjarri që i përkisnin Skënderbeut.
Vepra mendoj se paraqet interes të veçantë për shqiptarët pse shpesh në mendimin historik shqiptar, jo-profesionist, dominojnë besime pak të mbështetura nga fakte historike. Serbia e Hoare-s, ofron një mundësi e mirë për të kuptuar e vlerësuar historinë tonë e për ta ballafaquar atë me historinë e një vendi fqinjë me të cilin në vazhdimësi do të kemi një marrëdhënie të ngushtë e komplekse.
Marrëdhëniet me shqiptarët megjithëse jo të trajtuara gjerësisht janë të trajtuara në vepër. Mua, p.sh., më tërhoqën vëmendjen Luftrat serbo osmane të 1876-ës, që u pasuan me largimin e një numri të madh shqiptarësh nga territore ku prania ishte e pamjaftueshme per vetëmbrojtje, ndaj u përpoqa ta plotësoj me një kërkim të mëtejshëm on-line. Gjetja ime është se faqe me popullaritet të lartë si për shembull Wikipedia, kanë një qasje që duket pro-serbe në rrëfimin e ngjarjeve. Përzënia e shqiptarëve prej tokave të tyre në faqen e Wikipedias trajtohet si një çlirim. Reflektimi i ngjarjeve historike në rrjet duket se ka mbetur jashtë vëmendjes së institucioneve kërkimore shqiptare ndaj është momenti që të bëhet më shumë në këtë drejtim, jo vetëm me pasurimin e promovimin e faqeve të vetë këtyre institucioneve por edhe me ndërhyrjen në faqe të pronësisë kolektive si “Wikipedia”.  

Comments

Politika e jashtme vendore per perdorime zgjedhore

1/16/2025

Comments

 
Picture
 
Zgjedhjet për Parlamentin Europian më shumë se një zgjedhje për një institucion relativisht të paqartë si Parlamenti i Bashkimit Europian ishin një shpallje për shtigjet politike të zgjedhura e që do të ndiqen prej qytetarëve të kontinentit të vjetër për të gjetur zgjidhje për problemet që i shqetësojnë në botën ku jetojnë e për të ardhmen ku shohin veten e fëmijët e tyre.
E përgjigja ishte pak a shumë e qartë ajo që dëshirohet është një mbyllje, një adresim i menjëhershëm e zgjidhje ‘ad hoc’ apo e drejtpërdrejtë e problematikave që e shqetësojnë banorin. një zhvendosje e vëmendjes prej individit dhe të drejtave të tij tek një komunitet që herë është kombëtar e historik, herë kulturor e fetar e herë klasor e racor, e herë një kategori e rikonceptuar si një gërshetim elementësh prej gjithë kategorive të mësipërme me media moderne.  
Rritja e së djathtës, së ashtuquajtur të ekstremit, është një proces që vazhdon prej kohësh, një rrjedhë e pandalur prej disa dekadash tashmë. Balli Kombëtar (National Front) në Francë vazhdon një ngritje e pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në zgjedhjet e parakohshme të thirrura prej Emanuel Makron, mbeti jashtë qeverisjes vetëm me një mobilizim të presidentit si një negociator influencash; në Gjermani, partia Aleanca për Gjermaninë pati një rritje të ndjeshme që vazhdon e pashqetësuar nga skandale të herë pas hershme që dëmtojnë imazhin e partisë por nuk ndalin përparimin, që të gjithë presin të shihet edhe në zgjedhjet e shkurtit; ndërkohë, në Itali, Vëllezërit Italianë pas ardhjes në pushtet duket se kanë bërë të qëndrueshme një qeverisje që nuk pritej të ishte e tillë.
Gjermania, Franca e Italia janë padyshim shtylla të Bashkimit Europian, janë ekonomitë kryesore të BE-së, janë forumet ku politika si një qasje intelektuale e shkencore kërkon e zbulon zgjidhjet për problemet shoqërore e qytetërimore, por nuk janë të vetmet që shpallin këto orientime. Gjitandej nëpër Europë shihet e njëjta tendencë. Në Holandë e Hungari të djathtët populistë qeverisin, po aty janë edhe Austriakët.
Ajo ç’ka deri vonë bënte bashkë këto forca politike që po rriten në Europë ka qenë etiketimi ‘populiste’. Termi populizëm në përkufizime jo-shteruese kupton një teknikë elektorale për të siguruar mbështetje politike; një marrëdhënie përfaqësimi që nuk kultivohet në vazhdimësi mbi bindje etike e besime për zhvillimin ekonomik, por në adresimin e shqetësimeve të përhapura ndër qytetarë dhe ofron zgjidhje të thjeshta e të shpejta për to. Emigracioni? E ndalojmë. Krimi? E Luftojmë. Morali? E mbrojmë. Po të mendojmë për vete i zgjidhim problemet tona. Policia është me ne!
Në vazhdë të sloganit të Donald Trumpit “Amerika e para” një sërë sloganesh të ngjashme ndihmuan vazhdimin e rritjes për europianët populistë. Ishte një qasje e ngjashme që nxorri Mbretërinë e Bashkuar prej Bashkimit Europian.  
Pas dominimit në skenat kombëtare kjo qasje mbërriti në Bashkimin Europian e Parlamentin e tij. Fatmirësisht analistët vlersojnë se paaftësia e të djathtëve për tu bashkuar nën një flamur të vetëm po mpak rëndësinë e tyre në Parlament. Në këtë vazhdë përfaqësuesit Hungarezë të Orbanit kanë ndërmarrë nismën për krijimin e grupit parlamentar Patriotët e Europës që do të ketë në përbërje edhe përfaqësues të së djathtës të quajtur të eksteremit, ndërkohë që edhe grupe të tjera si ai i Aleancës për Gjermaninë do të nisin veprimtarinë e tyre me një grup të vetin.
Pra nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me një lëvizje kontinentale, një lëvizje që megjithëse u trajtua prej filozofive qëndrore në mendimin politik europian si periferike dhe kalimtare po tregon se është një zhvillim serioz, një zhvillim që po ndodh përkrah zhvillimesh teknologjike, shkencore e shoqërore që sipas gjasave do të jenë përcaktuese për veprimtarinë e Bashkimit.
Por, nuk ka vend për alarm, të mos keqkuptohemi, ndër spanjollët e portugezët, norvegjezët, danezët, lituanezët qeverisin krenar socialistët. Shto këtu Partinë e Punës të Britanisë që qeveris nga i bukuri parlament britanik. Vetëm në Irlandë, Suedi, Letoni e Estoni, Belgjikë, Austri, Çeki, Bullgari, Kroaci, Greqi janë liberal konservativët që vendosin.
Një festival europian i polifonisë vazhdon.
 
II
Ku qëndrojnë pozitat e zotit Rama në këtë festival të polifonisë?
Kjo është më e vështirë për tu kuptuar?
Marrëdhëniet e tij duket se janë më mirë me të djathtën Europiane, shto këtu edhe Greqinë, që pavarësisht armiqësisë në dukje nuk ka qenë kurrë më e paqtë dhe e largët. Kujtojmë këtu fjalimin e Ramës para të tubuarve në pallat të sportit në Athinë dhe arrestimin, burgosjen e lirimin për të marrë detyrën në parlamentin europian të zotit Bejleri.
Po u largua greku turkun e merr me vete, se turku andej vjen. Edhe Erdogani bëri një xhami modeste e iku për ca kohë pas ca reklamave.
Ajo që bie në sy që në fillim është se forcat politike që përfaqësohen nga miqtë e zotit Rama kryesisht janë të krahut të djathtë e me karakter disi nacionalist që shohin Bashkimin Europian në një pozitë disi të ndryshme, një pozitë më pak vendimarrëse e ndërmjetësuese për kultura e ndikimeve të tjera. Një Bashkim Europian më të decentralizuar, më shumë në formën e një burse të madhe ku vijnë kryesisht biznese, po edhe politikanë për të negociuar interesa kombëtare.
Një mirkuptim dhe dashamirësi e mbështetje ofrohet edhe nga institucionet e Bashkimit Europian, të mos-keqkuptohemi.
Kjo siatuatë mund të lexohet si një dezhavy e politikës sonë të jashtme që është edhe e brendshme njëkohësisht.  
Është pikërisht krahu nga ku ti më pak pret dashamirësi prej nga ku vjen drejtimi dhe ngrohtësia. Fratelli di Italia, aktivistët e të cilës e nisin anëtarësismin me një homazh te Vorret e Benitos, nxjerrin në ballë një çupkë që e gjen gjuhën me Ramën tonë dhe bie dakord të krijojë një si biçim burgu për emigrantë në Shën Gjin.
Ndërkohë zonja e nderuar duket se ofron njëfarë mbështetje a lobimi në favor të pranimit të Shqipërisë në familjen europiane. I ftuar prej saj, Rama pati rastin të takojë edhe Elon Maskun (Maskun shpjegohet vetëm përmes shqipes dhe do të thotë i maskuar mask-u/a). Ka edhe një prani të shtuar italianësh në Shqipëri.
Pak më herët televizioni italian u acarua me një grup ushtarakësh e administratorësh që rrinin në Shëngjin me pushime ndërkohë që gjykata italiane vendos nëse mund të sillen te fisi Lesuszhjani për shqyrtim ata emigrantët që kapen në mesdhe e nuk janë për tu besuar shumë.
Pastaj bashkë me këta emigrantët, tashmë të shqyrtuar do bashkohemi në familjen Europiane, ku menjëherë na hyn në punë rasti fort interesant i Orbanit. Orbani, miku i Trumpit dhe i Putinit, e pati vënë zgjerimin e Bashkimit Europian në të tretën ndër shtatë prioritetet e Presidencës së vet e ka mik edhe Ramën.
Aktualisht me fonde të Bashkimit Europian të dedikuara por të ngrira, Orbani mori presidencën e këshillit para 6 a 7 muajsh dhe shpalli këtë listë prioritetesh: i) marrëveshje të re për konkurueshmërienë e BE-së ii) përforcimin  e Mbrojtjes Europiane, iii)Një politikë zgjerimi bazuar në merita, iiii) fre emigrimit ilegal, iiiii)ravijëzimi i së ardhmes së njëjtësisë sonë si europianë, iiiiii) politika agrikulture me fermerin në qendër dhe iiiiiii) adresim i sfidave demografike.
Vetëm se pak më vonë, kur e morën presidencën polakët, që i udhëheq Donald Tusku, e që kanë një shtet me rezultate të mira e ngritje të rëndësisë e që mund të konsiderohen si në një pozicionim të së djathtës së qendrës më përfaqësuese të Europës, zgjerimi iku.
Ja prioritetet e tyre: i) mbrojtje dhe siguri, ii) mbrojtje për njerëzit dhe kufijtë, iii) rezistencë ndërhyrjeve të huaja dhe dizinformimit, iiii) garantim i sigurisë dhe lirisë për bizneset, iiiii) tranzicioni i energjisë, iiiiii) agrikulturë konkuruese dhe e qëndrueshme, iiiiiii) siguri shëndetësore.
Megjithë formalitetin e tepërt që shoqëron dokumentacionin e Bashkimit Europian, dokumente të tilla tregojnë mjaftueshëm për tu nisur për zbulime të ndryshme.
Lufta në Ukrainë ka mobilizuar Europianët në një llogore e kjo padyshim kërkon edhe ushtrim maksimal të influencës për të siguruar besnikëri ndër fqinj.
Zgjerimi është shumë më i pranueshëm në kontekst të një konflikti, por unë mendoj se Europa e Bashkuar nuk do ta neglizhojë këtë proces edhe me përfundim të luftës e vazhdimësi. Europa e Bashkuar mori pjesë me interesat e veta në Luftën e Rusisë.
Bashkimi i Ukrainës me BE-në, apo të paktën ofrimi i një anëtarësie të mundshme ndër atë nahije mas muri ku rrijnë edhe gjeorgjianët e moldavët tregon se Europa ka vënë në tryezë me një hartë, ashtu si rusët kanë atë hartë që lyen me tjetër një copë të madhe ukraine e i ve emrin Novorosija. Amerikanët i kërkojnë Europianëve ti dallin përballë rusit sepse është e qartë se në krijimin e ekuilibrit të ri të botës Kina do të jetë protagonist në fronin që ende mbajnë Shtetet e Bashkuara e harxhimi i energjive e prishja e surprizave në një përballje me rusët bëhet e palezetshme. SHBA duhet të ballafaqohen me këtë sfidë e kjo do të ndodhë para së gjithash gjeografikisht, pastaj virtualisht e në teknologjiken e madhërishme e pastaj në ekonomikishten tregtare. Po nga ti bien për tu ndeshur; nga Europa apo Paqsori i madh që i ka gjithë ishujt në tokë?
Në rast se zgjidhet paqsori i madh, gjasat janë për një periudhë më të qetë. Një fund ose zgjatje pafund e konfliktit në ukrainë dhe ndonjë zgjerim tjetër në atë rajon. Rusët do ta gjejnë gjuhën me gjermanët edhe francezët që ikën prej Afrike përfundimisht, do të rinegociojnë kontrata gjithandej përfshi Afrikën ku rusët ruajnë. Rënia e Asadit një surprizë.  
Nëse rivaliteti sino-amerikan vjen këndej nga Europa, e në rast se rusët do të sigurojnë mbështetjen kineze për një përshkallëzim të mëtejshëm, në mos luftarak atëherë agresiv, natyra e marrëdhënies sonë me fqinjësinë problematike do të jetë një me shtyrjen qytetërimore të Huntingtonit, që duket edhe më i mundshëm. Kur vendos lufta nuk dimë shumë ç’të themi.
Në të dy rastet shqetësimi ynë kryesor mbetet Kosova dhe situata e konfliktit në rajon. Shqiptarët janë një element për tu marrë në konsideratë në katër shtete, por Kosova dhe lufta e tyre e papërfunduar me serbët ka implikime të shumta për Shqipërinë.
 
III
Ndërkohë Rama ka siguruar disa herë vëmendje ndërkombëtare me zhvillimet e propozuara. Si fillim u shfaq në Nu Jork Times, para se të fliste në Asamble të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për krijimin e një shtetit të tipit të Vatikanit për komunitetin e Bektashinjve,  ndërkohë komuniteti nuk e dinte tamam ku e kishte kopjen e kërkesës për Pavarësi e vllazëri në tryezën e kombeve.
Pastaj doli në media ndërkombëtare e ta ndali Tik Tok-un, një kërcënim i shumë liderëve por i pa aplikuar më herët pse reagimi kinez që është ende i panjohur, mund të jetë i panjohur.  
Pastaj doli në kuvend të përbashkuar Shqipëri e Kosovë e t’ju lëshua Gjykatës së të drejtave të njeriut në Hagë e ta bëri rezil.
Padyshim që shembuj të tjerë nga kjo periudhë politike e mijëvjeçarit të dytë në motmotin e 24-25-ës ka, por ka edhe një ‘patern’, një shtrat ku rrjedh angazhimi i tij në politikën e jashtë.
Ky patern tregon se angazhimi i tij është më tepër i karakterit profesional se një bestytni politike e një lideri të një partije të majtë, socialiste. Profesionalizmi e rrit personalen në angazhime.
Së treti duket se zoti Rama është parë me dashamirësi prej një grupi të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grup që fatmirësisht kontrollon humoret për tematika të caktuara gjithandej nëpër Europë.
Kontributi i këtij grupi është pak a shumë i qartë edhe në rastin e mbrojtjes së Ukrainës edhe në rastin e Palestinës, normalisht një përgjigje më e diversifikuar do të kish qenë e pranishme në media e kudo. Por mbështetja e luftës, e disi garantimi i Ukrainasve se do ti rrinin në krah në ngadhnjimin mbi rusët në rast lufte dhe indiferenca diplomatike ndaj genocidit që kryhet ndaj palestinezëve. Në të dyja rastet është imponuar qëndrim unik dhe opozita megjithëse zëlartë, ka qenë jodomethënie.
Në të dyja luftrat Shqipëria ka marrë përsipër të komunikojë qëndrimin e vet dhe ai ka qenë përkrah politikës euro-atlantike, madje në tribuna të saj.
Si zakonisht euro-atlantizmi ka pasur në përballje paqsorin e madh në politikën e jashtme amerikane. Dashuria e japonezëve apo koreano jugorëve për amerikanët është një fakt diplomatik, dashuri urrejtje si ato që dinë aziatikët. Megjithëse po bie në përsëritje më duhet të kthehem me shpejtësi nëpër të.
Një paqe me rusët për shqiptarët nuk para është një zhvillim pozitiv, meqenëse në negociata, rusët prej kohësh ngrejnë çështjen Serbisë dhe marrëdhënies së saj me Kosovën. Gjithësesi ajo bashkëjetesë nuk ka pse mos zgjidhet me komunikime.
Paqja me rusët nënkupton edhe paqje mes gjithë botës sllave dhe etnive të tjera. Por ndikimi amerikan dhe i lobeve aktive në arritjen e shpejtë të një marrëveshje mund të ketë reflektime të pavaforshme për shqiptarët.
Kjo na kthen tek zoti Rama, që vepron nga pozita të përfaqësuesit të një elektorati pak të informuar për politikë të jashtme dhe kryesisht i hutuar në një mijë ngacmimet nga ky sektor që e arrijnë. Edhe ata që nëpër kafenera e sqarojnë muhabetin si duhet pastaj thojnë se reflektimi në politikë të brendshme i këtyre mësimeve është një muhabet që nuk na takon. Nato mbi të gjitha.
Edhe në politikë të jashtme të brendshme, si në rastin e Kosovës, elektorati në Shqipëri është pak i mobilizuar, largë çdo hamendësimi për një neo-Tanzimat.
Këto tematika ngrejnë pak peshë në zgjedhje. Por marrëdhënia është e mirë. Problemi i vetëm është në ç’masë është vendi i aftë të ndjekë dhe shfrytëzojë arritjet e zotit Rama dhe të përfitojë nga aftësia e tij. Aftësia për të përfituar në dobi prej mallit e gjasë që e la baba e mëmëdheu dhe lufta dhe shijimi sa më i mirë i jetës në harmoni me gjithkënd. Tërheqja e investimeve, sipërmarrësve, kulturonjësve.


Comments

Shtjellime për zhvillime parazgjedhore orë pas ore në dhjetor

12/27/2024

Comments

 
Picture
Picture
Ja edhe nëntori i festave shkoi, por prap humoret vendore nuk u ngritën aq sa shpresohej nga shumëarakëria e flamujve me shkabën dykrenore nëpër oborre shkollash ku ky 80 vjetor i Çlirimit mezi ndryshoi nga paraprirësi. Tenderi i flamujve mund të kishte qenë për një flamur të madh pëlhure të mirë me shtyllë të lartë që ngrihej diku nëpër oborr e kujtojnte kreshnikët, por në vend të tij kishte një mori flamujsh madhësie inovatore varur nëpër tela në oborre si rroba për tu tharë. Ideja estetike e piktorit përçor u shkye sërish në duar aparatçikësh që shohin tek shumësia justifikime më bindëse? Apo? Gjithsesi, shpresojmë ti riciklojnë.
Që nga tetori kur doli shkrimi i fundit i kësaj serie si zakonisht duket se ka kaluar më shumë, por jo. Mund të ripërdorim edhe një herë fjalën e Bismarkut që këndej nga ne prodhohet histori më shumë nga sa konsumohet, pak a shumë si edhe mollë, patate, shalqin dhe domate.
Që nga shkrimi i fundit një zhvillim i rëndësishëm ishte dalja e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Dhe për gjithë vendet e rajonit e për rajonin në përgjithësi e kandidatë të tjerë janë e ku janë. Ky raport në traditën më të mirë të burokratëve të BE-së nuk merret vesh se ç’thotë. Komisioni i komunikon parlamentit europian:
Korniza elektorale mundëson zhvillim të zgjedhjeve demokratike, por përparimi në zbatim të rekomandimeve madhore (outstanding) të OSBE-së ODIR-it dhe Komistionit të Vendecias është i kufizuar.
Parlamenti e ushtron detyrën, por nuk ka shumë mbikqyrje mbi qeveri, për më tepër ka përplasje mes opozitës dhe mazhorancës që shpesh bllokojnë gjithçka dhe jeta politike në vend është tejet e polarizuar e prandaj edhe puna për miratim të legjislacionit, mbikqyrje dhe emërime ka vonesa.
Qeveria tregon vullnet për integrimin në BE, reflektuar në një reformë për mirëqeverisje luftë ndaj korrupsionit etj..., që nuk ka mbështetje të gjerë prej spektrit politik, e ndërkohë një sërë ligjesh e politikash të tjera që janë miratuar, ngjallin shqetësim për respektimin e standarteve të BE-së, dhe dhe mos qartësimi i përgjegjësive mes qeverisjes qendrore e asaj lokale është burim për shqetësim.
Administrata pak a shumë e përgatitur me përparim të kufizuar.
Gjyqësori e drejtësia pak a shumë e përgatitur me përparim modest.
Ekzistenca dhe funksionimi i ekonomisë së tregut me nivel të mirë përgatitje dhe ca progres.
Aftësia për tu përballur me trysninë e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE ka njëfarë niveli përgatitje dhe ka bërë ca progres.  
E kështu me radhë. Një raport rutinë, megjithëse, pas çeljes së negociatave duket se kemi një ndryshim të formatit dhe organizim të ri të informacionit.
Por me interes është një lexim i shpejtë i anekseve të raportit.
P.sh. Shqipëria ka rreth 33 përqind të popullsisë së aftë për punë të angazhuar në sektorin e agrikulturës, pyjeve dhe peshkimit. Në Europë mesatarja e popullsisë e angazhuar në këtë sektor është 3.8. ndërkohë që edhe vende si Serbia (15%), Maqedonia e Veriut (12%) dhe Kosova (2.2%) kanë një mesatare shumë më të ulët të fuqisë punëtore të angazhuar në këtë sektor.
Ky tregues është kërkesë për një ndërhyrje urgjente në këtë sektor. Megjithë braktisjen e fshatit, problematikat e tregëtimit të produkteve bujqësore në eksport dhe në tregun e brendshëm prap sektori ze një vend pajustifikueshëm të madh në listën e punësuesve.
Një ndërhyrje në menaxhimin e tokës bujqësore është tejet i nevojshëm.
Ndërkohë sektori i shërbimeve është punësuesi më i madh me 44.2% të angazhimit të forcës punëtore. Vlerat për të njëjtin sektor në Serbi janë 55.3%, Në Maqedoni 58, në Kosovë 73%, në Mal të zi 76% e kështu me radhë. 
Megjithëse të pakta në të dhëna dhe hapsirë për një argumentim të shëndoshë të dhënat e mësipërme por për një shqyrtim më të imtë e gjëni raportin e Baçkimit në likun këtu, krijohet mundësia për kontekste.
Sepse kur kthehesha unë prej emigrimi rrugës prej Thumanës e ma ktej na afrohet nga pas me shpejtësi të furishme një shpurë qeveritare në urgjencë të amplifikuar me tepri, na u lëshua nga pas. Një fllad nga veriu na përshpoi trupin pastaj ca drita zgjateshin e të arrin pastaj kërcenin pas dhe rrinin aty një sekondë pastaj ti godisnin prap gjithë pasqyrat. Kur na parashkalloi ai ortek celiku hipur mbi  kuaj fuqi që pinë 274 litra benzinë njëkohësisht e nuk mehet hic ne kuptuam edhe një herë fuqinë e natyrës. Tinguj e figurë e ndjesi zëlarta. Për mua si emigrant që mbërrij pas 600 700 kilometrash të kësaj dite, me simpati për këtë përmirësim infrastrukturor që e ka sjellë Tiranën kaq pranë Shkodrës kjo perfomancë e artit post realist brutalist më mallëngjeu. Rama o artist thashë me vete. Kjo eksperiencë shitet për turista.
‘Lidership’
performancë me tetë makina policie në asfalt nga ER.
Dhe e kemi falas. Vazhdoja unë. Por kjo paskësh qenë e gënjeshtërt. Se radio thoshte që Rama kish qenë në Himarë. Vetëm më vonë mora vesh që ndoshta ishte presidenti i republikës. Shkëlqesia e tij mbetet i dyshuari i parë për autorësinë e kësaj perfomance, pse kur po shihja festivalin më vonë drejtuesit e festivalit përshëndetën presidentin që atë ditë kishte qenë në Peshkopi për të shpërndarë mesazhe besimi e shprese dhe mirënjohje natyrisht, dhe pastaj ishte kthyer në kohë e kjo vetëm falë vetëbesimimit dhe profesionalizmit që nëntë pilotë të gardës së republikës dhe 347 aborigjenëve me automjet në duar por me respekt në zemër që rastisën si pengesë e këtij dedikimi të presidentit të republikës dhe gjithë aparatit drejtues ndaj artit. Pra ne mbetetemi në fushë të artit dhe në vend të titullit legjendar “lidership” kemi titullin ‘Unë për artin i qi motrën!!”
Tirana vazhdon rrëmujë. Parkimi një makth. Kalimi shumë rrugëve është një njohje në vazhdim e qytetarit me vullnetin e zotit. Shyqyr zoti është mëshirmadh, megjithëse edhe ndëshkimet nuk mungojnë.
Lali Eri e ka të zymtë horoskopin ndërsa Berisha shfaqet me mosbindjen cilivile ndërkohë që Muli grindet në Parlament me Agron Shehajn.
Berisha bllokon qytetin në akse andej këndej ndërkohë që Belind Këlliçi hetohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme nga SPAK. Edhe Berishën duan ta mbyllin prap më duket, megjithëse ndoshta me kërkesën e tij, sa të kalojë dimri. E ca të tjerë janë nën hetim e po hetojnë e hetohen.
Dhe Shqipëria shfaqet me ndalim të Tik Tokut, në një pararojë në përballjen me kinezët në lëm të hapsirës jetike virtuale. Edhe amerikanët kanë kërkuar një hap të tillë dhe rumunët kthyen zgedhjet për tu mbrojtur prej influencës së këtyre mediave të rrjetit pasi fitoi presidencialet njëri që donte ta nxirrte vendin nga Bashkimi Europian e ta shtrinte në hapsirat e pamata të euroazisë aziatike.
Rama ky hero që me zemërgjerësinë e një populli ngatërrohet me lloj lloj muhabeti flet. Edhe thotë që është rehat kur je i vogël se nuk ke pse merr vendime të mëdha, edhe del i pari në lloj lloj muhabeti si për shembull situata me iranianët, italianët, grekët, rusët e serbët.
Ja për shembull.
Ooohoooo moree!!.

Rama ka fol përpara parlamentit të përbashkuar shqiptaro shqiptar në Kosovë. Në Prishtinë. E zoti e merr vesh se si gjithë ai orator mbajti një fjalim të tillë jo fort bindës. 
Tha e kemi ba dritë, po hyjmë në Europë dhe pastaj vazhdoi e i tha ju duhet të rrini pranë nesh në Europë po ju se çfarë bëni e nuk e merr vesh njeri por keni sanksione prandaj përmirësohuni si ne, edhe acaroi ato vullnete mëvetësie ndër kosovarë dhe tha edhe ca fjali që mund ti përdorë shtypi serb në denoncim të rrezikut nacionalist shqiptar. Edhe pastaj ju lëshua gjykatës ndërkombëtare të krimit në Hagë, ndoshta asaj speciale për Kosovë, e ti bani rezil. Edhe tha nuk shkojmë në Europë pa Hashimin dhe Kadriun dhe shokwt e tjerw. Pa mungesë respekti për komandantët, por lidhja e tij më duket fare pa vend. Padyshim vepra e tyre ka qenë një kontribut i rëndësishëm për një çështje jetike, por ata dyshohen për shkeljen e ca ligjeve që janë kompetencë e kësaj gjykate e ja ka dhanë vetë parlamenti i Kosovës. Fundja lufta dihet që nuk është një punë fort e ndershme edhe kur është e drejtë, sidomos kur zgjat shumë vjet me radhë. Ne njohim autoritetin e kësaj gjykate dhe sulmi ynë në atë drejtim është fare i pavend në atë kuvend. Dhe amplifikimi vetëm i panevojshëm, dhe gjykata ndërkombëtare tani është në vëmendje kryesisht për dënimin e kryeministrit Israelit dhe mu në mes të kësaj situate që edhe ne si gjithë dynjanë na ve në hall. Rama i thotë ato janë palla nuk dinë fare, edhe gjykatësit e katunit janë më mirë se ata e ksi senesh.
​Pastaj i thotë kuvendit të përgjithshëm kombëtar kombëtar të kombit se 25 vjet më herët Kosova e uli Serbinë në gjunjë me luftë. Fitoi e triumfoi që ju bëfsha kurban. Me më shumë se 10,000 njerëz bërë kurban një perëndie që nuk i kupton. Edhe vashat mbetën në duar të huaj kur ikën në hallkamë ose bënë zap në frikë të vdekjes së menjëhershme mbrojtësit e tyre, dhe fjalimi në përgjithësi provokonte ndjenjat e kujt do.

Një krenari është besimi i pritjes së një asambleje të Natos ndoshta, një rritje e gjallërim i industrisë së luftës dhe sidomos i mundësisë së pritjes së një shumësie të madhe njerëzish me kërkesa për akomodim dhe siguri në një përparim turistik e siç e thamë edhe infrastrukturor. Besim i madh prej perëndimorëve sqimtar me sqepar.
Por, vizioni i përthyer i thyer nga brenda nga jashtë që të çan, sidomos po i u ule sipër ose e shkele. Një fjalim i parapërgatitur për tu ndarë në 23 video njëminutëshe për të acaruar nervat e gjithë dynjasë në tik tok, facebook instagram e kudo. Ky Warhol i diplomacisë ndërkombëtare.  Ky orator sot duhet të kishte pas edhe festën e hashures për ta përshëndetur në fund të këtij fjalimi.

Pastaj zoti Kurti.
Numëroi punë. Jo po kjo, jo po ajo, porte, rritje, kulture, pika doganore dhe kalimi të kufirit, abetare. Ti kemi në mend e kujtesë vëllezërit në Luginë të Preshevës e Bujanovc, tha. E gjallëria, rinia e diaspora e duan venin e po japin për te.  Shkjau po kupton që cfarë humbet e cfarë fitohet nuk ka pse të jetë kaq përgjakësisht e kalkuluar, megjithëse po përdor terrorizëm. E ne ja shprehim qëndrimin tonë. Prej Evropës po kërkojmë të na njohë, pranojë, mbështesë e mbrojë. Edhe biseda po shkon disi. Edhe po erdhi lufta ne po mësojmë, po harxhojmë e punojmë që të dimë si të mbrohemi e zoti e pruftë mbarë.

Rama e duartrokiti Kurtin kurse Kurti nuk e duartrokiti Ramën. O ai Igli Hasani nuk i tregoi Kryeministrit gjatë fjalimit të mëvonshëm të Kurtit se çfarë kishte ndodhur në përgjithësi pas krahësh gjatë fjalës së tij, ose ky filloi të mendonte për një fjalim disi të përmirësuar që mund të mbante, por nuk e kërkoi prap fjalën. E kur po mendonte duartrokiti.

Gazmendi kryetar i GP të PD nuk e duartrokiti as Kurtin. E u bana kurioz e e kërkova fjalën e tij ca më vonë në seancë e ky thoshte që nuk do binte aq poshtë sa të bante fushatë me tregu se sa mirë apo keq po shkojnë punët që janë keq, por thoshte që Rama nuk kishte ba mirë që ato këshilla që i kishte dhënë në atë kuvend i kishte dhënë aty. Si çdo shqiptar i mirë që sic e njohim është edhe një vëlla i mirë, atë mesazh që i kishte dhënë aty faqe botës duhet tja pëshpëriste kurtit kur hanin sallatë portokalli me ullinj që u është hequr përthama një herë tjetër. Rama ndërkohë kishte ikur fare. Ai tha dicka dhe më shumë po edhe unë kisha parë mjaftueshëm.
Dhe ja po vjen viti i ri më pranë se çdo herë tjetër gjatë këtij viti.

Comments

Shtjellime zgjedhore orë pas ore, tetor 2024

10/22/2024

Comments

 
Picture
Picture
Shkrimi i fundit i kësaj serie ka qenë në qershorin e largët, megjithëse unë qeshë zotuar të nxirrja të paktën një shkrim në muaj  për të komentuar zhvillimet në kontekste elektorale të vendit tonë. Por ja, po afron nëntori i festave e unë mezi po gjej ngacmime e fjalë për të thënë diçka. Gjithsesi ky duket të jetë një problem personal i imi, meqenëse zhvillimet nuk kanë munguar e ato kanë qenë nga më interesantet. Lloj lloj ndodhie ka gjetur shtegun për tu penetruar në realitet e pastaj ka lënë trashëgiminë e vet në po atë realitet.
Për të kujtuar se sa i largët është qershori mjafton të kujtojmë se atëherë po zhvillohej Kampionati Evropian i Futbollit e Shqipëria u shfaq me dinjitet, por me rezultate modeste.
Mu në atë kohë u qartësuan edhe rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Rritja e së djathtës, së ashtuquajtur të ekstremit, vazhdoi në rrjedhë të pa-ndalur prej disa dekadash tashmë.
Rritja e të djathtës në Parlamentin Europian u ndoq edhe me rritjen e Ballit Kombëtar (National Front) në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të thirrura prej Emanuel Macron në Francë. Vetëm një aleancë e gjerë në tepri mundësoi që NF të mbesë jashtë qeverisjes. Edhe në Gjermani, Partia Aleanca për Gjermaninë pati një rritje të ndjeshme në zgjedhje nëpër parlamentet në Lande, një rritje që vazhdon e pa-shqetësuar nga skandale të herë pas hershme që dëmtojnë imazhin e partisë por nuk ndalin përparimin, ndërkohë që në Itali, Vëllezërit Italianë pas ardhjes në pushtet duket se kanë bërë të qëndrueshme një qeverisje që nuk pritej të ishte e tillë. E djathta e largët u rrit gjithandej, përfshirë këtu edhe Austrinë mike, ku tani thuajse-fashistët qeverisin prej lartësive shumicore.
Ndërkohë që Van Der Lej është sërish presidente e Komisionit Evropian.
Pastaj u rrit numri i turistëve dhe SPAK-u thirri politikanë që hynë e dolën e vazhdojnë të hyjnë e dalin nëpër dyer.
Pastaj erdhi korriku. Në korrik u zhvilluan Lojrat Olimpike të Parisit. Ptu!!. Macron-i nuk e ftoi në olimpiadë liderin tonë. Ftoi Kurtin, at kosovarin e Prishtinës që as nuk e pëlqen sportin. Rama që natyrshëm duhet të kishte përuruar arenën olimpikë të basketbollit në Sharl lë Shua duke bërë dhjetë herë rresht kosh nga koshi në kosh, nuk kishte një vend ndër shokë. Po kështu është kur ke shumë shoqe shoqen shoqe. Gjithsesi, në një nivel më modest marrëdhëniet nuk janë aq keq.
Në korrik, u bënë edhe ca lëvizje në qeveri. Iku T. B. prej ministrisë së brendshme e kaloi te lidhjet me parlamentin, Spiropali kaloi në krye të parlamentit e Peleshi  kaloi në grupin parlamentar. Në krye të punëve të brendshme erdhi Ervin Hoxha, në krye të financave Petrit Malaj e në krye të mbrojtjes Pirro Vengu. Që të tre personalitete që vijnë prej një sfondi profesional e më pak politik, megjithëse prej një kohe të gjatë në pozicione drejtuese të rëndësishme. Një zhvillim që vazhdon të çajë lidhjen e teknikes dhe politikes më administrim.  
Gjithsesi, kongreset, forumet e kuvendet e asaj fund-vere theksojnë se Rama qeveris i hekurt. Popullorçe garanton se partia do të qeverisë 20 - 30 vjet, plot me prosperitet. ‘Ne vdekjen e dimë por burra si ne e kanë dobinë te trungu i përbashkët që po rrisim e është edhe kombi ynë, ose të paktën pjesa më e madhe e tij,’ - thotë ai në zgjedhjet e fituara në kongres.
Pastaj prap në Himarë. Kryeministri Rama ndoshta vetë ndoshta prej një lajmi të rrëmujshëm e akuzon Athinën, në një tuit të tij, se ka kurdisur lajme se një xhaxha i xhaxhit i ka lënë ca pronë. Qeveria greke nuk e thotë vetë, por ndonjë dorë tinzare e ushqyer prej asfalisë në radhët e dyta të medias post-lokale ja acaron nervat liderit tonë dhe ai përfundon duke deklaruar se ‘këto çorba kurdisen në Athinë, por unë nuk kam asgjë përveç asaj që kam vetë, dhe për të cilën nuk kemi pse flasim këtu, por jo këtë ose atë.’
Pastaj SPAK vazhdon prap me shokë nga pozita e opozita.
PD ndërkohë organizon një sërë protestash para bashkisë së Tiranës etj etj.
Pastaj vazhdon shtatori, edhe shtatori me siguri pati një sërë ngjarjesh që vlejnë të marrin vëmendje, por edhe humbja e tyre nuk është se na lëndon, kur ja h: Shteti i ri Bektashi tërheq vëmendje, më shumë se shumçka, prej fjalës që lideri Rama mban nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Megjithëse e kishte përmendur këtë ide pak ditë më herët në NY Times komentimi i idesë prej udhëheqësve e komentatorëve politikë të rëndësishëm mungon, padyshim veç Shqipërisë. Në Nju Jork, Rama takon edhe Erdoganin, po nuk ka koment prej turqve për shtetin e ri. Gjithë media ndërkombëtare e gjeti pako vend që të njoftojnë se si po lind një shtet i ri.
Ajo që mbeti pa u zbuluar janë arsyet për një hap të tillë.
Pati zëra që thanë se Rama desh një zhurmues për zhvillime të pakëndshme mediatike që mund të ngacmonin publikun në Shqipëri e t’ia ulnin popullaritetin duke shtuar kështu forcën e revoltës demokratikase, por karakteri internacionalist i iniciativës është disi hutues për komentatorët. Acarimi i marrëdhënieve me një elektorat gjithnjë e më qartësisht të ravijëzuar fetarisht si ai i sunitëve gjithashtu shton hutim.
Fakti që Bektashinjtë nuk e patën shprehur ndonjëherë ndonjë aspiratë të tillë e sipas të gjitha gjasave aftësitë e orekset e tyre për të nxjerrë diçka nga ky zhvillim janë thuajse të paqena shton mjegull.
Kontributi im në shumësi të teorive është se Rama po e synon krijimin e një precedenti, me interes, në të drejtën ndërkombëtare për krijime shtetesh. Një shtet që ka një karakter fetar por edhe qytetari; disi modest e pa shtet e pa ushtri, e një kontroll të ndarë mbi ekonomi, me një karakter disi fetar a kulturor, (siç edhe e duan bektashinjtë që nuk e duan hiç është melhem për gjysmën e botës.
Natyrisht nuk dimë shumë për natyrën e këtij shteti e mund të ngatërrohemi nëpër detaje, por krijimi i shteteve të tilla është padyshim një praktikë që duhet eksploruar në arenën ndërkombëtare. Problematika e marrëdhënies palestinezo-izraelite mund të adresohej me një shtet disi më simbolik. Izraelitët nuk e pranojnë zgjidhjen me dy shtete, por nëse shteti i palestinëzëve do të ishte me një karakter realo-simbolik atëherë një zgjidhje mund të ishte më afër. Një zgjidhje e tillë mund ti hynte në punë edhe Rusëve e Ukrainasve. Armenëve e azerëve. Kurdëve kur të vijë dita tëacarohen prap. Gjithandej një praktikë e tillë do kishte dobi.
Mos voto te ne, paguaj ca taksa, për burime natyrore do flasim rast pas rasti, ke pasaportën e vendit tënd dhe zotin tënd, gjykatat e tua, polici me revole në brez e hajt shnet.
Pse është nevoja për ta testuar këtë version tek bektashinjtë e jo direkt tek palestinezët, donbasianët, donjeskianët, azerët, e kushedi sa milet gjithandej? Se duhet njëqind vjet me u marr me gjithë këtë ‘milet’ armiqësor. Një format i gatshëm e do se do? Merre se të ...! Mund të jetë me leverdi. Që tani dua të paraqes kandidaturën time për ndonjë punë sekretariale në ekipin e punës që do të kryejë detyrën e ligjërimit të shtetit të ri, një eksperiencë që me siguri do të mund të tregotohet si konsulencë kudo nëpër botën e madhe.
Personalisht jam plotësisht dakord me përfshirjen e Ramës në këtë projekt botëror. Mendoj se reagimi i shqiptarëve kundër Bektashistanit është qesharak dhe injorant. Komuniteti islamist albanez duhet ta dijë se edhe baba Reçep Taipi nuk nuk është kundër këtij plani.
Baba Mondi president!!! Ky shtet do vijë me ne në BE!!!! Ky shtet do vijë me në BE!!!!
Një argument i tillë do të ishte i pakundërshtuar edhe prej faktit që Rama megjithëse pluskon mes skandalesh lloj e lloj ka gjetur përdorim e gëzon popullaritet ndër evropsit e epërm.
Me një opozitë të shkallmuar e tërbuar, me bashkëpunëtorë të afërt të dënuar, nën hetim e arrati, me afera e dyshime pa mbarim, me një shoqëri civile të paqenë por kryesisht kundër, me eksod popullor si në luftë, Rama lulëzon. Vendi i afrohet, i ftuar, prej Europës thuajse fashiste si kometë. ???. Së fundmi, në tetor u çelën praktikisht negociatat me Bashkimin Evropian. Kapitujt e parë, por si thoshte MAO i madh dhe ca të tjerë para e pas tij edhe një mardhim i madh fillon me një hap.
Ca përmendin ndihmën që Rama po afron për adresimin e problematikës së emigrantëve drejt Europës si burim të karizmës që i pranohet ndër Europianë, ndoshta edhe situata alarmante në marrëdhëniet e perëndimorëve me Rusët e një rindarje në kampe ka ndikim, por prap këto karakteristika kanë qenë të pranishme. Apo jo?
Ndërkohë Demokratët mbajtën një protestë dinjitoze diku në gjysmën e parë të tetorit. Dogjën e u plagosën e plagosën. Pstaj u përplasën te parlamenti, prap e prap. U hodhën lartë e zbritën poshtë, i dolën anash. E dogjën. E po hedhin parrulla për mosbindje civile të matutjeshme. Shpresojmë që Rama mos i thotë çunave ti mbysin këta zëra pothuajse të pafajshëm, ose të paktën ti lerë edhe pak.
Gjithsesi dyshime kemi. Ilir Meta, studenti i dhejtorit 90-të, pishtari demokracisë, udhqeqës i rinisë socialiste, ministër, ministër i jashtëm, Kryeministër, Kryetari i Kuvendit Popullar, Presidenti i Republikës etj., po gdhin e ngryset në kafazin e betonit për të disatën herë radhazi. Me thënë të drejtën shumicën e kaqardhjes e kemi për vete se Likja është pak i vonuar në qeli, por gjithsesi ngjarja është me interes.
Nëntori i festave po vjen. 

Comments

Shtjellime zgjedhore ore pas ore, qershor 2024

6/19/2024

Comments

 
Picture
Picture
 
Prej majit kur ka dalë shkrimi i fundit i këtij cikli, shumica e njerëzve mund të kenë ndjesinë se kanë kaluar të paktën ca më shumë muaj, por jo, është vetëm një. E ja një pasqyrë e shkurtër organizuar sipas një hierarkie që beson se mban në qendër rëndësinë. Si fillim:
Partia Demokratike e Shqipërisë u bë sërish Partia Demokratike e Shqipërisë e nuk dimë ende nëse etiketa e Rithemelimit do të lihet mënjanë apo do të përmendet ndonjëherë, por kjo anekdodë me vula e çelësa u la mënjanë e tani punët mund të vazhdojnë në rrjedhën e vjetër nga ku nuk ikën kurrë.
Megjithatë, zhvillimet në PD nuk kanë qenë pa interes. Në daljen triumfale prej gjykatës së apelit ku u mor vendimi për të drejtën e grupit të Berishës, skuadra demokratike kishte në majë të V-së shtegtuese Flamur Nokën e Bardhi që kishte kryesuar disa prej aksioneve në Parlament e tribuna të tjera ishte i dyti në djathtë, bashkë me pako të tjerë. Noka mbajti edhe fjalën e përshëndetjes për vendimin e gjykatës para kamerave të shumta e tha fjalë të mira për gjyqtarët.
Flamur Noka megjithë energjinë dhe eksperiencën e gjatë në radhët e PD-së është largë profilit të politikanit të dëshiruar për lidershipin e partisë, qoftë edhe si zëvendësues i përkohshëm i Berishës së madh e kjo besoj është gjerësit e pranuar, ndaj vënia e tij në ballë thjeshtë tregon se lëvizjet janë largë gjetjes së një zgjidhje disi finale.
PD është në nevojë urgjente për të krijuar një rezervë liderash të rinj që do të sillnin energji e imazh në zgjedhjet e ardhshme, por nga ana tjetër Berisha është në të drejtë të vet ta shtyjë sa më shumë prezantimin e një lëvizje të tillë. Ekspozimi i parakohshëm i një grupi rishtarësh ndaj pakënaqësisë së “gardës së vjetër” mund të jetë i dëmshëm, ndërkohë që është jetike që protesta e lidershipit aktual në institucione të mbajë gjallë lëvizjen. Dhe në fakt me gjithë ligështinë, demokratët po ja dalin të mbajnë njëfarë profili në jetën politike në vend e kjo mendoj në masë të madhe për shkak të nja dasie të qartë e të thellë mes zgjedhësve të dy pative.
Ajo që vlen të kihet konsideratë në këtë kontekst është roli i Berishës. Ky i fundit në lajmet e pak ditëve më herët u përmend në citime të liderëve të PD-së si njeriu që do të merrte vendimin për përfshirjen ose jo të partisë në komisionin antikorrupsion, pasi forumet dështuan të arrinin një vendim. Vetëm ai ka autoritetin të negociojë ngritjen e një lidershipi të rigjeneruar, e atij do ti duhet të gjejë ekuilibra mes besnikërisë që do të kërkojë nga lidershipi në ngritje e aftësisë së tyre për të propozuar e marketuar një qeverisje të opozitës. I favorizuar prej kufizimit të lirisë në tij në brendinë e një apartamenti ai mund të mbajë sërish pozitat e liderit, por ai duhet të kuptojë tani se vetëm një PD e fortë mund ta mbrojë atë dhe të tijtë prej tallazeve ligjore-politike-ekonomike.
Prania e kufizuar në dyert e SPAK për liderat demokratë, përveç ndoca rasteve, është një aset pozitiv. Edhe ‘kafeja’ Partizani për të cilën mbahet i mbyllur ish-kryeministri ish-president, është  një krim jo aq tragjik. Për krime të ngjashme Rama nuk do ish lejuar të dilte as nga banja. Ndërkohë që socialistët përballen me vrundull skandalesh të llojsojshme për të cilat normalisht do duhet të paguajnë taksën e gjasë.
Në përfundim të kësaj tematike, na duhet të pranojmë se një lëvizje në lidershipin demokrat  ngjall kuriozitet, por vetë tema e partisë demokratike ende nuk na drithëron aq sa kemi nevojë brenda tufanit mediatik. Partia vazhdon të vuajë një shtrëngim në burime financiare që shpesh e tregon vetë fytyrat e lidershipit, partia ende nuk ka treguar forcën që do të ofronte njëfarë sigurie në procesin elektoral, partia do ta vuan mungesën e mbështetjes ndërkombëtare, çka e tregoi edhe rasti i trumbetimit të mos heqjes së non-gratës prej Britanisë së madhe (një zhvillim sado i marketingut sërish një tregues i mungesës së domethënëies së forcës politike në marrëdhëniet ndërkombëtare). Edhe grekët që mund të bëhen së shpejti sponsorët e Partisë do të duhet të gjejnë rrugë kanalizimi të mbështetjes që nuk do të ngacmojnë emocione të nacionalizmit, nga ana tjetër partia ka pak për ti ofruar aktorëve me rëndësi si psh. Komuniteti Mysliman, që ndërkohë ka gjetur një gjuhë komunikimi me socialistët. Ndërkohë Berisha me siguri që ka ndonjë dyzinë tjetër dosjesh për të cilat mund të ftohet të japë llogari.  Çështjet që përmendën britanikët si me vlerë për ti qëndruar vendit të tyre për të mos e qasur në vendin e vet janë padyshim me interes. Fazlliçi ekspozon dobësinë e tij sllave, një anëtar i krimit të organizuar në aksionin e tij politik e ekspozon lidhje të tij, familjarët e dashur përmenden për përfitimet e tyre. Mediu hyn e del në SPAK për çështjen Gërdeci e nuk dihet akoma kë do marrë me vete, e kështu me radhë.
Por me kohë patjetër që aleancat do shtohen duhet vetëm dëshmia që fitorja mund të arrihet dhe mbrohet, disi.
E për ta mbyllur me opozitën duhet të përmendim edhe Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë po e ashpërson theksueshëm retorikën e tij, por ende nuk janë parë prej tij armët e rrezikshme. Thirrja e tij e fundit ishte për qytetarët të kapin kallashnikovin e të mbrojnë veten prej prej regjimit të narko-shtetit rilindas, por ajo që presim prej tij janë dosje denoncimesh. Emra. Ngjarje, vende, orë. Video si ajo e veta. Të na tregojë për marrëdhëniet e banditëve të tij me ata të socialistëve, se sa për kallash çunat e Edit kanë të vetët.
Ndërkohë Socialistët ky qershor i gjen plot ndodhira. Ndërkohë që festojnë 33 vjetorin e rithemilimit partia zgjeron bazën edhe me 29 mijë e 357 anëtarë të rinj. Megjithëse nuk arriti objektivin prej 50,000 anëtarësimesh që i vuri partisë në mars, Rama nuk mund të mos jetë i kënaqur.
Taksa po mblidhen, rrugë po shtrohen, drejtësia edhe para edhe lartë, turizmi edhe lartë edhe më lartë, rrogat e administratës përpjetë, po bëhen hapat e duhur për të rritur fitimet dhe investimet në sektorin e ndërtimit. Etj.
 Problematikat e qeverisjes në Shqipëri si zakonisht e kanë një shfaqje të rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë. Në marrëdhëniet me jashtë qielli nuk duket më aq i trëndafiltë sa më herët. Fitorja e djathtëve në zgjedhjet europiane, me një forcim në Parlamentin Europian të ekstremit të djathtë do të ketë pasojat e veta. Megjithëse socialistët shqiptarë nuk kanë kurrfarë bindje ideologjike që do ti pengonte të shtrëngonin çdo dorë të zgjatur në miqësi duart mund të paken. Jehonimi i karizmës së shkëlqesisë së tij vërtetë lejon fleksibilitet në diplomaci, por mungesa e një objektivi më të qartë e squll dhe çorienton trupën diplomatike.
Intervista e kryeministrit për kanalin shtetëror të së majtës italiane, RAI3, ishte largë të qenit e këndshme. Në mungesë të argumentave në ballafaqimin me akuza konkrete zoti Rama u desh të mbështetet në elokuencën e tij idhnake më shumë nga sa ajo mund të mbante. Akuzat për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit kanë të keqen që mund të qëndrojnë. Edhe më herët kur deshi të bënte njëfarë amnistie fiskale Rama ndeshi në rezistencën e europianëve, që mund të kenë zët trafiqet që prodhojnë para për krimin e organizuar, qoftë edhe shqiptar, por ikjen e parave prej vendeve të veta nuk e durojnë dot fare. Nga ana tjetër, shkëmbimi i aseteve vendore për miqësi me politikanë të huaj të kalibrit të lartë si në rastin e D’Alemës apo ministrit të brendshëm Italian në qeverinë Meloni, është fare i papranueshëm. Afrimi i Ramës me kryeministren italiane gjithashtu është i pakuptueshëm. Zonja Meloni, liderja e një partie neofashiste të reformuar, vërtetë mund të ushqejë një simpati për socialistin shtatlartë shqiptar, por në përfundim objektivat e partisë e qeverisë së saj ka pak gjasa të jenë afër atyre të shqiptarëve.
Futja e Shqipërisë në qerthullin e adresimit të problematikës së emigracionit të mbijetesës është fare e pamenduar dhe jashtë kontrollit. Më 17 qershor BBC në një shkrim të gjatë tregon se grekët për të përmbajtur disi vrullin që i ka mësyrë i mbysin nëpër det emigrantët prej Afrikës e Lindjes së mesme. Megjithëse ne e dimë se grekët mund të bëhen drastikë në adresimin e problematikave të tilla, prap nuk mund të injorojmë edhe shembuj italianë të këtij lloji. Ka shumë gjasa që projektet e skicuara me aq kujdes në fantazinë e Ramës për kampet e pritjes ku lezhjanët ruralë do sheshin domatet do të ballafaqohen me një realitet urgjencash të njëpasnjëshme që do ti verë vendit mu në mesin e vet një turmë të stërmadhe nevojtarësh të arratisur prej makthesh e traumash strehuar nëpër çadra me etje e uri mes mizerjes që çon në devijancë e që pastaj do të dalë në televizor.
Në atë mbështetjen tek elokuenca idhnake Rame u detyrua të përvetësojë edhe një diskurs të Melonit që ngre argumentin se Europianët nuk duhet ti bëjnë presion Italisë që të pranojë më shumë emigrantë e mos i zhysë në det anijet e tyre, por duhet të lejojë që ata të përmirësojnë ekonominë në vendet e tyre, pra të të mos i zhvasë si e ka pasur e e ka zakon sot e gjithmonë. Ky argument prek veçanërisht francezët, që dora në zemër janë ca grykës e të paskrupullt kur vjen puna për të nxjerrë ndonjë gjë prej dheut të të zinjve afër diellit. (Meloni argumentin e trumbetoi ca si fort kur u inatos se Makroni i tha italianëve se nuk ishte fort e hijshme ti shtynin nëpër det garrumbujt e njerëzve hedhur kapicë nëpër varka gome.)
Miqësia e italianëve të djathtë në parlamentin europian mund të jetë pozitive për Ramën, por në tërësi ajo që pritet për ne në skenën e riskicuar politike është (i) ngadalësim në proceset e integrimit europian,  (ii) shtrëngim i dorës që mban qesen e Komisionit për projektet me financim të BE-së e (iii) gadishmëri më e madhe për të shkundur shkopin e inspektimit për karrotat e ngrëna nga kopshti botëror i EU-së dhe (iv) lejim për ndikim më të madh të rusëve në forumet europiane, (duke pasur në konsideratë se e djathta ekstreme kudo nëpër Europë është më dashamire ndaj Putinit.) Në Austri e Gjermani, të djathtët e ekstremit janë sistematikisht të akuzuar për spiunazh në dobi të shërbimeve ruse, ndërkohë që në vende të tjera kryesisht të lindjes nuk ka nevojë për spiunazh sepse objektivat mund të inkorporohen automatikisht në politika qeverisëse.
Gjithësesi, kjo është për tu parë. Ndërkohë Erion Veliaj një degë degëgjerë e partisë socialiste vazhdon e tundet prej trazovaçëve. Veliaj vazhdon këngën e Tiranës më të mirë të të gjitha kohërave, por ndërkohë është ftuar edhe për një recital të vogël në SPAK ku ca bashpunëtorë të afërt mbahen mbyllur që prej shkrimit të kaluar se kishin pasur oreks të madh.
Siç e përmendëm më herët socialistët kanë bërë një komision për të ndihmuar luftën kundër korrupsionit. Një komision që do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit Gjykatën kundër korrupsionit dhe prokurorinë speciale kundër korrupsionit (SPAK-un).
Në krye të komisionit është zoti Fatmir Xhafa, një politikan i mirënjohur që më herët ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të brendshëm, nga ku u detyrua të largohet pse i vëllai ra në shoqëri të keqe e u bë mafjoz e u arratis prej vëllait, Fatmirit që nuk e pati fatin e keq të binte në shoqëri të keqe e po ta kishte zënë me siguri do tja kishte treguar qejfin. Këtë ja tha edhe Rama atij Italianit të RAI3, por skeptikët janë skeptikë se skeptiçizmi është njëfarë sëmundje e nuk ja kanë gjet ilaçin akoma.
Ramën u përpoq ta baltoste edhe Ahmetaj, po ky e ktheu kokën e u shmang. Pastaj u riqarkulluan përgjime e video ku lloj lloj socialisti i niveleve të larta bënte pazar me drejtues të lartë të krimit të organizuar në vend për të siguruar fitoren e socialistëve, që sipas zotit Veliaj është mbi të gjitha një detyrë patriotike.
Gjithsesi, në Shqipëri këto muhabete nuk pinë ujë aq shumë, por partnerët ndërkombëtarë kushedi ca pazaresh bëjnë.
Ndërkohë edhe grekët kushedi ku po trokasion për leje për aksh aksion politik. Serbët shyqyr po shfryjnë nga pak në europian. Kudo ka zgjedhje. Amerikanët do të votojnë. Dakort amerikanët do jenë në Sazan e mund ti takojmë atje, por por-e ka plot. Francezët, anglezët do votojnë dhe pavarësisht rezultatit sipas gjasave nuk do të gjejnë ndonjë arsye për dashuri të shtuar për shqiponjat e vendit të shqiponjave
Rama ende nuk ka ndonjë arsye pse të shqetësohet, por ka shumë gjasa që elokuenca e tij lozonjare të jetë gjithnjë e më pak argëtuese nëpër forume, sidomos kur të ballafaqohet me  zërat që nisin nga veshë kuriozë. Gazetarja Ola Xama në emisionin të paekspozuarit kur po diskutonin për zhvatjet që po i kurdisen vendit nëprmjet “Korporatës së investimeve” njoftoi se ka një rritje të shtuar të vëmendjes prej mediave ndërkombëtare ndaj kësaj problematike. Dhe mediat dihet që janë një pararojë me karakter orakullor. Shto këtu një të djathtë të afërt e të largët europiane që do të tregojë se zgjerimi mund të kurdisë përdorimin e shprehjes ‘kush fle me qen zgjohet me morra’ në kontekste jo aq të .
Pra vendi po gjallon. E për më tepër tani kemi edhe një strategji të re kombëtare për mbrojtjen e konsumatorit, për të cilën e për dokumenta të tjera do t’ju tregoj së shpejti.
Comments

Zhvillime zgjedhore orë pas ore, maj 2024

5/14/2024

Comments

 
Picture
Picture
 
 
Më në fund një zhvillim i vërtetë në skenën e politikës shqiptare.
Vizita e fjala e zotit Rama në Athinë.
Një fjalim vërtetë i bukur për të vërteta që marrëdhëniet mes dy vendeve tona i kanë lënë mënjanë pse njëri prej bashkëbiseduesve ka pasur një epërsi kaq të qartë, sa të mund të përdoret pa rezerva fjala gjerësisht e  përhapur se “historinë e shkruajnë fitimtarët”. Greqia me më shumë se 700 a 800 mijë a më shumë se një milion emigrantë shqiptarë, mirëqenien e jetën e të cilëve e ka përdorur për të ndikuar vendime në marrëdhniet dypalëshe tamam si e përshkruan edhe Konica kur përmend Thanas Albanoktonin[1], te shkrimi i tij i mirënjohur “Ju rrëfej grekërit” për Nju Jork Time-sin e 1940, është arenë dhe objekt i kësaj fjale. Shqiptarët që deri vonë ironizonin njëri tjetërin duke i quajtur të gjithë emigrantët “jorgot”, kryesisht kur gjatë verës shtoheshin aksidentet, dhe e përshkruanin statistikën si rrjedhë të një shfryrje të frustrimit të emigrantëve që lëshoheshin prej zinxhirësh dhe përpiqeshin të rikrijonin kokshkretin që baba kultivoi pa ujit mjaftueshëm, nuk kanë si të mos përkëdhelen e mahiten prej këtij fjalimi të paimagjinueshëm vetëm pak kohë më herët.
Unë personalisht jam i mahitur prej shqipove në arenën ku ishin mbledhur. Vetëm flamuj kuqezi e ndonjë europian e çante ajrin. Asnjë flamur grek për të kremtuar marrëdhënien e dy popujve miq. Mu bë zemra mal, jo pse kryeministri ynë, pak a shumë modest në staturën e tij politike, morale e profesionale a ku di unë i tha ato fjalë, po pse gjithë ata burra e gra që i thonë shqipes gjuhë e mëmës ishin aty e nuk i trembeshin pikasjes prej ‘grekut’, edhe brohoritnin, lotonin prej emocionit, i bënin ‘buuuu’ përmendjes së një kryeministri që nuk e simpatizojnë të shtetit ku rrisin fëmijët. (U përfol edhe një shpurë e madhe punonjësish të administratës shqiptare që mbushnin sallën, por ky është një informacion indiferent)
Ky është një zbulim. Unë për Greqinë mbaj mend ende rrëfime shokësh nga vitet e para të gjimnazit që tregonin se kur të kapnin ushtarët në kufi ose “fshesa”, kishte dhunë, dhunime e përdhunime, keqtrajtime, abuzime që të llahtarisnin ndoshta jo si të Thanasit, por aty afër. E ajo traumë ka gjurmën e vet tek shqiptari në Greqi.
Fjalët e Ramës nuk janë vështirë për tu mbledhur se ne i kemi pasur të gjithë nëpër kokë, sidomos në ato kohra, kur edhe vetë Rama sillte shembuj më të spikatur për ta ilustruar përvojën e emigrimit ndër helenë; por vështirë ishte të imagjinoje shqiptarët në atë arenë që brohorisnin? Shqiptarët të cilëve ja mbyll kufirin e nuk i le të kthehen te pleqtë e vet kur janë pushim, shqiptarët të cilëve ja fshin sigurimet, i përze e i bastis si ta ketë qejfi, ishin aty e brohorisnin. Grekët që pak kohë më herët u zbuluan se kishin një goxha fond të madh për të investuar për ndikim në mediat shqiptare, që kanë ndikim në politikë e kudo, grekët që kanë veto mbi integrimin europian, grekët që ja ndryshojnë cilësinë e jetës një milion shqiptarëve me një të kërcitur të gishtave u zbutën?  
Ndërkohë që grekët vejnë një vegël qorre e banale si Fredi Bejleri, për të përmbajtur revanshin e alvanosëve në Himarën e  tregtueshme,  për ti përfaqësuar në parlamentin e Bashkimit Europian, ne e rrasim brenda në burg delenxhiun; e për më tepër çojmë elokuentin çamarrok që ti thotë se ndoshta duhet të diskutojmë sërish pronat e çamëve e ndikimin politik që kemi në qeverisjen  e grekërve.??
Pyetja është çfarë ndryshoi?
Ku është ‘xhindi i llampës’ që e investoi fjalimin? Te shqiptarët që tani ikin ku të duan e po t’ja ketë qejfi i thonë grekut ‘gremisu ere malaga’ edhe e varfërojnë vendin më tej prej një energjie, kapitali, dije e rinie që tani lakmohet kudo? Te shqiptarët që janë një përqindje domethënëse e elektoratit grek e po unifikohet e i jepet vlerë kësaj domethënëie në politikën e brendshme greke? Apo te një gjeopolitikë që pas strehimit të shkijeve, e më gjerë të ‘krishterëve ortodoksë të lindjes,[2]’ ndër kinezë i ve shqiptarët te guri i kufirit për të cilin perëndimorët  kujdesen veçanërisht? Ardhja e Xi-së në Beograd javën e kaluar për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndër të cilat edhe hekurudha që lidh Budapestin me Beogradin e vazhdon daljen e portit të Selanikut në zemrën e Evropës lindore e qendore? Apo ka një pazar më banal që jep detin, bashkinë, tregun, influencën a ku di unë në shkëmbim të një tribune nga ku dalin fjalë e fotografi të bukura që do të mbulohen nga të tjera fjalë e foto? Apo ka një ftesë nga e djathta greke që ka nevojë për një acarim të lehtë të marrëdhënieve me armiq të vegjël si shqipet për të ndihmuar grekët që të gjejnë numrin e duhur në fletë të votimit?
Ça u bo? Latini i vjetër për grekët thoshte “numëro gishtat kur i jep dorën”, lëre pastaj kur e pickon te krahu dhe nuk ke nxjerrë në tavolinë letrat fituese.
Do të mbetet vera për të marrë vesh se ku ishte pazari me grekët. Nëse nuk kishte ‘pazar’ dhe fjalimi ishte disi i papritur për grekët, ndoshta do të shohim më shumë zjarre në pyje e ullishta gjatë verës së nxehtë, duke na trembur turistin që po na zbukuron edicionet e lajmeve, rradhë më të gjata në pika kufitare, veto e më shumë problematika në përparim të integrimit europian, apo mbështetje për berishianët në forcim të mosbindjes civile apo fushatë më të suksesshme.
Nëse ishte një pazar padyshim do ta marrim vesh. Por ndikimi në zgjedhjet e ardhshme në secilin rast është i qartë.
Ndërkohë për zgjedhjet ka pasur zhvillime edhe brenda vendit. Skandali ze skandalin. SPAK-u po heton. Veliaj ishte te SPAK, Berisha në dritare, Balluku ja paska dhënë makinën një të riu që paska vrarë dikë në një aksident automobilistik, ilir Meta u angazhua në një fushatë disa ditore kryesisht kundër hetuesve të SPAK e ndezi reagim të ndërkombëtarëve.
Pastaj Rama ka nisur për miratim një rezolutë[3] për mirëqeverisje e luftë kundër korrupsionit në shqipërinë që do të bëhet pjesë e BE-sa më 2030ën.
Rezoluta, jo fort elokuente e disi përsëritëse synon harmoni në punën e tre pushteteve Kuvend - qeveri – drejtësi. Pastaj vazhdon e përsërit në formulime të rrotulluara në mënyrë të përsëritur një angazhim të Kuvendit në fushë të drejtësisë, herë me Komision të Posaçëm Parlamentar, herë me Plan Kombëtar Veprimi e herë me iniciativa ligjore e të tjera e të tjera që synojnë të rrisin kontributin e kuvendit në drejtësi.
Megjithëse amerikanët e europianët e mbështetën rezolutën duke nënvizuar nevojën për të mos ndërhyrë në reformën e drejtësisë e përshëndetën këtë angazhim mbi angazhime që në mos tjetër është një kronikë simpatike për lajme. Për mendimin tim Rama duhet të bëjë edhe shoqërinë civile pjesë të të tilla aksioneve, se edhe shton kredibilitet edhe nuk prish ndonjë punë në aksionin për të ndikuar disi drejtësinë, që me këtë rezolutë që tenton ndikim përfiton një tjetër argument për pavarësinë e vet.
Ndërkohë me interes është edhe iniciativa për krijimin e një strukture të dedikuar për zhvillim e tenderave për cdo nevojë të qeverisë shqiptare. Duke i lënë një hapsirë sa më të madhe teknologjisë e inteligjencës artificjale Rama do centralizojë tenderizimet duke shpresuar për një kufuzim të abuzimeve. Një iniciativë me interes duke pasur parasysh dobinë e marrëdhënies biznes politikë në zhvillimet elektorale, por me sigurinë tashmë shumica e sipërmarrjeve të biznesit ka krijuar një profil dashamir me institucionet e nuk ka pse trembet nga artificialiteti i inteligjencës përzgjedhëse.
Pastaj si zakonisht krimi krimi, droga droga. Dhe vazhdojmë.
 
 
 
 
 
 
 


[1] https://flasshqip.ca/bota-shqiptare/trashegimi/4316-ju-rrefej-greket-nga-faik-konica

[2] Duke i bwrw bashkw kwtu grekw e serbw e rusw si nw ndarjet e qytetwrimeve sipas Samuel Huntingtonit

[3] https://ata.gov.al/2024/05/07/ps-rezolute-per-shqiperine-2030-ne-be-cikel-i-ri-reformimi-ne-mireqeverisje-dhe-antikorrupsion/
Comments

Shtjellime zgjedhore orë pas ore, prill 2024

4/16/2024

Comments

 
Picture
Picture
Pas një rrëmuje disa vjeçare me vështirësi në përfaqësim e çrregullim moral e psikologjik të individit në rrugë e në skenën e qeverimit të mosvarëm shqiptar situata duket se po ngërthehet në një ngërç prej nga ku e ardhmja duket gjithnjë e më e largët. Por, zhvillime ka se zgjedhjet gjithësesi janë para, e megjithëse rezultati i tyre duket i parashikueshëm prej ca goxha kohe tashmë, sërish duket se ka një interes në to e interesi prej disa kohësh tashmë vjen prej drejtësisë. Drejtësia e reformuar është zëdhënës i zhvillimeve politike të vendit.
Në mars e prill, vetëm pak javë pasi zonja Balluku, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë kishte humbur një a dy drejtorë me rëndësi prej drejtimit të rrugëve nga ku buron e derdhet leku, ishte kryebashkiaku Erion Velia që humbet çunat që bëjnë xhep në insitucion të bashkisë. Tre a katër drejtorë të një kompanie me emrin 5D, identifikonin nevojat e kryeqytetarëve, shpallnin tendera për të adresuar këto nevoja, vlerësonin kandidaturat e ofruesve të shërbimeve e përzgjidhnin fitues, që çuditërisht ishin ata vetë me kompaninë e sipërpërmendur. (Shkujdesi i treguar si në këtë rast, edhe në të tjerë për të mbuluar gjurmët është disi intrigues.
Kompania ishte shitur për 750 lekë të vjetra, me siguri për të shmangur ndonjë taksë, pastaj në bloqe e biseda tregohej që në dijeni për skemën ishin deri punonjës të nivelit të ulët. Pronën e kishte një bukpjekës i painteresuar ndërsa punonjëse të nivelit të ulët implikonin deri kryetarin nëpër aferat që nuk i simpatizonin.
A kanë pasur besim se ishin mjaftueshëm të fuqishëm për të mos u bërë objekt i drejtësisë? A kishin garanci prej dikujt që e besonin mjaftueshëm të fuqishëm ti mbronte? Apo ishin naivë devijantë? Apo kanë një gjë të fshehtë që po të jetë nevoja i mban pa laguar? Apo gjithsesi ja vlente dhe ja vlen ti bësh ca kohë burg e të vazhdosh jetën si milioner?)
Si zakonisht kostoja politike për partinë e protagonistët e saj është afër zeros, por ka gjasa që të ketë më pak para në qarkullim për zgjdhjet e ardhshme. Ndërkohë që simpatizantët e zhvillimeve shohin një shteg nga ku vetë Velija do ta ndjejë erën në brinjë.
E kjo na mban në tematikën e parë të rëndësishme që ravijëzohet për zgjedhjet e ardhëshme, atë të zhvillimeve brenda socialistëve. Skandale të njëpasnjëshme që njollosin reputacionin e partisë, përçarje gjithnjë në prag, dëmtim të infrastrukturës fondembledhëse për zgjedhjet e ardhëshme janë vetëm disa prej vështirësive që sjell implikimi politik i drejtësisë së reformuar. Megjithatë duket se secila prej këtyre problematikave ka zënë vend tashmë në debatin politik bashkëkohor shqiptar dhe ka një kundërhelm që e trajton.
Rama dhe elita politike qeverisëse e socialistëve kanë krijuar tashmë një praktikë të shkëputjes prej skandaleve të korrupsionit duke ushqyer një diskurs që delegon përgjegjësinë tek individi që kapet duke jetësuar kështu atë shprehjen e vjetër urbane “hajdut është ai që kapet”. Megjithatë këtu ka kosto. Është mungesa e një alternative bindëse ajo që e mban të pashfrytëzueshme dijen publike për dobinë anemike dhe kontributin gjysmak të socialistëve në mbrojtjen dhe çuarjen përpara të interesave të popullit shqiptar.
Përçarja gjithnjë në prag është një rrezik që po merr shumë kohë të artikulohet e duket se ajo pjesë e socialistëve që u ndjenë të veçuar prej nismës së ‘rilindjes’ tashmë është atrofizuar skajshëm, por gjithësesi dobësimi i vazhdueshëm i rilindjes dhe nevoja e vazhdueshme për rekrutime të reja në grupet udhëheqëse e mban të gjallë këtë rrezik. Rivaliteti mes vetë grupeve të përbashkuara brenda Rilindjes si ai mes Ballukut dhe Veliajt, megjithëse nën tutelën e një ndëshkimi me drejtësi mund të shkaktojë zhvendosje të luajaliteteve tek aktivistë të niveleve të ulëta në rast të këputjes së zinxhirëve të kuarje/komandimit që na çon tek rreziku i dëmtimit të infrastrukturës së fondembledhjes. Por ky rrezik prek kryesisht grupet e varësisë si Veliaj e Balluku, sepse në tërësi Socialistët kanë tashmë kotroll të mjaftueshëm mbi aktivitetet fitimsjellëse në vend dhe mund të adresojnë nevojat e veta elektorale pa shumë vështirësi.
Gjithësesi një narrativë për të ushqyer diskursin elektoral dhe për të mbajtur të lartë besimin tek fitorja është e nevojshme. Dhe kjo po adresohet.
Në marrdhëniet me jashtë Rama vazhdon të arrijë suksese të vazhdueshme. Kjo ka disa arsye. E para është situata e trazuar gjeopolitike që bën perëndimin një negociues më të butë e të hapur. Një derë e hapur për kinezë e rusë në mesdheun e brendshëm nuk është fort e mirëpritur ndaj për ata që mund të hapin dyer mirkuptimi shtohet. Nga ana tjetër Shqipëria ka veçuar disi veten prej debatit mbi Kosovën e nuk ka ndonjë interes të veçantë përveç keqkuptimesh sporadike me grekët që diku do ti zgjidhë gjykata e diku tjetër do të arrihet ndonjë pazar me ftesa për investime e monumente, pra edhe vendi ynë dhe është gjithashtu një negociator i butë, një mbështetës e bashkëpendëmbajtës që të vjen keq ti thuash ‘tyt’.
Prespektiva e integrimit në Bashkimin Europian është pranuar një tashmë si një ndodhi për largpamës e për të cilën mund të rrihen shpatullat ngrohtësisht e qetësisht meqenëse është shkëputur disi prej narrativës së zgjerimit të BE-së, që është një zhvillim sa i mbyllur deri s’di kur aq edhe i hapur për zhvillime gati utopike si pranimi i Ukrainës e Gjeorgjisë, e dashtë zoti edhe vetë Rusisë.
Nga ana tjetër ka edhe një zhvillim shumë pozitiv që është ai i turizmit e që po ushqen me arritjet e veta edhe imazhin e punës në politikë të jashtme dhe të brendshme. Qershia mbi tortë, torta dhe pjata ku rri torta. Pas hotelit të dhëndrit të Trampit edhe shtetasit e Makronit do të ngrenë një sofër mikpritëse në bregdetin shqiptar, siç u tha në konferencën për shtyp që mbajtën dy liderët e ku vërshoi dashuria lumë.
E me turizmin kemi kaluar ndër daulle të fitores në zgjedhjet që po vijkeshin.
Por, me rëndësi të veçantë ndër zhvillime për mua duket edhe iftari që shtroi kryeministri për Bajram. Megjithëse jo i pari Iftar prej kryeministrit ndodhia nuk mund të mos tërheqë sërish vëmendje. Një ngjarja ku bashkë me kryeministrin darkuan edhe një mori yjesh të jetës shoqërore në vend besimtarë njerëz të spektaklit, analistë e opozitarë, diplomatë të huaj e vendorë, estrada e Shkodrës, përfaqësi e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake, (megjithëse duhet vënë re mungesa e zotit Erion Veliaj, të paktën në 63 fotot e medias Top Channel. Ndoshta në kundërpërgjigje të mos ftesës së Ramës në Iftarin që Veliaj shtroi me një shkëlqim të ngjashëm, por pa të njëjtin masivitet, ca kohë më herët).
Gjithësesi, një ngjarje me regji të komplikuar e jehonë të gjerë. Një fjalim mbresëlënës për vlerat e Kuranit e kështu me radhë.
Të nesërmen në sheshin Skënderbej polemi islamik sërish nuk mungoi të befasonte me shumësinë e vet gjithmonë në rritje. Skënderbeu nga kali do të jetë çuditur me atë turmë gjigande që i flet zotit në një gjuhë që nuk e di. Megjithatë duket se qeveria po e adreson edhe këtë problem duke lehtësuar përpjekjet e këtij komuniteti për të ngritur infrastrukturë arsimore të nivelit të lartë mu në Sauk, aty, ku batalioni i mbrojtjes ajrore i qasej qiellit me këndvështrimin e gabuar.   
Një adresim i parcelizuar i shoqërisë do të jetë plotësues për qasjen individuale të elektoratit që socialistët patën zbatuar në zgjedhjet e kaluara.
Opozita fatkeqe merr e jep, pa pasur ç’të japë e pasur ku të mbajë ç’merr. Të mos i duhej një diskursi elektoral ky ent do të kish kaluar në harresë, por fatmirësisht i duhet. Kriza e burimeve njerëzore në elitën e Partisë ja merr frymën kësaj organizate. Nga kuvlia ku e kanë mbyllur Berisha e ka të pamundur të mbështesë njerëz të rinj, ndërkohë që mbrojtja që i duhet në mënyrë të menjëhershme dëmton çdo kandidaturë që do të kishte ndonjë potencial. Personazhe si Bardhi e Noka nuk kanë karizmën e duhur dhe aksioni politik ku u duhet të angazhohen i dobëson kredencialin e nevojshëm për lidership.
Por ky është vetëm prilli, që nis me ditën e rrenave.
Picture
Picture
Comments

Shtjellime zgjedhore orë pas ore rutinore prap e prap

3/19/2024

Comments

 
Picture
Picture
Ndoshta pse prej pako kohe jetoj në emigrim a ndoshta pse e tillë është mënyra e perceptimit të lajmit në kohët e bumit të madh informativ prej medias së ekranit të dorës a të murit, lajmet e këtyre kohe nuk kanë kaluar për të mëdha. Erdhi dita që në vend të shumë zhurmë për asgjë të themi aspak zhurmë për gjëra të mëdha. Që prej shkrimit tim të fundit, që është pjesë e një serie për çështje të zhvillimeve politike e ekonomike, sociale e kulturore që kulmon në zgjedhje, shumë gjëra kanë ndodhur e gjurma duket jo fort domethënëse, megjithëse biseda, komente e analiza vrullojnë kah gjithkah.
Në vend të parë në këtë shkrim renditet politika e jashtme. Megjithëse me njëfarë ciklizmi jo të rregullt, politika e jashtme sistematikisht del në skenë të politikës shqiptare e së fundi me një seri suksesesh të lavdërueshme.
Vizita e sekretarit Bliken, që para se të ndodhte solli një bum shkrimesh e leximesh prej komentatorësh, që nuk i shtuan shumë njohjes së përgjithshme. Ca thanë që ishte gjendja në rajon (me tensionet në kufirin verior të Kosovës, që mban farën e një përshkallëzimi, që ndoshta mund të shfrytëzohet prej rusëve për të çorientuar më tej perëndimorët që e gjetën veten të teleportuar në një luftë në Ukrainë dhe në kushtet e aktivizmit dekorativ në gjenocidin që po ndodh në Palestinë,) arsyeja që e solli mikun e çmuar në një vizitë që me mungesën e një qëllimi shpallur shpallte një mbështetje të hapur. Ca të tjerë hamendësuan se kjo vizitë ishte një tjetër arritje e lobizmit të qeverisë që me ftesat për investime në lumenj e përrenj, dete e male, male në det, e ku di unë ja doli të arrinte qiellin e ndërkombëtarizmës gjeostrategjike. Shto këtu edhe një mirënjohje të xhaxha Semit për bashkëpendëmbajtjen në Këshill të Sigurimit, mbështetje të ukrainasve, pritje të afganëve, qetësi në negocimin kosovaro-serb, e me rradhë.
Mendoj se këtu duhet shtuar edhe teoria se tam-tami i një Lufte të Ftohtë II, do të rindajë sërish Europën e pas rënies së demokracive popullore më 90-tën, që riformatoi Jaltën,  i nxit perëndimorët të rekrutojnë në kampin e tyre vendet kufitare si mëmëdheu ynë që sic dihet rri mu mes lindjes e perëndimit.
Ballkani i hapur, me pakuptimësinë e tij strategjike për shqiptarët do të fitonte një kontekst të ri në këtë interpretim duke u bërë një skenar të prerë hollë kërcënimin se i bashkohemi shkijeve e Rusisë e kapërdijmë edhe byrazerët kosovarë të copës që na takon me të drejtë e i alarmon europianët e amerikanët. Gjithësesi (në rast të një fije vërtetësie në këtë skenar zbavitës) duhet të falenderojmë hyjin që Rama vendosi ta luajë këtë lojë duke përdorur shkjaun e nuk luajti me ndonjë kredi madhore kineze, që edhe perëndimorin do ta kish tremb tamam edhe ne mund të na kishte ngul ndonjë gjë të keqe nga ku nuk e hiqnim dot.
Për të vazhduar sagën e xhaxhave që lyejnë qiellin me ngjyrë trëndafili, shkëlqesia e tij Kryeministri bëri edhe një goxha vizitë në Ankara, ku takoi Erdogan efendiun dhe mori fjalë të mira e përkujdesje plot.
Pastaj në Tiranë u organizua një samit në mbështetje të Ukrainës. Në përfundim u morën vesh që të punohet për prodhimin e municionit apo armatimit në vend. Në bashkëpunim me partnerët do të punohet për të rivënë në funksionim industrinë, dikur në lulëzim, të luftës. U çel edhe aeroporti luftarak i NATOs e hya.
Pastaj u organizua një tjetër samit i rëndësishëm për bashkëveprimin me BE-në për të përshpejtuar përfshirjen e Ballkanit perëndimor në Europën e Bashkuar. 6 miliard Euro janë në tavolinën e bashkëpunimit e do të shpërndahen tek më i afti.
Pastaj Rama dhe një pjesë e qeverisë udhëtoi drejt Azerbajxhanit për zhvillimet energjitiko-gjeopolitike.
Edhe beteja për dënimin e gurit të Himarës, Bejlerit, po shenjon njëfarë fitorje. Në Athinë është raportuar të jenë dëgjuar zëra që thojnë ‘lëre Ramën rehat, për momentin, se ka shoqëri të gjerë . E takime e zhvillime kah mos.
Vëmendja për këtë veprimtari duket edhe në kujdesin e shtuar të televizionit të pushtetit TC e mediave të tjera dashamire që të pasqyrojnë aktivitetin, edhe dekorativ, të ministrit të evropës dhe jashtësisë, zotit Hasani. Megjithëse, na duhet të pranojmë se kontribut në këto arritje janë frute të qasjes së vetë Ramës me karakterin e tij ngjyrashumë shpalosur nëpër takime e pozime, prap suksesi është sukses dhe duhet hequr kapelja prej atyre që e mbajnë. Megjithatë ende na duhet të kuptojmë skemën e madhe që të kuptojmë masën e vërtetë të këtyre arritjeve.
Mu në ditën e takimit të Ramës me Erdoganin ndodhi edhe ngjarja e rëndësishme; protesta e opozitës. E para protestë e opozitës në aksionin e nisur për mosbindje, e që do të kulmojë me zgjedhjet e 2025-ës, u realizua më 20 shkurt duke përkujtuar me këtë rast edhe rënien e monumentit të bronxtë të zotit Hoxha prej pediestalit ku ishte në sheshin Skënderbej.
Protesta nuk ishte jo-domethënëse. Pati njerëz mjaftueshëm, ndezën edhe zjarre efemere në oborr të kryeministrisë, u bënë thirrje për mosbindje civile e u vëllazëruan të gjithë opozitarët, me ca përjashtime. Por modestia nuk mungoi gjithandej.
Më e qarta modesti ishte kur një grup civilësh nga ana e forcave të rendit penetruan turmën dhe arrestuan mu aty ku ishte të paktën njërin ndër ata që i ndezën zjarret. Një ndodhi me domethënie të veçantë e që ja zbehu profilinin luftarak të protestuesve e protestës. Mu në mes të ekstazës liridashëse, kur nën efektin e humbjes së vetes në turmë liridashësi hedh tej cdo identiet e bëhet mjet, vijnë ca çuna me kapuça e ngrejnë për leckash dhe e hedhin matanë gardhi dhe mjetet e tjera përqark e harrojnë ekstazën dhe bëhen dëshmitarë e spektatorë. Një aksion psikologjik me vlerë të paçmuar.
Tregimi i forcës është një ndër elementet më domethënëse të protestave e pamundësia për të mbrojtur bashkëprotestuesin prej turmës demokrate ishte një shenjë fort njollosëse. Legjitimiteti që i buron politikës prej çunave mbeti i mangët për shokët opozitarë. E në fakt ky ogur fatkeq nuk vonoi të pasohet prej ligështimit atje lartë. Ndërkohë që ishim në pritje të njoftimit për datën e protestës së dytë dhe një eskalim të mëtutjeshëm mbërriu haberi që po diskutohet paqja në kryesi të grupit parlamentar.
‘Tobejarevi’ kur thojnë vëllezërit myslimanë për ta mbajtur largë shejtanin e keq.
 Pa nisur akoma muaji i madhërueshëm i Ramazanit, PD, me nënkryetarë të sapozgjedhur vete e diskuton e pranon që të ketë dy komisione hetimore parlamentare në shkëmbim të braktisjes së mosbindjes civile.
Që Doktori i hyri këtij pazari qesharak pako ditë para se SPAK të marrë përsipër të vendosë drejtësi për çështje të 21 janarit është një ekuacion pa të panjohura po prapë. Gjithësesi duket se Demokratët janë në rrugë të drejtë për drejtësinë e do të mbështetsin ligjin për amnistinë që paska nevojë për ca vota më shumë nga sa kanë socialistët. (Apo po krijohet një qetësi para stuhie nga  ku me mbështje kufitare e trazi botërore e rajonale, qameti do të shpërthejë me shpejtësi e efikasitet e do të arrijë frute si në vitet e fundit të mijëvjeçarit që shkoi.)
Në përfundim na duhet të rikujtojmë prapë se Partia Demokratike e Rithemelimit, që zë akoma kaq e aq minuta në fjalët e kryministrit në asambletë e shumta të kësaj periudhe, në edicionet e lajmeve në TV kombëtare e lokale e rajonale e është një humor, që po ti shtosh edhe skeçin e Partisë Demokratike të Vulës duhet të shitej si trajtim për kurimin e depresionit. Kjo është e qartë, por që nuk po shitet si e tillë është po aq e qartë.
Por për fat SPAK balancoi situatën duke i shtuar ngjyrat e errëta në këtë ëmbëlsi pamore duke  vënë në pranga Drejtorin e ARRSH, zotin Berberi. Një njeri i afërt i zv-kryeministres Balluku. Ndërkohë edhe Veliaj i Bashkisë pat humbur më herët një koleg të ngjashëm, zotin Taulant Tusha. Mediu, Beqja, Berisha e Malltezi e ca shokë të tjerë paraqiten rregullisht para shokëve hetues për ngrënie te pjata e tjetrit.
Por, Por. Socialistët po shtojnë rradhët e për çdo kokë që bie andej lartë këndej poshtë shpërndahen 3333 tesera. Vetëm në Asamblenë e fundit Rama tha se gati 30 mijë anëtarë i janë shtuar partisë që nisi me vetëm 200 petrita.
Ndërkohë vendi zien. Përditë po vriten.  E vrau, u vra, e shtypi, u shtyp. Kënga që e këndonte edhe Rama, ‘krimi krimi droga droga’ vazhdon e jehon jehonën e vet si jet e mot e ne nuk kemi si mos pëshpërisim në zë lutjen ‘o zot jepi atij që rri kot.’
Një lutje që sipas gjasave do të na plotësohet falë përparimit të madh që po ndodh në inteligjencë artificiale.

Comments

Shtjellime zgjedhore orë pas ore (shënime rutinore)

2/5/2024

Comments

 
Picture
Foto e kerkimit ne google per fjalen Albania ne kategorine news. Ndërkohë, INSTAT, që prej disa ditës nuk mund të aksesohet për përdoruesit on-line duket se qenka viktima e radhës e hakerave iranianëve.
Megjithëse mund të thuhet se tani, në shkurt të 2024-ës, ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet e përgjithshme të 2025-së duhet të pranojmë se jeta politike në vend nuk e ka atë gjallërinë e zakonshme. Lideri i opozitës mbahet i mbyllur në kullë të vet e opozita madhore nuk e miraton një veprim të tillë e prapë vendi ka qetësi.
Por, disa zhvillime të muajve të fundit duket se do të zënë vend në fushatën që po vjen.
Më së pari janë refugjatët e Afrikës që do ti japin vendit, më në fund, një dimension europian në debatin elektoral. Pasi Gjykata Kushtetuese legjitimoi marrëveshjen mes Italisë e Shqipërisë për të sjellë andej nga ne refugjatët që duhen situr e vlerësuar nëse i përmbushin kushtet për tu birësuar në familjen Europiane prej italianëve, mbetet të ngrihen kampet nëpër vend. Nëse deri nga vera do ti kemi kampet në këmbë e do të nisin të vijnë anijet që sjellin fatkeqët nga atje ku a frikë atëherë diskursi elektoral do ta ketë fituar një tematikë interesante. Pale pastaj sikur ca çamarrokë të zinj si nata të kalojnë gardhet e telit e të vijnë qyteteve me neps nëpër sy e egzistencializëm post-traumatik nëpër gjokset rinore. Pozicionimi i opozitës që në fillim kundër kësaj marrëveshje do ta ketë njëfarë leverdie, me patjetër. Ndërkohë edhe kryebashkiakët vullnetarë që shprehën gatishmërinë ti përfshijnë në tregun e punës e të mbushin mungesat njerëzore besoj do të zbulojnë se nuk do të jetë kaq e lehtë të arrihet një gjë e tillë.
Një gjurmë tjetër po ravijëzohet në qiellin politik të arnautllëkut. Byrazerët myslimanë do të kenë një kufi në shpalosjen e potencialit të tyre erotik. Ndryshimet në Kodin e Familjes, megjithëse nuk kanë pse të ngjallin ndonjë reagim të prekshëm, pse problemi prek një pakicë brenda komunitetit, duhet të rrisin më tej vetëdijen e komunitet të myslimanëve praktikantë për ndërthurjet politike të qasjes së tyre. Tashmë është ravijëzuar prej këtij komuniteti një elitë që prezantohet në media dhe është e gatshme të ballafaqohet në debate gjithnjë e më të ndjeshme. Besoj edhe ambicjet e tyre edhe
Një tjetër zhvillim me interes është edhe shpallja e 2024-ës “Vit Mbarëkombëtar i 80-të Vjetorit të Çlirimit”. Si fillim, na duhet të nënvizojmë, në mënyrë të përsëritur, thatësirën e theksuar të qeverisjes në lirizëm e poetizëm që shfaqet tek togfjalëshi ajnshtajnian “Vit mbarëkombëtar”. “Vit mbarëkombëtar?” hapsirë-koha gjashtërrokore me çalim të trefishtë nga e majta na ndërgjegjësoi se viti i kaluar paska qenë jo mbarëkombëtar. “Mbarëkombëtar” do të thotë që edhe vëllezërit kosovarë e ata të Maqedonisë së Veriut do ti gëzohen Çlirimit partizan, që u shoqërua edhe me ndonjë masakër ndëshkimore?
Një goxha komision legjendar me një gjysmë duzine të ngritur në katror e pastaj të futur në rrënjë katrore do ta realizojë këtë festë. Shpresojmë vetëm që porositjen e tortës mos ja lejnë shokut Berisha, që ka njëfarë eksperience të shkëlqyer në laparosjen e reputaciomnit të kombit me vezë të rrahura e sheqer.
Gjithsesi, ky ‘vit mbarëkombëtar’ nuk ka si të mos gjallërojë tek djathtanikët dëshirën për të marrë pas vetes njerëzit që nuk e përjetuan veçanërisht mirë çlirimin e atdheut dhe ardhjen në pushtet të komunistëve që me shokun Enver në krye, Jugosllavët pak më në krye, e ndonjë xhahil tjetër nga toskëria malore në zbatim të spastrimit, e terrorizuan disi elementin urban dhe kulakun nikoqir. Kujtesa është e largët dhe interesat e ditës prevalojnë, apo paravlojnë, por fakti mbetet.
Këto përpjekje për ti dhënë një karakter politik debatit politik në Shqipëri janë për tu lavdëruar. Shto këtu një protestë që po nis ngeshën nga shokët fshatarë, që po kërkojnë subvencione e mbështetje e që duhen kyçur sa më shpejt në tregjet europiane a kineze a ruse a diku, meqenëse kapacitet vendore për të ngrënë dardha e mollë kanë rënë.
Pra, padyshim që do kemi fushatën më politike të 30 e kusur viteve të pluralizmit politik në vend.
SPAK-u pati një tërheqje të lehtë të veshit me ca zëra që ende nuk i kemi dëgjuar për tu vënë nën mbikëqyrje të pjesshme parlamentare, ndaj normalisht duhet të qetësojë disi protagonizmin e vet.
Arben Ahmetaj, me gishtin e tij me rreze lazer, nuk shpoi ndonjë vrimë në koracën e qeverisjes gjatë një interviste prej ilegalitetit egzilor që dha ca ditë më herët në një media qartësisht opozitare. Zgjedhja e kësaj medie (Syri Tv) prej Ahmetajt padyshim ka domethënien e vet. Ndoshta ishte edhe mesazhi më i rëndësishëm i intervistës, në mos po shikimi që fshihte bllofin. Homologu i tij Dritan Prifti një dekadë më herët patin fatin që të kishte pas vetes socialistët me pishtarin ndezur për t’ja validuar dëshminë, megjithëse dora në zemër ai kishte ca prova më të qarta se një përrua ndërgjegjeje që u derdh në lavamanin ku më përpara kishin vjellë lloj lloj shokësh nga të gjitha anët si shoku Arben.
Fushata po vjen, po vazhdon e po fillon si gjithmonë.  
Picture
Foto e kerkimit ne google ne kategorine news per fjalen Shqiperia.
Comments

​Shtjellime zgjedhore orë pas ore (Për komisionet hetimore të parlamentit)

1/23/2024

Comments

 
Një betejë e zgjatur parlamentare, që çoi sinjale me tym në hava të sipërme e që së fundi kulmoi me ballafaqim të palëve para partnerëve europianë, rishikimi i ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të kuvendit”, u mbyll pa lavdi, pas publikimit në fletoren zyrtare më 19 janar të 2024 si ligj për disa shtesa e ndryshime me Nr. 106/2023[1].
Komisionet hetimore të parlamentit në vazhdimësi kanë qenë arenë e debatit në jetën politike në Shqipëri. Edhe mohimi i tyre prej maxhorancës socialiste gjatë vitit të kaluar ishte një rrëfyes domethënës i zhvillimeve. Ndikimi i tyre në zgejdhje ndodhi.
Opozita megjithëse e ngriti zërin për qasjen jodemokratike që u përdor në miratimin e ndryshimeve në këtë ligj duhet të kish harxhuar ca më shumë energji për të qartësuar mënyrën si artikulohen e ku qëndrojnë problematikat që e shoqërojnë atë.
Në momentet e një kakofonie mediatike që thith gjithkënd në vorbullën e vet; të një qasje gjithnjë e më populiste në legjitimimin e qeverisjes, kudo; në momentet e një interesi të paksuar ndaj politikës e rënies së besimit tek secili që mund të kontribuojë në ndryshimin e diçkaje, është e nevojshme që të adresohet ajo tërësi qytetarësh të interesuar që kanë aftësitë intelektuale për të peshuar e marrë qëndrime ndaj zhvillimeve politike në vend.
Nëse opozita vazhdon me besimin se do të tërheqë vëmendjen vetëm me aksione të zhurmshme e ngjyrashume ka pak gjasa të ndryshojë diçka. Opozita duhet të kuptojë se ka pak gjasa të fitojë një betejë me një rival që ka një kontroll shumëfish më të madh mbi mediet e mjetet e komunikimit dhe mbi fatet e jetët e qytetarëve.
Çfarë ndryshimesh pësoi ligji?
Në 9 nenet e veta, ligji parashikon një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë me prezantim të kuptimeve të terminologjisë së përdorur, të drejtave që gëzojnë të përfshirët në zbatimin e këtij ligji dhe natyrisht mënyrave se si do të veprohet për zbatimin e tij.
Meqenëse shumica e ndërhyrjeve janë të një karakteri procedurial e hamendësoj se pak i interesojnë lexuesit të këtij shkrimi, ndaj po i kthehem tematikave që kanë një karakter disi politik e që duket se kanë qenë shkas i rezistencës së opozitës.
I. Pas një ndryshimi në përkufizimin e vetë termit “komision hetimor’, që tashmë përmban edhe faktin se ngrihet sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës[2] prezantohet një prej ndryshimeve që duket se janë në qendër të debatit. Përfshirja e një sqarimi se për çfarë bëhet fjalë kur themi “Çështje e veçantë”. Në ligjin e pandryshuar të 2002-it mungon një sqarim për çfarë konsiderohet “çështje e veçantë” megjithëse pika 1 e nenit 3 të atij ligji, që sqaronte se cila ishte fusha e veprimtarisë së komisioneve cilëson pikërisht hetimin e “çështjeve të veçanta”, krahas atyre për hetimin e zyrtarëve me imunitet apo argumentimin e shkarkimeve të zyrtarëve të lartë, si aktivitet parësor.
Çfarë është një “çështje e veçantë”?
 “Çështje e veçantë” është ajo çështje që hetohet  në  aspektin  e  kontrollit  dhe  zbatimit  të ligjeve,  të  njohjes  dhe  verifikimit  në  thellësi  të  një fenomeni,  ngjarjeje  apo  veprimtarie  dhe që nxit iniciativa  për  propozime,  amendime  apo  miratime ligjesh,   me   qëllim   parandalimin   e   fenomeneve negative për shoqërinë dhe shtetin, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale.”
  • hetohet  në  aspektin  e  kontrollit  dhe  zbatimit  të ligjeve,  të  njohjes  dhe  verifikimit  në  thellësi  të  një fenomeni,  ngjarjeje  apo  veprimtarie 
  • nxit iniciativa  për  propozime,  amendime  apo  miratime ligjesh,   me   qëllim   parandalimin   e   fenomeneve negative për shoqërinë dhe shtetin, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale
Hetohet në aspektin e kontrollit dhe zbatimit të ligjeve? Aspekt i kontrollit dhe zbatimit të Ligjit?
Megjithëse më duhet të pranoj se njohjet e mija në fushë të gjuhës juridike nuk janë mjaftueshëm të ushqyera, nuk mund të mos nuhas se gjuha ka një ngërç në përcjellje të kuptimeve.  Kontrollohet (1) zbatimi i ligjit, apo (2)hetohet se si është kontrolluar zbatimi i ligjit, apo (3) kontrollohet vetë ligji se po ecën zbatimi i tij pas miratimit e identifikohet nevoja për ndryshim të tij?
Interesimi i mëtutjeshëm i përkufizimit në njohje verifikim të fenomeneve, ngharjeve apo veprimtarive, si dhe angazhimi për nxitje të iniciativave, amendimeve e miratimeve, na orienton të besojmë se kemi të bëjmë me pikën tre të shtjellimit të mësipërm, pra që komisionet hetimore marrin edhe njëfarë atributi akademik në qasjen e tyre, por besoj se opozita dhe shumica parlamentare duhet ende të prononcohen për këtë interpretim.
Në të njëjtën vazhdë është edhe neni dy i ligjit për rishikim që prek nenin 3 të ligjit për organizmin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Në pikën e vet të parë ligji i 2002-it sqaronte që “Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta, sipas nenit 77 pika 2 të Kushtetutës.” Tani, ky nen do të jetë i rishkruar i tillë:
“1. Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta sipas pikës 2 të nenit 77  të  Kushtetutës. Komisionet  hetimore  janë  mjet efektiv kontrolli që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese  të  parlamentit e  të lidhura  në  mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.”
Edhe në këtë nen duket se kemi një sqarim që nuk sqaron mjaftueshëm. “Hapsira kontrolluese e parlamentit”, për më tepër “e lidhur në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit,” na trazon. “Hapsirë kontrolluese” është një koncept i rrëshkitshëm.  Kushtetuta e vendit në pikën e tretë të nenit 80-të ofron njëfarë ideje se çfarë mund të jetë “hapsirë kontrolluese” kur thotë se “Drejtuesit e institucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojnë për çështje të ndryshme të veprimtarisë së tyre për sa e lejon ligji.”, por një lidhje funksionale me pushtetin e ligjvënësit” nuk dimë në e kufizon këtë të drejtë kushtetuese të komisioneve hetimore, apo e le aty ku ishte.
Pushtet i ligjvënësit? Duhet një dorë e sprovuar të na hartojë një udhërrëfyes për këto saktësime që ofron rishikimi, por për të na ndihmuar disi kemi një tjetër ndryshim që ofrohet në këtë rishikim të ligjit, ajo është pika e parë e nenit të katërt të ligjit të 2002, që përcakton parimet e përgjithshme të ligjit. Në pikën e parë të këtij neni dikur shkruhej: “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit.“
Në ligjin e rishikuar kjo fjali e tretë e pikës, plotësohet me sqarimet si më poshtë:
“Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e  komisionit  kur  objekti  i  hetimit  respekton parimet dhe standardet kushtetuese si më poshtë:
a)  çështja  duhet  të  ketë  të  bëjë  me  funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit;
b) objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose në subjekte konkrete;
c)  duhet  të  ekzistojnë  të  dhëna  ose  indicie  të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes për të cilën kërkohet ngritja e komisionit hetimor.”
Fakti që çështja u dashka të jetë në lidhje me funksionin ligjvënës apo funksione të tjera të kuvendit  është pa mëdyshje kufizues në veprimtarinë e komisioneve hetimore parlamentare. Subjekte konkrete? Indicie e mjaftueshme?
Gjithësesi, në përfundim, këtu secili mund të bëjë interpretimet e veta.
Ajo që mund të themi është se elokuenca e gjuhës së përdorur nuk na entuziazmon fare. Zoti Rama kur ulet shtjellon këto formulime me specialistët duhet të mos neglizhojë këtë armë që ka pasur një goxha kontribut në mbërritjen e tij në majat ku ndodhet.
Në përfundim, fakti që Kuvendi i Shqipërisë po privohet nga mekanizma për të marrë pjesë në jetën politike, ekonomike e të drejtësisë në vend është padyshim një sinjal i keq. (Një sinjal i keq tek rruga për në dreq.)
Megjithatë, për të vazhduar argumentin e ngritur në hyrje të këtij shkrimi, mendoj se humbja e një tribune si ajo e komisioneve hetimore parlamentare nuk ka ndonjë domethënie aq jetike për opozitën. Mendoj se me profesionalizëm e kreativitet mund të kapërcehet edhe kjo pengesë.
E rëndësishme është që të ulen pak tonet e ti jepet kohë publikut të përtypë atë informacion që zotëron. Tashmë në qarkullim ka informacion, të konfirmuar prej institucionesh kompetente, të mjaftueshëm për të rrëzuar të paktën 10 qeveri, për të kaluar socialistët shqiptarë në një parti opozitare gjysëm ilegale që ka si synim të parë sigurimin e ndonjëfarë amnistie, prej së cilës, fatmirësisht, do të mund të përfitojë edhe doktori.
 


[1] https://www.qbz.gov.al/eli/fz/2024/13/1e0a3c07-3ef2-4074-b7fb-555d4ca7ecda

[2] 2. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore. 
Picture
Picture
Comments
<<Previous
Forward>>

    Categories

    All
    Arsimi
    Kosova
    Politike
    Shoqeri
    Zgjedhje

    Archives

    July 2026
    June 2026
    December 2025
    September 2025
    August 2025
    May 2025
    April 2025
    February 2025
    January 2025
    December 2024
    October 2024
    June 2024
    May 2024
    April 2024
    March 2024
    February 2024
    January 2024
    November 2023
    October 2023
    August 2023
    May 2023
    February 2023
    November 2022
    May 2022
    February 2022
    December 2021
    November 2021
    October 2021
    September 2021
    June 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    August 2020
    July 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020
    February 2020
    December 2019
    November 2019
    October 2019
    September 2019
    August 2019
    July 2019
    June 2019
    May 2019
    March 2019
    February 2019
    January 2019
    December 2018
    November 2018
    October 2018
    September 2018
    June 2018
    May 2018
    April 2018
    March 2018
    February 2018
    January 2018
    December 2017
    November 2017
    October 2017
    September 2017
    August 2017
    July 2017
    June 2017
    May 2017
    April 2017
    March 2017
    December 2016
    November 2016
    October 2016
    September 2016
    August 2016
    May 2016
    January 2016
    November 2015
    September 2015
    June 2015
    May 2015
    March 2015
    February 2015
    January 2015
    December 2014
    November 2014
    October 2014
    September 2014
    August 2014
    July 2014
    May 2014
    April 2014
    April 2013
    October 2012
    May 2012
    March 2012
    January 2012
    June 2009

    RSS Feed

    View my profile on LinkedIn
Powered by Create your own unique website with customizable templates.